LUTJA E NJË MISIONARI QË VDIQ MARTIR.
Hyji im dhe shpëtimtari im Jezus,
çfarë mund të të jap
nga të gjitha të mirat
të cilat m’i ke dhënë?
Do të marrë nga dora jote kelkun e vuajtjes
dhe do të thërras emrin tënd!
Në praninë e Atit tënd të amshuar,
dhe të Shpirtit Shenjtë,
në praninë e nënës tënde tejet të shejntë
dhe të bashkëshortit e saj krejtësisht të pastër,
para engjëjve, apostujve dhe martirëve,
para etërve të mi të nderuar shën Injacit dhe shën Françesk Ksaverit,
po e bëj kushtin, o Shpëtimtari im Jezus,
po e bëj kushtin se, aq sa varet nga unë,
nuk do të tërhiqem kurrë nga hiri i martirizimit,
nëse në saje të mëshirës sate të pafund,
do të ma paraqesësh mua, shërbëtorit tënd të padenjë.
Deri në atë pikë marr për detyrim
që, gjatë jetës sime që më pret,
të dëshiroj të mos më jepet
dhe të mos më lejohet të më ikin rastet
për të vdekur dhe për të derdhur gjakun tim për ty,
vetëm nëse ti do e gjykosh si gjë më të mirë për lavdinë tënde
që unë të sillem ndryshe.
Dhe kur të marr goditjen vdekjeprurëse,
detyrohem që ta pranoj nga dora jote
me gjithë dëshirën dhe gëzimin e zemrës time.
Për këtë arsye, o Jezus fort i dashur,
që nga ky moment
me ndjenjat e gëzimit që kam,
të dhuroj gjakun tim, trupin tim dhe jetën time,
që unë të mos vdes veçse për ty,
nëse ti ma dhuron këtë hir,
sepse ti u denjove të vdesësh për mua.
Bëj që unë të jetoj në atë mënyrë
që ti të më bësh këtë nder
të vdes kaq lumturisht.
Kështu, o Hyji im dhe shpëtimtari im,
do marr nga dora jote
kelkun e vuajtjeve tua
dhe do thërras emrin tënd:
Jezus, Jezus, Jezus.
O Hyji im,
sa më dhemb fakti
se ti nuk je i njohur
dhe se pranë këtyre popujve barbar,
ata që e kanë përqafuar fenë tënde
janë një numër kaq të vogël!
Mekati akoma nuk është zhdukur
dhe ti nuk je i dashur!
Po, Hyji im,
nëse do të binin në mua të gjitha vuajtjet
që të burgosurit mund të durojnë në këto toka,
bashkë me mizorinë e vuajtjeve,
me gjithë zemër jam i gatshëm
t’i bart dhe t’i vuaj të gjitha edhe unë vetëm.
SHËN GJONI BREBEUF.
Torrkerry.
Krijoni Kontakt