Close
Faqja 37 prej 94 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 935
  1. #361
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MAGNIFIKAT…

    Atëherë Maria tha:
    “Shpirti im e madhëron Zotin,
    shpirti im me hare i brohorit Hyjit,
    Shëlbuesit tim,
    sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtorën e vet të përvujtë
    që se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
    sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji I gjithpushtetshëm
    – I shenjti është emri I tij!
    Mëshira e tij brezni më brezni
    për ata që e nderojnë.
    E tregoi fuqinë e krahut të vet:
    i hodhi postë qëllimet e krenarëve,
    I rrëzoi princat prej fronëve të tyre e i lartësoi të përvujtët.
    Me të mirta i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
    e të pasurit i nisi duartthatë.
    I ndimoi Izraelit, shërbërtorit të vet,
    duke i sjellë në mend mëshirën
    - si ua pati premtuar etërve tanë –
    në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim”.

    LK 1, 46-55.

    Torrkerry

  2. #362
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ATI YNË .

    O Atë, ti që ke kujdesin për mua,
    dëgjoje lutjen time
    dhe më ndihmo që ta dëgjoj përgjigjën tënde.
    Më mëso të veproj sipas vullnetit tënd
    me miqtë e mi por edhe më ata që nuk i njoh
    e që unë i takoj rastësisht në rrugë.
    Faleminderit për forcën që më jep
    Që t’i plotësoj të gjitha nevojat e mia.
    M’i fal pa kushte të gjitha gabimet e mia
    e më ndihmo që t’i falësh bujarisht
    ata që bënë që të vuaj.
    Më liro nga tundimi të bëj keq.
    Më pengo që të them apo që të mendoj
    Diçka të keqe ndaj të afërmit tim
    Ma jep gëzimin e nevojshëm
    që ta njoh fuqinë tënde mbi botën mbarë
    tani e përghithmonë.


    ELIANA

    Torrkerry

  3. #363
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MAGNIFIKAT…

    Atëherë Maria tha:
    “Shpirti im e madhëron Zotin,
    shpirti im me hare i brohorit Hyjit,
    Shëlbuesit tim,
    sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtorën e vet të përvujtë
    që se, që tani të gjitha breznitë do të më quajnë të lumtur,
    sepse punë të mëdha bëri për mua Hyji I gjithpushtetshëm
    – I shenjti është emri i tij!
    Mëshira e tij brezni më brezni
    për ata që e nderojnë.
    E tregoi fuqinë e krahut të vet:
    i hodhi postë qëllimet e krenarëve,
    I rrëzoi princat prej fronëve të tyre e i lartësoi të përvujtët.
    Me të mira i mbushi ata që s’kishin ç’të hanë
    e të pasurit i nisi duar thatë.
    I ndimoi Izraelit, shërbërtorit të vet,
    duke i sjellë në mend mëshirën
    - si ua pati premtuar etërve tanë –
    në të mirën e Abrahamit e të pasardhësve të tij në amshim”.

    LK 1, 46-55.

    Torrkerry

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, HYJ I MËSHIRSHËM…..


    Ti, o Zot, Hyji i mëshirshëm e i dhimbshëm,
    i ngadalshëm në zemërim, plot dashuri e duresë,

    Shiko mbi mua e ki mëshirë për mua,
    jepi fuqi shërbëtorit tënd
    dhe shpëtojë birin e shërbëtores sate.

    Bëj për mua një shenjë mirësie,
    që të shohin urryesit e mi e të turpërohen
    se ti, o Zot, më ndihmon e më ngushëllon.

    Psalmi 86,15-17.

    Torrkerry

  5. #365
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LAVDI I ZOTIT.

    O Zot i madh i jetës,
    atdhenë na shpëto,
    o drit’ e së vërtetës
    e mbro nga cilido.

    Prej teje Shipërija
    pret drit’e lulëzim.
    Prej teje vujen lumrija,
    je shpresë, je gëzim.

    Flamurin Ti bekona,
    të shejtin Arbëror,
    fatbardhwsi dhurona,
    t’a shohim madhështor.

    Një shpirt të ri Shqiprisë,
    o Perëndi i fal,
    prej xgjedhës e robrisë
    përsërit e gjall.

    Ti je i kombit shpresa,
    Shqiptari me ty rron,
    Ti je për të mburresa,
    me ty gjithkush e dron.

    O Zot, të qofshim falë,
    ngjat dorën Ti mbi ne,
    për ty s’mjaftojnë fjalë
    mburrona Komp, Atdhe!

    KRISTO FLOQI

    Torrkerry

  6. #366
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPIRTIT.

    Të lus, o Lajmës qielluar!
    O frym e Zotit, Vetë Zot!
    Me hirin tënd të pashterusr
    që ka burim përjetësije,
    hirplot, o Shpirt, nër gaze Ti je.
    Dhe në mjerime je hirplot!

    Ti botës sonë i prure lajmin
    e një ëndërrimi të pafaj;
    për mallin tënd me të pastajmin
    Ti kuvendon që përmi botë,
    dhe me gëzim i bie lotë,
    i bie gaz në zi të saj.

    Kur del mi male ylli i dritës
    e shuhet nata prapa tij,
    Ti me vështrimin vetëtitës
    shkëlqen në fund të zemrës sime
    dhe i bën prej këngës së një grime
    një të përjetshme- harmoni.

    Kur pat humbur jetë e dherit,
    kur syri i lodhur m’u përgjum,
    në shkëndijim të kondilerit
    m’i shfaq ylberin e një rruaze...
    Fatlum, e Shpirt, ti je nër gaze,
    dhe nër mjerime je fatlum!


    Sot hapa sytë që menate
    e po këndoj si kurrëkush:
    Drejt lartësirës së pamatë
    ah, mëshiro, të ngjitë –i çmuar
    prej gjirit tim të përveluar
    fjalimi i mallit tim mjerush.

    LASGUSH PORADECI.

    Torrkerry

  7. #367
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, HYJ YNË!

    Bëj, po të lutemi,
    o Zot, Hyj ynë,
    të të adhurojmë ty
    me gjithë shpirt
    dhe t’i duam të gjithë njerëzit
    me dashurinë e Krishtit.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  8. #368
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PERËNDISË.

    Dikur kam gënjyer një vajzë,
    me vajzën jam tallur,
    o Perëndi i lashtë,
    nga unë, që ty s’të besoj,
    prano, të lutem, të falur!

    Kam fshehur dikur të vërtetën
    dhe fjalën s’kam mbajtur,
    o Perëndi e sfilitur me jetën
    nga unë, që ty s’të besoj,
    prano, të lutem, të falur!

    DRITERO AGOLLI

    Torrkerry

  9. #369
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPËTIMI VJEN PREJ ZOTIT!


    Sa shumë janë, o Zot, ata që më salvojnë!
    Sa shumë asi që po më çohen kundër!
    Shumë janë ata që thonë për mua:
    “As Hyji më nuk do ta shpëtojë!”

    Por Ti, o Zot, je mbrojtësi im,
    nderi im që lartë ma mban kryet!
    Zërin tim e lartësoj te Zoti
    Dhe më vështron prej malit të vet të shenjtë.

    Unë bie në shtrojë e fle
    e prape zgjohem sepse Zoti më ruan.
    Jo, nuk i druaj njerëzit edhe me mijëra në qofshin
    që përqark më rrethojnë porsi armiq.
    Ngrihu, o Zot, më shpëto, o Hyji im!

    Shpute ua pëlcet turinjve armiqve të mi,
    Dhëmbët ua thyen mëkatarëve!
    Shpëtimi vjen prej Zotit:
    bekimi yt mbi popullin tënd!

    PSALMI 3

    Torrkerry

  10. #370
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOTI KRISHTI IM.

    Pse
    Ziti Krishti im
    bëre dheun, bëre qiellim
    e i bëre mirë?

    Pse
    Zoti Krishti im
    bëre burrin, bëre gruajen
    e mua kriatur?

    I bëre Ti se na do mirë.

    Pse
    Zoti Krishti im
    bëre male, bëre lule
    e i bëre mirë?

    Pse
    Zoti Krishti im
    bëre fruta, marmellata
    e çukullata?

    I bëre Ti se na do mirë.


    Pse
    Zoti Krishti im
    bëre turq e bëre arbëreshë
    e ng’i bëre bashkë?

    Pse
    Zoti Krishti im
    bëre gjuhë e bëre grikë
    e jemi të ndarë?

    ZEF KAKOCA

    Torrkerry

Faqja 37 prej 94 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •