URATA NË RAST RREZIKU.
Te Ti, o Zot, i latësoj shpirtin tim!
Hyji im, në ty shpresoj: mos lejo të turpërohem!
Të mos ngihen në mua armiqtë e mi,
dhe askush që shpreson në ty, mos u turpëroftë!
Turpi i mbuloftë ata që për asgjë tradhtojnë.
Bëj t’i njoh, o Zot, udhët e tua
e m’i mëso shtigjet e tua.
Më drejto me të vërtetën tënde dhe më mëso,
sepse ti je Hyji im, shëlbuesi im, në ty shpresoj gjithmonë.
Të të bien në mend mëshirat e tua,, o Zot,
dhe dashuria jote që është e amshueshme.
Mos i kujto fajet e rinisë sime e paudhësitë:
të të bie në mend për mua sipas dashurisë sate
- për hir të mirësisë sate, o Zot….
Pashë Emrin tënd, o Zot,
ma fal mëkatin: njëmend është i madh...
Më shiko, o Zot, e ki dhembje për mua,
sepse jam i vetmuar e i mjerë.
Lartësoji dhembjet e zemrës sime
e më nxirr nga vështirësitë e mia.
Shihe përvujtërimin tim dhe mundimin
dhe m’i fal të gjitha fajet e mia.
Shikoji armiqtë e mi se ç’u shumuan
dhe më urrejnë me urretje të tërbuar!
Ruaje shpirtin tim dhe më shpëto:
mos lejo të turpërohem pasi jam nën dorën tënde.
Le të më mbrojë pafajësia dhe drejtësia,
sepse në ty e kam vënë shpresën.
Shpëtoje, o Hyj, shërbëtorin tënd,
prej të të gjitha vështirësive të tija.
NGA PSALMI 25
Torrkerry.
Krijoni Kontakt