Close
Faqja 68 prej 94 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 671 deri 680 prej 935
  1. #671
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ATË I QIELLOIT


    O Atë i qiellit,
    Që na dha një shembellesë të jetës
    Në familjen e Nazaretit.
    Na ndihmo, o Atë i dashurisë,
    Ta bëjmë familjën tonë një Nazaret të dytë,
    Ku mbretërojnë dashuria, paqja dhe gëzimi.
    Bëj të kemi familje të lutjes,
    Të dhënë pas eukaristisë dhe jetës gjallëruese.
    Na ndihmo të jemi së bashku në gëzime, në dhimbje,
    Së bashku në hiret e lutjes familjare.
    Na mëso të shohim në antarët e familjës sonë
    Krishtin, atë të vuajturin.
    Na ndihmo, Atë i dashurisë,
    Të kryejmë çdo gjë me buzëqeshje.
    O zemër e dëlirë e Marisë, shkaku i gëzimit tonë,
    Lutu për ne.
    Shenjtërit Engjëjt e Rojës,
    Jini gjithnjë me ne,
    Duke na mbrojtur e dalur zot. Amen.

    Nëna Tereze

  2. #672
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KAM DËGJUAR RAHJET E ZEMRËS TËNDE

    O Zot, të kam gjetur kudo.
    Kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde
    Në qetësinë e thellë të fushave,
    Në tabernakullin e errët të një katedraleje të zbrazët,
    Në njësinë e zemrës dhe të mendjës
    Të bashkësisë së njerëzve që të duan.
    Të kam gjetur në gëzim,
    Ku unë të kërkoj dhe shpesh të gjëj.
    Por gjithmonë të gjëj në vuajtje.
    Vuajtja është si tingëllimi i kambanës
    që thërret të fejuarën e Zotit në uratë.
    O Zot, të kam gjetur në madhështinë
    e tmerrshme të vuajtjes së të tjerëve.
    Të kam parë në praninë e lartë
    dhe në gëzimin e pashpjegueshëm
    të atyre që në jetë mundohën prej dhembjes.
    Por s'kam arritur të të gjëj në pësimet
    dhe paknaqësitë e mia të vogla.
    Në lodhjen time
    Kam lënë të kalojë më kot
    Dramën e mundimeve të tua shpërblyese,
    dhe gjallëria e gëzueshme e
    Ngjalljes tënde mbytët prej
    zymtësies së vetëmëshirës sime.
    O Zot, unë besoj.
    Por ti ndihmoje besimin tim.
    Kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde

    Nëna Tereze

  3. #673
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anëtarësuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    (Kjo Litani eshte bazuar ne titujt e ndryshem per Jezusin qe gjenden ne letrat e Padre Pios, e me te le t'i kerkojme mbrojtjen e ndihmen e Zotit per Shqiperine e Kosoven)

    Litania e Jezusit

    Zot, ki meshire.
    Krisht, ki meshire.
    Zot, ki meshire.
    Krisht, na degjo.
    Krisht, me hir na degjo neve.
    Zot, Ate i Qiellit,
    ki meshire per ne.
    Zot Bir, Shpetimtar i Botes,
    ki meshire per ne.
    Zot Shpirt i Shenjte,
    ki meshire per ne.
    Trinitet i Shenjte, Nje Zot,
    ki meshire per ne.

    Jezus, Zot i Larte, ki meshire per ne.
    Jezus, Diell Drejtesie, ki meshire per ne.
    Jezus, Zemer Hyjnore, ki meshire per ne.
    Jezus, I Kryqezuari, ki meshire per ne.
    Jezus, Bir i Zotit, ki meshire per ne.
    Jezus, Mesues Hyjnor, ki meshire per ne.
    Jezus, Mbret i Meshires, ki meshire per ne.
    Jezus, Mesues Qiellor, ki meshire per ne.
    Jezus, Foshnje Hyjnore, ki meshire per ne.
    Jezus, Krisht i Kryqezuar, ki meshire per ne.
    Jezus, Dashuri e Kryqezuar, ki meshire per ne.
    Jezus, Madheri Hyjnore, ki meshire per ne.
    Jezus, Mbret Qiellor, ki meshire per ne.
    Jezus, Model Hyjnor, ki meshire per ne.
    Jezus, Diell i Bukur Hyjnor, ki meshire per ne.
    Jezus, Me i Larti, ki meshire per ne.
    Jezus, Shpetimtar i Dashur, ki meshire per ne.
    Jezus, Jeta Jone, ki meshire per ne.
    Jezus, Miresi e Pafund, ki meshire per ne.
    Jezus, dashuri Hyjnore e zemrave tona, ki meshire per ne.
    Jezus, Bari i Mire, ki meshire per ne.
    Jezus, Autor i Jetes, ki meshire per ne.
    Jezus, i Dashuri i zemrave tona, ki meshire per ne.
    Jezus, Fryma Jone, ki meshire per ne.
    Jezus, Rruga, e Verteta, dhe Jeta, ki meshire per ne.
    Jezus, Qe na ngushellon neve, ki meshire per ne.
    Jezus, Dhender Qiellor, ki meshire per ne.
    Jezus, Nje me Atin e me Shpirtin e Shenjte, ki meshire per ne.
    Jezus, Parajsa Jone, ki meshire per ne.
    Jezus, Mbreti Yne, ki meshire per ne.
    Jezus, ne Sakramentin e Shenjte, ki meshire per ne.
    Jezus, i Ringjalluri, ki meshire per ne.

    Qengj i Zotit, ti merr me vete mekatet e botes,
    me hir na degjo, o Zot.
    Qengj i Zotit, ti merr me vete mekatet e botes,
    ki meshire per ne, o Zot.
    Qengj i Zotit, ti merr me vete mekatet e botes,
    na jep ne paqe. Amen.

    Te lutemi: Zot Jezu Krisht, me meshire degjoji lutjet tona, dhe na jep hirin e Dashurise tende Hyjnore, qe ne te te duam Ty me gjithe zemrat tona, dhe me gjithe fjalet dhe veprimet tona dhe kurre mos te pushojme duke te lavderuar Ty. Amen.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-10-2011 më 21:17

  4. #674
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga Diella1 Lexo Postimin
    Te lutemi: Zot Jezu Krisht, me meshire degjoji lutjet tona, dhe na jep hirin e Dashurise tende Hyjnore, qe ne te te duam Ty me gjithe zemrat tona, dhe me gjithe fjalet dhe veprimet tona dhe kurre mos te pushojme duke te lavderuar Ty. Amen.



    AMEN


    PSALMI 4
    Kur të të thërras në ndihmë, më dëgjo, o Hyj, drejtësia ime!
    Ti që më shpëtove në vështirësi: ki mëshirë për mua e ma dëgjo lutjen!
    Deri kur, o njerëz, do të jeni zemërgurë?
    Përse e doni kotësinë e ndiqni gënjeshtrën?
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-10-2011 më 21:24
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  5. #675
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Ti je i mirë, o Zot, e na falë.

    Ki mëshirë për mua, o Zot,
    se gjithë ditën të thërras në ndihmë.
    Dëgjoje, o Zot, lutjen time,
    vështroje zërin e lutjes sime.


    Të gjithë paganët prej teje të krijuar,
    do të vijnë e do të adhurojnë, o Zot,
    dhe do të madhërojnë Emrin tënd,
    sepse ti je i madhërueshëm e bën mrekulli,
    ti je i vetmi Hyj.

    Por ti, o Zot, Hyj i mëshirshëm e i dhimbshëm,
    i ngadalshëm në zemërim, plot dashuri e duresë,
    shiko mbi mua e ki mëshirë për mua
    .
    (Psalmi 86)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 10-10-2011 më 21:38
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #676
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    "Bashkë me mua jepni lavdi Zotit"!

    Përherë do ta bekoj Zotin,
    në gojën time përherë lavdi i tij.
    Shpirti im mburret në Zotin;
    le të dëgjojnë të përvuajturit e le të gëzohen.
    Bashkë me mua jepni lavdi Zotit, le ta lartësojmë së bashku Emrin e tij.

    Sprovoni e shihni sa i mirë është Zoti!
    I lumi ai që shpreson në të!

    (Psa 34; 2-9).
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  7. #677
    i/e regjistruar Maska e beta85
    Anëtarësuar
    20-03-2009
    Postime
    137
    Hyji Shëlbuesi im

    nga Isaia Profet 12, 1-2
    Të falënderoj, o Zot, se, megjithëse ishe zemëruar kundër meje, u qetësua hidhërimi yt e ti më ngushëllove.
    Ja, Hyji Shëlbuesi im, kam besim e nuk kam frikë, sepse fuqia ime e mburrja ime është Zoti, Ai është shpëtimi im.”
    Ndryshuar për herë të fundit nga beta85 : 12-10-2011 më 19:05

  8. #678
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Kotësia e jetës së njeriut



    O Zot, ti u bëre strehimi ynë

    nga breznia në brezni.


    Para se të lindnin malet,

    para se të bëhej toka dhe rruzulli,

    prej amshimit të amshimit ti je Hyj!


    Ti e kthen njeriun në pluhur

    duke thënë: “Kthehuni, bijtë e Adamit!”


    Sepse mijëra vjet për sy të tu

    janë si dita e djeshme që kaloi,

    porsi ndërresa e rojës së natës!


    Ti i zhduk në gjasim të gjumit

    që në mëngjes kalon si bari;

    lulëzon në mëngjes edhe gjelbëron,

    në mbrëmje korret edhe vyshket!


    Sepse na shkatërroi zemërimi yt,

    na tmerroi furia e zemërimit tënd.


    Para vetes i vure fajet tona,

    të fshehtat tona në dritë të fytyrës sate.


    Ditët na shkuan në hidhërimin tënd,

    si një ofshamë mbaruan vitet tona.


    Jeta jonë zgjat shtatëdhjetë vjet,

    po qemë të shëndoshë edhe tetëdhjetë,

    por shumica me mundim e dhembje,

    kalojnë shpejt e ne prej këndej përkasim.


    Kush ia di fuqinë zemërimit tënd,

    zemërimin tënd siç e kërkon frika jote?


    Na mëso ashtu t’i numërojmë ditët tona

    që zemra jonë dijes t’ia mbërrijë.


    Kthehu, o Zot! Deri kur kështu?

    Deh, ki mëshirë për shërbëtorët e tu!


    Na e trego në mëngjes mëshirën tënde

    e do të gëzohemi e do të galdojmë

    të gjitha ditët e jetës sonë.


    Gëzona për ditët që na mundove,

    për vitet që i kaluam në mjerim.


    Vepra jote të shfaqet në shërbëtorë të tu,

    shkëlqimi yt mbi bijtë e tyre!


    Rëntë mbi ne mirësia e Zotit, Hyjit tonë,

    bëj të shkojë mbarë vepra e duarve tona,

    të përparojë vepra e duarve tona.

  9. #679
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI I DO KRIJESAT E TUA.

    O Zot, ti i do krijesat e tua
    dhe s'urren asgje qe ke krijuar.
    Por deshiron qe te kthehen te ti, o Hyji im.

    Nga liturgjia.

    Torrkerry

  10. #680
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TE GJITHE E KUMTOJME LAVDINE TENDE, O ZOT!

    Te gjithe e kumtojme lavdine tende, o Zot,
    sepse e amshueshme eshte dashuria jote.

    Te gjithe popuj te laverojne Ty,
    sepse je i mire dhe e amshueshme eshte dashuria jote.

    Te gjithe ata qe te druajne Ty, o Zot,
    e shpallin dashurine tende neper bote.

    Ne veshtiresi te thirra ne ndihme, o Zot,
    e Ti me degjove dhe me shpetove.

    E di, o Zot, se Ti je me mua,
    dhe per kete s’druaj se ka c’me ben njeriu.

    Me mua je Ti, o Zot, ndihmetari im,
    per asgje i bej armiqte e mi.

    Me mire eshte se te strehohem te Ti, o Zot,
    se te kem besim ne njerez.

    Me mire eshte se te strehohem te Ti, o Zot,
    se te kem besim ne princa.

    S’do te vdes, te jetoj dua,
    per t’I kumtuar veprat e tua, o Zot.

    Ti nuk do te me leshosh ne duart te vdekjes.
    Ti do te m'i hapesh dyert e drejtesise,
    qe te hyj e t’i thurr lavdet e tua.

    Ja, kjo, o Zot, eshte dera qe me con te Ti,
    dera neper te cilen hyjne te drejtet.

    Te falenderoj, sepse me ke veshtruar,
    Dhe u bere Shpetimtari im.

    Nga Psalmi 117.

    Torrkerry

Faqja 68 prej 94 FillimFillim ... 1858666768697078 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •