Close
Faqja 59 prej 94 FillimFillim ... 949575859606169 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 581 deri 590 prej 935
  1. #581
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI QË JE ZOTI IM...

    Ti që je Zoti im,
    Ti, vullnetin i të cilit ia preferoj
    vullnetit tim,
    sepse nuk mund të lutem gjithmonë me fjalët,
    nëse ndonjë herë të kam thirrur në ndihmë
    me një devotshmëri të vërtetë,
    kuptoje lebetitjen time:
    Pranoje me një pëlqim të plotë këtë devotshmëri
    që të therret me më të madhen dashuri,
    dhe, që fjalët e mia të jenë gjithmonë më të denja
    për t’u pranuar, jepia forcën dhe durimin
    zërit të lutjes sime.
    O Hyji, që je i fuqishëm,
    për sa më përket mua, shërbëtorit tënd,
    unë po të lutem dhe do të lutem vazhdimisht
    që të meritoj të kem Ty gjithmonë në mua.
    Nuk të lutem për diçka tokësore:
    unë e pyes atë që duhet të pyes: vetëm Ty!

    BRUNO NGA KOLONIA.

    Torrkerry.

  2. #582
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI, KI DHIMBJE PER MUA!

    Zoti është pjesa e trashëgimit tim:
    e dhashë fjalën t’i mbaj urdhërimet e tua.

    T’u përluta me gjithë fuqi të zemrës:
    ki dhimbje për mua sipas fjalës që më dhe.

    I shqyrtova hollë udhët e mia
    dhe i ktheva hapat e mi në urdhërime të tua.

    Nxitova e nuk vonova
    për t’i zbatuar urdhërimet e tua.

    Më rrethuan leqet e të patenzonëve,
    nuk e harrova Ligjin tënd.

    Në mesnatë ngrihem për të të thurur lavdi
    për shkak të vendimeve të tua të drejta.

    Jam mik me të gjithë ata që të druajnë,
    me ata që i zbatojnë urdhërimet e tua.

    Plot është toka, o Zot, me dashurinë tënde,
    m’i mëso rregulloret e tua.

    Ps 119, 58vv.

    Torrkerry

  3. #583
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E SEDRAH.

    Më jep, o Zot, hirin e faljes të mëkateve të mia,
    që të qaj,
    sepse dëgjova se lotet janë shumë të fuqishme
    dhe janë një ilaç i madh
    për trupin e mjerë
    që Ti më ke bërë.

    NGA APOKALIPSI I SEDRAH.

    Torrkerry.

  4. #584
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    I BËRE MIRË, O ZOT, SHËRBËTORIT TËND!

    I bëre mirë, o Zot, shërbëtorit tënd
    ashtu si ia dhe fjalën.

    Ma mëso mirësinë, urtinë e dijen,
    sepse u besoj urdhërimeve të tua.

    Para se sprovova vuajtjen u enda larg teje,
    por tani unë e mbaj fjalën tënde.

    Ti je i mirë e bën mirë,
    ma mëso vullnetin tënd.

    Krenarët përbluajnë kundër meje tradhti,
    por unë me gjithë zemër do t’i mbaj urdhërimet e tua.

    U trash zemra e tyre si dhjami,
    ndërsa unë kënaqem në Ligjin tënd.

    Është mirë për mua që vuajta,
    kështu do ta mësoj vullnetin tënd.

    Më i mirë është për mua Ligji yt
    se me mijëra ar e argjend.

    PS 119, 65VV.

    Torrkerry

  5. #585
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    E NDEROJ DHE E ADHUROJ HYJIN E TEJET LARTË.

    E nderoj dhe e adhuroj Hyjin e tejetlartë
    dashamirësia e të cilit nuk krahasohet.
    O Hyji, ma jep hirin që t’ia arrij urtisë supreme:
    për këtë largojë prej meje atë që mund të më pengojë
    ta arrij këtë qëllim!
    O Hyji i tejetlartë, më jep atë që të lyp
    me afshe më të thella të zemrës sime.
    Prej teje shikimin e përsosur e kërkoj,
    dhe esencën e urtisë tënde , o Mësues,
    jepua atyre që e kërkojnë.

    Fuqia dëpërtuese e syrit
    bën të shihen gjerat,
    por syri nuk mund ta shohë veten,
    zjarri mund ta djegë gjithçka për rreth,
    por nuk mund të djegë veten.
    Edhe vetë mendja nuk mund ta gjejë mendjen,
    sepse Ti vetë, o Hyji i gjithmbarshëm,
    je Mendja, je Zjarri, dhe je Syri.

    SHARAPA, NJË DIJETAR INDIAN, SH. XI.

    Torrkerry

  6. #586
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPRESOVA NË FJALËN TËNDE.

    Duart e tua më bënë e më dhanë trajtë,
    më jep kuptim t’i mësoj urdhërimet e tua.

    Kur më shohin ata që ty të druajnë, gëzohen,
    sepse shpresova në fjalën tënde.

    E di, o Zot, se gjyqet e tua janë të drejta,
    me plot të drejtë më përule.

    Le të më ngushëllojë, pra, mëshira jote
    sipas premtimit që i dhe shërbëtorit tënd.

    Ardhtë mbi mua mëshira jote e do të jetoj,
    sepse Ligji yt është kënaqësia ime.

    Le të turpërohen krenarët pse dijekeqas më poshtërojnë,
    e unë do t’i kujtoj urdhërimet e tua.

    Le të sillen drejt meje ata që ty të druajnë,
    ata që i njohin dëshmitë e tua.

    U përsostë zemra ime në rregulloret e tua,
    që kurrë të mos trupërohem.


    PS 119, 73-80.

    Torrkerry

  7. #587
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË PËRTËRIJ PASHË DASHURINË TËNDE...

    Po më shkrihet shpirti në pritje të shëlbimit tënd,
    kam besim të plotë në premtimin tënd.

    Sytë po më shteren prej dëshirës së fjalës sate
    e them: “Kur do të ma japësh ngushëllimin?”

    U bëra si rrësheku në tym,
    por nuk i harrova rregulloret e tua.

    Po edhe sa ditë do të rrojë shërbëtori yt?
    Kur do t’i gjykosh përndjekësit e mi?

    Më hapën gropa krenarët
    që s’jetojnë sipas Ligjit tënd.

    Të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta;
    dijekeqas më kanë salvuar: deh, më eja në ndihmë!

    Për pak sa s’më rrëzuan përdhe,
    megjithatë unë nuk u shmangem urdhërimeve të tua.

    Më përtërij pashë dashurinë tënde
    e unë do t’i ruaj dëshmitë e gojës sate.


    Ps 119, 81-88.

    Torrkerry

  8. #588
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    YTI JAM: DEH, TI MË SHPËTO!

    E amshueshme është, o Zot, fjala jote,
    e qëndrueshme porsi qielli.

    Brez pas brezi e vërteta jote;
    e themelove tokën dhe ajo qëndron.

    Me urdhrin tënd gjithçka qëndron deri më sot,
    sepse çdo gjë është në shërbimin tënd.

    Po të mos ishte Ligji yt kënaqësia ime,
    do të kisha mbaruar në mjerimin tim.

    Kurrë e për këtë jetë s’do t’i harroj urdhërimet e tua,
    në saje të tyre ti më mban në jetë.

    Yti jam: deh, ti më shpëto,
    sepse i kërkoj me zell urdhërimet e tua.

    Të mbrapshtët mundohen të më humbasin;
    por unë i kujtoj porositë e tua.

    Çdo përsosmërie unë i shoh kufirin:
    por Ligji yt kufi nuk ka.

    Ps 110,89-96.

    Torrkerry

  9. #589
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, MOS MË BRAKTIS!

    Këndoni kënget e vajtimit për mua,
    Engjëj dhe Kryeëngjëj,
    Prefetë, Apostuj dhe Martirë,
    ju të gjithë që e dëshmuat fenë me një jetë të shenjtë
    apo duke jetuar në virgjërinë,
    dhe pastaj më varrosni!

    O Zot Jezu Krisht, të lutem,
    mos më braktis
    në momentin në të cilin
    shpirti do të largohet prej trupit:
    bëj që djajtë të mos vijnë të më takojnë!
    Bëj të mos më bëjnë keq!

    NGA VEZHGIMI I ESDRËS,
    NJË APOKRIFË I SH. II.

    Torrkerry.

  10. #590
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    E URREJ CDO GENJESHTER.

    Sa shumë e dua, o Zot, Ligjin tënd:
    gjithë ditën e bluaj me mend!

    Urdhri yt më bëri më të dijshëm se armiqtë e mi,
    sepse gjithmonë është me mua.

    Jam më i dijshëm se të gjithë mësuesit e mi,
    sepse i kujtoj urdhërimet e tua.

    Më i dijshëm jam edhe se pleqtë,
    sepse i mbaj urdhërimet e tua.

    Larg i mbaj këmbët e mia nga çdo udhë e së keqes
    për t’i ruajtur urdhërimet e tua.

    Nuk u shmangem gjyqeve të tua,
    sepse ti ma dhe Ligjin.

    Sa të ëmbla janë për qiellzën time fjalët e tua,
    më të ëmbla se mjalti për gojën time.

    Me anë të urdhërimeve të tua fitoj urtinë,
    prandaj urrej çdo udhë gënjeshtre.


    Ps 119,97-104.


    Torrkerry

Faqja 59 prej 94 FillimFillim ... 949575859606169 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •