Close
Faqja 64 prej 94 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 936
  1. #631
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MA JEP DRITËN!

    O Hyji,
    dashuria e pastër, e vërtetë dhe e përsosur!
    O dritë, që e merr dritë nga vetvetja!
    Ma jep dritën që në të
    ta njoh dritën tënde!
    Ma jep dritën tënde
    që ta shoh dashurinë tënde.
    Ma jep dritën tënde
    që ta shoh mëshirën tënde atërore.

    Ma jep një zemër për të dashur Ty,
    m’i hep sytë për të parë Ty,
    m’i jep veshët për ta dëgjuar zërin tënd,
    m’i jep buzët për të folur për Ty,
    ma jep atë dëshirë shpirtërore
    të nevojshme për të shijuar Ty.
    Ma jep nuhatje për ta ndjerë
    erën tënde e këndshme.
    M’i jep duart për të prekur Ty
    dhe këmbët për të ndjekur Ty.

    Mbi tokë dhe mbi qiell
    unë të dëshiroj vetëm Ty, o Hyji im!
    Ti je e vetmja dëshira ime,
    ngushëllimi im,
    mbarimi i çdo ankthi dhe vuajtjeje.

    TICHON NGA ZADONSK.

    Torrkerry

  2. #632
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    JO SYTË, POR ZEMRA E KA VËZHGIMIN TËND!

    O Zot, ne po të kërkojmë Ty
    dhe dëshirojmë ta shohim fytyrën tënde:
    Bëj që një ditë, pas heqjes së perdes,
    të mund ta kundrojmë atë.
    Ne të kërkojmë në Shkrimet e Shenjta
    që na flasin për Ty,
    dhe nën velin e Urtisë,
    frytit të kërkimit të popujve.

    Ne të kërkojmë në fytyrat të gëzueshme
    të vëllezërve dhe të motrave tona,
    në gjurmët e pasionit tënd
    në trupat e tyre të plagosur dhe të sëmurë.

    Çdo krijesë u bë sipas imazhit dhe përngjasimit tënd;
    çdo gjë e zbulon një rreze
    të bukurisë tënde të padukshme.

    Ti zbulohesh nga shërbimi i vëllait për vëllan:
    Ti je zbuluar nga dashuria besnike që nuk shuhet.

    Jo sytë, por zemra e ka shikimin tënd:
    me thjeshtësi dhe në të vërtetë
    ne kërkojmë të flasim me Ty.

    NGA LITURGJIA E MANASTIRIT TË BOSËS.

    Torrkerry

  3. #633
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KËNGË E MREKULLUESHME!

    O Hyji,
    Ti që je kjo këngë e mrekullueshme
    në të cilen ne i gjejmë forcë dhe shtytje,
    muzikë dhe harmoni sipas të cilave gjithçka
    u krijua dhe edhe sot vazhdimisht rikrijohet.

    Ti që je mendimi i fshet,
    falë të cilit gjithçka lëviz se bashku,
    me një harmoni pakonceptueshme nga mendja njerëzore,

    çdo bukuri dhe shkëlqim përmblidhen në Ty
    si kallamat e organos akordohen
    për të njejtë sublime melodi.

    Ti je gishti i qiparisi që e tregon rrugën
    dhe qepallat e tua janë bashkuar
    në një ark të vetëm.

    O Hyji i mesditës, që sundon mbi yijet!

    GEG NGA NAREK.

    Torrkerry

  4. #634
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176


    Laudate dominum omnes gentes
    laudate eum omnes populi
    quoniam confirmata est super nos
    misericordia ejus
    et veritas domini manet in aeternum
    gloria Patri et filio et spiritui Sancto
    sicut erat in principio et ora et semper
    et in saecula saeculorum. Amen.

    Ne shqip:

    ALELUJA!
    Lavdërojeni Zotin, o kombe të gjitha,
    madhërojeni së bashku, o popuj të gjithë!

    Sepse e madhe është dashuria e tij ndaj nesh,
    besnikëria e Zotit qëndron për amshim!

    Lavdi Atit e Birit e Shpirtit Shenjte
    si ka qene ne fillim. tash e pergjithmone e jetes.

    Torrkerry

  5. #635
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ËSHTË E VËRTETË QË UNË TË KËRKOJ!

    Hyji im më tha: “O Bir, duhet që ti me duash.
    shikoje kraharorin tim të shporuar,
    shikoje zemrën time nga e cila
    rrodhi ujë dhe gjak,
    shikoji këmbët e mia të goshduara
    që Magdalena i kishte larë me lotët e veta
    dhe krahët e mia që vuajnë nën peshën
    e mëkateve të tua, dhe duart e mia!
    E shikoje Kryqin, shikoji goshdat, vrerin, shpoongjen,
    dhe gjithçka të mëson
    se nuk duhet ta duash asgjë tjetër,
    në këtë botë të hidhur ku mishi mbretëron,
    përpos mishin tim dhe gjakun tim,
    fjalën time dhe zërin tim..
    Nuk të kam dashur unë vetë deri në vdekje,
    o vëlla dhe Atë, o Biri im në Shpirtin Shenjtë?
    Dhe ndoshta nuk kam vuajtur, si është shkruar?

    Nuk e kam shprehur me lemzë ankthin tënd ekstrem?
    Dhe nuk i kam ndoshta derdhur djerset e netëve të tua,
    o mik i mëshirshëm që më kërkon atje ku jam?”.

    Dhe unë kam përgjigjur: “O Zot, ke folur për shpirtin tim!
    Është e vërtetë që të kërkoj e nuk të gjej.
    Por, që të dua? Shiko si jam në mjerim unë,
    Ti dashuria e të cilit ngritët gjithmonë më lart, si flakët,

    Ti burimi i paqes që të gjithë ata që janë në nevojë, kërkojnë!
    Po! Shqyrtoji pak të gjitha luftërat e mia të mjerueshme!
    Do të kem guxim t’i adhuroj gjurmët e hapave të tua,
    me këta gjunjë të gjakosura, duke zvarritur kot?

    Por megjithatë të kërkoj, duke ecur në terr shpesh,
    dhe do të doja se hija jote së paku do ta mbulojë turpin tim,
    por Ti nuk ke hije, Ti dashuria e të cilit ngritët,

    Ti, burim i qetë, i hidhur vetëm për ata
    që e duan dënimin e vet; Ti, krejt dritë,
    përpos për sytë të cilëve një puthje e fortë
    e pengon qepallën.

    PAUL VERLAINE.

    Torrkerry

  6. #636
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KAM NEVOJË PËR TY, O HYJI IM.

    Pasuria nuk më intereson,
    skamja nuk më shqetëson,
    vetëm dashuria jote më pasionon,
    unë për Ty kam nevojë.

    Dashuria jote i vret të dashuruarit,
    i zhyt në detin e dashurisë
    dhe i mbush me praninë tënde:
    unë për Ty kam nevojë.

    Do ta pi verën e dashurisë tënde,
    do të bëhem i marrë për Ty,
    do të strehohem në shkretëtirë!
    Ditë e natë, vetëm Ti do të jesh dëshira ime:
    unë për Ty kam nevojë.

    Edhe nëse do të më vrisnin,
    dhe në erë do të shpërndahet hiri,
    hiri im do të vazhdojë të bërtasë:
    Unë për Ty kam nevojë.

    YUNUS EMRE

    Torrkerry

  7. #637
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË LIRO PREJ ÇDO DËSHIRE TJETËR.

    Ty të dëshiroj,
    dhe prej teje unë i kërkoj mjetet e nevojshme
    për të dëshiruar Ty.
    Nëse do të më braktis,
    me të vërtetë, unë do të vdes;
    Por nuk do të më braktis,
    sepse je e mira ime më e madhe,
    që gjithmonë e marrin si dhuratë
    ata që e kërkojnë me drejtësinë e zemrës.
    Dhe e kërkon me drejtësinë e zemrës
    cilido që u bë t’aftë prej teje
    për ta kërkuar me drejtësinë e zemrës.

    Bëj, o Atë, që edhe unë të kërkoj:
    më ruaj nga çdo gabim:
    bëj që në kërkimin tim
    do të paraqesë në shpirtin tim
    asgjë tjetër përveç teje.
    Nëse nuk dëshiroj asgjë tjetër përpos teje,
    bëj, po të lutem, o Atë,
    që të gjej Ty.

    Dhe nëse do të ishte akoma në mua
    ndonjë dëshirë të panevojshme,
    ji ti vetë ai që më pastron,
    e që më bën të aftë për të shikuar Ty.

    SHËN AUGUSTINI.

    Torrkerry.

  8. #638
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BËJ, O ZOT , QË TA NDJEJ PRANINË TËNDE.

    O Hyji, Atë i shenjtë dhe i mirë, ma jep:
    një mendje që ta njohë Ty,
    një zemër që të dojë Ty,
    një shpirti që të shijojë Ty,
    një pasion që të kërkojë Ty,
    një urti që të gjejë Ty,
    një shpirt që të kuptojë Ty,
    sytë e zemrës që të shohjnë Ty,
    një jetë të pëlqyeshme për Ty,
    ngulmin e nevojshëm për të pritur,
    një vdekje të shenjtë.

    Ji gjithmonë i pranishëm në mua,
    bëj që të ringjallë,
    ma jep shpërblimin e mirë:
    etën e pasosur.

    NGA NJË LIBËR LUTJESH TË SHEKULLIT IX.

    Torrkerry

  9. #639
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    torrkerry falemnderit per te gjitha keto, kam nje kerkes nga ti mund ti postosh lutjet e rrozares

    dhe te tregosh si lutet?

  10. #640
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Citim Postuar më parë nga MafiaWarz Lexo Postimin
    torrkerry falemnderit per te gjitha keto, kam nje kerkes nga ti mund ti postosh lutjet e rrozares

    dhe te tregosh si lutet?



    MafiaWarz;2768645,
    faleminderit. Per sa i perket ruzares,
    lexo tani temen Mari dhe disa gjeni...
    Ne ate teme do te shpjegoj sa me sh0pejt si lutet ruzarja.
    Zoti te bekofte..

    Torrkerry

Faqja 64 prej 94 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •