Close
Faqja 46 prej 94 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 935
  1. #451
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O KRISHT, O HYJI I QIEJVE...

    O Krisht, o Hyj i qiejve,
    Shëlbuesi i madh i botës,
    të gjithë me dhuratë të kryqit
    nga ligji i vdekjes zgjidhe.

    Duke u lutur po të lypim,
    të ruash dhuntitë e tua,
    që me mistere të shenjta
    u fale të gjithë popujve.

    Ti Qengji i butë, pa faje,
    fli tokës i dhurove,
    më gjakun tënd i lave
    rrobat e gjithë shenjtorëve.

    Që të shpërblyer me çmim
    të trupit tënd të shenjtë,
    në qiell duke u ngritur i solle,
    ty të lavdërojnë në amshim.

    O Zot, të lutemi
    edhe ne na shto
    se ne nga të gjithë popujt
    bërë në mbretëri me Atin.
    Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  2. #452
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SI ARI AGIMI I DRITËS

    Si ari agimi i dritës,
    qielli nga lavdet jehon,
    bota prej shendit galdon
    ferri ulërin nga grahmat.

    Kur mbreti shumë i forti,
    i shemb fuqitë e vdekjes,
    nën këmbë ndrydhi tartarin,
    të mjerëve u zgjidhi prangat.

    Ai, që me rrasë të mbyllur
    rreptësisht ruhet nga ushtari,
    ngadhënjyes me zulmë fisnike,
    ngrihet fitues nga varri.


    Tashmë u çlirua ferri
    prej dhembjesh e rënkimesh,
    sepse u ngjall Zoti ynë
    plot shkëlqim thërret engjëlli.

    Përherë ti rrofsh ndër mendje,
    o Krisht, gëzimi i Pashkëve,
    dhe me hir të rilindur
    në triumfin tënd bashkona.

    Jezus, ty të qoftë lavdia
    që shndrit me mundje të vdekjes,
    bashkë me Atin e me Shpirtin
    ndër gjithë shekujt burim jete. Amen.

    NGA LIRURGJIA E ORËVE.

    Torrkerry

  3. #453
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E PRINDËRVE.

    O Zot, Atë i mëshirshëm,
    unë t’i dorëzoj fëmijët e mi.
    Askush tjetër nuk mund ta kuptojë
    dhëmbjen dhe ankthin tim
    dhe të më japë ndihmë më të mirë.
    Me jep hirin që të mund t’i ngris fëmijët e mi,
    sepse unë e di se pa ndihmën tënde,
    përpjekjet e mia nuk do të sjellin fryt.
    Pastroji veprat e mia
    dhe më ndriço që t’i mësoj
    e sidomos që t’ua jap gjithmonë shembullin e mirë.

    Liroji nga mëkati,
    mësoji që të rriten në dashuri,
    ruaji nga shoqëria e keqe,
    ndihmoju në mësimin e tyre,
    bëji të njerëzishëm dhe të mëshirshëm
    ndaj të varfërve, të dëmtuarve dhe atyre që vuajnë.
    Ruaji në hirin shenjtërues dhe në shëndet të mirë,
    ashtu që të mund të rriten në lavdinë e Zotit,
    për të mirën e të tjerëve
    dhe për kënaqësinë e prindërve të vet.
    Unë të premtoj se prej tani
    do të Të shërbej me besnikëri,
    do të shpresoj në ty
    dhe do ta përcjell këtë devotshmëri në të tjerët. Amen.

    Torrkerry

  4. #454
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA PËR VETVETEN.

    Atë, të lutëm, hyr në zemrën time
    dhe më liro nga ato përvoja jetësore
    që më kanë ngarkuar.
    Ti më njeh më mirë sesa unë vetveten.
    Prandaj po të lutem që të sjellesh dashurinë tënde
    në çdo skutë të zemrës time.
    Kudo që në mua të zbulosh fëminë e lënduar,
    më prek me butësi, më ngushëllo
    dhe më liro nga çdo dhëmbje.
    Kalo nëpër jetën time deri në momentin kur jam ngjizur
    dhe liro trashëgiminë time trupore dhe shpirtërore,
    që ka mundur negativisht të ndikojë në atë çast.

    Bekoje fillimin ë zhvillimit tim në kraharorin e nënës sime
    dhe largo çdo gjë që më ka lënduar deri në këtë kohë.
    Kompenzo dallimin në mes të dashurisë që kam marrë
    dhe dashurisë që më është nevojtur.

    O Atë, të lutem, mbështjelle fëmjërinë time të hershme me dritën tënde
    dhe shëro kujtimet që më kanë penduar.

    Nëse pata nevojë për më shumë dashuri amërore,
    dërgoje Nënën Marinë që të plotësojë atë që më mungon.
    Nëse pata nevojë për më shumë dashuri amërore dhe siguri,
    më trego se kam qenë i dëshiruar
    dhe i dashur prej teje në mënyrë më të thellë;
    më tërhiq kah vetja që të ndjej mbrojtjen e duarve të tua të forta.
    Përtërije besimin tim dhe forcën time
    që të ballafaqohem guximshëm me vështirësitë e kësaj bote,
    sepse unë e di se dashuria e Atit tim
    do të më ngrisë nëse rrëshqas dhe rrëzohem.
    Të falem nderit, o Atë!

    Torrkerry

  5. #455
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJ I MËSHIRËS...

    O Hyj i mëshirës së pakufi,
    ti e ringjall fenë e popullit tënd të shenjtë
    me kremtimin e përvjetshëm të Paskeve:
    shtoje në ne hirin tënd
    që ta kuptojmë përherë e më mirë
    vlerën e paçmueshme
    të pagëzimit i cili na pastroi,
    të Shpirtit Shenjt që na rilindi,
    të gjakut i cili na shpërbleu.
    ....
    Bëj që gjaku i dherdhur nga Biri yt në kryq
    të jetë i fundit i derdhur nga njerëzit
    për arsyes të urrejtjes dhe mizorisë.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  6. #456
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PASHKËT: NJË LUTJE ME MARIE MAGDALENË.

    “E kanë marrë Zotërinë, e nuk di ku e kanë vënë!”
    E njëmend në këtë mëngjes akoma të errët,
    në këtë mëngjes të trishtuar,
    gjithçka duket që po ndryshon!

    Bota përreth varrit bosh
    duket si një parajsë.
    Heshtja mashtruese zhduket.
    Dhe ja, në mes luleve, kopshtari:
    “Nëse e ke marrë ti, ma trego...”
    Por, i habitur, e dëgjoj emrin tim.
    Ai më therret, dhe unë jam aty.
    Thirrja e tij më trondit mua,
    duke ma ndezur zemrën,
    që e ndjek forcën e Shpirtit të tij...

    “Je Ti, je Ti, unë të njoh Ty, Rabbi!”
    Trupi yt i lavdishëm shfaqet
    duke e mbushur plot gjithësinë.

    Kjo dashuri bën që për mua
    të gjithë njerëzit të jenë vëllezërit e mi.
    Ti je në ta, i padukshëm si në bukën
    dhe në verën, si edhe në në çdo njeri.
    Por ti je çdo njeri;
    çdo figurë të pasqyron Ty!

    CLEMENT OLIVIER

    Torrkerry

  7. #457
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E SHËLBIMIT.

    O Zot, eja në zemrën time.
    Dëshiroj që të jesh zotëria i jetës sime,
    që kështu të mund të jëm fëmijë i dritës
    dhe të të njoh si Shëlbuesin tim personal,
    sepse e di dhe besoj
    që kë vdekur në Kryq për mëkatet e mia.
    Je ringjallur përsëri nga të vdekurit ditën e tretë
    dhe përsëri do të vish në lavdinë tënde.
    Besoj në faljen tënde dhe dëshiroj që të më ndimosh
    që të kundërshtoj çdo tundim,
    i cili do të mund të më largonte
    prej dashurisë sate të amshuar. Amen.

    Torrkerry

  8. #458
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA PËR SHËRIMI9 I TRUNGUT FAMILJAR.

    O Zot, Ati im, më vjen keq
    se nuk jam lutur më parë për të parët e mi,
    anëtarët e familjes time.
    O Zot, më prano për përfaqësues të të gjithë anëtarëve ,
    të të parëve të familjes sime në të dy anët.
    O Zot, po të shprehi keqardhjen për çdo vrasje, abort,
    grindje familjare për shkak të trashigimisë,
    që kanë shkatërruar lumturinë familjare.
    Po më vjen keq dhe i bie mohit
    çdo kontakti me praktikat okulte
    e sidomos i bie mohit mëkatit kundër urdhërit të parë të Zotit
    dhe nderimit të hyjnive të rrejshme.
    O Zot, ki mëshirë për mua,
    ashtu si edhe për të gjithë anëtarët e gjallë të familjes time.
    Fali të gjitha mëkatët e të parëve të mi,
    dhe më liro nga të gjitha varësitë negative.
    Unë i lartësoj në dritën tënde të amshuar,
    dhe të lus që ta ndiejnë dashurinë dhe faljen time.
    Le ta përjetojnë edhe dashurinë e faljen tënde.

    O Zot, merri që tani këta shpirtra në lumturinë tënde
    dhe mëkatët e tyre mos ta rëndojnë më familjen time.
    O Zot, ki mëshirë për të gjithë të parët e mi!

    Torrkerry

  9. #459
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJ, DREJTËSIA IME!

    Kur të të thërras në ndihmë, më dëgjo, o Hyj, drejtësia ime!
    Ti që më shpëtove në vështirësi:
    ki mëshirë për mua e ma dëgjo lutjen!
    ....
    Ti ndikove në zemrën time më shumë gëzim
    sesa kur të tjerëve u bëhet grurë e verë me shumicë!

    Posa bie në shtrojë
    gjumi menjëherë më merr në qetësi,
    sepse vetëm ti, o Zot, ma jep pushimin e qetë.

    NGA PSALMI 4

    Torrkerry

  10. #460
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LE TË GALDOJË PËRHERË, O HYJ...

    Le të galdojë për herë, o Hyj,
    populli yt,
    sepse ti ia përtërive rininë e shpirtit.
    Ti na e ktheve denjësinë e bijve të hyjit,
    na forco në shpresën e lume
    se do të ngjallemi.

    NGALITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

Faqja 46 prej 94 FillimFillim ... 36444546474856 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •