DËGJOJE, O ZOT, LUTJEN TIME.
Dëgjoje, o Zot, lutjen time;
nga frika ndaj armikut,
liroje jetën time.
Më ruaj nga shoqëria e rebeleve
dhe nga kundërshtimi i të këqijve:
ata e mprehin si një shpatë gjuhën e tyre
dhe i gjuajnë me fjalë të këqija
që depërtojnë si shigjeta.
Kundërshtojnë atë që është i përsosur,
e sundojnë atë papritmas
dhe nuk kanë frikë.
Këmbëngulin në planin e tyre vetëm për të keqen,
vënin re për t’i fshehur leqet,
duke menduar që askush nuk do t’i shohë.
Bluajnë në mendimin e tyre gjëra të mbrapshta
që pastaj i kryejnë, dhe çdonjëri prej tyre
i ruajnë sekretët e veta në fshehtësinë e zemrës.
Por Hyji do t’i shpojë papritmas
me një shigjetë të shpejtë dhe do t’i dëmtojë.
Po, gjuhët e tyre do të jenë shkaku i humbjes së tyre
dhe ata që do t’ a shohin rënien e tyre,
do t’i mbulojnë me turp.
E të gjithë njerëzit, duke i parë, do të thonë:
Kjo është vepra e Zotit.
Dhe do të kuptojnë që është vepra e Tij.
Njeriu i drejtë do të gëzohet me Hyjin
dhe do të ketë besim në Të.
Dhe të gjithë ata që do ta kenë zemrën e pastër,
do të jenë të lumtur.
Nga THE BOOK OF COMMON PRAYER.
Torrkerry.
Krijoni Kontakt