BËJ, O HYJ IM QË TË VAZHDOJ TË KËRKOJ.
Për sa kam pasur mundësi,
për sa Ti ke dashur që unë të kem mundësi,
unë të kam kërkuar
dhe kam dëshiruar ta shoh me mendjen
atë që kam besuar,
dhe shumë kam diskutuar,
dhe u mundova shumë në këtë punë.
O Zot, Hyji im,
e vetmja shpresa ime,
plotësoje këtë dëshirë time
që të mos ndal në kërkim,
i këputur nga lodhja,
por që të vazhdoj ta kërkoj fytyrën tënde,
me një dëshirë gjithmonë të flaktë.
M’i jep forcat për të kërkuar,
Ti që ma ke dhënë mundësi të kërkoj Ty
Ti që ma ke dhënë gjithmonë atë shpresë
që me ka shtyrë të kërkoj Ty..
Përballë teje janë forca ime dhe mjerimi im:
mbroje të parën dhe shëroje të dytë.
Përballë teje janë dituria ime dhe injoranca ime:
atje ku ma ke hapur një rrugë, prano që të hyj;
atje ku ma ke mbyllur derën,
hape kur duartrokas.
Bëj që të përkujtoj Ty,
që të kuptoj Ty,
që të dua Ty.
SHËN AUGUSTINI.
Torrkerry
Krijoni Kontakt