KRIJUESI I DRITËS.
I bekuar je Ti, o Zor Hyji ynë,
mbreti i gjithësisë,
krijuesi i dritës dhe i errësirës,
krijuesi i të gjitha gjërave që ekzistojnë,
që për një dhuratë të mirësisë tënde
bashkëjetojnë në paqe dhe në harmoni.
Ty të gjithë të lavdërojnë,
të gjithë e kumtojnë emrin tënd
duke thënë: “Nuk ka një shenjtë
si Zoti ynë!”.
Të gjithë të madhërojnë pa pushim për amshim,
krijuesi i gjithësisë,
Hyji që i hap çdo ditë dyert e lindjes
dhe dritaret e kupës qiellore,
që bën të dalë dielli nga vendi i tij
dhe hëna nga banesa e saj ,
që e ndriçon botën mbarë
dhe banorët e saj që Ti vetë i krijove,
sipas mëshirës tënde të madhe.
Ti që e ndriçon tokën
dhe banorët e saj me mëshirën tënde
dhe në mirësinë tënde
të gjitha gjërat që i ke krijuar,
i ripërtërin çdo ditë pa ndërprerë,
Ti vetëm je Mbreti i madhëruar
qysh prej fillimit, i kumtuar,
i nderuar dhe i lartësuar,
qysh prej ditëve më të lashta.
O Hyji i amshueshëm,
në mëshirën tënde shumë të madhe,
ki mëshirë edhe për ne,
Ti, Zot i forcës tonë,
shkëmbi në mërgimin tonë,
shqyti i shëlbimit tonë,
i vetmi strehimi ynë!
I bekuar je Ti, o Zot,
që i krijon të dy dritëdhënës të mëdhenj
dhe ato të vogla dhe të panumërta
që shndritin në kupën qiellore.
NGA LITURGJIA HEBRAIKE.
Torrkerry
Krijoni Kontakt