Close
Faqja 5 prej 94 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 935
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, PO TË LUTEM.

    O Zot, po të lutem,
    bëj që unë ta ndjej,
    duke të dashur ty,
    atë që unë ndjej,
    duke të njohur ty.

    O Zot, bëj që ta ndjej
    nëpërmjet dashurisë,
    atë që unë ndjej
    nëpërmjet intelektit.

    Gjithçka është jotja,
    Krijiuesi i gjithësisë,
    Bëj që të jetë e jotja
    për dashurinë që kam për ty.
    Më tërheq krejtësisht
    ndaj dashurisë tënde.
    Bëje ti, o Zot, atë që zemra ime
    nuk mund ta bëjë
    Ti që bën që ne kërkojmë,
    jepna gjithçka që të kemi kërkuar.

    SHËN ANSELMI NGA AOSTA

    Torrkerry

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOT I MADH I T’ TËRËS JETW.

    Zot i madh i t’twrws jetw,
    je si dielli brenda res;
    po te buka, me t’vwrtetw,
    u tw shoh me syt e fes.

    Eja, o Zot, tue prur bekime,
    e ky gji çe tw thwrret;
    eja shpejt e zwmbrws time
    bjeri paqe edhe shwndet.

    I pwrmyswm e pa fjalw
    rri pwrpara teje, o Zot.
    mw ndwje e tw klofsha falw
    pwrgjithmonw, ashtu si sot.

    U nga ti çwdo tw mirw
    po pwres, o Krishti i jim,
    bwnmw zwmbrwn tw dwlirw;
    jetwn wm çw s’ka mbarim.

    ZEF SKIRO

    Torrkerry

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E PËRDITSHME E MISIONAREVE TË DASHURISË.

    Më bëj të denjë, Hyj im,
    t’u shërbej të gjithë të varfërve në mbarë botën,
    të cilët jetojnë dhe vdesin në uri dhe varfëri.

    Jepju atyre nëpër duart tona bukën e përditëshme,
    nëpër dashurinë tonë paqen dhe gëzimin.

    Hyji im,
    më bëj lajmëtar të paqes sate
    që atje ku është urrejtja të bie dashurinë;
    ku totron dhuna,shpirtin e pajtimit.
    ku është ndarja,bashkimin;
    ku zotron lajthitja,të vërtetën;ku është dyshimi,shpresën;
    ku janë hijet,dritën;
    ku është trishtimi,gëzimin.

    Hyji im,
    bëj që para të kërkoj t’I ngushëlloj të tjerët,
    se sa tëjem I ngushëlluar;
    para t’I kuptoj,se sa të jem e kuptuar;
    para t’dua,se sat ë më duan;
    sepse nëpër vetëharresë njeriu gjen;
    nëpër ndjesë e fition ndjesën;
    nëpër vdekje zgjohet në jetën e pasosur.
    Amen

    Nënë Tereza


    Torrkerry

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    RREZE TË DASHURISË SË ZOTIT

    Ndihmomë të përhap kudo
    parfumin tënd,o Jezus.
    Kudo që unë shkoj.
    Mbushe zemrën time
    me Shpirtin tënd dhe jetën tënde.
    Bëju o Zot i qenjës sime
    në mënyrë aq të plotë
    sa e gjithë jeta ime të jetë një rrëzatim i tëndes.
    Që çdo zemre të cilës t’i afrohem
    të mund të e ndjej praninë tënde
    brenda meje.
    Që duke vështruar të mos shoh veten,
    por ty tek unë.
    Qëndro Brenda meje.
    kështu do të shkëlqej me vetë shkëlqimin tënd
    dhe do të mund të jem dritë për të tjerët.

    Nënë Tereza


    Torrkerry

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË NJË ÇAST NDERSHMËRIE


    Zot,kur unë besoj
    se zemra ime është mbushur me dashuri
    dhe kujtohem,në një çast ndershmërie,
    sa dua veten time në njeriun e dashuruar,
    liromë prej vetes sime.

    Zot,kur unë besoj
    se kam dhënë gjithëçka që kam për të dhënë
    dhe kujtohem,në një çast ndershmërie,
    se unë kam për të marrë diçka,
    liromë prej vetes sime.

    Zot,kur unë jam i bindur
    se jam i varfër
    dhe kujtohem,në një çast ndershmërie,
    se jam plot me krenari dhe zili,
    liromë prej vetes sime.

    Dhe,o Zot,kur mbretëria e qiejve
    përzihet rrejshëm
    me mbretëritë e kësaj bote,
    bëj që unë të gjej lumturi e ngushëllim vetëm te ti.

    Nënë Tereza

    Torrkerry

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MËSOMË DASHURINË

    Zot,mësomë të mos flas
    si një bronz kumbues
    a si nje vegël tingëlluesë,
    por me dashuri
    bëmë të kuptoj
    dhe jepmë besimin që lëviz mallet,
    por me dashurinë.
    Më mëso atë dashuri që është gjithëmonë e durueshme;
    dhe gjithëmonë njerëzore;
    kurrë xheloze,fudulle,egoiste a hatërmadhe;
    dashurinë që ndien gëzim në të vërtetën,
    gjithëmonë gati për të falur,
    për të besuar,shpresuar e duruar.

    Në fund,kur të gjitha gjërat e përfunduara
    do të shpërbëhen
    dhe gjithëçka do jetë e qartë,
    le të kem qenë unë I dobti,por vazhdimisht
    pasqyrimi i dashurisë tënde të përkryer.

    Nënë Tereza


    Torrkerry

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI O ZOT JE GJITHÇKA PËR MU

    O Zot deri tani,
    gjithçka ke qenë për mu!
    o Zot sot
    gjithçka je për mu
    o Zot përgjithmonë
    gjithçka do të jesh për mu.

    Ada Negri

    Torrkerry

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HAPNA SYTË TANË

    Hapna sytë tanë,o Zot,
    që të mund të shohim Ty
    te vllezërit dhe motrat tona.
    Hapna vesht tanë,o Zot,
    që të mund të dëgjojmë thirrjet
    e atij që ka uri, të ftohtë,frikë,
    dhe atij që është i shtypur.
    Hapna zemrën tonë,o Zot,
    që të mësojmë për t’u dashuruar njëri me tjetrin
    ashtu si na do Ti.
    Falna përsëri,Shpirtin tënd,o Zot,
    që të bëhemi një zemër e vetme dhe një shpirt i vetëm,
    me emrin tënd. Ashtu qoftë.

    Nënë Tereza


    Torrkerry

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË LIRO,O ZOT, NGA ÇDO NËNSHTRIM ROBËRUES


    O Zot, më liro nga çdo nënshtrim robërues;
    bëj që të kuptoj
    që ja vlen më shumë
    një shikim i lirë.
    O Zot, bëj që të kem turp,
    për të gjitha nënshtrimet robëruese
    dhe që të jem gati,
    të jap gjithçka për një shikim të bukur,
    për një shikim që është veti e një njeriu të lirë.

    Charles Peguy

    Torrkerry

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT,TI JE GJITHÇKA NË TË GJITHË

    O Zot,ti je gjithçka në të gjithë,
    ti mbledhë gjithçka në veten Tënde.
    Sipas fuqisë tënde unike,
    të pakufishme,shumë të urtë të mirësisë Sate.
    Si një rrethë në qendrën e të cilit,
    mblidhen vijat e të gjitha krijesave të Hyjit të vetëm,
    të mos mbeten të huaj
    dhe të armiqësuara me njëra-tjetrën,
    por ta ken një vend të përbashkët
    ku mund të shpallin miqësinë dhe paqen me njëri-tjetrin.

    Maxim Dëshmitari

    Torrkerry

Faqja 5 prej 94 FillimFillim ... 345671555 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •