RRËFIMI I DAVIDIT, MËKATARIT TË PËNDUAR.
Ki mëshirë për mua, O Hyj, sipas mëshirës sate,
pashë mirësinë tënde shlyeje mëkatim tim!
Më laj krejtësisht prej mëkatit tim
e më pastro prej fajit tim!
Sepse e pranoj paudhësinë time:
mëkatim tim përherë e kam para sysh.
Ty, vetëm ty të kam rënë në faj
dhe kam bërë ç’është keq para teje.
Prandaj je i drejtë sado të më ndëshkosh,
dhe i paanshëm në dënimin tënd.
Ja, mëkatar unë leva,
madje në mëkate nëna ime më ngjizi,
por ti që e do çiltërinë e zemrës,
m’i mëso thellësitë e dijes së shpirtit.
Më stërpik me hisop e do të bëhem i pastër,
më laj e do të bëhem më i bardhë se bora.
Bëj ta ndiej zërin e haresë e të gëzimit
dhe do të gëzohen eshtrat e thërmuara.
Largoje shikimin tënd prej mëkatѱve të mia,
e resiti të gjitha fajet e mia.
Krijoje në mua, o Hyj, zemrën e pastër,
përtërij në mua një shpirt të qëndrueshëm!
Mos më flak larg fytyrës sate,
mos e hiq prej meje shpirtin tënd të shenjtë.
Ma kthe gëzimin e shpëtimit tënd,
dhe më forco me shpirt të gatshëm.
E unë do t’ua mësoj mëkatarëve udhën e shëlbimit
e fajtorët do të kthehen tek ti.
Ma fal gjakun e derdhur, o Hyj, Hyji i shëlbimit tim,
dhe gjuha ime do ta shpallë shenjtërinë tënde.
Zhdrivilloj, o Zot, buzët e mia,
dhe goja ime do ta shpallë lavdinë tënde.
Sepse ti nuk kënaqesh në fli,
e nëse të kushtoj fli shkrumbimi, s’të pëlqejnë.
Flia e vërtetë për Hyjin: shpirti i penduar;
ti, o Hyj, nuk e përbuz zemrën e penduar, të thërmuar!
Pashë mirësinë tënde,, o Zot, bëji mirë Sioinit,
ndreqi përsëri muret e Jeruzalemit.
Atëherë do t’i pranosh flitë e drejtësisë,
flitë e shkrumbimit e të gjitha kushtet,
Atëherë do të mund të kushtohen mëzetër mbi lterin tënd.
PSALI 50
Torrkerry
Krijoni Kontakt