Close
Faqja 38 prej 94 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 935
  1. #371
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DO TË VIJ TEK TI.

    Unë besoj, po unë besoj se një ditë, në ditën tënde, o Zoti im,
    unë do të afrohem tek Ti me hapat e mi të lëkundëshm
    me të gjitha lotët e mi në duart e mia,
    dhe me këtë zemër të mrekullueshme që na ke dhuruar Ti,
    këtë zemër mjaft të madhe për ne sepse ajo është bërë për Ty…

    Një ditë unë do të vij dhe Ti do ta lexosh në fytyrën time
    të gjithë vështirësitë, të gjitha luftërat,
    të gjitha falimentimet të ecjeve për lirinë.
    Dhe Ti do t’i shohësh të gjitha mëkatet e mia.

    Por unë e di, o Hyj im!
    Mëkati nuk është diçka e rëndë
    kur ne rrimë përballë teje.
    Sepse përpara njerëzve mund të jemi poshtëruar,
    por përpara teje është gjë e mrekullueshme të jemi të varfër.
    Sepse jemi të dashuruar shumë.

    Një ditë, në ditën tënde, Hyj im, do vij tek Ti.
    Dhe në shkëlqim vërbues të ringjalljes time,
    do ta di në fund fare që dashuria ime je Ti,
    që edhe liria ime je gjithmonë Ti.

    Unë do të vij tek Ti , dhe do ta shpall me një zë të plotë
    tërë të vërtetën e jetës tonë këtu në tokë.
    Unë do të shpall me një zë që vjen nga fillimi i ditëve:
    O Atë! Kam provuar të jem një Njeri,
    dhe ja, unë jam biri yt.

    JACQUES LEKLERCQ

    Torrkerry

  2. #372
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NDAJ TJETRIT

    Ndaj Teje pa pushim
    unë ecënj,
    e n’errësi Të kërkonj.

    Në mest të mjegullës Të thrres
    e Dritën tënde pres,
    o Diell,
    e këdonj
    me zën’ e rruzullimit
    eten e pambarimit,
    o Agim
    i shpirtit t’im.

    Tjetër tesh më nuk jam përveç dëshirit,
    dëshir i thellë,
    n’për mijra vokullash i rrjedhur
    prej rrjedhjeve t’ kaluara,
    prej zëmrave t’bashkuara.
    E mbrënda ktu të gjiri,
    nani e mbledhur,
    Tjetrin lakmon me mua
    njerzia,
    e noerit’ e mia
    pas valevet i qellë
    e revet pas m’i sjellë.

    Tjetrin kërkonj.
    Amshorin.
    Tjetrin lakmonj,
    T’Pasosmin.

    E njo durimin t’im,
    pamundjen t’ime:
    Nisja Ti je dhe Sosja e Gjithesisë,
    e sëndevet burojnjë,
    i qënjevet pushim.
    Por si dëshiri im
    kufinj të tillë do t’kapë?
    Kush mund po mendjes s’ime
    flutrore pendtë t’i japë?

    Ju që vështroni rytmin e Hyjnisë
    nëpër dridhjet e hyjvet
    e nëpër hjet e natës tinezime
    kërkoni;
    ju që ndigjoni zhurmën e qetësisë,
    e fjal’ e ushtime
    në shtrush hetoni
    që gjeth’ i veshkur bën,
    m’kallzoni!
    Nën mjegullën i krrusur
    u nisa,
    e kacarahjit lart u ngjita.
    O ferrat e lulzuar!

    Nën vapën i molisur
    u ngrita,
    e poshtë te fusha zbrita.
    O cinxërat ture kënduar!
    Ditën po nata përcjellë
    e natën po dita përzë.
    Afër Vdekjes, njo, cinxëra po këndon,
    i Amshorit lakmi.

    Tash rrugën e di,
    o i Mir’.
    Ku Gjella me Vdekjen po puthen
    Ti rri.

    DUSHKO VETMO

    Torrkerry

  3. #373
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALEMINDERIT PËR JETËN TIME ME TY, O HYJ KUJDESTARI IM.


    Në librin e hapur të jetës time,
    në një faqe të re dhe të bardhë,
    së bashku ne shkruajmë, me shkronja të arta:
    …(një datë domethënëse të jetës tënde)…

    Ja, tani përgjithmonë
    dora jote, duke e udhëhequr dorën time,
    unë të lejoj që ti ta shkruash jetën time,
    jetën time me Ty, o Hyj Kujdestari im.

    Dhuratë e mrekullueshme është Dashuria jote.
    Unë braktisem, pa kushte, në duart e tua.
    faleminderit që ta plotësosh jetën time,
    jetën time me Ty, o Hyj Kujdestari im.

    Me mu Ti e përshkon rrugën
    që hapet përpara meje sot dhe nesër.
    Faleminderit që e udhëheq Ti jetën time,
    jetën time me Ty, o Hyj Kujdestari im.

    Ripërsëris në mua, çdo ditë,
    atë mrekulli që është prezenca jote.
    Faleminderit që e mbush me mijera të mira jetën time.
    jetën time me Ty, o Hyj Kujdestari im.


    Që të lutem, ti më fton gjithnjë.
    Që jeta imë të këndojë në harmoni me Ty.
    Bëj që jeta ime të jetë një këngë falënderjeje,
    jeta ime me Ty, o Hyj Kujdestari im,
    Jeta ime e akorduar me diapazon me jetën tënde
    për amshim!

    NJË MURGESHË KLASURE

    Torrkerry

  4. #374
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, ZOTI IM...

    Ti je i madh, o Zot,
    dhe shumë i denjë për t’u lëvduar;
    i madh është virtyti yt
    dhe dituria jote është e pallogaritshme.
    Dhe njeriu dëshiron të të lavdërojë,
    një grimcë e krijimit tënd
    që mban me vete fatin e tij të vdekshëm,
    që mban mbi vete provën e mëkatit të vet
    dhe provën që ti u bën ballë krenarëve.
    E megjithatë, njeriu,
    kjo grimcë e gjithësisë së krijuar nga ti,
    do të të lavdërojë.
    Ti vetë e nxit të kënaqet me lavdet e tua,
    sepse për vete na krijove
    dhe zemra jonë nuk gjen pushim
    deri sa të pushojë në ty.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  5. #375
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “ATI YNË” I IMI.

    O Atë, që ke kujdes për mua,
    dëgjoje lutjen time
    dhe më jep aftësi ta dëgjoj
    edhe përgjigjen tënde.
    Mësomë ta kryej vullnetin tënd
    në bashkim më miqtë e mi
    por edhe me ata që nuk i njoh
    dhe i takoj rastësisht në jetën time.
    Faleminderit që ma jep forcën
    që t’i plotësoj gjithnjë detyrat e mia.
    M’ i fal pa kushte fajët e mia,
    dhe më ndihmo që edhe unë t’i fal
    ata që më kanë shkaktuar vuajtje mua.
    Bëj që të mos bie në tundim që të veproj keq.
    Më ndihmo që të mos them
    apo të mos mendoj asgjë të keqe
    mbi ata që më rrethojnë.
    Ma jep gëzimin që ta njoh
    fuqinë tënde në botën mbarë,
    tani e për gjithmonë në shekuj. Amen.

    ELIANE

    Torrkerry

  6. #376
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    RUAJE, O ZOT…

    Ruaje, po të lutemi, o Zot,
    me dashuri të vazhdueshme
    këtë familje,
    dhe, pasi kjo mbështetet vetëm
    në shpresën e hirit tënd,
    ta gëzojë gjithherë
    ndihmën e mbrojtjes sate.

    NGA MESHARI ROMAK.

    Torrkerry

  7. #377
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ATI YNË.

    Ati ynë,
    Ati i të gjithë njerëzve,
    Ti që bën që të gjithë të jemi vëllezër,
    Hyji. dashuri, krijuesi,
    gjithmonë afër
    dhe njëkohësisht i papashëm,
    i amshueshëm i mistershëm!

    Bëj që të gjithë të të njohin Ty si person.
    Na ndihmo që të duam njëri-tjertrin
    dhe vazhdo të na udhëheqësh
    në ecjen tonë kah Ti.
    Na e jep sot bukën e mjaftueshme çdo ditë,
    atë forcë dhe ushqim që na nevojtet
    që të jetojmë denjësisht.

    Kur ne të ofendojmë Ty,
    kur ne largohemi prej Teje,
    na i fal mëkatet tona
    si i falim ne fajtorët tanë.
    Dhe, po të lutemi,
    na ndihmo
    që të mos largohemi
    prej rrugës që na çon tek Ti.
    Na ndihmo
    që të mos mëkatojmë më
    dhe na bëj të lirë dhe të fortë
    sa që na mjafton
    për të refuzuar të keqen.

    NJË I RI.

    Torrkerry

  8. #378
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ATI IM, MË UDHËHEQ MUA.

    Ati im,
    më udhëheq atje ku vullneti yt do që unë të shkoj.
    Më jep që të jetoj në dritën tënde
    dhe që ta ngroh zemrën time
    që ajo të jetë e përvëluar
    dhe t’i ngroh ata që i takoj.
    Qoftë i bekuar emri yt,
    për të gjithë hiret që m’i jep,
    edhe pse unë jam hiq.
    Qoftë i bekuar emri yt
    për të mirën që Ti më ke dhënë,
    për mëshirën që më tregove,
    duke më ngritur deri te zemra jote.
    Amen.

    NJË I PANJOHUR
    Torrkerry

  9. #379
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ATI YNË.
    Nëpërmjet Birit tënd, o Hyji im,
    ti më ke thënë që të lutem
    me këto fjalë të reja: “O Atë,…Ati im”.

    Kështu Ty nuk të pëlqen “I Amshueshëm”
    me të cilin unë flisja me frikë dhe tmerrë.
    Hyji i ushtrive, Hyji i hakmarrjes
    dhe Hyji i zemërimit
    u bë Hyji i dhëmbshurisë
    për të përgatitur kthimin tim.
    Ti, o Hyj, nuk je më “Ai që jam”,
    por ai “që është dashuria”.

    Pse atëherë duhet të bëlbëzoj fjalë të kota
    nga momenti që ti i njeh të gjitha nevojat e mia!
    Pse duhet të brengosem për të nesërmën,
    nga momenti që ti je me mua
    dhe do të rrish gjithmonë me mua!

    O Atë, Ati im! Sa i bukur është emri yt!
    Sa e madhe është mbretëria jote!
    Sa e ëmbël është vullnesa jote!
    Si do të mund të humb akoma kohën time
    duke të kërkuar diçka për mua,
    nga momenti unë e kam fytyrën tënde
    që ta kundroj gjithnjë dhe gjithkund,
    dhe fjalët e tua për t’i përsjas,
    për t’i kuptuar dita ditës sa më mirë!

    Tani nuk jam më unë që lutem:
    unë duhet të dëgjoj ty!
    Tani jam unë që duhet të mendoj për ty
    gjithçka ti mendon për mua.
    Kështu vjen për mua buka jote e përditshme
    dhe faljen tënde së bashku me ndihmën tënde.

    O Atë, Ati im! Ti je në mua,
    rreth meje dhe mbi mua.
    Ti je bariu i jetës time;
    kur të kam Ty, asgjë nuk më mungon më!
    Më mëso që të dëgjoj Ty
    kur ti këndon në zemrën time.
    Më mëso të them pandërprerë,
    O Atë: “Amen, Ashtu qoftë”.

    HILAIRE LEONARD-ETIENNE.

    Torrkerry

  10. #380
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ATI I AMSHUESHËM.

    O Atë i amshueshëm,
    o Bukuri e amshueshme,
    o Urti e amshueshme,
    o Mirësia e amshueshme,
    o Dashuri që marrëzisht na don,
    a ke ti nevojë për kratyrën tënde?

    Po, unë mendoj se po.
    sepse Ti vepron
    si nëse nuk do të ishte e mundur
    për Ty të jetosh pa atë.
    Edhe pse Ti je Jeta,
    Burimi i çdo jete,
    edhe pse pa Ty
    asgjë nuk mund të jetojë.

    Pse, pra, Ti e don kaq marrësisht kratyrën tënde?
    Pse, nga momenti që ajo largohet prej teje,
    je aq e kujdesëshëm për shpëtimin e saj?
    Pse e kërkon Ti atë?
    Sa më shumë ajo largohet,
    sa më shumë ti vrapon afër saj;
    A do të kishe pasur mundësi
    të jesh më afër asaj
    që kur erdhe në botë,
    me të njëjtin mish,
    që Ti ia kishte dhënë asaj?

    Shënjtja KATARINA E SIENËS.

    Torrkerry

Faqja 38 prej 94 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •