PËR TY, O ATË!
Për ty, o Atë, që më ke përkundur që prej lindjes time në këtë botë...
Për ty, o Atë, që më ke udhëhequr ndaj një nëne
që të më japë dashurinë që më nevojtet...
Për ty, o Atë, që m’i ke dhënë aq shumë gëzime...
Për ty, që më ke mbartur në krahët e tua
kur gjestet e dashurisë sate nuk i pava fare...
Për ty, o Atë, që i mbajte barrat e mia në ato momente të turbullta...
Për ty, o Atë, që për mua e hap gjithnjë rrugën e shpresës,
edhe pse pas një periudhe të errët...
Për ty, o Atë, që m’a ke dhuruar jetën...
Për ty, o Atë, për të cilin unë jetoj...
Për ty, o Atë...gjithçka jam dhe kam...
Abba! O Atë.
Unë të dua, o Atë.
RAPHAELLE
Torrkerry
Krijoni Kontakt