O ZOTI IM...
“Zoti im,
sipas vullnesës time të lirë
e me ndihmën e dashurisë sate,
unë dua të rrij këtu, nëpër rrugë me të varfërit
për të përmbushur dëshirën tënde.
Nuk dua të kthem mbrapa:
komuniteti im janë të varfërit;
siguria e tyre është siguria ime;
shëndeti i tyre është shëndeti im.
Shtëpia ime është shtëpia e të varfërve.
Jo thjeshtë e të varfërve,
por e më të varfërve ndër të varfër.
Të atyre që nuk u afrohemi
pse kemi frikë nga ndyrësia dhe infektimi.
Të atyre plotë me sëmundje e epidemi.
Të atyre që nuk mund të luten
për arsye se nuk kan një copë stof.
Të atyre që nuk mund të han,
pse e kanë humbur fuqin të ushqehen.
Të atyre që nuk ja dalin të qajnë
se i kanë derdhur të gjithë lotët.
Të atyre që luajnë në kalldërmet e rrugëve,
duke ditur se po vdesin,
ndërsa të gjithë të tjerët u kalojnë pranë,
pa u kushtuar atyre kujdes.
Të atyre që kan nevojë jo aq shumë për një shtëpi me tulla,
por për një zemër që i kupton.
Të atyre që janë të uritur, jo aq shumë për ushqim,
sesa për fjalën e Hyjit.
Të atyre që kanë nevojë jo aq shumë për tu veshur,
po për dinjitet, pastërti e drejtësi.
Të atyre që janë të braktisur, të padëshiruar,
ata që nuk i do askush,
që kanë pësuar në rrjedhën e jetës,
për asrye se edhe ata janë të varfër:
më të varfërit shpirtëror ndër të varfër,
në ngjasimin e të cilëve Ti, Zoti im, fshehesh,
duke pasur etje për dashurinë time,
saktësisht ashtu siç fshihesh në bukën e Eukaristisë “.
NËNË TEREZE
Krijoni Kontakt