Close
Faqja 55 prej 94 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 541 deri 550 prej 935
  1. #541
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI IM!

    O Hyji im! Ndër këmbët tua
    i vë fitoret e mia.
    Amleti, Lear, përkuleni në gjunjë!
    Në gjunjë edhe Romeu!
    Përkulen flamurët e mia,
    përballë teje, o Hyji plotë lavdi!
    Sepse ata i këndojnë njeriut,
    Dhe nga varri ti, o Hyj, na jep përgjigje.

    VIKTOR HUGO

    Torrkerry

  2. #542
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, HYJI IM!

    O Zot, po të lutem,
    jepma forcë dhe guxim
    për ta shqyrtuar zemrën time
    dhe trupin tim
    pa turp.

    CHARLES BAUDELAIRE.

    Torrkerry

  3. #543
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPIRTI IM TË DËSHIRON TY, O ZOT.

    Shpirti im të dëshiron ty, o Zot,
    e të kërkon me lot në sy.
    Si do të mund të mos kërkoj ty, o Zot?
    Me Ty shpirti im ishte i lumtur dhe në paqe,
    dhe armiku nuk kishte pushtet në mua.
    Tani i ligu më ka mposhtur,
    dhe me goditjet e tija, shpirti im po lëkundet.
    Shpirti im të dëshiron Ty, o Zot,
    të dëshiron me të gjithë afshët e zemrës.
    Shpirti im të dëshiron Ty, o Hyji, dhe asgjë mbi tokë
    më jep një lumturi më të madhe.
    Përpos Teje, o Zot, askush, asgjë
    nuk mund ta ngushëllojë shpirtin tim.
    Dua ta shoh Zotin dhe ta ngop shpirtin tim
    me prezencën e tij.
    O Hyji, nuk mund të harroj Ty,
    dhe në vuajtje të mia të madhe,
    Ty unë të thërras në ndihmë!
    O Zot, Hyji im, ki mëshirë për mua.

    PADRE SILUANE

    Torrkerry.

  4. #544
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HYJI QË BANON NË ÇDO NJERI.

    O Hyji i shpirtrave tanë,
    që banon në çdo njeri,
    Ti që më ke shpërblyer,
    që më ke shpëtuar me bijtë e mi
    nga ujërat e përmbytjes,
    Ti që nuk ke dashur që të humbshim
    si bijtë e dënimit,
    sepse mëshira jote ndaj nesh u bë e madhe,
    dhe e madhe u bë edhe dhembshuria jote ndaj meje,
    bëj që hiri yt të jetë e ndjeshëm në bijtë e mi,
    dhe që shpirtrat të këqij të mos kenë pushtet mbi ta,
    duke i shfarosur në tokë.
    Më beko mua, dhe bekoi bijtë e mi.

    LUTJA E NOHEUT, nga fragmente te Qumran-it.

    Torrkerry

  5. #545
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TË PËRSHENDES TY, PTAH.

    Unë të përshëndes Ty, o Pëtah,
    o hyji i madh, forma e të cilit është e fshehur!
    Ti në paqe zgjohesh nga gjumi,
    o Atë i etërve së të gjithë hyjnive!
    Zgjohet dielli i shkëlqyeshëm i qiellit,
    zgjohet në paqe ai që e themeloi
    këtë vend, malet dhe shkretëtirat,
    dhe bën që gjelbërohen me ujin
    që zbret prej qiellit.
    Në paqe!...
    Zgjohet ai që është prej amshimit,
    zoti që jep vazhdimisht ushqimin
    atyre që e duan atë.
    Në paqe!

    Himni Pëtah-it, hyjit të Egjiptit.

    Torrkerry

  6. #546
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    U MADHËROFTË...

    U madhëroftë dhe u shenjtëroftë
    emri yt i madh,
    në botën që ti e krijove sipas pëlqimit tënd!

    Ardhtë mbretëria jote gjatë kësaj jete tonë,
    dhe të gjithë ditëve tona,
    dhe gjatë jetës të njerëzimit mbarë
    në këtë kohë të tanishme dhe në t’ ardhmen!

    U bekoftë, u lavdëroftë, u nderoftë ,
    u madhëroftë dhe u këndoftë
    emri yt i shenjtë. U bekoftë!
    Sepse emri yt, o Zot, është mbi
    dhe përtej çdo bekimi, himni, lavdërimi
    që shqiptohet në këtë botë!
    Dhe që të gjithë të thonë: Amen!

    LUTJA ARAMAIKE me të cilën mbyllet çdo ditë lutja në Sinagogat.

    Torkerry

  7. #547
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O TI QË TË GJITHË TE DUAN.

    O Ti që të gjithë zemrat të duan,
    nuk ka asnjë si Ti!
    Prandaj ki mëshirë për mëkataren
    që sot tek Ti drejtohet.
    O Shpresa ime dhe pushimi im,
    dhe gëzimi im,
    zemra nuk mund të dojë askënd
    përpos Teje, më shumë se Ty.

    Rabi’a al-Adawiyya.

    Torrkerry

  8. #548
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT I LOTËVE.

    Mos na përplas në fëmijët tanë,
    dhe as në zgjatjen e ditëve tona.
    Mos je i pandjeshëm, apo zemërgur.
    Mos u bëje të keqen kafshëve tona,
    dhe as kuajve tanë.
    Mos i përdhos heronjtë tanë
    në hidhërimin tënd,
    O Zot i lotëve.

    Lutje RUDRËS, Hyjit të errësirës, të varrezave,...
    Një hyjni hindus së bashku me Shivën dhe Kali-n.

    Torrkerry

  9. #549
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Lutja per Shkrimtaret

    "Ati Yne qe je ne qiell,
    jepna fuqine ta mbajme gojen te mbyllur
    kur s'kemi per te thene gje!
    Falna durimin te thellojme nje pune
    perpara se te shkruajme mbi te!
    Frymezona me nje ndjenje te mbrehte te drejtesise
    qe te flasim jo vetem ne paanesi
    po edhe te sillemi ashtu!
    Shpetona nga grackat e gramatikes,
    nga shtrembërimet e gjuhës
    dhe lajthitjet e shtypit.
    Ashtu qoftë.

    FAIK KONICE.

    tORKERRY

  10. #550
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PREZENCA JOTE.

    Si do të jetë e ëmbël prezenca jote,
    Ti që je e mira më e madhe!
    Do të afrohem me heshtje te ti
    Dhe do ti zbuloj këmbët e tua
    Që Ti të përkulësh për t’u bashkuar me mua...
    Unë do ta mohoj çdo gëzim
    Deri kur nuk do të jem i lumtur
    Ndër krahët e tua.
    Dhe tani, po të lutem, o Zot,
    Mos më braktis kurrë për jetë
    Në vetminë time,
    Sepse në këtë vetmi
    Mund ta humbas shpirtin tim.

    SHËN GJONI I KRYQIT/

    Torrkerry

Faqja 55 prej 94 FillimFillim ... 545535455565765 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •