Close
Faqja 23 prej 94 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 935
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E JEREMISË.
    Ti je i drejtë, o Zot,
    si mund të diskutoj me Ty?
    Megjithatë do të flas me Ty
    lidhur me gjykimet e tua.
    Pse udha e të pabesëve shkon mbarë?
    Pse jetojnë të qetë
    ata që veprojnë me pabesi?

    I ke mbjellë
    dhe kanë lëshuar madje rrënjë;
    rriten dhe mbajnë madje fryte.
    Ti je afër gojës së tyre,
    por larg zemrës së tyre.

    Por Ti, o Zot, më njeh,
    më shikon dhe shqyrton zemrën time
    në përqasje me ty.
    Tërhiqi në therthore si dele
    dhe veçoji për ditën e kërdisë!

    Deri kur do të mbajë zi vendi
    dhe do të thahet bari i çdo fushe?
    Nga sjkaku i ligësisë së banorëve të tij,
    kafshët dhe zogjitë shfarosen...


    Jeremia, 12,1-4

    Torrkerry

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URDHËRIMET E ZOTIT JANË KËNGË GËZIMI

    Urdhërimet e tua, o Zot, janë këngë gëzimi,
    këngë shprese e lumturie...
    Urdhërimet e tua, o Zot,
    janë nyjë dashurie:
    ku puthen vëllai me vëlla,
    e përshëndetët miku me armik,
    mëri mes njerëzve s’ka. O Zot.

    Me fjalën e vet të ndritur,
    ti, o Hyji, e gjëlbëron natyrën,
    njerëzve ua ndrit ëndrat,
    ua ledhaton fytyrën.

    PREN KOLA.

    Torrkerry

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Hyji, ki mëshirë për ne e na beko,
    bëj që të ndriçojë fytyra jote mbi ne,
    që në tokë të njihet udha jote,
    në të gjitha kombet shpëtimi yt.

    Të dhënçin lavdi mbarë popujt, o Hyji,
    mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

    Le të galdojnë e le të brohorasin popujt,
    sepse popujt i gjykon me drejtësi,
    sepse kombet mbi tokë Ti i sundon.

    Të lavdërofshin mbarë popujt, o Hyji,
    mbarë popujt e botës Ty të lavdërofshin!

    Toka e dha frytin e vet:
    na beko Ti, o Hyji, Hyji ynë!
    Na beko Ti, o Hyji,
    frikë e paçin mbarë skajet e botës!

    PSALMI 67
    (me disa ndryshime)

    Torrkerry

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Torrkerry


    O ZOT, A MË DËGJON?

    O Zot, a më dëgjon?
    Unë vuaj tmerrësisht,
    i mbyllur në vetveten,
    i burgosur në atë burg
    që unë vetë e kam bërë.
    E dëgjoj vetëm zërin tim,
    i shoh vetëm problemet e mia,
    dhe pas meje
    nuk ka asgjë,
    përveç vuajtjeve.
    O Zot, a më dëgjon?
    Më liro nga trupi im,
    që është krejt lakmi,
    e gjithçka ai sheh
    me sytë e tij të panumërta,
    gjithçka ai prek
    me duart e tij të tendosura,
    është vetëm për ta marrë
    dhe për të kërkuar
    që ta shuajë urinë e vet të pangopur.
    O Zot, a më dëgjon?
    Më liro nga zëmra ime,
    krejtësisht plot me dashuri,
    sepse kur mendoj që unë dua marrësisht,
    shoh i zemëruar, se me të vërtetë
    unë e dua veten në të tjerët.
    O Zot, a më dëgjon ?
    Më liro nga shpirti im,
    plot me vetveten,
    me mendimet e veta,
    me gjykimet e veta:
    nuk di të dialogojë
    sepse nuk e çudit asnjë fjalë tjetër,
    përveç fjalës se tij...
    Do të dëshiroja të ngjitem shumë lart, o Zot,
    mbi qytetin tim,
    mbi botën time,
    mbi kohën time.
    Do të dëshiroja
    ta pastroj shikimin tim
    e që ta kem sytë e tu.

    MICHEL QUOIST.

    Torrkerry

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR KOHËN.

    Ti, o Zot Hyji im,
    që je përtej kohës,
    ti buzëqesh, o Zot,
    kur na sheh duke luftuar me të,
    e Ti e di çfarë ti bën.
    Ti nuk bën gabime
    kur ia ndan kohën njerëzve.
    Ti ia jep çdokujt kohën e mjaftueshme
    për të bërë çka ti dëshiron që ai të bëjë.
    Por nuk duhet të humbet koha,
    të shkojë kot koha,
    të vritet koha.
    Sepse koha, o Zot Hyji im,
    është një dhuratë
    që ti vetë na bën,
    por një dhuratë që prishet,
    një dhuratë që nuk duron.
    O Zot, unë kam kohë;
    kam kohën që më nevojtet,
    kam gjithë kohë që ti më jep,
    vitet e jetës time,
    ditët e viteve të mia,
    orët e ditëve të mia.
    Të gjitha janë të mia.
    Detyra ime është
    që ta përmbush kohën që më jep,
    me qetësi,
    me durim,
    pra që ta mbush të gjithën,
    krejtësisht,
    me bollëk,
    për t’i ofruar ato përsëri,
    në mënyrë që ti të mund ta ndërrosh ujin e tyre pa shije
    në një verë të fortë,
    si ti ke bërë në Kanë
    për dasmat njerëzore.
    Nuk të kërkoj sot, o Zot,
    kohën për të bërë këtë
    dhe pastaj edhe atë,
    unë të kërkoj hirin
    për të kryer
    me një vetëdije të plotë,
    në kohën që ti do të më japësh,
    atë që Ti do që unë ta bëj.

    MICHEK QUOIST.

    Torrkerry

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË HËSHTJE DUKE I KUNDRUAR MALET TONA.

    Me fuqinë tënde, ti i ke bërë malet të patundshëm
    dhe i ke ngjeshur me forcë Ps 65,6).
    O Zot, për hirin tënd e kishe fortësuar malim tim,
    ti e fshehe fytyrën tënde dhe unë mbeta i trembur.
    Më ke vënë, o Zot, në majën e malit të sigurt,
    porse, posa ma fsheh fytyrën tënde, frikësohem. (30,7)
    Të dua, o Zot, fuqia ime!
    Ti, o Zot, je Qeta ime, Kështjella ime,
    Streha ime, Shpëtimtari im!
    Perëndia im, Ndihmëtari im, në të shpresoj!
    Ai është Mbrojtësi im, fuqia e shpëtimi im, ndorja ime! (18,3).

    Sepse kush tjetër është Hyj përveç Zotit?
    Kush tjetër Qetë shpëtimi përveç Hyjit tonë?
    Hyji që më ngjesh më fuqi, që e bën udhën time të pastër.
    Ai m’i dha këmbët e shpejta si të drerëve,
    ai më vendosi mbi bjeshkët e larta.
    Ai m’i ushtron duart për luftim
    e krahet e mi për të përdorur harkun e bronztë. (18,32-34).

    Torrkerry

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUR GJITHÇKA SHKON MIRË!
    Ne po të këndojmë Ty, o Zot, një këngë të re
    sepse ke bërë vepra të mrekullueshme!
    Ke ngadhënjyer me fuqi të së djathtës tënde,
    me fuqi të krahut tënd të shenjtë.

    Ti, o Zot, e dëftove shpëtimin tënd,
    përpara paganëve e zbulove drejtësinë tënde.
    I ke ndër mend dashurinë dhe besnikërinë tënde
    ndaj shtëpisë së Izraelit....

    Le të buçasë deti me ç’ka në të,
    ruzulli me banuesit e tij;
    lumenjtë le të duartrokasin
    e malet le të gërthasin me hare,

    Para teje, o Zot, që po vjen për të gjykuar dheun.
    Ti, o Zot, do të gjykosh botën me drejtës
    i e popujt me maturi.

    NGA PSALMI 98

    Torrkerry

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KUR GJITHÇKA SHKON MIRË! (2)

    Ti, o Zot, Hyji im, kujdesesh për tokën dhe e ujit,
    e ngarkon me prodhime të begatshme.

    Lumi yt është plot me ujë:
    Ti bën të rriten drithëra për njerëz!

    Tokën Ti kështu e përgatit:
    hullitë ia lag, bucat ia imtëson,
    me shi e zbrun, të mbjellat ia bekon.

    E kurorëzon vitin me mirësinë tënde,
    gjurmëve të tua rrjedh begatia,

    kullotat e shkretëtirës rijnë njomësi,
    mballesat bregoreve ngjeshen me hare,

    livadhet janë të veshura me dhen, l
    uginat mbulohen me drithëra:
    gjithkah këngë e brohoritje me hare!

    NGA PSALMI 65

    Torrkerry

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË KISHËN, ME TY PËR AMSHIM!

    O Shpresa ime,
    që nga rinia ime,
    ku ishe atëherë,
    ku ishe fshehur?
    A nuk ishe Ti
    që më bërë ashtu
    siç jam,
    të dallueshëm nga katërkëmbëshit,
    më të ditur së zogjtë e qiellit,
    ndërsa unë ecja nëpër errësirë
    mbi një tokë rrëshqitëse,
    duke të kërkuar Ty
    jashtë vetes
    dhe nuk e gjeja dot
    Zotin e shpirtit tim?
    Kisha zbritur
    deri në fund të detit
    dhe nuk kisha më
    as besim,
    as shpresë
    për të gjetur të vërtetën.
    Ndërkohë erdhi tek unë,
    e vendosur në besim të saj,
    nëna ime.
    E Ti, o Zot i mëshirshëm,
    nëpërmjet nënës time,
    më ke Thënët: “Djalosh, ty po të them, çohu!”.
    U çova,
    u ktheva tek Ti,
    u shërova,
    u shëlbova!
    E tani, ja ku jam unë, shërbëtori yt!
    Në Kishën të shërbëj Ty, o mëshira e pambaruar!
    Në Kishë, të marr Ty, o dashuria e pakufishme!
    Në Kishë do të jem me Ty për amshim,
    o lumturia e pakrahasueshme.

    NGA SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    N’ SYTË E TU, JEZU, M’ FLEN DASHURIA.

    N’ sytë e tu, Jezu, m’flen dashuria,
    n’fjalët e tua rritet shtati im;
    n’ jetën tënde më pret ardhëmeria
    dua të përkasë Ty –yti t’jem n’amshim.

    Synimet e mia rritën mirë në ty
    unë tash i vogël do t’bëhen burrë
    duke rendur n’jetë me dashuri,
    prej fëmijërisë s’do të ndahem kurrë.

    Si fëmijë ëndrroj lule me erë,
    kur në shtrat bie të fle në gjumë
    kurrë s’do t’lejoj t’bie n’humnerë,
    po me tërë fëmijët t’bëhem fatlum.

    Në Malësinë time përgjoj shputat tua
    gjiakun e etërve të mi Ty të kushtuar,
    m’ngredhet k’shtu zemra për t’ dëshmua’
    t’jetoj me nder si shqiptar i ngazilluar.

    PREN KOLA

    Torrkerry

Faqja 23 prej 94 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •