O ZOT, PO TË LUTEM.
O Zot, po të lutem,
bëj që unë ta ndjej,
duke të dashur ty,
atë që unë ndjej,
duke të njohur ty.
O Zot, bëj që ta ndjej
nëpërmjet dashurisë,
atë që unë ndjej
nëpërmjet intelektit.
Gjithçka është jotja,
Krijiuesi i gjithësisë,
Bëj që të jetë e jotja
për dashurinë që kam për ty.
Më tërheq krejtësisht
ndaj dashurisë tënde.
Bëje ti, o Zot, atë që zemra ime
nuk mund ta bëjë
Ti që bën që ne kërkojmë,
jepna gjithçka që të kemi kërkuar.
SHËN ANSELMI NGA AOSTA
Torrkerry
Krijoni Kontakt