Close
Faqja 43 prej 94 FillimFillim ... 3341424344455393 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 935
  1. #421
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA SHPIRTIT SHENJTE TË ZOTIT.


    Më frymëzo, o Shpirt i Zotit tim,
    që mendimet e mia të jenë të shenjta.

    Më lëviz, o Shpirt i Zotit tim,
    që puna ime të jetë e shënjtëruar.

    Tërhiqe zemrën time,
    që të dua vetëm atë që ëshë e shenjtë.

    Më mbro, o Shpirt i Zotit tim,
    që të mund të jem i shenjtë gjithmonë.

    Torrkerry

  2. #422
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA SHPIRTIT SHENHT TË ZTOTI TIM.

    Eja, o Shpirt i Zotit tim,
    shndërroji tensionet tona në paqen e shenjtë të lumturisë.

    Shndërroji mundimet dhe fatkeqsitë tona në prehjen e shenjtë.

    Shndërroji ankthet tona në shpresë të qetë.

    Shndërroji frikat tona të brendshme në fë të fortë.

    Shndërroje trishtimin tonë të brendshëm në embëlsinë e hirit.

    Shndërroje terrin në ne në dritë të këndshme.

    Shndërroje fthotësinë tonë në ngrohtësi të këndëshme.

    Shndërroje natën në dritën tënde.

    Shndërroje dimrin në ne në pranverën tënde.

    Mënjano prapësitë, pandershmëritë tona,
    plotëso zbraztësitë e brendshme.

    Zvogëlo kufijtë e krenarisë sonë,
    zgjëro kufijtë e përvuajtërisë sonë.

    Ndize zjarrin e dashurisë sate, fike flakën e lakmisë.

    Bëj që ta shohim veten ashtu si na sheh Ti,
    dhe që ta shohim Zotin ashtu si na është premtuar me Fjalën e amshuar:
    “Lum ata që janë të patër në zemër, sepse do ta shohin Hyjin”.

    Torrkerry

  3. #423
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJ TRE HERË I SHENJT.

    O Hyj tre herë i shenjt, Atë, Bir dhe Shpirt i Shenjt,
    Të adhurojmë thellë
    dhe po ta paraqesim këtë popull të devotshëm,
    që lutet, agjëron dhe bën lëmoshë
    për pendesë të mëkateve të tija.
    Të lutemi, na i fal të gjitha mëkatet
    me të cilat të kemi fyer dhe të fyejmë vazhdimisht.
    Dhe të lusim me përvujtëri:
    ki mëshirë për mëkatarët e shkretë dhe ktheji ata!
    Na ktheni edhe ne dhe mbarë popullin tonë!

    Torrkerry

  4. #424
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË TY TE LUTEM, O ZOT.

    Unë ty të lutem, o Zot,
    në kohën e përshtatshme, o Hyji,
    më vështro pashë dashurinë tënde,
    pashë të vërtetën e shpëtimit tënd!

    Më nxirr nga lymi të mos humbas,
    më shpëto prej atyre që më urrejnë, prej ujëravë të thella!

    Mos lëjo të më mbulojnë valët e ujërave,
    mos lejo të më përpijë thellësia,
    të mos mbyllë pusi gojën e vet mbi mua!

    Më dëgjo, o Zot, se bamirës është përdëllimi yt,
    shiko mbi mua, sipas mëshirës tënde të madhe,
    mos e fsheh fytyrën tënde prej shërbëtorit tënd,
    sepse jam tepër ngushtë, më shpëto, pa vonesë!...

    Mua të mjerin e të pikëlluarin:
    më shpëtoftë, o Hyj, shëlbimi yt!

    NGA PSALMI 69.

    Torrkerry

  5. #425
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KRESHMET: KOHA E PENDESËS.

    O Zot,
    E kur të kemi parë të uritur?

    Isha i uritur,
    dhe ju keni shkuar tek hëna.

    Isha i uritur,
    e ju keni bërë një komision.

    Isha i uritur,
    e ju më keni thënë që të pres pak.

    Isha i uritur,
    e ju më keni thënë: “Ne kemi disa faktura që duhet të paguhen”.

    Isha i uritur,
    e ju më keni thënë: “Ligji dhe siguria vijnë më përpara”.

    Isha i uritur,
    e ju më keni thënë: “Tani disa makina e bëjnë këtë punë”.

    Isha i uritur,
    e ju më keni thënë: “Etërit e mi, edhe ata, ishin të uritur”.

    Isha i uritur.
    e ju më keni thënë: “Këta 35 vite të fundit, nuk kemi punësuar asnjë fare”.

    Isha i uritur,
    E ju më keni thënë: “Më vjen keq, ktheu nesër”.

    Isha i uritur,
    e ju më keni thënë: “Zoti ju ndihmoftë!”

    O Zot, na i fal mëkatet tona!

    Torrkerry

  6. #426
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËR MBIZOTËRIM MBI SJELLJE TË KËQIJA...

    Më ruaj, o Zot, nga çdo shpirtvogëlsi
    që të jem i madh në mendime, fjalë dhe vepra.
    Më ndihmo që mos t’i kërkoj gabimet
    dhe ta braktis kërkimin e vetvetes.

    Që t’i le anash të gjitha arsyetimet
    dhe përvetësimet e së drejtës
    dhe të ballafaqohem me vetveten,
    pa vetëdhëmbshuri dhe gjykim.

    Që kurrë të mos jem i ashpër në gjykim,
    dhe që gjithmonë të jem fisnik dhe zemërgjërë.

    Që gjithmonë të kem kohë për të gjitha gjërat
    dhe të bëhem i qetë, serioz, dhe bujar.

    Më mëso që t’i vë në jetë nxitjet e mia më të mira
    që të ec drejt përpara dhe të jem i patrembur.

    Më ndihmo që të kuptoj se ka pak gjëra në jetë
    që na dallojnë dhe që ka shumë asosh që na lidhin.

    O Zot, më ndihmo që të mos harroj
    që të jem i dhëmshur dhe të njerëzishëm. Amen!

    Torrkerry.

  7. #427
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ECJA IME KRESHMORE.

    O Zot, Hyj im,
    nga dita e pagëzimit tim
    unë jam në rrugë me Ty.
    Ti je miku im kur dielli shkëlqen i bukur
    dhe kur errësira mbretëron gjithkund.
    Unë të kam zgjedhur Ty!
    Më ndihmo që të dua e që të jem besnik!

    Ti kurrë nuk më braktis:
    Ti je drita që më ndriçon mua, gjithnjë,
    edhe kur errësira është e thellë!
    Ti je burimi i ftohtë që më freshkon,
    ujërat e të cilit i zbret në mua
    duke më rikthyer jetën.
    Dashuria jote është aq e madhe,
    që për mua jetën tënde e ke dhënë.

    Ti je rruga, Ti je jeta e re!
    Jepma, o Zot, Hyj im,
    në këtë ecje kreshmore,
    që të kem guxim ta jetoj Fjalën tënde,
    atë fjalë që e jep një jetë të re,
    atë që i hap horizontet e reja,
    atë që i largon errësirat,
    atë që e vë njeriun në këmbë.

    Jepma, o Zot, Hyj im,
    në këtë ecje kreshmore,
    që të kem guxim ta ndaj Fjalën tënde.

    Torrkerry

  8. #428
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Unë besoj, adhuroj, shpresoj, dua...

    O Zot, Hyj im,
    unë besoj në Ty.
    Unë të adhuroj Ty.
    Unë shpresoj në Ty.
    Unë të dua Ty
    dhe kërkoj falje
    për të gjithë ata
    që nuk besojnë në Ty,
    që nuk të adhurojnë Ty,
    që nuk shpresojnë në Ty
    dhe që nuk të duan Ty.

    Torrkerry

  9. #429
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    EJA, O SHPIRT KRIJUES.

    Eja, o Shpirti Krijues
    vizito mendjet tona,
    Mbushi me hirin tënd
    Zemrat që ke krijuar

    O këshilltar i ëmbël ,
    dhuratë e Atit të Tejetlartë,
    uji i gjallë, zjarr e dashuri,
    krizmë e shenjtë e shpirtit

    Gisht i dorës së Zotit,
    i premtuar nga Shëlbuesi,
    rrezato shtatë dhuratat e tua,
    ngjall në ne fjalën.

    Të jesh dritë e diturisë,
    flakë e ndezur në zemër;
    shëroji plagët tona me balsamin e dashurisë sate.

    Na mbro nga armiku
    na jep si dhuratë paqen
    udhëheqja jote fitimtare
    na ruajttë nga e keqja.

    Dritë e pashtershme diturie
    Na zbulo misterin e madh
    Të Hyjit Atë dhe të Birit
    Të bashkuar në një Dashuri të vetme.
    Amen.

    Torrkerry

  10. #430
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ME ATË DASHURI....

    Po të lutemi,
    o Zot, Hyj ynë,
    na eja në ndihmë
    të mund të jetojmë
    e të veprojmë
    gjithmonë
    me atë dashuri
    që e shtyri Birin tënd
    ta japë jetën për ne.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

Faqja 43 prej 94 FillimFillim ... 3341424344455393 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •