Close
Faqja 35 prej 94 FillimFillim ... 2533343536374585 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 341 deri 350 prej 936
  1. #341
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATË PËR KOHË.

    O Zot, ne të falënderojmë për kohën.
    Kur ti e lëshon shiun në tokë
    ne të falënderojmë.
    Kur ti bën të ndriçojë dielli
    ne të falënderojmë.
    Kur ti e vërsul stuhinë
    ne shpresojmë në ty.
    Kur ti e dërgon acarin
    ne kërkojmë ngrohtësi në dashurinë tënde.

    O Zot,
    Krijuesi i diellit, hënës dhe yjve,
    frymës, stuhisë dhe detit,
    ne e dimë se në qendër të të gjithave
    aty je ti – së bashku me ne.

    Falëminderit për kohë,
    o Zot.
    Amen.

    Nënë Tereze

    Torrkerry

  2. #342
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, UNË TË LAVDËROJ NJË MIJË HERË...


    O Zot, unë të lavdëroj një mijë herë,
    unë të falënderoj një mijë herë,
    unë të bekoj një mijë herë,
    sepse Ty të ka pëlqyer të më krijosh
    në shëmbëlltyrën dhe në përngjasimin tënd,
    të më zbukurosh dhe të më pasurosh
    me hirin tënd që më bën bir tënd të vërtetë,
    të më paijsësh me arsyen,
    dhe të më bësh të aftë për lumturinë e amshueshme.

    MADAME ACARIE

    Torrkerry

  3. #343
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O PASQYRË E PANJOLLË.

    O pasqyrë e panjollë,
    shkëlqim i lavdisë së amshuar,
    Fjala plotë dashuri,
    o Jezusi im i ëmbël,
    shëmbëllesë e Atit,
    imazh i mirësisë së Hyjit,
    ide e amshuar e të gjitha gjërave,
    në të cilën shkëlqejnë
    dhe duken të gjitha kreatyra,
    në të cilën shihen
    dhë kundrohen të gjithë njerëzit,
    a nuk i sheh Ti të gjitha vështirësitë e tyre?
    E atëherë pse nuk i ndihmon të gjithëve?
    O Ti, Zoti im,
    bujar dhuruesi i të gjithë të mirave,
    a ua jep me bollëk hiret e tua
    atyre që me nxitim i kërkojnë ato?
    Dashuria e pakufishme,
    na e jep veten neve,
    dhe ne do të kemi gjithçka”.

    MADAME ACARIE

    Torrkerry

  4. #344
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT HYJ IM.

    O Zot Hyj im,
    zjarrë flakë dashurie,
    më tërhiq tek Ti
    që të digjem
    në këtë zjarrë
    gjithmonë të ndezur të dashurisë sate,
    dhe bëj që prej kësaj flake
    të shkrihem krejtësisht...
    O fuqi, shumë admirueshme,
    urtia dhe mirësia e Zotit dhe Hyjit tim,
    bëj që sipas vullnetit tim
    prej çdo krijese të mund të nxjerr një shpirt,
    dhe prej çdo shpirt,
    në veçanti prej shpirtit tim,
    bëj që unë të mund
    të ndërtoj për Ty një mbretëri qiellore,
    në të cilën Ti mund të kesh gëzim dhe paqe,
    në vend të vuajtjeve të panumërta
    dhe të hidherimeve dhe dhembjeve
    që Ti i ke duruar për mua.
    Më hap, po të lutem,
    pasurit e mëdha
    e hyjnisë tënde shumë të adhurueshme,
    dhe, të lutëm, më merre në Ty,
    që të banoj në Ty.

    MADAME ACARIE

    Torrkerry

  5. #345
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT I DASHUR!

    O Zot i dashur,
    Ti që njeh gjithçka,
    Në Ty çdo njeri ndryshohet,
    Në Ty çdo krijesë gjen jetën,
    Ti që i njeh zemrat e të gjithëve
    dhe gatishmërinë e tyre ndaj Teje,[...]
    në duart Tua janë kohërat tona,
    epokat tona, ngjarjet tona,
    të mirat tona, shëndetin tonë!
    Ne nuk mund të bëjmë asgjë
    pa Ty që i njeh mirë tërë nevojat tona.
    Pra, unë po të lutem, ndihmoji të gjithë:
    ndihmoji ata që të luten.
    Për të gjithë, o Zot, unë po të lutem,
    më dëgjo, o Zot, bëj që të plotësohen
    dëshirat e mia: ndihmoji!

    MADAME ACARIE

    Torrkerry

  6. #346
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KAH PO E SHOH KËTË LULE.

    O Zot im Zot
    ka po e shoh këtë lule
    në të cilën vdekja dhe jeta
    shëtisin dorë për dore
    duke i kënduar oda ujit
    m'është e qartë
    se duhet jetuar
    dhe duhet parë këtë mrekulli.

    MIRKO GASHI

    Torrkerry

  7. #347
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PËRCILLI KUSHTET...

    Po të lutemi, o Zot,
    përcilli me dashuri qiellore
    kushtet e popullit tënd,
    që po të lutet:
    të kuptojë çka i lypet të bëjë
    dhe atë ta zbatojë me dashuri.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  8. #348
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, NUK KAM BËRË VETEN.

    O Zot, Hyj im, nuk kam bërë veten.
    Ti, o Zot, më ke krijuar.
    Atëherë, sepse ti më ke bërë,
    dua ta pres me duresë dorën e artistit
    që bën gjithçka në momentin e volitshëm.
    Për këtë, o Zot, më ndihmo.
    Dua të paraqes një zemër të butë,
    që të jem në dispozicionin tënd
    për ta marrë formën që më jep një artist i atillë.
    O Zot, që ta kujtoj gjithnjë
    Që u lava me Ujin tënd,
    e që në mungesë të kësaj uji,
    duke u tharë, unë nuk do të isha më i aftë
    për të pranuar shenjat e gishtërinjve tuaj.

    IRENEU NGA LYON


    Torrkerry

  9. #349
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Zot, Hyji im!


    O Zoti im Jezu Krisht, Hyj im,
    ti u tregove i butë ndaj mëkateve tona
    dhe na ke udhëhequr deri në këtë orë
    në të cilën ke vdekur në kryq jetëdhënës,
    duke ia hapur rrugën e Parajsës ,kriminelit të mirë.
    dhe duke e shkatërruar vdekjen tonë me vdekjen tënde.
    Ji i mëshirshëm me ne mëkatarë,
    të padenjë të jemi shërbëtorët e tu,
    sepse kemi mëkatuar dhe kemi bërë padrejtësi;
    nuk jemi më të denjë t’i drejtojmë sytë kah Ti
    dhe t’i shikojmë qiejt të lartë
    sepse e kemi braktisur rrugëm e drejtësisë tënde
    dhe i kemi ndjekur dëshirat e prujta të zemrës tonë.
    Por i lutemi mirësisë sate,
    me të cilën asgjë nuk është e ngjajshme:
    na fal, oZot, na shpëto sipas bujarisë të mëshirës sate
    dhe ma shpëto për shkak të Emrit tënd të shenjt:
    bëj që ditët tona të mos kalojnë në kotësi.
    Na liro nga duart e armikut,
    na i fal mëkatet tona,
    dhe pushtoje krenarinë e mishit tonë
    që ta zhveshim njeriun e vjetër
    e ta veshim njeriun e ri,
    që të jetojmë për ty, mbreti ynë dhe mbrojtësi ynë;
    e kështu, duke i kryer të gjitha urdhërimet e tua,
    do të arrimë në pushimin e amshueshëm,
    ku është banesa e të gjithë atyre që janë të lumtur.
    Je ti, pra, gëzimi ynë i vërtetë,
    dhe lumturia e të gjitë atyre
    që të duan ty, o Krisht Hyji ynë.
    Ty të lavdërojmë së bashku me Atin e amshuar
    dhe me Shpirtin Shenjt, të mirë dhe jetëdhënës,
    tani e përgjithmonë, në shekuj të shekujve. Amen.

    SHËN BAZILI I MADH.

    Torrkerry

  10. #350
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË TË ADHUROJ.

    O Hyj, unë të adhuroj
    me gjithë zemër.
    Tërë ditën time ta kushtoj Ty:
    është për Ty.
    Më ndihmo
    që të jem i urtë!
    Bekoje Babain, Nënën,
    dhe të gjitha ata që i dua.

    NJË FËMIJË.

    Torrkerry

Faqja 35 prej 94 FillimFillim ... 2533343536374585 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •