Close
Faqja 48 prej 94 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 471 deri 480 prej 936
  1. #471
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOTI, GJYKATËS I DREJTË.

    O Zot, Hyji shpagues,
    dëftohu, o Hyji shpagues!

    Çohu, Gjykatësi i dheut,
    shpaguaji madhështorët!

    Deri kur mëkatarët, o Zot,
    deri kur do të galdojnë mëkatarët?

    Do të shpotisin e do të flasin me përbuzje,
    do të krenohen ata që bëjnë paudhësi?

    E poshtërojnë popullin tënd, o Zot,
    e shtypin pronën tënde,

    vrasin vejushën e ardhacakun,
    mbysin bonjakët
    e thonë: “Zoti nuk sheh,

    Lum ai njeri që ti e mëson, o Zot,
    të cilit ti ia mëson Ligjin tënd,

    për t’i dhënë paqe në ditë fatzeza
    ndërkohë që keqbërësit t’i hapet gropa.

    Vërtet, Ti, o Hyj, je kështjella ime,
    Qeta ku unë strehohem,

    do t’i shpaguash sipas paudhësisë së tyre,
    me të keqen e tyre Ti do t’i shfarosësh,
    farën do t’ua tresësh Ti, o Zot, Hyj im.

    NGA PSALMI 94

    Torrkerry

  2. #472
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LAVDI TË GJITHËDIJSHMIT.

    O Zot, ti më shqyrton e më njeh,

    ti di kur rri e kur ngrihem,
    prej së largu i njeh mendimet e mia.

    Si në shtegtoj si në pushoj, ti më vëren,
    ti i di të gjitha udhët e mia.

    Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës,
    dhe, ja, ti, o Zot, i njeh të gjitha!

    Përpara e pas ti, o Zot, më rrethon,
    ti e ke vënë mbi mua dorën tënde.

    E mrekullueshme është dija jote për mua,
    tepër e lartë, s’jam në gjendje t’ia arrij.

    Ku mund të shkoj larg prej shpirtit tënd,
    ku të iki larg prej pranisë sate?

    Nëse ngjitem në qiell, ti atje je,
    nëse zbres në Nëntokë, edhe aty je.

    Po t’i marr krahët e agimit
    e të shkoj të banoj në skajin e detit,

    edhe atje dora jote do të më përcjellë
    e do të më mbajë e djathta jote.

    Në thënça: “Le të më mbulojë së paku errësira
    edhe drita natë le të bëhet mbi mua!”,

    por as terri s’është aspak terr për ty
    edhe nata është si dritë e ndritshme
    ‑ për ty errësira është porsi drita!

    Ti je ai që m’i krijove veshkat,
    ti më ke endur në kraharorin e nënës!

    Të lavdëroj pse më krijove kaq mrekullisht,

    të mrekullueshme janë veprat e tua,
    po, shpirti im mirë e di!

    Eshtrat e mi nuk të mbetën të fshehur
    kur unë po trajtohesha në fshehtësi
    i endur në thellësinë e tokës.

    Ende të patrajtuar më panë sytë e tu,
    në librin tënd ishin të shkruara të gjitha ditët:
    ishin të numëruara megjithëse asnjë s’ishte ende prej tyre.

    Tepër të çmueshme janë për mua, o Hyj, mendimet e tua,
    e panumërueshme është shuma e tyre!

    Po t’i numëroja, janë më shumë se rëra!
    Po t’iu dilja në skaj, më mbeteshe prapë ti!

    Oh! Sikur Hyji t’i zhdukte mëkatarët!
    Largohuni prej meje, o njerëz gjakatarë!

    Ata flasin kundër teje me dredhi:
    më kot e lartësojnë veten kundër teje.

    A të mos i urrej, o Zot, ata që të urrejnë ty?
    A të mos t’i përbuz ata që ngrihen kundër teje?

    Unë i urrej me urrejtje të madhe
    dhe i mbaj për armiqtë të mi

    Më shqyrto, o Zot, dhe njihe zemrën time,
    më sprovo e njihi shtigjet e mia

    e shiko në mos ka në mua udhë kotësie
    dhe më kthe në udhwn e amshueshme.

    PSALMI 139

    Torrkerry

  3. #473
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIMN FALËNDERIMI

    Me gjithë shpirt të falënderoj, o Zot,
    sepse i dëgjove fjalët e gojës sime.
    Të këndoj në praninë e engjëjve,

    adhuroj në drejtim të Tempullit tënd të shenjtë.
    E lavdëroj Emrin tënd
    për dashurinë e besnikërinë tënde,
    sepse e madhërove tesve premtimin tënd.

    Sa herë të thirra në ndihmë, ti më vështrove,
    shpirtit tim ia kërthndeze fuqitë.

    Do të të lavdërojnë, o Zot, të gjithë mbretërit e tokës
    sepse i dëgjuan premtimet e gojës sate.

    Do t’i këndojnë udhët e Zotit,
    sepse e madhe është lavdia e Zotit;

    sepse i Lartë është Zoti e i shikon të përvuajturit
    e prej së largu i dallon krenarët.

    Kur të më duhet të eci në mes të vështirësive,
    ti ma ruaj jetën,
    shtrije dorën kundër zemërimit të armiqve të mi
    e më shpëto me të djathtën tënde.

    Çka kam filluar, ti, o Zot, do ta kryesh për mua.
    E amshueshme është, o Zot, mirësia jote:
    mos e përbuz veprën e duarve të tua!

    NGA PSALMI 139

    Torrkerry

  4. #474
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E JEZUSIT NË DARKËN E FUNDIT.

    “O Atë, arriti koha:

    jepi lavdi Birit tënd që Biri të të japë lavdi ty

    e që me pushtetin, të cilin ia dhe mbi çdo njeri,
    t’u japë jetën e pasosur të gjithë atyre që ia dhe ti.

    E kjo është jeta e pasosur:
    që të njohin ty, Një të vetmin Hyjin e vërtetë,
    dhe atë që dërgove, Jezu Krishtin.

    Unë të dhashë lavdi mbi tokë:
    e kreva veprën, që ma dhe ta kryej.

    E tani, o Atë, më lavdëro para teje me atë lavdi që e kisha te ti
    para se të fillonte të ishte bota.

    Emrin tënd ua zbulova njerëzve që ti m’i dhe nga bota.
    Ata ishin të tutë, ti m’i dhe, dhe ata e mbajtën fjalën tënde.

    Tani e kuptuan se gjithçka më dhe, vjen prej teje,
    sepse fjalët që ti m’i dhe ua dorëzova atyre.

    Ata i pranuan dhe e kuptuan se me të vërtetë dola prej teje
    dhe besuan se ti më dërgove.

    Unë për ta lutem. Nuk lutem për botën,
    por për ata që ti m’i dhe, sepse janë të tutë.

    Gjithçka kam unë është jotja e çka ke ti imja,
    dhe në ta u lavdërova.

    Unë nuk rri më në botë e ata janë në botë,
    e unë po vij te ti.

    O Atë i shenjtë!
    Ruaji në Emër tënd ata që ti m’i dhe
    që të jenë një sikurse ne!

    Derisa unë isha me ta
    i ruajta në Emër tënd ata që m’i dhe,
    dhe vërtet i ruajta ‑ asnjë nuk u bor përveç birit të bjerrjes ‑
    në mënyrë që të plotësohej Shkrimi i shenjtë.

    Tani po vij tek Ti e këto po i them ndërsa ende jam në botë,
    që ata ta kenë në vetvete gëzimin tim të plotë.

    Unë ua dorëzova fjalën tënde dhe bota i urreu,
    pse nuk janë të kësaj bote sikurse as unë nuk i përkas kësaj bote.

    Nuk po të lutem t’i marrësh prej botës,
    por t’i ruash nga i Keqi.

    Ata nuk i përkasin botës,
    sikurse as unë nuk i përkas botës.

    Shenjtëroji në të vërtetën:
    fjala jote është e vërteta.

    Sikurse ti më dërgove në botë,
    po ashtu edhe unë i dërgova në botë.

    Për ta [unë] e kushtoj vetveten,
    që edhe ata të jenë të shenjtëruar në të vërtetën.

    Nuk po të lutem vetëm për këta,
    por edhe për të gjithë ata,
    që, për shkak të fjalës së tyre, do të besojnë në mua:

    që të gjithë të jenë një.
    Sikurse ti, Atë, që je në mua dhe unë në ty,
    ashtu edhe ata të jenë në ne, që ta kuptojë bota se ti më dërgove.

    Edhe unë ua dhashë lavdinë që ti ma dhe
    që të jenë një sikurse ne jemi një

    ‑ unë në ta e ti në mua, që të jenë plotësisht një,
    që bota ta dijë se ti më dërgove
    dhe se i deshe ata siç më deshe mua.

    Atë, dua që ata, të cilët m’i dhe,
    të jenë aty ku jam unë, bashkë me mua,
    që të kundrojnë lavdinë time,
    lavdinë që ti ma dhe, sepse më deshe para se të krijohej bota.

    Atë i drejtë! Bota nuk të njohu e unë të njoha.
    Edhe këta e kuptuan se ti më dërgove.

    Këtyre ua dëftova Emrin tënd
    dhe do të vazhdoj t’ua dëftoj,
    që dashuria me të cilën ti më deshe mua,
    të jetë në ta ‑ dhe unë në ta”.

    Gjn 17.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 27-05-2009 më 03:32

  5. #475
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NE, O ZOT, NË TY SHPRESOJMË...

    Ne, o Zot, në ty shpresojmë;
    Emri yt e kujtimi yt
    është dëshira e shpirtit tonë.

    Shpirti im të dëshiron natën,
    me mendjen time, në veten time të kërkoj.

    Kur zbatohen vendimet e tua në tokë,
    banorët e botës e mësojnë drejtësinë.

    Nëse i paudhi merret me butësi,
    ai askurrë s’e mëson drejtësinë;
    në tokë të drejtësisë ai vepron të keqen,
    e s’e sheh madhërinë tënde,o Zot.

    E lartësuar është, o Zot, dora jote e ata s’e shohin;
    le ta shohin, të turpëruar, dashurinë për popullin tënd,
    i përpiftë zjarri i bërë gati për armiqtë e tu.

    Ti, o Zot, do të na e dhurosh paqen, pasi ti të mbarën ua jep
    gjithçkaje që ne ndërmarrim.

    O Zot, Hyji ynë, të tjerë zotërues, përveç teje, na zotëruan,
    porse ne vetëm ty, Emrin tënd e kujtojmë.

    Të vdekurit më nuk do të ngjallen, hijet më nuk do të ringjallen;
    këndej edhe i ndëshkove, i zhduke, zhduke çdo kujtim të tyre!

    E shtove popullin, o Zot, e shtove popullin,
    e u madhërove; i shtrive kufijtë e tokës.

    Ty, o Zot, të kërkuan në ngushticë,
    t’u lutën në provë, kur ti i ndëshkoje.

    Si shtatzëna, kur për të lindur i afrohen dhimbjet,
    me ofshama bërtet nga dhimbjet e veta,
    të tillë u bëmë përpara teje, o Zot".


    Is 25,8,17.

    Torrkerry

  6. #476
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E SARËS.

    I bekuar je, o Zot, Hyji i mëshirës,
    i bekuar është emri yt i shenjtë për jetë!
    Të gjitha veprat e tua të bekofshin për amshim!

    E tani po unë të lartësoj fytyrën time
    e sytë e mi po i drejtoj te ti:

    Urdhëro të zhdukem nga toka
    e më të mos dëgjoj fyerje.

    Ti e di, o Zot, se jam e pastër:
    kurrnjë mashkull nuk më ka prekur!

    S;e çdërrova emrin tim
    as atë të babës tim
    në dheun e mërgimit tim!

    Jam e vetmja bijë e babës,
    trashëgues tjetër ai nuk ka.
    Nuk ka vëlla as tjetër të afërm,
    për të cilin unë të ruhem si grua!

    Deri tash shtatë burra humba,
    për se më duhet të jetoj?
    Nëse s’të pëlqen jetën të ma marrësh,
    dhe, o Zot, ktheu kah unë:
    të mos dëgjoj më fyerje të tilla!

    Tob 3,11-15.

    Torrkerry

  7. #477
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E NJERIUT TË PAFAT

    Drejt teje, o Zot, po i lartësoj sytë, e mi,
    drejt teje që banon në qiell.

    Ja, porsi sytë e shërbëtorëve
    drejt dorës së zotërinjve të vet,
    porsi sytë e shërbëtores
    drejt duarve të zonjës së vet,
    ashtu priren sytë tanë drejt teje, o Zot, Hyj tonë,
    derisa të kesh mëshirë për ne.

    Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne,
    sepse për së tepërmi na kanë mbuluar me përbuzje.

    Sepse u ngi së tepërmi shpirti ynë
    me përqeshje të të ngopurve,
    me përbuzje të krenarëve.

    NGA PSALMI 123.

    Torrkerry

  8. #478
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E ÇIFTIT TW RI.

    I BEKUAR JE, Hyji i ertërve tanë,
    dhe i bekuar është Emri yt
    në shekuj të shekujve!
    Le të bekojnë qiejt
    dhe të gjitha krijesat e tua
    në të gjithë shekujt!

    Ti e krijove Adamin
    dhe ia çove ndimë e mbështetje Evën
    e prej këtyre të dyve lindi gjinia njerëzore.
    Ti the: “S’është mirë që njeriu të jetë vetë.
    T’ia bëjmë një ndihmë të ngjashme si ai”.

    E tani, o Zot, jo dëshira e paligshme
    s’më shtyt ta marr për grua këtë motër,
    por e bëj me qëllim të ndershëm.
    Ki mëshirë për mua e për të
    e bëj t’ia arrimë së bashku pleqërisë!
    Amen! Amen!

    Tob 8,5-7.

    Torrkerry

  9. #479
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E TOBISË ATË...

    Qoftë bekuar Hyji!
    Qoftë bekuar Emri i tij i madh!
    Qofshin bekuar të gjithë engjëjit e tij të shenjtë
    në shekuj të shekujve!
    Njëmend ai më kishte frushkulluar,
    por qe e shoh tani shëlbimin e tij.

    (Tob 11,14).

    Torrkerry.

  10. #480
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE LAVDËRIMI NË VUAJTJE.

    “I bekuar je, o Zot, Hyji i etërve tanë,
    i madhërueshëm, emri yt i lavdishëm në shekuj,

    sepse je i drejtë në gjithçka na bëre,
    të gjitha veprat e tua e udhët e tua janë të drejta,
    të gjitha gjyqet e tua e vërtetë.

    Ke marrë vendim të drejtë
    në të gjitha gjërat që ke bërë të vijnë mbi ne
    e mbi qytetin e shenjtë të etërve tanë,
    Jerusalemin!

    Sepse për shkak të mëkateve tona
    Ti u solle me ne kështu
    me të vërtetë e me drejtësi.

    Vërtet mëkatuam e vepruam paudhësisht
    duke u larguar prej teje,
    porse tepër shumë mëkatuam!

    S’i dëgjuam urdhërimet e tua,
    as nuk i mbajtëm,

    nuk bëmë ashtu si na urdhërove
    për të mirën tonë!

    Prandaj, gjithçka çove mbi ne
    e gjithçka na bëre
    na e bëre plotësisht me të drejtë!

    Na lëshove në duar të armiqve tanë
    keqbërësve, kryekëcyerve më të mbrapshtë,

    në duar të një mbreti të padrejtë,
    më të ziut që ishte mbi tokë.

    Tani as që guxojmë ta hapim gojën:
    turpi e marrja i mbuloi ata
    që të shërbejnë e të adhurojnë ty.

    Oh, mos na lër për përgjithmonë
    ‑ pashë emrin tënd ‑
    e mos e prish besëlidhjen tënde;

    as mos e tërhiq mëshirën tënde prej nesh,
    pashë Abrahamin, të dashurin tënd,
    pashë Izakun, shërbëtorin tënd,
    e pashë Izraelin, shenjtin tënd,

    të cilëve iu zotove
    se do t’ua shumosh farën
    porsi yjet e qiellit
    e porsi rërën
    që është në bregun e detit,

    sepse, o Zot,
    jemi pak’suar më shumë se të gjithë popujt,
    të përvujtëruar kudo mbi mbarë tokën
    në ditën e sotme për shkak të mëkateve tona!

    Ne në këtë kohë nuk kemi
    princ as profet as prijës,
    fli shkrumbimi, therore,
    as kushtime as kem,
    as vend ku të t’kushtojmë ty
    flitë e fryteve të para
    që të mund të gjejmë mëshirë.

    Por na prano me shpirt të përgrirë
    e të përvujtëruar në shpirt,
    porsi fli shkrumbimi deshësh e mëzetërish

    porsi mijëra qengja të majmë
    e tillë le të jetë flia jonë para teje sot
    e përsosna ne që të vemi pas teje
    sepse s’do të turpërohen
    ata që shpresën e kanë vënë në ty.

    Tani do të vemi pas teje me gjithë zemër,
    ty do të të nderojmë, fytyrën tënde do të kërkojmë.

    Mos na turpëro,
    por sillu me ne sipas butësisë sate
    e sipas madhësisë së mëshirës sate.

    Na shpëto me mrekullitë e tua
    lavdi jepi emrit tënd, o Zot!

    Të turpëruar le të mbesin të gjithë ata
    që duan të keqen e shërbëtorëve të tu,
    u turpërofshin e mbetshin pa farë pushteti,
    iu theftë hovi, pa fuqi mbetshin!

    Le ta dinë se ti je Zot,
    Hyj i vetëm,
    në mbarë botën i lavdishëm”.

    Dan 3,26-45.

    Torrkerry

Faqja 48 prej 94 FillimFillim ... 38464748495058 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •