Close
Faqja 6 prej 94 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 936
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PRANIA E ZOTIT


    O Zot,ne besojmë se Ti je këtu;
    po të adhurojmë dhe po të duam me gjithë zemër,
    sepse je tejet i denjë për dashurinë tonë.
    Dëshirojmë të të duam
    sikundër të duan Lumturitë e Qiellit.
    Ne i adhurojmë të gjitha qëllimet e provanisë sate,
    duke e bartur tërësishtë si Vullnet tëndin.
    Për dashuri ndaj teje e duam edhe të afërmin tonë
    porsi vetveten;
    i falim të gjithë ata që na kanë fyer,
    dhe kërkojmë falje nga ata që i kemi fyer ne.
    Jezu,na ndihmo të përhapim kënaqësin tënde
    kudo që shkojmë.
    Na vërsho shpritin me frymën dhe jetën Tënde.
    Eja në ne dhe posedoje krejt qenien tonë,
    që jeta jonë të jetë një shkëlqim i jetës Sate.
    Shkëlqe në ne dhe ji me ne gjithnjë,
    që gjithë ata që na takojnë
    ta ndiejnë praninë Tënde në jetën tonë.
    Amen.

    Nënë Tereza

    Torrkerry

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KAM DËGJUAR RRAHJEN E ZEMRËS TËNDE.

    O Zot, të kam gjetur kudo.
    Kam dëgjuar rrahjen E zemrës tënde
    në qetësinë e thellë të fushave,
    në tabernakujlin e errët të një katedralejetë zbrazët,
    në njesinë e zemrës dhe të mendjes
    të bashkësisë së njerëzve që të duan.
    Të kam gjetur në gëzim,
    ku unë të kërkoj dhe shpesh të gjej.
    Por gjithmonë të gjej në vuajtje.
    Vuajtja është si tingëllimi i kambanës
    që therret të fejuarën e Zotit në uratë.
    O Zot, të kam gjetur në madhështinë e tmerrshme
    të vuajtjes së të tjerëve.
    Të kam parë në praninë e lartë
    dhe në gëzimin e pashpjegueshëm
    të atyre që në jetë mundohen prej dhembjes.
    Por s’kam arritur të të gjej
    në pësimet dhe pakënaqësitë e mia të vogla.
    Në lodhjen time
    kam lënë të kalojë më kot
    dramën e mundimeve te tua shpërblyese,
    dhe gjiallëria e gëzueshme e Ngjalljes tënde mbytet
    prej zymtësie së vetëmëshirës sime.
    O Zot, unë besoj. Por ti ndihmoje besimin tim.

    NËNË TEREZA

    Torrkerry

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    VDEKJA ËSHTË VAZHDIMI I JETËS.

    O Zot,
    edhe pse kam parë mijëra njerëz
    që për çdo vit vdesin nëpër shtëpitë tona,
    të falenderoj, sepse s’kam parë
    që ndonjë prej tyre të vdiste
    i shqetësuar
    apo i nënçmuar
    apo i frikësuar…
    thjesht shkojnë në shtëpinë tënde, o Atë.
    Sa e bukur është vdekja, o Zot!
    Ajo është vazhdimi i jetës,
    plotësimi i jetës,
    mjiet i lehtë dhe i shpejtë
    për t’u kthyer te Ti…
    Kthimi tek Ti është kthim në shtëpi…

    NËNË TEREZA
    (me disa ndryshime)

    Torrkerry

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR TË DËSHPËRUARIT.

    O Zot, po të lutem,
    jepi dritë
    për të parë thellësinë e errët
    të tundimit.
    Jepja dashurinë tënde
    që së paku të mund të hetojë pasuritë
    që ti i ke përgatitur për ne.

    Dhuropja Shpirtin Shenjtë
    për të parë
    se ke nevojë për të dhe e do,
    se jeta e tij ka ende një qëllim
    për t’u dëshmuar të tjerëve
    dashurinë dhe mëshirën tënde per të…

    O Zot,
    jepja shpresën për ardhmëri.
    Mundësoja të jetojë
    Amen.

    NËNË TEREZA

    Torrkerry

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR REFUGJATË

    O Zoti im!
    Të gjithë këta njerëz
    kanë humbur tokën dhe shtëpitë
    dhe shumica janë ndarë prej më të dashurve të tyre.

    Më jep fuqi, o Zotëri,
    që të ndërmjetësoj për ta
    tek Ati,
    por mbi të gjitha
    ta shortoj në veprim
    uratën.
    Amen.

    NËNË TEREZA.

    Torrkerry

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR TË BURGOSURIN.

    O Zot,
    ti ishe i lidhur
    dhe unë të shoh ende në çdo të burgosur
    që shkoj për ta vizituar.

    Jepi fuqi dhe ndershmëri
    këtij vëllait,
    që ta shfrytëzojë kohën
    e burgimit
    për të përmirësuar
    të keqen e shkaktuar.

    Na ndiço të gjithëve
    për të parë dhe përmirësuar
    gabimet tona
    me dashuri, angazhim
    dhe veprimi ndaj të varfërve.
    Amen.

    NËNË TEREZA

    Torrkerry

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA NË KOHË TË LUFTËS.

    O Hyj,
    lufta zhvillohet,
    dhe unë s’kam fjalë…
    S’ mund të bëj asgjë tjetër
    përpos t’ i përsëris fjalët
    e Shën Franit nga Asizi:
    “Bëj, o Zot, të jem
    një instrument i paqes tënde”.

    Dhe ndërsa lus
    këtë uratë të vjetër
    unë e di se edhe një herë,
    Ti do ta shndërrosh
    luftën në paqe,
    urretjen në dashuri.
    Amen.

    NËnË TEREZA

    Torrkerry

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR MAMANË E ARDHSHME (M. dhe T.)

    Zoti im,
    jepi gazëllim, kurajo dhe forcë
    për ta sjellë në botë mrekullinë e re.

    Bëj që të jetë krenare dhe mirënjohëse,
    më e pasura e krijesave,
    mamaja e foshnjës së vet.

    Shën Mari, më e ëmbla nënë,
    jepi kësaj gruaje zemrën tënde
    prej dashurie dhe butësie,
    e tregoji
    kur është e lumtur një familje
    ashtu siç ishe ti
    në një stallë të Betlemit.

    Zot,
    jepi përkujdesjet e tua kësaj gruaje
    derisa ajo të të mund t’i derdhë
    te foshnja e saj e sapolindur.

    Atëherë foshnja,
    aq e dëshiruar dhe e shenjtë,
    do ta përdorë jetën e vet
    për t’u çuar njerëzve mbi këtë tokë
    dashurinë tënde.
    Amen.

    NËNË TEREZA

    Torrkerry

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    RRËMIM NË NDËRGJEGJE.

    Më gjykoj për një cast
    për praninë tënde në mua,
    o Zot,
    dhe të adhuroj…
    Të falënderoj për dashurinë tënde.
    Kërkoj dritë
    për të parë vetveten
    ashtu siç ti më sheh.

    NËNË TEREZA
    (me disa ndryshime)

    Torrkerry

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AKT DASHURIE.

    Me gjithë zemrat tona,
    me gjithë shpirtrat tanë,
    ne të duam
    sepse ti, o Zot, je më i degnji i dashurisë sonë.

    Duke të dashur, ne dëshirojmë,
    duke të dashur si Bekimtari
    që na do në qiell,
    ne adhurojmë gjithë sheshtimet
    e provanisë tënde të shenjtë;
    ja besojmë vullnetit tënd vetveten të plotë.

    Prej dashurisë tënde ne duam
    dhe atë që kemi përkrah,
    i përkushtohemi atij si vetvetes
    dhe sinqerisht i falim
    ata që na kanë fyer
    dhe kërkojmë falje
    për të fyerit nga ne. Amen.

    NËNË TEREZA

    Torrkerry

Faqja 6 prej 94 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •