Close
Faqja 21 prej 94 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 935
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Hyji i gjithpushtetshëm dhe i amshuar,
    shtoje në ne
    fenë, shpresën e dashurinë:
    dhe për të fituar çka na premton,
    bëj të duam çka na urdhëron.

    NGA MESHARI ROMAK.

    Torrkerry

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE.

    Unë s’dij me u lut, o Zot!
    Emni i yt i zjarrtë m’i djeg buzët!
    Por për trupin tim prej thengjilli,
    për shpirtin tim që digjet kot,
    falmë, o Zot, pak uzdajë
    n’kët orë të tmerrshme të jetës s’eme,
    kur jeta m’asht e randë,
    e hidhun si gjak njeriu.

    Jo hir, por paqë
    kërkoj prej teje!

    Por kur t’vijë ora e eme,
    nji vdekje un due
    që t’mos më zajë befas
    si me tradhti,
    që të jetë e rrjedhun natyrshëm,
    si thahet bari ndër fusha,
    si kputet fryti nga pema
    kur asht i pjekun!

    Kërkoj prej teje,
    Zot, nji vdekje të butë!


    ARSHI PIPA (1944)

    Torrkerry

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIMNI I MRËMJES.

    O DRITË, Trinia e lumnueshme
    dhe Njënia kryesore,
    tani dielli i zjarrtë tërhiqet:
    derdhe ndër zemra dritën.

    N’mëngjes me kangë të lavdeve,
    e n’mbrëmje ty të lutemi
    lumnia jonë ty lutëse
    lavdroftë nëpër gjithë shekujt.

    Krishtin dhe Atin lusim,
    t’Krishtin dhe t’Atit Shpirtin:
    Trini e fuqishme s’bashku
    për t’gjitha ndiz të lutemi. Amen

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry.

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, BURIM I JETËS.

    Në Ty, o Zoti im,
    e gjej burimin e jetës.
    Për të tani kam etje
    dhe atë e kërkoj në lutje.
    Të kam parasysh, o Zoti im,
    Ti je gjithmonë ai që kam në shpresë.
    Nuk të shoh akoma Ty,
    por jam i sigurt që do të kundroj Ty,
    dashuria ime, shpresa ime,
    kur do të jem për amshimin,
    nën mbrojtjen e kraheve të tua.
    Tani për tani, ja, o Zoti im,
    janë përpara teje të gjitha dëshira të mia.
    Bëj që të dehem me mjaftueshmërinë e shtëpisë tënde
    dhe që etja ime. o Zoti im, të shuhet
    në përroin e ëmbëlsive të tua ,
    sepse tek Ti është burimi i jetës
    dhe në dritën tënde do ta shoh dritën.
    E kur, o Zot i amshueshëm,
    do të ma mbush dëshirën time
    me të mirat e tua,
    bëj që të mos kem më nevojë
    të të kërkoj Ty me psherëtima:
    do të më mjaftojë, o Zot,
    që të të zotëroj Ty vetëm, me gëzim.

    Shën Augustini.

    Torrkerry

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË TË GJITHA VËSHTIRËSITË TONA.


    I bekuar je ti, o Zot,
    në lartësitë e qiellit.
    Ty të qoftë nderi dhe lavdia në shekuj,
    deri në lartësitë e qiellit.
    Ti, o Zot, mbretëron mbi gjithçka!
    Ti, Ati i mëshirshëm,
    Ti, Hyji që jep çdo ngushëllim,
    Ti që na ngushëllon
    në të gjitha vështirësitë tona.
    Bëj, o Zot,
    që edhe ne ta ngushëllojmë
    të gjithë ata që gjenden në vështirësi,
    me atë ngushëllim,
    me të cilin Ti na ngushëllon ne.

    NGA LITURGJIA E ORËVE.

    Torrkerry

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE 7

    Soh, o Zot,
    aty këtu në cepet e rrugëve
    djem të vetmuar
    të lundur si duket për zymtësi kronike
    që u tremben shoqërive
    e shoqëritë i druajnë
    për heshtjen e tyre misterioze.

    Bëj që të lindë në ta, o Zot,
    gazi tregues i gëzimit të jetës
    nëse jo këtu më
    në një përmasë tjetër të rindërtuar
    ku të ndalohet me ligj vetmia
    e rrethoi me miq e me të qeshura
    nga tallje të padëmshme
    përgjithmonë.

    ZEF SKIRO DI MARXHO (1994)

    Torrkerry

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Zot, Hyji ynë,
    i pasur me mëshirë,
    në sajë të dashurisë së madhe,
    me të cilën na ke dashur,
    bëj që të ringjallemi me Krishtin,
    ne që ishim të vdekur
    për shkak të fajeve tona.
    Ne mëkatuam kundër teje,
    o Zot, Hyji ynë,
    u sollëm si të patenzonë,
    vepruan paudhësisht
    në lidhje me të gjitha urdhërimet e tua.
    Pra, o Zot, që je Hyji ynë,
    ki mëshirë për ne,
    na fal, na liro,
    na shpëto.
    Ti, o Zot, që je Hyji ynë,
    na shenjtëro,
    me fuqinë e Shpirtit tënd
    dhe të Atit.

    NGA LITURGJIA
    (me ndryshime)

    Torrkerry

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOTIT

    Zot, m’mende t’shkreta
    Qi n’dyshym biren,
    ban, kandshem t’i priren
    rrezet e Fes.

    Peshen, qi n’balta
    i nzite me u shkry,
    hiqjau, e n’Ty
    ban qi t’ shpresojn.

    Ti e din si shkimet
    kjo jetë e nirit
    si flaka e qirit,
    Se asht voës në diell.

    Prandej, Zot, shpirtin
    qi n’dorë t’a lshue
    tuj e ndihmue
    banë për qiell.

    VINÇENC PRENNUSHI

    Torrkerry

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BËJ, O ATË QË UNË TË GJEJ TY.

    O Hyji,
    unë të dua vetëm Ty,
    unë të kërkoj vetëm Ty,
    unë dua të të shërbëj vetëm Ty,
    vetëm Ti do të jesh mësuesi im.

    Largoj prej meje çdo kotësi
    që unë të mund të njoh Ty.
    Më thuaj ku të shikoj për të parë Ty.
    Shpresoj që të kryej gjithçka
    që ti pret prej meje.

    Bëj, o Atë, që të kërkoj,
    më ruaj prej çdo gabimi,
    që në kërkimin tim,
    asgjë, përveç teje,
    të mos paraqitet para meje.
    Nëse është e vërtetë
    që të kërkoj vetëm Ty,
    dhe asgjë tjetër përveç teje,
    bëj, o Atë, që unë të gjej Ty.

    Dhe nëse është akoma në mua
    ndonjë dëshirë e kotë,
    ma zhvesh Ti vetë prej saj
    dhe bëj që unë të shoh sy më sy.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOTI E VETMJA SHPRESË.

    Unë do të të njoh Ty,
    që më njeh,
    unë do të të njoh Ty
    ashtu si ti më ke njohur mua.
    Ti, fuqi e shpirtit, hyr tek ajo,
    ngrije në latësinë tënde,
    sepse pa njollë dhe pa rrudhë
    të paraqitet Ty
    për t’u zotëruar nga Ti.
    Kjo është shpresa ime
    dhe prandaj flas:
    është kjo arsyeja
    që unë gëzoj çdo herë
    që gëzimi im është i vërtetë.
    Ndërsa , o Zot, për gjërat e tjera,
    në këtë jetë,
    sa më shumë të qahet për to,
    aq më pak janë të denja për vajtim,
    dhe sa më shumë janë të denja për vajtim,
    aq më pak qahet për to.
    Ja, ti e do të vërtetën,
    sepse kush thotë të vërtetën del në dritë.
    Bëj, o Zot, që ta them tërë të vërtetën,
    në shpirtin tim dhe para teje.
    Sepse, o Zoti im, Hyji im, e di tani:
    Vetëm Ti, o Zot, je e vërteta.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

Faqja 21 prej 94 FillimFillim ... 1119202122233171 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •