ZOTIT TË GJALLË, QË RRON PËRGJITHMONË.
O Zot, unë të lavdëroj,
Sepse ti më vjen në ndihmë kur ndalem,
Më kërkon kur ndjehen i humbur,
më çon në këmbë kur jam rrëzuar.
Unë të lavdëroj sepse je Hyji i gjallë
Gjithnjë në kërkim të njeriut:
Jo një hyj që mënjanohet,
por një Hyj që gjithmonë afrohet,
që gjithmonë është duke ardhur,
Hyji i vërtetë, i gjallë, Zoti i jetës.
Unë të lavdëroj sepse je i durueshëm
Dhe nuk zemërohesh kurrë,
edhe kur ne, të zhgënjyer, dorëzohemi.
Ti rifillon gjithmonë, pa u lodhur,
Marrëdhëniet e tua me ne,
Duke e kthyer ndaj nesh fytyrën tënde,
Që ta gjejmë përsëri ngrohtësinë
E shoqërisë dhe dashurisë tënde,
O Hyj i gjallë, pa lodhje na kërkon.
ANDRE DUMAS.
Torrkerry
Krijoni Kontakt