Close
Faqja 28 prej 94 FillimFillim ... 1826272829303878 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 935
  1. #271
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI IM!

    O Hyji im,
    Nëse unë të dua,
    asgjë nuk më peshon.
    Nëse unë të kam Ty,
    asgjë nuk më mungon.
    Nëse Ti je më mua,
    nuk ka për mua vetmi.
    Nëse nuk ndahem prej teje,
    nuk ka për mua mërgim.
    Nëse Ti nuk më largon nga fytyra jote,
    unë nuk do të jem kurrë pa shpresë.
    Nëse Ti nuk e tërhiq Shpirtin tënd prej meje,
    unë nuk do të jem kurrë padashuri.
    Nëse Ti do ta përkulesh mbi mua fytyrën tënde,
    unë nuk do ta njohë fare ankthin.
    Nëse do të më ushqesh më mishin tënd,
    unë nuk do ta njoh fare vdekjen.
    Nëse do të të zbulosh përpara meje,
    unë do të zgjohem në dritë.
    Nëse dora jote e prek shpirtin tim,
    do të ngazëllehem në gëzim të përjetshëm.
    Madeine Danielou
    Torrkerry

  2. #272
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOT, PRITI LUTJET TONA…

    Zot, priti lutjet tona
    prej shpirtit që t’i çohim;
    pranë engjellin dërgona
    që rrugën drejt ta shohim.
    Se jotja është fuqija
    nderimi edhe lavdija;
    dhe, Ty të lutemi Mbret:
    të fortë plot pushtet.

    Dhurona mirësitë
    prej qiellit, prej së larti,
    ndritna o Zot me dritë
    si ti di o mendjelarti.
    Bekimin Tënt të shenjtë
    dhuratën më të shtrenjtë,
    të plotë nepnae sot
    çdo ditë’edhe çdo mot.

    O shtylla e jetës sonë
    ndaj Tynë syt’ i shtiem;
    na ruaj gjithëmonë
    me gjugnjë Ty të biem;
    fuqi më tepër s’kemi
    të mitur, foshnja jemi;
    dhe zemra kaq’ na di
    po, falna o Përendi!

    ALEKSANDËR SOTIR DRENOVA – ASDRENI

    Torrkerry

  3. #273
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    AKT DHURIMI ZOTIT TË MËSHIRSHËM.

    O Zot, ja që janë tashmë 65 vjet
    që ti ma ke dhënë si dhuratë të paçmueshme këtë jetë.
    Dhe pas lindjes time, askurrë nuk ke ndërprerë
    të më plotësosh me hiret e tua në dashurinë tënde të pakufishme.
    Gjatë këtyrë viteve u përzien gëzimet e mëdha,
    Sprovë, suksese, falimentime, probleme shëndetësore, pikëllime,
    si ndodh edhe për çdo njeri.
    Me hirin tënde dhe me ndihmën tënde,
    unë kam pasur mundësi t’i kapërcej
    këto pengesa për të përparuar ndaj Teje.
    Sot unë ndjehem i pasur me eksperiencat e mia
    dhe me ngushëllime për faktin që kam qenë i dashuruar prej teje.
    Shpirti im të falënderon me këngë hareje.
    Por unë i takoj çdo ditë njerëz të moshuar
    që ti i sprovon në një mënyrë shumë të ashpër:
    ata janë paralizuar, hendikepuar, pa forcë
    dhe shpesh herë nuk kanë më forcën për të lutur Ty.
    Tjerët kanë humbur përdorimin e aftësive mendore të tyre
    dhe nuk mund më të të takojnë Ty
    nëpërmjet botës të tyre jo reale.
    Unë i shikoj këta veta duke më thënë:
    “E nëse kjo do të më ndodhë mua?
    E nëse unë do të isha kështu?”.
    Atëherë, o Zot, ndërsa unë i zotëroj
    të gjitha aftësitë e mia lëvizëse dhe mendore,
    pëpara që do të më ndodh një fatkeqësi të tillë,
    unë të ofroj pranimin e vullnetit tënd të shenjtë,
    dhe qysh prej tashit unë dua që,
    nëse do të më ndodh njëra apo tjetra e këtyre sprovave,
    ajo mund të shërbëjë për më të madhe lavdinë tënde
    dhe për shpërblimin e shpirtrave.
    Qysh prej tashit, unë të kërkoj edhe
    që t’i ndihmosh ata që do të kenë si detyrë
    të më ndihmojnë në sëmundjen time.
    Nëse një ditë sëmundja do ta ketë
    të mposhtur trupin tim
    duke e anuluar të menduarin tim,
    qysh prej tashit, përulja ime është përpara teje
    e do të vazhdojë në një adhurim të heshtur.
    Nëse një ditë një gjendje pavetëdishmërie të vazhdueshme
    do të më përplasë, unë dua që çdo çast i jetës time
    të jetë vetëm një akt adhurimi dhe falënderimi
    e që edhe frymëmarrja ime e fundit
    të jetë një shenjë dashurie ndaj teje.
    Shpirti im, i udhëhequr në këtë çast nga dora amërore e Marisë,
    do të paraqitet përpara teje për të kënduar lavdërimet e tua për amshim.
    PAPA GJON PALI I DYTË
    Torrkerry

  4. #274
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TË GJITHA KOMBET.....
    Të mëdha dhe të madhërueshme
    janë veprat e tua, o Zot,
    Hyj, o i Gjithpushtetshëm!
    Të drejta dhe të vërteta
    janë udhët e tua,
    o Mbreti i popujve!
    Kush të mos të druajë Ty, o Zot,
    dhe kush të mos e lavdërojë Ëmrin tënd?
    Ti i vetmi je i shenjti!
    Të gjitha kombët do të vijnë
    dhe do të adhurojnë para teje,
    sepse gjyqet e tua u dëftuan të drejta.
    (Zb 15, 3-5).
    Torrkerry

  5. #275
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJET E MËNGJESIT.
    Të zgjuar nga gjumi,
    biem përmbys para Teje,
    o Zot i mirë dhe i mëshirshëm
    dhe Ty të këndojmë himnin e Engjëjve,
    o Hyj i gjithpushtetshëm:
    Shenjtë, shenjtë,shenjtë je Ti, o Hyji im.
    Për ndërmjetësinë e Nënës tënde, ki mëshirë për mua.
    LAVDI Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë,
    Si ka qenë në fillim,ashtu tash,
    e për gjithmonë e jetës. Amen.

    O Zot, Ti që më ke zgjuar nga gjumi,
    ndriçoje mendjen time
    dhe hapi buzët e mia dhe zemtën time
    që të mund të këndoj Ty,
    Trini e Shenjtë, Shenjtë, shenjtë shenjtë je Ti, o Hyji im.
    Për ndërmjetësinë e Nënës tënde, ki mëshirë për mua.
    O Zot, ki mëshirë për mua, mëkatarë (12 herë)

    I zgjuar nga gjumi, unë të falënderoj,
    o Trini e Shenjtë,
    që në mirësinë tënde të pamasë dhe e durueshme,
    nuk u zemërua me mua, i plogët dhe mëkatar,
    dhe nuk më ke denuar për mëkatet e mia ,
    por si gjithmonë ke pasur mëshirë për mua,
    duke më shkundur nga pandjeshmëria ime
    që qysh prej fillimit të ditës,
    të jem gati ta adhuroj gjithpushtetsinë tënde e lavdishme.
    E tani, ndriçoj sytë e mendjes time
    që ta dëgjoj e ta persiatë fjalën tënde,
    t’i kuptoj urdhërimet e tua
    dhe ta kryej vullnetin tënd
    dhe hape gojen time
    që të lavderoj ty me gjithë zemër
    dhe t’i këndoj emrit tënd të shenjtë,
    Atit e Birit e Shpirtit Shenjtë,
    tani e përgjithmonë
    e për të gjithë shekuj të shekujve. Amen.

    NJË LUTJE E KISHËS ORTODOKSE
    Torrkerry.

  6. #276
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT JEZU
    O Zot Jezu,
    Unë besoj në ty. Ti je Biri i Hyjit
    Dhe shpëtimtari i botës.
    Të falënderoj për ardhjen tënde në botë,
    sepse me vdekjen tënde shërblimtare në kryq
    Ma ke dhënë mundësi që ta kem jetën e përjetshme.
    Te lutem, m’i fal të gjitha mëkatet e mia.
    Unë do të ndjek ty për terë jetën time.
    Të lutem, më mbush plot e përplot me Shpirtin tënd
    dhe më udhëhiq në rrugën time.
    Këtë e dëshiroj me gjithë shpirt e zemër time.
    Amen.

    Anonim

    Torrkerry

  7. #277
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË BESOJ NË TY, BIRIT TË HYJIT.
    O Zot Jezu,
    Unë besoj në Ty, që je Biri i Hyjit.
    Të falënderoj për vdekjen tënde në kryq
    për shërblimin e mëkateve të mia.
    Të lutem që t’i falësh të gjitha mëkatët e mia
    dhe që të më japesh si dhuratë jetën e pasosur.
    Të pyes, me jetë e me zemër,
    që të jesh Zoti im dhe shpëtimtari im.
    Jam gati të shërbej për gjithmonë.

    ANONIM

    Torrkerry

  8. #278
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    THIRRJE ZOTIT TË MIRË.

    Po të thërrës Ty, Zoti im,
    shpirtbutësia ime më e madhe,
    që më ke bërë të jetoj
    dhe nuk e ke harruar atë
    që të ka harruar Ty.
    Po të thërres brenda këtij shpirti
    që e ke zgjuar me dëshirën
    për ta përgatitur për të të pasur Ty aty brenda.
    Mos e braktis tani që thërret,
    Ti që e ke përgatitur këtë thirrje,
    sepse me një zë të harmonishëm,
    në një thirrje gjithnjë në rritje,
    më ke ndjekur këmba-këmbës,
    me qëllim që të dëgjoja nga larg
    dhe të të drejtoesha Ty,
    që më thërrisje e të të lutesha.

    Ti, o Zoti im,
    i ke fshirë të gjitha fajet e mia,
    për të mos paguar veprën
    që kam krijuar me këto duar,
    ke fshirë tradhtinë time ndaj qenies tënde
    dhe ke përgatitur të gjitha meritat e mia
    për të paguar veprën e duarve të tua,
    të cilat më kanë bërë të jetoj.
    Përpara se unë të jetoja, ishe Ti
    dhe unë nuk isha para se Ti
    të miratoje që unë të jetoja.
    Unë jam në sajë të mirësisë tënde
    që paraprin gjithçka që më ke bërë të jem,
    si dhe atë nga e cila ke nxjerrë këtë qenie.

    Ti nuk kishe nevojë për mua,
    as unë nuk jam një e mirë e tillë,
    që Ti të përfitosh nga unë,
    Ti që je Perëndia ime, dhe Zoti im,
    jo sepse shërbimi im të shpëton nga lodhja e punës,
    ose sepse mjeshtëria jote
    nuk mund të bëjë dot pa nderimet e mia,
    as që unë të të lëvroja pothuajse sikur Ti të ishe toka
    e të ngeleshe i palëvruar pa adhurimin tim.
    Unë duhet të të shërbëj e të të lëvroj Ty
    për të qenë unë mirë,
    sepse nga Ti më vjen e gjithë mirëqenia,
    me të cilën jam i lumtur unë.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  9. #279
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGJATJETIMI I NXANËSVE.

    I qofshim falë Zotit
    për ditën që na pruri
    me nder edhe lavdim,
    kjo dita e motmotit
    kurorë sot na thuri
    me lule plot shkëlqim.

    Gëzim të paanë ndjejmë
    ndë zemër një dëshirë
    për sa fituam ne,
    as mundin t’ia çpërblejmë
    ë Lartit Atit mirë
    ndë t’errët që s’na le!

    Atij pra ashurime
    t’i sjellim ne përditë
    si njëj mëshirë plot,
    me falje edhe bekime
    për gjithë mirësitë
    që na i fal si Zot.

    Si nxanëse të urta
    ne rrokim sot mësimin
    që mendje e ndriton,
    nuk jemi zemërgurta
    por duam përparimin
    që shpirtin lartëson.

    ALEKSANDËR SOTIR DRENOVA – ASDRENI.

    Torrkerry

  10. #280
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PA TY, NUK DO TË ISHA ASGJË.

    Nëse nuk do të isha i yti, o Krishti im,
    do të isha i humbur .
    Kam lindur dhe u zhduka,
    haj bukë, flej gjumë, pushoj, dhe ecë,
    sëmurem, shërohem, më kaplojnë
    dëshira dhe shqetësime të panumërta.
    Kënaqem me diellin e me gjithçka toka prodhon;
    pastaj vdes dhe mishi ndërrohet në pluhur,
    si i ndodh të gjitha kafshëve të pafajshme.
    Por unë, çfarë kam më shumë se ato?
    Asgjë përveç Ty, o Zoti im.
    Nëse nuk do të isha i Yti,o Krishti im,
    do të isha një njeri që ka marrë fund..

    SHËN GREGORI I NACIANCIT.
    Torrkerry

Faqja 28 prej 94 FillimFillim ... 1826272829303878 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •