HYJI QË BËN MREKULLIRA.
Ti që liron prej së keqes,
që i shëron sëmundjet,
mjeku që e shëron syrin
që nuk ka mjekim,
që i hap sytë,
që e shëron verbësinë.
Ti je Hyji im,
Ai që e shëlbon atë që ai e don,
duke e liruar nga fatin fatal,
sipas vullnetit së vet.
Sy dhe veshë ti ke,
edhe pse je shumë larg
prej atij që ti e don.
I pafuqishëm është djalli
Kur shqiptohet emri yt.
Ajri ndryshon drejtimin e vet,
stuhia largohet në vendet e tjera...
dhe ti pajtohësh të na japë qetësi,
kur ne kujtohemi për ty.
Hyji, fjala e të cilit është e dobishme
kur dridhemi nga frika,
Hyji,flladi dhe freskia për atë
që të therret në ndihmë,
Hyji, që përmbytsin në det e shpëton,
Hyji i mëshirshëm dhe plot mirësie
në të gjitha planet e tua,
Ty të përket njeriu i nënshtruar,
i përvuajtur në aspiratat e tij.
O Hyji, ti je më i dobishëm se miliona
për atë që të ka në zemër.
SH.XIII, NGA EGJIPTI.
Torrkerry
Krijoni Kontakt