HYJI TË DON.
Pikërisht këtu është pikënisja e shpresës,
që ta dish që Zoti të don,
e që të don ty veçanërisht,
në një mënyrë unike, speciale.
Askush tjetër nuk do të mund
ta marrë vendin tënd
në zemër të tij.
Ai e dha Birin e vet për ty,
dhe t’ia jep vazhdimisht,
çdo ditë në kremtën eukaistike.
I përforcuar nga kjo siguri,
ti mund të kërkosh gjithçka prej Atit tënd,
pa pushim dhe pa ekzitim,
për arsye që je duke lutur në emrin e Jezusit.
Do të jesh me siguri i dëgjuar,
dhe frytet e lutjes tënde
do të jenë gjithmonë më të mirë
sesa ti e kishte menduar e dëshiruar.
NJË MURG.
Torrkerry
Krijoni Kontakt