URATA PËR KOHË.
O Zot, ne të falenderojmë për kohë.
Kur ti e lëshon shiun në tokë,
ne të falënderojmë.
Kur ti bën të ndriçojë dielli
ne të falënderojmë.
Kur ti e vërsul stuhinë
ne shpresojmë në ty.
Kur ti e dërgon acarin
ne kërkojmë ngrohtësi në dashurinë tënde.
O Zot,
krijuesi i diellit, hënës dhe yjve,
frymës, stuhisë dhe detit,
ne e dimë se në qendër të të gjithave
aty je ti – së bashku me ne.
Falëminderit për kohë.
O Zot. Amen.
NËNË TEREZE
Torrkerry
Krijoni Kontakt