Close
Faqja 56 prej 94 FillimFillim ... 646545556575866 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 551 deri 560 prej 936
  1. #551
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AUTORI I GJITHËSISË.

    Ti, o Hyji im, je autori i gjithësisë!
    Njerëzit më dëshirojnë dhe me urojnë të keqen,
    por Ti, o Hyji i qiellit, prej çdo të keqeje më liron.
    Jam i bindur që Ti, i Gjithëpushtetshmi,
    nuk do të lejosh atë të keqe.
    Zoti im, që je në qiell, shiko,
    fjala e atyre që më dëshirojnë të keqen,
    ndryshon si hyja që kalon.
    Ngjyra e reve të bardha e qiellit ndryshon,
    si ndryshon edhe hija e natës,
    kështu ndodh gjithmonë!
    Por, unë jam i sigurt se në qoftë se Ti,o Zot,
    do të thuash se ajo gjë e keqe
    nuk duhet të më ndodhë,
    kështu do të ndodhë!
    Disa kanë baballarët e tyre,
    disa kanë nënat e tyre,
    disa kanë xhaxhallarët e tyre...
    Por, nëse do të më ndodhë mua diçka e keqe,
    kush do të më vijë në ndihmë?
    Nëse, Ti, o Hyji që je në qiell,
    nuk do të më vish në ndihmë,
    kush do të jetë strehimi im?
    Vetëm Ty, shëlbuesin tim, që je në qiell,
    vetëm Ty unë kam në këtë jetë,
    që mund të më vijë në ndihmë!...

    LUTJE E NJË JETIMI NGA BURKINA FASO.

    Torrkerry

  2. #552
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    JE TI AI QË UNË E DUA!

    Je Ti ai që unë e dua!
    Vetëm Ty të dua!
    Zemra ime e përsërit pandërprerë!
    Të gjitha dëshirat
    që më largojnë prej teje,
    natë e ditë, krejtësisht
    janë të rreme dhe të kota.
    Si e nata që e mban të fshehur
    me hijen e vet
    ekzistencën e dritës,
    kështu në brendësinë e pavetëdijes time
    jehon bërtitja:
    Je Ti ai që unë kërkoj!
    Je Ti ai që unë e dua!
    Unë të dua vetëm Ty!
    Si stuhia me afsh e pret qetësinë,
    pikërisht kur ajo sundon
    me të gjitha forcat e saj,
    kështu edhe dashurinë tënde
    e pret mendjemadhësia ime
    duke bërtitur me të gjitha forcat e saj:
    “Je Ti ai që unë kërkoj!
    Je Ti ai që unë e dua!
    Unë të dua vetëm Ty!”.

    TAGORE.

    Torrkerry

  3. #553
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BËJ. O ZOT, QË TË KALOJ...

    Bëj që të kaloj nga vdekja në jetë,
    Nga falsiteti në të vërtetën,
    Nga dëshpërimi në shpresë,
    Nga frika në besim...
    Bëj që të kaloj nga urrejtja në dashurinë,
    Nga lufta në paqe.
    Që paqja ta mbushë plot e përplot
    zemrën tonë, botën tonë, universin tonë!
    Në zemrën tonë, në botën tonë, gjithkund
    Paqe! Paqe! Paqe!

    NËNË TEREZE.

    Torrkerry

  4. #554
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KU DO TË KËRKOJ TY?

    Më mëso, o Hyji, ku do të kërkoj ty!
    Me të vërtetë, do të kërkoj ty
    në zemrën time, në zemrën e njerëzve.
    Ti nuk je as në Jeruzalem, as në Mekë,
    as në shtegtimet tona. Ti je në zemrat tona.
    Më ndihmo që të gjej Ty,
    atje ku Ti je, ku Ti je.

    YUNNS EMRE (Sh. XIV).

    Torrkerry

  5. #555
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Nga Liturgjia e shën Gjon Gojartit:

    «O i Njëlinduri dhe Fjalë e Perëndisë,
    ti, që je i pavdekshëm,
    për shpëtimin tonë
    u denjove të mishërohesh
    në kraharorin e Nënës së shenjtë të Zotit
    dhe përherë Virgjërës Mari;
    ti, që pa ndryshim je bërë njeri
    dhe je kryqëzuar, o Krisht Hyj,
    ti, që me vdekjen tënde shkele vdekjen,
    ti që je Njëri nga e Shenjtërueshmja Trini,
    i lavdëruar me Atin dhe Shpirtin Shenjt,
    na shpëto!».

    Torrkerry

  6. #556
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176

    O HYJI...


    O Hyji, i vjetër dhe gjithmonë i ri,
    afrohu tek unë, që të mos më mungojë uji.
    Ti je i pari, dhe gjithçka e ke krijuar.
    Ti ua ke dhënë formën krijesave të tua
    e Ti na ke folur për të na zbuluar vullnetin tënd.
    Ti i ke shumëfishuar kafshët e pyjeve
    dhe Ti ia ke dhënë jo pak banorë familjeve tona.
    Ti i ke krijuar kafshët e mëdha
    dhe peshqit të vegjël dhe zvarranikët.
    Unë nuk e di ku do të shkoj,
    nëse në majtas apo në të djathtas, nuk e di!
    Por, unë po të lutem, që të më ruash
    prej çdo të keqe, mos lëviz,
    mos largohu prej meje,
    rri gjithmonë me mua.

    Lutje e Mobave, nga Togo-ja.

    Torrkerry

  7. #557
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË LIRO!...

    Më liro nga kjo peshë shumë te rëndë,
    dhe në mëshirën tënde, më prano!

    Ki mëshirë për mua, o Hyji im,
    ki mëshirë për mua!

    Mos më gjyko,
    mos i zbulo veprat e mia,
    mos i shqyrto qëllimet
    dhe dëshirat e mia.
    Por, në mëshirën tënde,
    o i Gjithëpushtetshmi,
    mbylli sytë e tu mbi gabimet e mia,
    dhe më shëlbo.

    Ki mëshirë për mua, o Hyji im,
    ki mëshirë për mua.

    Shën ANDREA NGA KRETA.

    Torrkerry

  8. #558
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOTI IM, SHUME JANE GABIMET E MIA.

    U ushqeva me bukë lotesh dhe vuajtjesh.
    Nuk e dija atë,
    por e shkela urdhrin e Hyjit tim;
    nuk e dija, por atë që Hyjnesha ime e urren,
    e ktheva.
    O Zoti im, shumë janë gabimet e mia,
    shumë të rënda fajet e mia,
    Hyji im, shumë janë gabimet e mia,
    shumë të rënda fajet e mia;
    o Hyjnesha ime, shumë janë gabimet e mia,
    shumë të rënda fajet e mia.

    O Hyji, kushdo që ti je,
    shumë janë gabimet e mia,
    shumë të rënda fajet e mia.

    Hyjnesha ime, kushdo që ti je,
    shumë janë gabimet e mia,
    shumë të rënda fajet e mia.

    Nuk e njoh gabimin që e bëra,
    nuk e njoh urdhrin që e shkela,
    nuk e njoh fajin e urrejshëm që e ktheva.

    O Hyji im i mëshirshëm,
    ktheje fytyrën tënde ndaj meje, të lutem,
    Hyjnesha ime, këmbët e tua unë i puth,
    pandërprerë bie përmbys teje.

    O Hyji, kushdo që ti je,
    ktheje fytyrën tënde kah unë, të lutem,
    o Hyji, kushdo që ti je,
    kthjelle fytyrën tënde e na shëlbo.

    O Zot, mos e largo shërbëtorin tënd.
    Në një vend të shkretë ai banon.
    Merre për dore.
    Gabimi që e bëri, le të ndërrohet në të mirë.
    Fajin që bëri, që ta sjellë me vete ajri.
    Shumë janë mëkatet e mia:
    M’i hiq si zhvishet një rrobë.

    LUTJE PENDESTARE BABILONESE
    SH.XXXVI PARA KRISHTIT.

  9. #559
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, MOS JI...

    O Zot,
    mos ji i zemëruar kundër meje
    mos më qorto!
    Ki mëshirë për mua, o Zot,
    sepse jam i dobët.
    O Zot, më shëro,
    spse eshtrat e mia më dhëmbin.
    Edhe shpirti im është mjerisht i shqetësuar:
    për sa kohë, o Zot, do të më ndeshkosh?
    Kthjelle fytyrën tënde kah unë,
    dhe liroje shpirtin tim.
    Më shëlbo në emrin e mëshirës sate.
    sepse në vdekje askush nuk kujtohet për ty.
    Kush do të falenderojë
    Kur do të jetë në humnerë?
    Jam i lodhur në vuajtjet e mia,
    çdo natë e lag me lotët krevatin tim.
    Bukuria ime u zhduk për shkak të vuajtjeve të mia,
    u prish dhe u deformua për shkak të armiqëve të mi.

    Që të largohet preje meje çdo kotësi,
    sepse Zoti i dëgjoi klithmat e mia.
    Zoti e pranoi kërkesën time,
    dhe do ta pranojë edhe lutjen time.
    Të gjithë armiqt do të turpërohen,
    dhe të përvujtëruar, do të largohen.

    THE BOOK OF COMMON PRAYER
    I ANGLIKANEVE.

    Torrkerry

  10. #560
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË TË THERRAS NË NDIHMË!

    Unë të therras në ndihmë, o Hyji im, Ati im.
    Unë jam tek një popull që nuk e njoh.
    Të gjihë popujt kundër meje u bashkuan!
    Jam i vetëm, askush tjetër nuk është me mua!
    Ushtria ime më ka braktisur.
    Askush prej kalorësëve të mi
    u kthye kah unë në ndihmë.
    Edhe pse nuk i ndërpreva thirrjet e mia,
    askush nuk u përgjigj atyre.
    E kuptoj tani, se ti, o Hyji im,
    vlen për mua më shumë
    se një mori e madhe këmbësoresh,
    më shumë se qindra mijëra karrocash,
    ti vlen më shumë se dhjetë mijë vëllezër
    dhe bij të bashkuar dhe të lidhur
    në një zemër të vetme.

    Nuk është vepra e njerëzve të panumërta
    që ka vlerë për mua, për ne!

    Ti, o Hyji, dhe Ati im,
    je shumë më i dobishëm
    se të gjithë ata!
    E kam dëgjuar fjalën tënde,
    e kam kryer vullnetin tënd,
    o Hyji im, o Ati im!

    LUTJE E RAMSETES SË DYTË (1265 PAR. KR.)

    Torrkerry

Faqja 56 prej 94 FillimFillim ... 646545556575866 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •