Close
Faqja 66 prej 94 FillimFillim ... 1656646566676876 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 936
  1. #651
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI IM,

    Kur zemra ime acarohej dhe e ndjeja veten
    sikur më shponin nga brenda,


    unë isha pa mend dhe pa kuptim;
    para teje isha si një kafshë.


    Por megjithatë unë jam gjithnjë me ty;
    ti më ke kapur nga dora e djathtë.


    Ti do të më udhëheqësh me këshillën tënde
    dhe do të më çosh pastaj në lavdi.


    Cilin kam në qiell veç teje?
    Dhe mbi tokë nuk dëshiroj tjetër njeri veç teje.


    Mishi im dhe zemra ime nuk mund të ligështohen,
    por Perëndia është kështjella e zemrës sime
    dhe pjesa ime në përjetësi.


    Sepse ja, ata që largohen prej teje do të vdesin;
    ti shkatërron tërë ata që, duke kurvëruar, largohen prej teje.


    Por sa për mua, e mira është t`i afrohem Perëndisë;
    e kam bërë Zotin tim, Zotin, strehën time,
    për të treguar gjithë veprat e tua.


    Torrkerry

  2. #652
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Zot, dëgjo lutjen time
    dhe britma ime arriftë tek ty.

    Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime.
    Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh.

    Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri.

    Zemra ime është goditur dhe thahet si bari,
    dhe unë harroj madje të ha ushqim.

    Nga PSALMI 102.

    Torrkerry

  3. #653
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI JE HYJI IM...

    Ti je Hyji im, Ti më ndriçon...
    Ti je Hyji im, ty të lavdëroj,
    Ti je Hyji im, Ty të falënderoj,
    Ti je Hyji im, unë të madhëroj!

    Ty të lavdëroj, sepse je i mirë,
    sepse e amshuar është dashuria jote,
    Ty të falënderoj, sepse je burimi i jetës,
    Ty të madhëroj, sepse gjithçka vjen prej Teje!

    Torrkerry

  4. #654
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    I BEKUAR...

    I bekuar je Ti, o Zot, ne lartesite qiellore.
    Ty te qofte nderio dhe lavdia ne shekuj,
    ne lartesite qiellore!

    torrkerry

  5. #655
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AJDE, JEZUSI ZOT,
    BOTA KA NEVOJE PER TY.


    Torrkerry

  6. #656
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT JEZUS!
    O Zot Jezus,
    më bëj një mik të mirë për të gjithë
    bëj që të unë t'ii frymëzoj besim:
    atij që vuan dhe ankohet,
    atij që kërkon dritë larg teje,
    atij që dëshiron të fillojë dhe nuk di se si,
    atij që dëshiron të hapë zemrën dhe nuk ndjehet i zoti.
    O Zot Jezus,
    ndihmomë që të mos të kaloj pranë asnjërit
    me pamje indeferente, me zemër të mbyllur,
    me hap të shpejtuar.
    O Zot Jezus,
    më ndihmo që të kujtohem menjëherë :
    për ata që me rrinë pranë,
    për që janë të shqetësuar dhe të çoroditur,
    për ata që vuajnë pa e shfaqur,
    për ata që njehen të izoluar pa e dashur.
    O Zot Jezus,
    më jep një ndjeshmëri që të di
    të shkoj në takim zemrave.
    O Zot Jezus,
    më liro prej egoizmit,
    që të mund të të njoh
    që të mund të të dua
    që të mund të të shërbej
    që të mund të dëgjoj e shoh
    në çdo vlla e motër
    që do të më bësh të takoj.

  7. #657
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERENDI I DASHUR

    Perëndi i dashur,
    unë vij sot para Teje
    dhe pendohem për çdo mëkat (gjithçka të keqe)
    që kam bërë në jetën time.
    Unë besoj se Biri yt Jezusi,
    vdiq për mëkatet e mia,
    u varros dhe Ti e ringjalle ditën e tretë.
    Unë besoj me zemrën time
    dhe rrëfej me gojën time
    që Jezusi është Zot.
    Jezus eja në zemrën time.
    Bëhu Ti Zoti dhe Shpëtimtari i jetës sime tani.
    Unë e dorëzoj jetën time në duart e Tua Perëndi
    dhe të falenderoj që ti më jep jetë të përjetshme.
    Unë deklaroj sot përpara Qiellit,
    para tokës dhe para ferrit,
    që Jezusi është Zoti dhe Shpëtimtari im!
    Unë deklaroj sot në praninë tënde o Atë Perëndi,
    në praninë tënde o Biri Jezus Krisht
    dhe në praninë tënde o Frymë e Shenjtë,
    që unë jam i shpëtuar dhe fëmija yt o Perëndi.
    Unë deklaroj sot para engjëjve në qiell,
    para njerëzve në tokë
    dhe para demonëve në mbretërinë e errësirës,
    që unë nuk do të shkoj në gjyq,
    sepse kam kaluar nga vdekja në jetë,
    dhe sot unë kam jetë të përjetshme.
    Në emrin e Jezusit të falenderoj o Atë!
    Amen"

  8. #658
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ME PASTRO.


    Zbraze mbi mua, O Zot, nje uje te paster
    dhe do te pastrohem nga te gjitha ndyresite te mia.
    Me pastro nga te gjithe idhuit te mi!
    Ma jep nje zemer te re, nje shpirt i ri le te jete ne mua,
    nxjrre nga mishi im zemren e gurte dhe ma jep nje zemer mishi.
    Dergo ne mua Shirtin tend te shenjte
    qe ta kem forcen te ec urdherimeve te tua
    dhe t'i zbatoj e t'i shtij ne veprim gjyqet e tua.

  9. #659
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ATE, NE TE DUAM.

    O Ate, ne te duam,
    dhe te adhurojme:
    lavdi emrit tend mbi toke.

    Jezus, ne te duam
    e te adhurojme,
    lavdi emrit tend mbi toke.

    Shpirt i shente, te duam,
    e te adhurojme,
    lavdi emrit tend mbi toke.

  10. #660
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOZI IM, UNE TE LAVDEROJ

    Une i kendoj lavdet e tua, o Zot,
    emrin tend e bekoj,
    sepse vetem ti je i denje
    te marresh lavde,
    dhe cdo falenderim,
    sepse Ti je shkembi im,
    une shpresoj ne Ty.

Faqja 66 prej 94 FillimFillim ... 1656646566676876 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •