Close
Faqja 32 prej 94 FillimFillim ... 2230313233344282 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 311 deri 320 prej 936
  1. #311
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PAQIA E VËRTETË.

    Na jep, o Zot, paqen e vërtetë,
    që është një dhuratë që zbret nga lartë,
    dhe na liro nga paqia e rreme,
    që është një produkt i egoizmit tonë.
    Na jep atë paqe që na bashkon si miq,
    dhe na liro nga paqia e vetmisë
    dhe e mospranimit të të tjerëve.
    Na jep atë paqe që thellohet në vuajtje,
    dhe na liro nga paqia që pushtohet nga vështirësitë.
    Na jep paqen që e duron falimentimin,
    dhe na liro nga paqia që dehet nga sukseset.
    Na jep atë paqe që bën të rritet shpresa,
    dhe na liro nga paqia
    që ushqehet me përbuzje për të tjerët.
    Na jep paqen e të përvuajturve,
    dhe na liro nga paqia e prepotenteve.

    AUBERT COLLARD.

    Torrkerry

  2. #312
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ATË I QIELLIT.

    O Atë i qiellit,
    që na dhe një shëmbëllesë të jetës
    në familjen e Nazaretit.
    Na ndihmo, o Atë i dashurisë, ta bëjmë familjen tonë një Nazaret të dytë,
    ku mbretërojnë dashuria, paqja dhe gëzimi.
    Bëj të kem një familje të lutjes,
    të dhënë pas euharistisë
    dhe jetës gjallëruese.
    Na ndihmo të jemi së bashku në gëzime,
    së bashku në dhimbje,
    së bashku në hiret e lutjes familjare.
    Na mëso të shohim në anëtarët e familjes sonë
    Krishtin, atë të vuajturin.
    Na ndihmo që të kthehet në zemra tona
    përvujtëria si e zemrës së Jezusit.
    Na ndihmo t’i kryejmë detyrat tona familjare.
    Na ndihmo, Atë i dashurisë,
    ta kryejmë çdo gjë me buzëqeshje.
    O zemrës e dëlirë e Marisë, shkaku i gëzimit tonë,
    lutu për ne.
    Shën Jozefi, lutu për ne.
    Shenjtërit Engjëjt e Rojës,
    jini gjithnjë me ne,
    duke na mbrojtur e dalur zot.
    Amen.

    NËNA TEREZE

    Torrkerry

  3. #313
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SI DO TË DOJA QË TI TË VISH.
    Une do të doja të vish më vonë,
    që të kem akoma kohë për ta shpallur lajmin tënd,
    që t’ia sjell dashurinë tënde të tjerëve.
    Une do të doja të vish më vonë
    që ta njoh menjëherë, në burim të saj,
    ngrohtësin e dashurisë tënde.

    Une do të doja të vish më vonë
    që të mund të ndërtoj në pritje,
    një mbretëri solidariteti dhe kujdesie ndaj të varfërve.
    Une do të doja të vish më vonë ,
    që të jem menjëherë në bashkim
    të plotë dhe përfundimtar me Ty.

    Une do të doja të vish më vonë ,
    që të kem kohë për të pastruar
    në lutje, me vepra pendestare
    dhe në jetën e krishterë,
    ekzistimin tim të mjerë...
    Une do të doja të vish më vonë
    që të pranohen prej teje, mëkatarët siç jam,
    në mëshirën tënde të pakufishme.

    Une do të doja të vish më vonë ,
    sepse është e bukur të jetojmë
    duke ditur që Ti vetë na beson një detyrë,
    që ti vetë na thërret t’i marrim përgjegjesitë tona.
    Une do të doja të vish më vonë,
    që të jem në gëzim të plotë.

    O Zot, nuk e di çka dua,
    por për një gjë jam i sigurt:
    për mua gjëja më e mirë është
    që ta kryej vullnetin tënd.
    Më ndihmo që të jem gati ta kryej gjithmonë,
    në çdo kohë dhe situatë
    vullnetin tënd, sepse në të, o Zot,
    tregohet dashuria jote për ne
    tani e në momentin e vdekjes tonë. Amen.

    Torrkerry

  4. #314
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI PO VJEN GJATË NATËS.

    Ti po vjen gjatë natës,
    por në zemrën tonë gjithmonë është natë:
    pra hajde gjithmonë, o Zot.

    Ti vjen në heshtje,
    ne nuk dimë më të bashkëbisedojmë:
    e pra hajde gjithmonë, o Zot.

    Ti vjen vetëm.
    por çdonjëri prej nesh është gjithmonë më i vetëm:
    e pra, hajde gjithmonë, o Zot.

    Hajde, Biri i Paqes,
    ne nuk dimë më çfarë është paqja:
    e pra, hajde gjithmonë, o Zot.

    Hajde e na liro.
    Në jemi gjithmonë e më shumë skllevër.
    E pra hajde gjithmonë, o Zot.

    Hajde e na ngushëllo.

    Ne jemi gjithmone më shumë në trishtim:
    e pra hajde gjithmonë , o Zot.

    Hajde e na kërko.
    Ne jemi gjithmonë e më shumë të humbur:
    e pra, hajde gjithmonë, o Zot.

    Hajde ti që na do:
    askush nuk rron në bashkim me vëllaun e vet,
    nëse përpara nuk rron në bashkim me Ty, o Zot.

    Ne jemi gjithë larg prej teje, të hutuar,
    nuk dimë çfarë jemi dhe duam.
    Hajde, o Zot, hajde gjithmonë në ne, o Zot.

    Torrkerry

  5. #315
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI ME SHENJË...
    O Hyj, ti me shenjë e mrekullueshme të Virgjërës që lind,
    ia zbulove botës shkëlqimin e lavdisë sate;
    na ndihmo ta kremtojmë me fe të gjallë misterin e kishërimit
    e gjithmonë të marrim pjesë në të me përkushtim të sinqertë.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  6. #316
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    JEZUSI FËMIJË.
    Fshji. o Jezus fëmijë, lotët e foshnjave
    përkedhele të sëmurin dhe të moshuarin!
    Shtyji njerëzit t’ i dorëzojnë armët
    e të shtrengohen me njëri-tjetrin
    në një përqafim të përgjithshëm paqeje!
    Ftoji popujt, o Jezus i mëshirshëm,
    që t’i shkatërrojnë muret e krijuara
    nga varfëria dhe papunësia,
    nga injoranca dhe indiferenca,
    nga diskriminimi dhe intoleranca.
    Je Ti, o Fëmijë hyjnor nga Betlehemi,
    që na shpëton duke na liruar nga mëkati.
    Je Ti shpëtimtari i vërtetë dhe i vetëm
    që njerëzimi shpesh herë kërkon me të prekur.
    Zoti i Paqes, dhuratë e paqes për njerëzimin mbarë,
    eja dhe jeto në zemrën e çdo njeriu,
    dhe në çdo familje.
    Je Ti paqia jonë dhe gëzimi ynë! Amen.

    DAVIDE MARIA TUROLDO

    Torrkerry

  7. #317
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Hyj,
    kur njeriu ra në skllavërinë e vdekjes,
    Ti e shpërbleve me ardhjen e Birit tënd:
    bëj, po të lutemi,
    pasi besojmë të bindur në mishërimin e tij
    dhe pasi e dëshmojmë mishërimin e tij,
    të kemi pjesë në jetën e tij të pavdekshme. Amen.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  8. #318
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E KRISHTLINDJES
    O Hyj,
    që mrekullisht na krijove në përgjasimin tënd,
    dhe më mrekullisht na ripërtërive dhe na shpërbleve,
    bëj që të marrim pjesë në jetën hyjnore të Birit tënd,
    i cili sot e mori natyrën tonë njerëzore.
    Ai që është Hyj dhe jeton e mbretëron me Ty
    në bashkim me Shpirtin Shenjt
    për të gjithë shekuj të shekujve. Amen.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  9. #319
    memalioti
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Postime
    11
    [QUOTE=torrkerry;1988765]Eshtë një temë e kushtuar lutjes.
    Do të gjeni lutjet më të bukura që tradita e krishterë ia ka kushstuar Hyjit,
    Atit të Gjithëpushtetshëm, krijuesit të qiellit e të tokës
    Të gjithë mund të shkruajmë këtu lutjet që devotshmëria e të krishterëve ia ka kushtuar njëshmërisë së Zotit.

    Filloj me këto tre lutje.

    LAVDE TE HYJIT TË TEJETLARTË

    ATI YNE
    Ati ynë që je në qiell,
    u shenjtëroftë emri yt,
    ardhtë mbretëria jotë,
    u bëftë vullnesa jote,
    si në qiell ashtu në tokë.
    Bukën tonë të përditshme
    na e jep sot.
    Na i fal fajet tona,
    si i falim ne fajtorët tanë.
    E mos na ler të biem në tundim.
    Por na liro nga i keqi.
    JEZUSI


    PARA PUNE
    Veprimeve tona, po të lutemi, o Zot, na e del para me frymën tënde
    dhe na i përcjell duke na ndihmuar, që çdo uratë apo veprim ynë,
    prej teje të zëjë fill, e nëpër ty i filluar, të marrë fund. Amen.
    Nga MESHARI ROMAK.


    KANTIKU I VELLA DIELLIT.

    I tejetlartë, i gjithëpushtetshëm,, Zot i mirë,
    të tua janë lavdet, nderi, lavdia e çdo bekim.

    Vetëm Ty, i Tejetlartë, të kanë hije,
    dhe asnjeri nuk është i denjë të të përmendë.

    Qofsh lëvduar, Zoti im, me të gjitha krijesat e Tua,
    veçanërisht për Zotin tim vëlla Diellin,
    i cili është i shndritshëm, nëpërmjet tij ti na ndriçon.

    Ai është i bukur dhe rrezëllues, me shkelqim të madh;
    shëmbëllimi yt është, o i Tejetlartë.

    Qofsh lëvduar, Zoti im, për motrën Hënë dhe Yjet:
    në qiell i ke krijuar të qarta dhe të çmueshme dhe të bukura.

    Qofsh lëvduar, Zoti im, për motrën Erë
    dhe për motin e vrenjtur dhe të kthjellët e për çdo stinë,
    nëpërmjet të cilës përkrah krijesat e tua.

    Qofsh lëvduar, Zoti im, për vëlla Ujin,
    i cili është fort dobishëm e i përvuajtur dhe i çmueshëm e i dëlirë.

    Qofsh lëvduar, Zoti im, për vella Zjarrin,
    nëpërmjet të cilit ndriçon për ne natën:
    ai është i bukur dhe i hareshëm, i fortë dhe i fuqishëm.

    Qofsh lëvduar, Zoti im, për motrën tonë Tokën nënë,
    e cila na ushqen e na mban,
    dhe prodhon çdo lloj fryti me lule dhe barëra shumëngjyrëshe.

    Qofsh lëvduar Zoti im,
    për ata që falin për dashurinë tënde,
    dhe durojnë sëmundje dhe mundime.

    Lum ata që do të durojnë në paqe,
    sepse prej Teje, o i Tejetlartë, do të kurorëzohen.

    Qofsh lëvduar, Zoti im,
    për motrën tonë Vdekje trupore,
    nga e cila askush nga të gjallët nuk mund të shpëtojë:

    vaj për ata që do të vdesin në mëkat mortar;
    lum ata që ajo do t’ i gjejë në vullnetin tend tejet të shenjtë,
    sepse vkekja e përjetshme nuk do ta cenojë.

    Lavdërojeni dhe bekojeni Zotin tim e falënderojeni
    dhe shërbejini me përvujtëri të thellë.

    AMIN.

  10. #320
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LAVDI TY, O ATË!

    Lavdi Ty, o Atë,
    që e shpall gjithëpushtetsinë tënde
    në një fëmijë të vogël,
    dhe i fton të përvuajturit dhe të varfërit
    që t’i shohin e t’i dëgjojnë gjëra e mrekullueshme
    që ti i kryen në heshtjen e natës,
    larg nga zhurmat e mendjemëdhenjëve
    dhe nga vepra e tyre.

    Lavdi Ty, o Atë,
    që për t’i ushqyer me manën e vërtetë
    të uriturit, e ke vënë Birin tënd, të parëlindurin,
    si bar në një grazhd, dhe e jep
    si një ushqim për jetën e pasosur:
    Sakrament të shëlbimit dhe të paqes. Amen

    ATË ANTONIO RUNGI

    Torrkerry

Faqja 32 prej 94 FillimFillim ... 2230313233344282 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •