Close
Faqja 14 prej 94 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 935
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ÇDO KRIJESË LE TA LAVDËROJË ZOTIN.

    I bekuar je, o Zot, Hyj i etërve tanë,
    i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!

    I bekuar emri i shenjt i lavdisë sate,
    tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!

    I bekuar je në Tempullin e lavdisë sate të shenjtë,
    tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!

    I bekuar je në fronin e mbretërisë sate,
    tesve i lavdishëm e tesve i madhërueshëm në shekuj!

    I bekuar je ti që shqyrton humnerat e që rri mbi kerubinë,
    i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!

    I bekuar je në kupën qiellore,
    i lavdishëm e i madhërueshëm në shekuj!

    Bekojeni, të ghitha veprat e Zotit, Zotin,
    Levdojeni dhe madhërojeni në shekuj!

    Dan 3,52-57

    Torrkerry

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SOT ZOTI E DO BOTËN…

    Sot Ti, o Zot, e don botën nëpërmjet nesh…
    Ti na ke dashur ashtu
    saqë në kryq ke vdekur për ne.
    Aq shumë na ke dashur
    saqë për çdo ditë bëhësh Buka e Jetës.
    Edhe ti kërkon që ne të duam Ty.
    Edhe ne duhet të dhurohemi deri në dhembje…
    Sepse Ti, o Zot, e don botën nëpërmjet nesh.
    Ti vazhdon ta dashurosh botën
    duke na dërguar neve në botë
    që të jemi dashuria jote,
    drita jote, ngushëllimi yt.

    NËNË TEREZE (me disa ndryshime)

    Torrkerry

  3. #133
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR TË DËBUARIT.

    O Zot i mëshirshëm,
    Ti më ke dhënë guxim që unë të përjetoj
    se ke nevojë për mua,
    më jep përsëri fuqi t’i dua të dëbuarit
    aq sa ti më do mua
    Dhe ke vevojë për mua.

    O Zot,
    Ti e di që të jesh i dëbuar
    domethënë të jesh i varfër ndër më të varfërit.
    Një burrë apo grua e pasur
    nund të jenë të përjashtuar,
    si mund të jenë të dëbuar të varfërit
    nga kjo tokë e vogël që ti na ke dhuruar.

    Bëj që të gjithë të jemi të pasur
    në Mbretërinë tënde në këtë tokë,
    duke ditur se ti ke nevojë për ne,
    dhe ne kemi nevojë për ty,
    njëri për tjetrin.
    Dashuria jote, mëshira jote
    dhe prania jote
    janë thesaret më të mëdha
    në jetën time.
    Amen.

    NËNË TEREZE

    Torrkerry

  4. #134
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MBRET I FORTË, HYJ I VËRTETË!

    Mbreti i fortë, Hyj i vërtetë,
    që sundon të gjitha sendet,
    me ndriçim pajis mëngiesin
    dhe me zjarr shkëlqen mesditën.

    Shuaji flakët e shamatave,
    Flake zjarrin e dëmprurësve,
    jepu trupave shërimin,
    dhe të vërtetën paqe zemrave.

    Bëj, o Atë, tërë drejtësi,
    dhe ti Bir baras me Atin,
    bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar
    që mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE.

    Torrkerry

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR USHQIM.

    Ja, po vimë te ti, o Ati qiellor,
    për ta përtërirë tatimin tonë
    të nderimin dhe të dashurisë.
    Me ty e kemi filluar këtë ditë,
    me Ty duam ta vazhdojmë.
    Ti, qëndra e gjithësisë, në ty
    lypim ngushëllim dhe pushim,
    Dhe s’kërkojmë tjetër pushim
    përpos teje.
    Ja po vimë për t’u lutur sërish:
    na jep energji dhe fuqi
    për ta plotësuar punën ditore
    dhe përmirësuar gabimet e gjertanishme.
    Jepna, o Zot,
    ndihmën e nevojshme për këtë veprim
    dhe eja në zemrat tona
    të jesh ti fuqia jonë,

    përkraja dhe mbrojtja jonë.
    Amen.

    NËNË TEREZE

    Torrkerry

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BËJ, O ZOT, QË TË PUSHOJ NË TY.
    Kush do të më japë që të pushoj në ty?
    Kush do të më japë që ti të vish në zemrën time
    e që ti duhesh(për ta magjepsur)
    e që ta harroj mjerimin tim
    dhe që unë të përqafoj Ty,e vetmja e mira ime?
    O Zot, çfarë je ti për mua?
    Ki mëshirë për mua, që të mund të flas me Ty!
    Dhe unë, kush jam unë për ty, që të më urdhërosh që të dua Ty?
    […]
    Më thuaj, për mëshirën tënde, o Zot, Hyj im,
    çfarë je Ti për mua.
    Thuaji shpirtit tim: “Shëlbimi yt jam unë”.
    Thuaje këtë në mënyrë që unë ta dëgjoj atë.
    Që veshët e zemrës time, o Zot,
    dhe thuaji shpirtit tim: “ Vetëm unë jam shëlbimi yt”
    Unë dua ta lyp këtë fjalë dhe të pranoj.
    Mos ma fshehë fytyrën tënde…,
    Bëj që ta shoh fytyrën tënde.
    E vogël është shtëpia e shpirtit tim,
    që të vish ti të banosh në të!
    Bëj që të zgjerohet për hirin tënd!
    Ajo shkatërrohet: riparoje atë, meremetoje atë!

    Ajo ka për çka t’i ofendojë sytë e tu;
    unë rrefehem, unë e di atë.
    Por kush da ta pastrojë atë?
    Ka kush tjetër përveç teje, unë do t’i lartësoj klithjet e mia?

    Unë besoj në Ty dhe për këtë unë flas.
    O Zot, ti e di.
    Ndoshta, a nuk i rrefejsha te ti mëkatet e mia?
    A nuk e ke falur mosbesimin e zemrës time?

    Unë nuk do të hyj në rragatje me ty.
    Ti je e vërteta.
    Unë nuk dua fare që të mashtrohem vetëm,
    sepse kam frikë që padrejtësia ime
    do të arrijë deri në atë pikë
    që të më mashtrojë edhe mua.

    Unë nuk do të hyj në rragatje më ty.
    Ti je e vërteta.
    Nëse ti nuk na fal paudhësitë tona, o Zot,
    kush do të mundë të jetojë?

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI, O HYJ, JE GJITHÇKA PËR NE!

    Oh, po t’u denjoheshe ti,
    o Hyj i mëshirshëm
    dhe Zot i dhimbshëm,
    për të më thirrur tek ky burim,
    që të mund të pi edhe unë
    së bashku me ata që kanë etje për ty,
    ujë të gjiallë që buron prej teje,
    burim i gjallë!
    Sikur të dehesha
    me ëmbëlsinë tënde të patregueshme
    pa u shkëputur kurrë më nga ti,
    sa të them: “Sa i ëmbël
    është burimi i ujit të gjallë;
    Uji i tij që rrjedh për jetën e pasosur,
    nuk shterohet kurrë!

    O Zot, ti vetë je ky burim
    përjetësisht i dëshirueshëm,
    prej të cilit duhet të shuajmë etjen vazhdimisht
    dhe për të cilin gjithmonë duhet të kemi etje.
    Na jep gjithmonë, o Krisht Zot, këtë ujë
    që të shndërrohet edhe në ne
    në burim uji të gjallë
    që rrjedh për jetën e pasosur!

    Sigurisht, po kërkoj një gjë të madhe!
    E kush nuk e di?
    Por ti, o mbret i lavdisë,
    di të japësh gjëra të mëdha,
    dhe gjëra të mëdha ke premtuar.
    Asgjë nuk është më e madhe se ti:
    por ti ke dhuruar vetveten për ne
    dhe je flijiuar për ne.

    Prandaj, po të lutemi
    që të na bësh të njohim atë që duam,
    që të mos kërkojmë
    të kemi asgjë përjashta teje.
    Ti je gjithçka për ne:
    jeta jonë, drita jonë,
    shëlbimi ynë, ushqimi ynë,
    pija jonë, Hyji ynë.
    Po të lutem, o Jezusi ynë,
    që t’i frymëzosh zemrat tona
    me frymën e shpirtit tënd
    dhe të shporosh me dashurinë tënde
    shpirtrat tanë
    që secili prej nesh
    të mund të thotë
    të tërë të vërtetën:
    Më bëj të njoh atë
    që shpirti im e do;
    Në fakt jam i plagosur
    nga dashuria jote.

    Dëshiroj që ato plagë
    të vulosen në mua, o Zot.
    I lumë është shpirti
    i shporuar nga dashuria!
    Ai do të kërkojë burimin,
    dhe do të pijë.
    Duke pirë,
    do të ketë gjithmonë etje.
    Duke shuar etjen,
    do të kërkojë me zjarr
    atë për të cilin ka etje gjithmonë,
    edhe pse gjithmonë pi.
    Në këtë mënyrë për shpirtin
    dashuria është etje
    që kërkon me afsh,
    është plagë që shëron.
    Hyji dhe Zoti ynë Jezu Krishti,
    mjek i mëshirshëm,
    u denjoftë të lyejë
    me këtë plagë shërimprurëse
    brendësinë e shpirtit tim,
    ai që së bashku me Atin
    dhe me Shpirtin Shenjt
    është një Hyj i vetëm
    në shekuj të shekujve. Amen.

    SHËN KOLOMBANI

    Torrkerry

  8. #138
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIDHËROHUNI, POR MOS MËKATONI!

    Sa të thjeshta janë fjalët e tua! O Zot!
    Është shkruar në Shkrimin Snjenjtë:
    “Hidhërohuni, por mos mëkatoni!”
    Dhe: “Dielli të mos perëndojë mbi hidhërimin tuaj!”
    Bëj, o Zot, të jem një prej atyre që i kujtojnë këto fjalë!

    O Hyj, Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit,
    dhe Ti, Jezu Krisht, Biri i Hyjit,
    dhe meshtar i amshuar,
    na ndihmoni që të rritemi
    në fe, në të vërtetë,
    dhe në çdo ëmbëlsi,
    pa inat, në durim,
    dhe në zemërgjerësi,
    në force dhe në pasterti.
    Bëj, o Zot, me hirin tënd,
    të marrim pjesë
    në trashëgiminë e shenjtërve të tu,
    dhe, për mëshirën tënde,
    jepja, o Zot, këtë dhuratë,
    të gjithë atyre që nën qiell
    do të besojnë që Jezu krishti është Zot.

    Pra, o Zot, po të lutemi për të gjithë besimtarë.
    Po të lutemi edhe për mbretërit,
    për ata që kanë autoritet,
    për ata që na qeverisin.
    Po të lutemi, o Zot, edhe për ata
    që na përndjekin dhe na urrejnë.
    Të lutemi, o Zot, edhe për armiqtë e Kryqit,
    që të kuptojnë që shëlbimi na vjen prej drurit.
    Po të lutemi, o Zot, bëj që fryti yt
    të shfaqet në gjithçka bëjmë
    e që të jemi të përsosur në Ty,
    të përsosur në Ty, që je DASHURIA.

    SHËN POLIKARPI (me ndryshime)

    Torrkerry.

  9. #139
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E NJË MESHTARI.

    O Zot, Ti e ke përgatitur,
    me bekim të Shpirtit Shenjtë,
    krijimin tim dhe ekzistimin tim.

    Ti e ke përgatitur lindjen time,
    me një provani
    që i tejkalon ligjin e natyrës tonë.
    Ti ke bërë që une të vij në dritë,
    duke me adoptuar si Birin tënd.
    E Ti më ke bërë pjesëtarë
    të Kishës tënde,
    të shenjtë e panjollë.

    Ti më ke ushqyer me qumshtin shpirtëror,
    domethënë me qumshtin e fjalëve të tua hyjnore.

    Ti më ke përforcuar me një ushqim të fortë:
    me trupin e Jezusit,
    Zotit tonë,
    Birit tënd të vetëm,
    Tre herë të shenjtë,
    dhe Ti më ke dehur
    me kelkun hyjnor,
    domethënë me kelkun e gjakut të tij
    që ma jep jetën e amshuar
    dhe që Ai e derdhi
    për shpërblimin e të gjithëve.

    E tani, o Zot, Ti më ke thirrur,
    nëpërmjet meshtarit tënd të madh,
    që t’i shërbej nxënësit e tu.

    Ma jep dhuratën
    që ta shpallë guximshëm fjalën tënde,
    që gjuha e zjarrtë e Shpirtit tënd
    më japë një gjuhë krejtësisht të lirë,
    dhe që të jem gjithnjë
    i vetëdijshëm për praninë tënde.

    Je bariu im, o Zot,
    dhe je me mua bariu i deleve të tua.

    SHËN GJONI I DAMASKUT.

    Torrkerry

  10. #140
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HYJ I AMSHUESHËM!

    Ja, shumë kohë më parë
    vdiq fëmijëria ime,
    por unë jetoj.
    Ndërsa Ti, o Zoti im, gjithmonë jeton
    dhe asgjë të ti nuk vdes,
    sepse para zanafillës së shekujve
    dhe para çdo gjëje që mund të jetë e parë,
    je Ti, je Zot e Perëndi
    për të gjitha gjëra që ke krijuar.
    Te ti janë të përmbushura arsyet
    e të gjitha gjërave të ndyshueshme,
    si dhe jetojnë përjetësisht arsyet
    e të gjitha gjërave të paarsyeshme e të përkohshme.
    Pra, foli këtij njeriu që po të lutet,
    ki mëshirë për një të mjerë
    dhe më thuaj:
    “A ka një moshë tjetër,
    e vdekur tani edhe ajo,
    që ndjek fëmijërinë time?
    Atë që unë kam jetuar
    në barkun e nënës time?
    Në të vërtetë, diçka e tillë më është thënë,
    ndërsa gra shtatzëna,
    unë vetë kam parë.
    Po edhe më përpara,
    shpirti im, më thuaj…
    Unë isha në ndonjë vend,
    isha dikush?
    Për këtë gjë nuik kam asnjë dëshmitar:
    as babai im as nëna imë,
    as përvoja e të tjerëve, as kujtesa ime.
    Por mos vallë ti qesh me mua,
    që po t’i bqëj këto pyetje,
    dhe dëshiron që më mirë
    të bëj lavdërime
    dhe dëshmi për ato që di?

    SHËN AUGUSTINI


    Torrkerry

Faqja 14 prej 94 FillimFillim ... 412131415162464 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •