O Zot, ne vetmine time, ti je miku im.
ti forca, ti mbeshtetja ime.
Ne veshtiresi me eja ne ndime.
O Zot, ne vetmine time, ti je miku im.
ti forca, ti mbeshtetja ime.
Ne veshtiresi me eja ne ndime.
Ndryshuar për herë të fundit nga crici_01 : 13-11-2008 më 05:44
LUMA AI QË TË DO TY.
Lum ai që të do Ty, o Zoti im,
lum ai që të ka Ty për mik,
e që ka armiq për Ty.
I vetmi që nuk e humbet të dashurin,
është ai për të cilin të gjithë janë të dashur,
është Njeri që nuk humbet.
Pra, kush është ky,
përveç teje, o Zoti im,
që e bëre qiellin dhe tokën,
i plotësove,
e duke i plotësuar,
i krijove.
Askush, o Zoti im, nuk të humbet Ty,
veç në qoftë se të lë ai.
Kudo të shkojë,
kudo të largohet,
ai është nga buzëqeshja jote
e deri te zemërimi Yt.
Në fund të dëshkimit të tij,
ai kudo që të jetë,
do të gjejë ligjin tënd:
ligji yt është e vërteta,
ndërsa e vërteta je Ti.
SHËN AUGUSTINI
Torrkerry.
O, IJ MADHI ZOT FATMIRI.
O, ij madhi Zot fatmiri,
Ti qi je i vërtetë,
prej qiellshit këqyri
të tutë që do vetë.
Mendtë ndritura posi ylli
të njohonë atë ijetë,
të dinë mirëfilli
se ti je i vërtet,
Krijuosi i tyne
qi i kie krijuom,
çpërblesi i tyne
me gjak tand të paçmuom.
Tashti të lus, ndritmë muo,
Zoti im me një rreze,
si të jetë urdhënuom
shpirtit shint prej te.
Sqip të mundënj me rrëfyem
ndonjë kankë të re,
që mbe qiellt t’ish pëlqyem
përpara ty ke je.
Të mos gjindem i harruom
këtë jetë tue shkuom,
lavdinë tand tu’ kënduom
kurraj pa të pushuom.
Zoti im tu’ të lëvduom
se je i ngushëlluom,
sa s’mund me kallëzuom
as ndë mend me të kujtuom,
Mië vjet me ligjëruom
Dit’ e natë tue shkruom,
lavdinë tënde me kënduom,
as tjerë me kallëzuom.
Veçë të lus, amë muo,
Zoti im një dritë n te
n goje cote e më thuo
të mbushem plot me besë e fe.
Se u jam posi një zgjuo
keq i mbrazëtë e j nkotë,
o një i keq përruo
i turbullë gjithë motnë.
E ti je si një kruo
qi uijëtë s’i vjen me,
e ma ji amblë se një huo,
mjaltë bletëze cë re.
O si një gurrë e gjallë
qi rrjedh bukurë kulluom, po shuom e pa valë
për jetet pa menguom.
PJETËR BUDI
Torrkerry
O Hyji Atë,
na ke caktuar për shëlbim
nëpërmjet Birit tënd
e Zotit tonë Jezu Krishtit,
i cili ka vdekur për ne,
që të jetojmë së bashku me të.
Na liro nga pushteti i errësirës,
dhe na kalo në mretërinë
e Birit tënd të dashur,
që të jetojmë së bashku me Të
në lumturi.
NGA LITURGJIA E ORWVE
Torrkerry
JEZUSI, DHURATË E ATIT.
O Zot, Ati ynë,
ti je hyji i paqes,
Hyji që na thërret
të punojmë me Jezusin
për të ndërtuar një botë të re.
Duke i parë vuajtjet tona,
ti e ke dërguar Jezusin, Birin tënd.
Dhe Ai erdhi në botë
dhe jetoi ndër ne.
Ne besojmë, o Atë,
që Jezusi u bë njeri
për të na mësuar
të ndërtojmë
Mbretërinë tënde
ndër ne njerëzit.
Në luftën e tij
deri në vdekje,
ne e shojmë dashurinë tënde Atërore,
që pranon të marrë pjesë
në ndërtimin e Mbretërisë tënde.
Edhe në këtë ecje
ndaj Krishtilindjes, o Atë,
Jezusi do të vijë
përsëri në mes nesh
dhe do të na mësojë
si ta ndërtojmë
atë botë paqejeje
që ti na ofron.
Jezusi ma dhuron dashurinë tënde,
fantazinë për të besuar në Mretërinë tënde,
dhe forcat për ta ndërtuar atë.
Torrkerry
DRITA JOTE KUR LEU.
Po u çkule, Perëndi,
u qiellshit atje ku je
Zotnjënë të Shën Mri
e ndrite me një rreze
Ani leve si njeri
Për ne të pafatë,
me të madhe shintëni
Virgjine ncë pamkatë,
E s’deshe me u përziem
ndë sqime e ndë madhështi,
po vendi të qe pëlqyem
me lem ndë vobëzi.
Se të vobegjtë deshe,
madhështia s’të pëlqeij,
ndë një hir qi i veshe
si dielli u shkëlqeij.
Sikundrëse kush e priti,
drita jote kur leu
gjithë qielltë i ndriti,
gjithë shekulli shkëlqeu.
Engjitë këndojnë
qiellshit vijnë përdhe,
lavdinë tand kallëzoinë,
se ndrite shintenë fe.
E dielli bani dritë,
gjithë dhenë e pëlqeij,
si e kish zakon përditë,
ma tepërë shkëlqeij.
E regjinjtë vijnë ty,
Zoti im, me t’ adhëruom,
me nder me dhunëti
dhe cë vet ishmë nçuom
e tjera mrëkulli
qi s’kanë të numuruom
ke del dielli e rri,
sa qenë kallëzuom.
Mb’atë ditë kur leve,
Zoti im, mbë këtë dhe,
e neve na çpërbleve,
na ndrite shitënë fe,
Anco virgjëne lëvduom
posi luleja zbërtheij,
faqja jote ngushëlluom
gjithë dhenë e shkëlqeij.
PJETËR BUDI
Torrkerry
TË GJITHË NE KEMI NËVOJË PËR TY.
O Jezus, je akoma, çdo ditë , në mes nesh,
dhe do të jesh me ne përgjithmonë.
Ti jeton me të gjallët, mbi tokën e të gjallëve,
që ty të pëlqen e që Ti e don,
i papashëm edhe për ata që të kërkojnë,
ndoshta nën pamjen e një të varfëri
që e mbledh vetë bukën e vet, dhe askush nuk e shikon.
Kemi nevojë për ty, o Jezus,
vetëm për Ty, për askend tjetër.
Vetëm Ti që na do,
mund ta ndiesh për ne që vuajmë,
atë dhëmshuri që çdonjeri prej nesh e ndjen për veten.
Vetëm Ti mund të ndjesh sa është e madhe,
e pamatëshme nga madhsia,
nevoja që kjo botë ka për Ty, në këtë orë të botës.
Të gjithë kanë nevojë për ty,
edhe ata që nuk e dinë.
I urituri mendon që e kërkon bukën e vet,
por ka uri për Ty.
I sëmuri mendon që e dëshiron shëndetin,
por nuk di që e keqja e tij është mungesa jote.
Ata që e kërkojnë bukurinë e kësaj bote,
kërkojnë, të pavetëdishëm, të kërkojnë Ty,
që je bukuria e përsosur dhe e pafundshme.
Ata që e kërkojnë me mendjen e tyre të vërtetën,
Dëshirojnë, edhe pse nuk e dinë, të dëshirojnë Ty,
që je e vetmja e vërteta e denjë për ta njohur.
Ata që brengosen për paqen,
të kërkojnë Ty: Ti je paqia jonë.
GIOVANNI PAPINI
Torrkerry.
Bëj, po të lutemi, o Zot, Hyj ynë, t’i gëzohemi gjithmonë përshpirtërisë, pasi lumturia e përhershme dhe e përsosur është të shërbëjmë ty, Krijuesin e të gjitha të mirave.
NGA MESHARI ROMAK
Torrkerry
URATA PËR NJERIUN NË AGONI.
O Zot, ti njeh gjithçka,
jetën dhe vdekjen,
ne po të lutemi,
falja mëkatet mikut tonë,
që tani ndahet prej nesh
me qëllim që të mund të marrë prej teje
një zemër të paster.
Ti e di se kam parë duke vdekur
mijëra dhe mijëra njerëz,
por ashkush
s’ishte i shqetësuar apo frikësuar,
sepse të gjithë i kishin rrëfyer mëkatet
dhe ti pate mëshirë për ta.
Kështu edhe miku ynë
do të ndahet prej nesh në paqen tënde.
Pastaj me zemër të pastër
do të gëzohet me ty
në mbretërinë e Qiellit
për amshim.
Amen.
NËNA TEREZE
Torrkerry
NA MBRO, KRIJUSI I SENDEVE.
Na mbro, krijusi i sendeve,
lavdi e dritës së Atit,
pa hirin e të cilit,
dridhen kraharorët tanë.
Dhe me Shpirtin tënd të mbushur,
tue mbartë Zotin me vete,
asgjë e grabitësit të pabesë t’mos duket
me mashtrime shkatëruese.
Që ndër punët e shekullit,
si e lyp nevoja e jetës,
çveshur nga çdo lloj krimi
të rrojmë me ligjet tua.
Ty, o Krisht, mbret krejt i drejti,
Ty e Atit qoftë lavdia,
me Shpirtin Ngushëllimtar
ndër shekujt e amshuar. Amen.
NGA LITURGJIA E ORËVE
Torrkerry
Krijoni Kontakt