.. TË MARRIM PJESË NË VEPRËN TËNDE SHËLBIMI
Nxiti, po të lutemi, o Zot,
vullnesat e besimtarëve të tu,
që të marrim pjesë në veprën tënde shëlbimi
dhe kështu të fitojmë
fryte të shumta të mirësisë satë.
NGA MESHARI ROMAK
Torrkerry
.. TË MARRIM PJESË NË VEPRËN TËNDE SHËLBIMI
Nxiti, po të lutemi, o Zot,
vullnesat e besimtarëve të tu,
që të marrim pjesë në veprën tënde shëlbimi
dhe kështu të fitojmë
fryte të shumta të mirësisë satë.
NGA MESHARI ROMAK
Torrkerry
NJË GJË TË VETËM...
Një gjë të vetëm
po e kërkoj prej tejë, o Zot,
vetëm atë unë t’ia kërkoj ty:
bëj që të jetoj
në shtëpinë tënde
të gjitha ditët e jetës sime.
Në të, o Zot,
do t’i shijoj të mirat e tua
në tokën e të gjallëve.
Për mua, o Zot,
ti je rruga, e vërteta dhe jeta.
Jeta e amshuar e pambarim,
pra, o Zot, edhe vdekja e këtij trupi tim
mund të jetë vetëm fitesë,
në tokën e të gjallëve,
me Ty gjithmonë i gjallë.
Khs Ps 26,4.13; Fil. 1,21.
Torrkerry
LUTJA E FALENDERIMIT PËR SHËRBIM.
Të falemnderit, Jezus,
që na zgjodhe të jemi Misionaret Tua të Dashurisë!
Të falemnderit, Jezu,
që na ushqen me Korpin e Gjiakun tënd!
Të falemnderit, Jezu,
për privilegjin që t’mund t’u shërbëjmë të varfërve!
Për të gjitha,
në veçanti që jë Jesus për të gjithë ne
dhe që na do sikur Ati të do Ty!”
NËNË TEREZE
Torrkerry
MË JEP FORCË DHE FUQI
O Zot, për mirësinë tënde të pakufishme
dhe për bujarinë tënde të pamasë
ma ke dhënë mua, shërbëtorit tënd,
që ta kaloj këtë natë pa rreziqe,
të mbrojtur nga çdo e keqe vdekjeprurëse.
Edhe Ti, o Zot, Mbret i të gjitha gjërave
që ti vetë i ke krijuar,
më bëj të denjë të dritës sate
dhe të vërtetës sate.
Më jep forcë dhe fuqi
që ta kryej vullnetin tënd
më një zemër të ndriçuar prej teje,
tani e për gjithmonë e jetës,
për të gjithë shekujt e shekujve. Amen.
SHËN MAKARIU I MADH.
Torrkerry
nuk e di kush e ka shruar por me ka ardhur ne email adrese dhe eshte shperndare gjithandej
Gjithmone do te t'bekoje Zoti.
Gjerat e mira ndodhin atehere kur i pret me se paku.
I dashur Zot, une te falenderoj per kete dite.
TE falenderoj se jam ne gjendje te degjoj dhe shoh kete mengjes.
Une jam i bekuar sepse ti je nje Zot qe fal dhe kupton.
Ti ke bere aq shume per mua, dhe ti vazhdon te me bekosh.
ME fal per gjithcka qe kam bere, kam thene qe nuk ka qene e mire per ty.
Une kerkoj faljen tende.
TE lutem me ruaj nga cdo rrezik dhe lendim.
ME ndihmo te nis kete dite me qendrime te reja dhe plot falenderim.
ME lejo te nxjerr me te miren nga secila dite,keshtuqe mund te qartesoj mendjen dhe mund te degjoj nga ti.
TE lutem me zgjero mendjen qe une te mund te jem ne gjendje te pranoj gjithcka dhe te mos ankohem e renkoj per gjera te cilat s'mund t'I kontrolloj dhe pergjigja me e mire eshte kur une jam I shtyer pertej kufinjve te mij.
Une e di se kur mund te lutem, ti degjon zemren time.
Vazhdo te me besh te degjoj vullnetin tend.
Vazhdo te me bekosh mua qe une te mund te jem si bekim i te tjereve.
ME mbaj te forte qe une te mund te ndihmoj te dobetit...
ME mbaj larte qe une te kem fjale inkurajuese per te tjeret.
Une lutem per ata qe kane humbur dhe s'mund te gjejne rrugen.
Lutem per ata qe keqkuptohen dhe keqgjykohen.
Une lutem per ata qe nuk te njohin Ty.
Lutem per ata qe do e fshijne kete mesazh duke mos e ndare me te tjeret.
Lutem per ata qe nuk besojne.
Por une te falenderohem ty se une besoj.
Une besoj se Zoti ndryshon gjerat dhe njerezit.
Une lutem per te gjithe vellezerit dhe motrat.
Per secilin nga anetaret e familjeve te tyre.
Une lutem per paqe, dashuri dhe gezim ne shtepite e tyre dhe qe cdo deshire e tyre te plotesohet.
Une lutem qe cdo sy qe lexon kete mesazh e di se nuk ka asnje problem, gjendje qe eshte me e madhe se Zoti.
Çdo beteje eshte ne duart tuaja te luftosh.
Une lutem qe keto fjale te pranohen ne zemrat e atyre qe lexojne kete.
Nese ke bere kete lutje, shtoje nje numer ne katrorin e forward keshtuqe njerezit do e shohin sa njerez jane lutur, Zoti I bekofte.
Vetem perserit kete fraze dhe shih se si vepron Zoti.
"Zot, une te dua dhe kam nevoje per ty, eja ne zemren time te lutem."
Dergojeni kete mesazh te tjereve dhe kerkoni nga Perendia qe te ju bekoj juve
Mos injoro bekimet e Zotit dhe Zoti do te bekoje. kerko vazhdimisht bekimet e zotit mbi ty
Dije se ti je bekuar nga personi qe te ka derguar kete…...
Ndryshuar për herë të fundit nga xemanuel : 21-11-2008 më 17:55
LUTJA E TË HUMBURVET
O Zot, i madh i jetës Ati ynë,
që përmban gjithësinë pa mbarim,
përpara Teje vijmë sepse Tynë
të kemi shtyllë, shpresë në gjallim.
Me krye të përulur kurdoherë
Ty, lutje po të sjellim dhe sot, por...
Jemi edhe të verbër, të pandjerë
për t’u njohur më mirë, o At qiellor!
Ty ne të kemi ndihmë nat’e ditë
dhe mirësinë Tënde, mal që e ke,
dërgojena, ndërtona me një dritë
sepse i plotfuqishmë veç Ti jë!
Mëkatet, Atë, falnai, kij mëshirë
se ne pa vetëdije jemi sot;
e ndjen zemra edhe shpirti shumëmirë
po s’kemi zë as gojë, s’flasim dot!
Ti pra, o shpres’e naltë, hape dorën
dhe bekim na dërgo si fuqimadh,
me ngushëllim na mbush zemrën të gjorën;
na mblidh gjith nd’atë kopsh, gjith n’atë vath.
ALEKSANDËR SOTIR DRENOVA – ASDRENI
Torrkerry
xamanuel, faleminderit shume!
Vetem perserit kete fraze dhe shih se si vepron Zoti.
"Zot, une te dua dhe kam nevoje per ty, eja ne zemren time te lutem."
Shume bukur, me te vertete nje frymemarrje per shpirtin.
Shkruaij pwr tw gjithe ne lutje tjera aq te bukura.
Torrkerry
LUTJA DREJTUAR BARIUT TË MIRË.
Ku po shko0n ta kullosësh grigiën, o Bari i mirë,
Ti që mbi shpatullat e tua e mbart tërë grigjen?
Ajo dele e vetme paraqet tërë natyrën njerëzore
që e more mbi shpatullat e tua.
Ma trego vendin e pushimit,
më udhëheq në barin e birë dhe të ushqyeshëm,
më thirr në emër, në mënyrë që unë,
që jam delja jote, ta dëgjoj zërin tënd
dhe me të ta fitoj jetën e amshuar:
“Më thuaj, o i dashuri i zemrës time, kah mballon”.
Të therras kështu sepse
emri yt është mbi çdo emër dhe mbi çdo kuptim
dhe të gjitha qeniet e gjithësisë që kanë arsyen
nuk janë në gjendje ta shqiptojnë dhe ta kuptojnë.
Emri yt pra, në të cilin shfaqet mirësia jote,
paraqet dashurinë e shpirtit tim ndaj teje.
E si mund mos të të dua kur ti aq shumë më ke dashur mua?
Më ke dashur aq shumë
saqë e ke dhënë jetën tënde për grigjën e kullotave të tua.
Nuk mund të imagjinohet një dashuri më e madhe se kjo.
Ti e pagove shpëtimin tim me jetën tënde.
Më bëj të ditur, pra ku je,
që të mund të ta gjejë këtë vend shpëtimi
dhe të mbushem me ushqim qiellor,
sepse ai që nuk ha nga ai ushqim,
nuk mund të hyjë në jetën e amshuar.
Bëj që unë të vrapoj tek burimi i freskët
dhe të nxjerrë pije shpirtërore,
atë pijë që ti i ofron atij që ka etje.
Bëj që të nxjerri porsi nga burimi i kraharotit tënd të hapur nga heshta.
Për atë që e pi, ky ujë bëhet burim që rrjedh për jetën e amshuar.
Nëse më çon në këto kullota,
me siguri do të bësh që të pushoj nën mesditë,
kur, duke fjetur në paqe,
do të pushoj në dritën që është pa asnjë hije.
Vërtet mesdita nuk ka hije,
kur dielli shkëlqen në formën vertikale.
Në mesditë ti i bën të pushojnë ata që ti vetë i ke ushqyer,
kur do të pranosh në dhomat e tua bijtë e tu.
Por askush nuk mbahet i denjë për këtë pushim të mesditës
nëse nuk është bir i dritës dhe bir i ditës.
Ai që e ka mbajtur veten larg nga errësirat e mbrëmjes dhe të mëngjesit,
që do të thotë larg nga e keqia bashkë me fillimin dhe mbarimin e saj,
ky person del në diellin e drejtësisë në “mesditë”,
që në të të të mund të pushojë.
Më shpjego, pra, si mund të pushohet dhe të kullotet,
dhe cila është udha e pushimit të “mesditës”,
në mënyrë që të mos ndodhë
që të largohem nga udhëheqja e dorës sate
për mosnjohjen e së vërtetës,
dhe t’ i bashkohem grigjavë të huaja.
SHËN GREGORI I NISËS
Torrkerry
ASPIRATË
O e vërtetë,
dritë e shpirtit tim,
ti mos legjo
që të më flasë errësira ime!
Si uji kam kulluar deri këtu post
dhe errësira më mbulon.
Por edhe nga këtu,
edhe nga këtu
unë të kam dashur.
Unë bridhja sa andej—këtej
dhe u kujtova për ty.
Dëgjova zërin tënd prapa kurrizit tim
që më therriste nga pas:
mezi e dëgjova
në zhurmën e madhe
të diskutimeve pa fund.
Ja ku më ke tani,
duke i kthyer i përvëluar
e i etur drejt burimit tënd.
Askush të mos ma zërë rrugën,
unë dua të pi e të jetoj.
Nuk mund të jem më unë jeta ime:
kam jetuar keq me jetën time
dhe për veten time
kam qenë i vdekur;
te ti rijetoj.
Më fol ti,
më mëso ti!
SHËN AUGUSTINI
Torrkerry
LUTJA E ÇUNAVE.
O Zot, që stise qielli
e sa na shohin sytë,
që bëre dhënë, diellin
si edh’ hënën bashk’ me hyjtë;
ty lutje ne të çohim
se Ty për Zotin të njohim,
që jetën na e dhe
ta rrojmë përmi dhe.
Me kryet unjur vijmë
mëshirë të na falësh,
të lumtur të harrojmë
dhe ndihmës të na dalësh;
mos bijem në mëkate
jasht’ urdrit, dashjes sate.
Dhe ngasjes shpëto
na ndih dhe na beko.
Se mburje edhe lëvdatë
për ty, ne s’i kursejmë,
për ditë edhe për natë
ndaj qiellit syt’ i kthejmë.
Për hirin tënd dhurona
prej çdo gabim largona;
si një Atë mpronjëtor
prej fronit Tënd qiellor!
ALEKSANDËR SOTIR DRENOVA – ASDRENI.
Torrkerry
Krijoni Kontakt