Close
Faqja 47 prej 94 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 461 deri 470 prej 936
  1. #461
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJ, MË EJA NË NDIHMË...


    O Hyj, deh, më eja në ndihmë,
    o Zot, nxito të më ndihmosh!

    U marrofshin dhe u turpërfoshin
    të gjithë ata që kërkojnë të ma marrin jetën.
    U zmbrapsshin dhe u turpërofshin ata
    që ma dëshirojnë të keqen!

    U zmbrapsshin të turpëruar
    ata që më thonë: “Mirë, shumë mirë!”

    Le të galdojnë e le të gëzojnë
    të gjithë ata që të kërkojnë ty,
    le të thonë përherë: “I madh është Hyji!”,
    ata që e duan shëlbimin tënd.

    E unë jam i vobektë e skamnor:
    o Hyj, shpejto të më ndihmosh,
    sepse ti je ndihmëtari e shpëtimtari im,
    o Zot, deh, mos vono!

    Psalmi 70

    Torrkerry

  2. #462
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Himni për gjithëpushtetësinë e Hyjit

    “Në duarë tuaja është pushteti e tmerri.
    Ti e ruan paqen në lartësitë e tua.
    Pse a mund të numërohen të gjitha gjëra që i ke krijuar?
    Drita e jote mbi kë s’ndriçon?
    E si njeriu i drejtë të jetë para Teje?
    Bami i gruas si mund të jetë i pastër?
    Deri hëna para teje s’bën dritë,
    para teje as yjet të pastra s’janë,
    aq më pak njeriu kalbësirë,
    i njeriut bami ky krimb”!”

    NGA JOBI, 25,1VV.

    Torrkerry

  3. #463
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR TË DEHURIT.

    Perëndia ime dhe Zoti!
    Jepu të dehurve
    sy të aftë të shohin
    të keqen që fshihet nëpër gota.

    Zgjoji, në mënyrë që të mundin
    të kuptojnë rrënimin
    që i bëjnë vetvetes dhe familjes,
    shtëpisë dhe punës.

    Bëji të përkorët,
    o Zot, aq sa të shohin
    që dashuria jote dhe dhembshuria
    japin gëzim më të madh
    e një jetë më të pasur
    se ç’mund të japin të gjitha llojet e shisheve.

    NBËNË TEREZE

    Torrkerry

  4. #464
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Hyj,
    Ti me shpërblim
    e ngrite njeriun në shkallën më të lartë të denjësisë
    sesa kur e krijove:
    Të bie ndër mend kjo vepër e dashurisë sate
    e mbaji në bekimin tënd përherë
    të gjithë ata që ti i rilinde.

    Nga LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  5. #465
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI,MBROJTËSI IM I FUQISHËM.

    Në ndore tënde, o Zot,
    askurrë mos u turpërofsha.

    Më shpëto e më dil zot pashë drejtësinë tënde,
    prire mbi mua veshin tënd e më shëlbo!

    Ji për mua shkëmb mbrojtjeje,
    kullë e pamposhtur për të më shpëtuar,
    sepse ti je kështjella ime e strehimi im.

    Hyji im, më shpëto prej dorës së mëkatarit,
    prej dorës së derhuzdit e të dinakut.

    Sepse ti, o Zot, je shpresa ime,
    shpresa ime, o Zot, që prejrinisë sime.

    Në ty jam mbështetur që prejkraharorit të nënës,
    që prejprehrit të nënës ti je mbrojtësi im,
    mburrja ime është gjithmonë në ty.

    PSALMI 71,1-6.

    Torrkerry

  6. #466
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, SHPEJTO TË MË NDIHMOSH!

    Të thërras në ndihmë, o Zot,
    Hyji im, mos rri shurdh ndaj meje,
    sepse po ndenje shurdh ndaj meje
    do të bëhem si ata që zbresin në varr.

    Dëgjoje zërin e lutjes sime
    kur me afsh të thërras në ndihmë,
    kur i ngre duart e mia
    në drejtim të Tempullit tënd të shenjtë.

    Mos më merr me mëkatarë
    e me ata që bëjnë të keqen:
    flasin për paqe me të afërmit e vet,
    kurse në zemër përbluajnë të keqen.

    Shpaguaji sipas veprave të tyre,
    sipas paudhësisë së veprimeve të tyre.
    Shpaguaji sipas veprave të duarve të tyre,
    jepu shpagimin si e meritojnë.

    Qoftë bekuar Zoti
    që e dëgjoi zërin e lutjes sime.

    Shpëtoje popullin tënd e bekoje trashëgimin tënd:
    priju e ngriji deri në amshim!

    NGA PSALMI 29.

    Torrkerry

  7. #467
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BËJ TA FITOJMË HIRIN E NGJALLJES…

    O Hyj i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëdijshëm,
    ti deshe që Biri yt t’i pësonte për ne
    mundimet e kryqit
    për të na çliruar nga pushteti i djallit:
    bëj, po të lutemi, ta fitojmë hirin e ngjalljes.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  8. #468
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJ, NA JEP LIRINË E VËRTETË.

    O Hyj,
    ti e dërgove Birin tënd për të na shëlbuar
    e për të na bërë bijtë e tu në shpirt,
    shikoi me mirësi bijtë e bijat e tua
    që besojnë në Krishtin:
    na e jep lirinë e vërtetë
    dhe rtrashëgimin e amshuar.

    NGA LITURGJA E ORËVE.

    Torrkerry

  9. #469
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DO TË TË KËNDOJMË LAVDE, O HYJ.

    Do të të këndojmë lavde, o Hyj,
    do të lavdërojmë e do ta thërrasim Emrin tënd,
    do t’i shpallim mrekullitë e tua.

    “Kur unë të caktoj kohën
    do të gjykoj me drejtësi.

    Në dashtë, le të lëkundet toka
    me të gjithë banorët e vet,
    unë jam ai që ia kam forcuar shtyllat.

    U thashë krenarëve: “Mos u krenoni!”
    edhe të paudhëve: “Mos çoni krye!

    Mos e lartësoni ashtu kokën tuaj,
    mos folni kundër Hyjit poshtërsi!”

    As prej lindjes, as prej perëndimit,
    as prej shkretëtirës nuk vjen lartësimi,

    sepse gjykatës është Hyji:
    këtë e përul e lartëson atë.

    Sepse në dorë të Zotit është gota
    plot verë shkumuese me dra përzier.

    Prej saj ai jep të pihet:
    do ta pinë veç deri në fundërri mëkatarët,
    krejtësisht do ta pinë deri edhe llumin”.

    E unë do ta shpall përgjithmonë,
    do t’i këndoj Hyjit të Jakobit.

    “Kokën do t’ua thyej të gjithë keqbërësve,
    kurse kokën e të drejtit do të lartësohet”.

    PSALMI 75

    Torrkerry

  10. #470
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI, O HYJ, JE LAVDIA IME…

    Ki mëshirë për mua, o Hyj, ki mëshirë për mua,
    sepse shpirti im mbështetet në Ty,
    po strehohem nën hijen e krahëve të tu
    derisa të më kalojë rreziku i pritës.

    Do ta thërras në ndihmë Ty, Hyj i Tejetlartë,
    Hyj që më bën mirë.

    Do të ma dërgosh ndihmën prej qiellit e do të më shpëtosh,
    do t’i turpërosh ata që më shtypin,
    Ti, o Hyj, do ta dërgosh mëshirën e të vërtetën tënde.

    Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell,
    përmbi mbarë tokën lavdia jote!

    Zemra ime është gati, o Hyj,
    gati është zemra ime:

    do të këndoj, këngës do t’ia them!
    Zgjohu, lavdia ime,
    Zgjohu, o harpë e cetër,
    dua ta zgjoj agimin!

    Do të të lavdëroj ndër popuj, o Zot,
    ty do të të këndoj ndër kombe.

    Sepse u madhërua deri në qiell dashuria jote,
    e deri në re e vërteta jote!

    Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell,
    përmbi mbarë tokën lavdia jote!

    NGA PSALMI 57

    Torrkerry

Faqja 47 prej 94 FillimFillim ... 37454647484957 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •