Close
Faqja 13 prej 94 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 935
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MA JEP, O ZOT HYJ IM…
    Ma jep, o Zot Hyj im,
    një inteligjencë të aftë për të njohur ty,
    një nxitim plot me dëshirë
    të mjaftueshmë për të kërkuar ty,
    një urti dhe dije të nevojshme për të shijuar ty,
    një jetë që t’i pëlqejë ty,
    një durim aq të fortë për të pritur me besim,
    një besim aq të madhe për të gëzuar ty në amshim.

    Më jep,në këtë botë,
    që t’i mbartë vuajtjet e mia
    për të realizuar projektet e tua,
    me një shpirt të përvuajtur
    për pendesë të mëkateve të mia..
    Bëj që gjatë rrugës time
    t’i përdori dhuratat e tua,
    dhuratat e dashurisë sate.
    E bëj, o Hyj i amshuar,
    që në Atdheun qiellor
    t’i fitojë gëzimet e tua,
    që rrezatojnë për lavdinë tënde,
    o Ti që jeton e mbretëron
    për të gjithë shekuj të shekujve.
    Amen.

    SHËN TOMA NGA AKUINI

    Torrkerry

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MIRËSIA JOTE, O ZOT, DERI NË QIELL.

    Mirësia jote, o Zot, deri në qiell,
    bujaria jote deri në majë të reve!
    Drejtësia jote si malët më të larta,
    gjyqet e tua porsi humnera e madhe:
    njerëz e kafshë ti, o Zot, i shpëton.

    Sa e çmueshme është mëshira jote, o Hyj!
    Njerëzit shtrehohen nën hijen e krahëve të tu.
    Ngihen me begatinë e shtëpisë sate,
    u shuan etjen nga përroi i kënaqësisë sate.

    Sepse te ti është burimi i jetës,
    në dritën tënde ne e shohim dritën.
    Shtrije mëshirën tënde mbi ata që të njohin,
    drejtësinë tënde mbi ata që zemrën e kanë të pastër.

    Mos më shkeltë këmba e madhështorit,
    mos më grahtë dora e mëkatarit.
    Këtu u thyen bakëqijtë,
    ranë e më s’mund u ngritën!

    NGA PSALMI 36

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 24-09-2008 më 04:36

  3. #123
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOTI, KRIJUESWI I BOTËS, E MBRON POPULLIN E VET.

    Lëvdojeni Hyjin tim me zë tupanash,
    këndoni Zotit tim me tinguj cimbalesh,
    psalme e këngë të jehojnë në nder të tij:
    lartësojeni dhe thirreni Emrin e tij!

    Ti je Hyji luftërashqimës,
    fushimin ti e vendose në mes të popullit tënd!
    Për të më shpëtuar nga armiqtë e mi.

    Hyjit tim dua të këndoj një këngë të re:
    Je i madh e i madhërueshëm, o Zot,
    i mrekullueshëm, në fuqi i pakalueshëm!

    Të shërbeftë krijesa jote
    pse ti the e ato u bënë.
    Çove frymën tënde e ato u formuan.
    Askush s’i qëndron përballë fjalës sate!

    Malet me themelet e veta dhe ujërat do të tunden,
    qetat para teje si dylli do të shkrihen,
    por për ata që ty të druan
    gjithnjë i mëshirshëm do të jesh.

    NGA JUDITA 16,1-2.13-15.

    Torrkerry

  4. #124
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MREKULLIA E NDRYSHIMIT TIM.

    O Zot, Hyj im,
    ti je plot dhembshuri
    dhe mëshirë për mua.
    Unë të kërkoj,
    nëpërmjet Jezu Krishtit
    Birit tënd të dashur,
    që, me hirin tënd,
    të lejoj të më mbushësh
    me Shpirtin tënd të mëshirshëm,
    dhe që të dua
    gjithçka që ti më frymëzon.

    Bëj, me hirin tënd,
    të ndjej dhembshuri
    për ata që vuajnë
    dhe të vrapoj në ndihmë
    të atyre që kanë nevojë.

    Më ndihmo, me hirin tënd,
    t’i lehtësoj të mjerët
    nga mundimi i tyre.
    Më ndihmo, për dashurinë tënde,
    t’ia gjej një strehim
    atyre që nuk e kanë atë.
    Më ndihmo, Ti i mëshirshëm,
    që të mund t’i ngushëlloj
    ata që qajnë në trishtim,
    dhe t’i inkurajoj të shtypurit
    dhe të dëshpëruarit.

    Më jep forcën, që nevojtet,
    për t’i falur gjthnjë
    ata që më ofendojnë,
    për të dashur
    ata që më urrejnë,
    për ta kthyer gjithmonë
    të keqën me të mirë,
    për të mos përçmuar askend,
    dhe për t’i nderuar të gjithë.

    SHËN ANSELMI NGA AOSTA.

    Torrkerry.

  5. #125
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, HYJ IM I AMSHUESHËM!

    O Zot, Hyj im, i amshueshëm,
    dritë pa fillim dhe pa mbarim,
    Krijues i të gjitha gjërave,
    burimi i mëshirës dhe i dhembshurisë,
    oqeani i mirësisë dhe i dashurisë,
    i një dashurie të pakufishëm për të gjithë,
    bëj që të ndriçojë mbi ne drita e fytyrës sate.

    Dielli i drejtësisë, ndriçoji zemrat tona
    dhe mbushi shpirtrat tonë me gëzimet e tua.

    Na mëso si të kundrojmë Ty pandërprerë.
    Na mëso si do të ndikojnë në ne urdhërimet e tua.
    Na mëso si mund të dëshmojmë ty,
    o mësuesi ynë, o dashamirësi ynë.

    Na ndihmo që të bëjmë gjithçka ti deshiron,
    që Emri yt të lavdërohet gjithkund.
    Ti që je Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë.

    SHËN BAZILI NGA CEZAREA.

    Torrkerry

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E MËNGJESIT NË VUAJTJE!

    Ki mëshirë për mua, o Hyj, ki mëshirë për mua,
    sepse shpirti im mbështetet në Ty,
    po strehohen nën hijen e krahëve të tu
    derisa të më kalojë rreziku i pritës.

    Do të therras Ty në ndihmë, o Hyj i tejetlartë,
    o Hyj, që më bën mirë!

    Ti do të më dërgosh ndihmë prej qiellit e do të më shpëtosh!
    Ti do t’i turpërosh ata që me shtypin!
    Ti, o Hyj, do të më dërgosh mëshirën e të vërtetës sate!….

    Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell,
    përmbi mbarë tokën lavdia jote!

    Këmbëve të mia u vunë leqe,
    e ngushtuan shpirtin tim,
    para meje e hapën gropën:
    ata vetë ranë brenda!

    Zemra ime është gati, o Hyj,
    gati është zemra ime:
    do të këndoj, këngës do t’ia them!
    Zgjohu, lavdia ime,
    zgjohu, o harpë e cetër, dua ta zgjoj agimin!

    Do të të lavdëroj ndër popuj, o Zot,
    Ty do të të këndoj ndër kombe.
    Sepse u madhërua deri në qiell dashuria jote,
    e deri në re e vërteta jote!

    Lartësohu, o Hyj, përmbi qiell,
    Përmbi mbarë tokën lavdia jote!

    PSALMI 57 (me disa ndryshime).

    Torrkerry

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E SHKURTË.

    Në mëngjes, o Hyj,
    bëj që ta njoh
    dashurinë tënde!
    Ma mëso, o Zot, udhën
    që duhet të ndjek.
    Ti, o Hyj,
    je rruga e lavdisë
    dhe e drejtësisë,
    rruga e shpërblimit
    dhe e dashurisë,
    rruga e lirisë
    dhe e shenjtërisë

    NGA LITURGJIA E ORËVE
    Torrkerry

  8. #128
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MBRET I MBRETËRVE, ZOT I ZOTËRINJVE!

    O Zot, Hyj im, Jezu Krisht,
    Mbret i mbretëve,
    Zot i zotërinjve,
    i gjithpushtetshëm mbi jetën dhe vdekjen,
    Ti i njeh fshtësitë e zemrës tonë:
    mendime dhe ndjenja tona
    i ke gjithmonë parasysh.

    Shëroji dredhitë dhe dallaveret e mia:
    Çka është e keqe para teje unë e bëra!
    Ja, jeta ime shkrihet dita-ditës
    dhe vazhdimisht shtohen mëkatët e mia!
    O Zot, Hyj i shpirtrave dhe i trupave,
    Ti e njeh brishtësinë ekstreme
    të shpirtit dhe të mishit tim.

    Ma jep, o Zot, forcën tënde në dobësinë time!
    Më mbroj, o Zot, dhe më ndihmo në mjerimin tim.

    Ti e di, o Zot! Kam qenë për shumë njerëz,
    me të vërtetë, një njeri i jashtëzakonshëm:
    tani Ti më mbro, më përkrah, ma jep fuqi.
    Më bëj, o Zot, mirënjohës:
    pa ndërprerë, le të më kujtohen
    bamirësitë e tua,
    O Zot i mirë, i madh në dashuri!

    Mos i shiko mëkatet e mia të panumërta!
    M’i fal, o Zot, për mëshirën tënde,
    çdo pabesi dhe pandershmëri.

    O Zot, mos i përçmo lutjet e mia,
    lutjet e një mëkatari të mjerueshëm.

    Më ruaj përgjithmonë në hirin tënd:
    Hiri yt le të më ruaj si në të kaluarën!
    Hiri yt, o Zot, më ka mësuar urtinë.
    Lum ata që ecin mbi shtigjet e saj,
    sepse e atyre është mbretëria e qiellit,
    kur do të kurorëzohen me lavdinë tënde.

    O Zot, unë të lavdëroj dhe të madhëroj:
    edhe pse nuk meritoj asgjë,
    e pakufishme është mëshira jote ndaj meje.

    Ti, vetëm Ti, je për mua
    ndihmë, mbrojtje dhe strehim!

    Le të lavdërohet për amshim
    Emri yt i madhërueshëm!

    Ty, o Zoti im, të qoftë nderi e lavdia.

    SHËN EFREMI

    Torrkerry.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-10-2006
    Postime
    163
    O HYJ I FORTË NË FALJE…

    O Hyj, ti që më së forti
    E tregon gjithpushtetësinë tënde
    me falje dhe me mëshirë,
    na e ndiko hirin tënd
    vazhdimisht
    që të ecim ka të mira e premtuara
    dhe të bëhemi pjesëtarë në lumturinë e amshuar.

    NGA MËSHARI ROMAK

    Torrkerry

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O KRYQ, DASHURIA SUBLIME E ZOTIT.

    O Kryq, dashuria sublime e Zotit!
    O Kryq, lavdia e qiellit!
    O Kryq, shëlbimi i përjetshëm i njerëzve!
    O Kryq, tmerri i armiqve,
    fuqia e të drejtëve,
    drita e besimtarëve!
    O Kryq,
    nëpërmjet të cilit,
    këtu në tokë,
    Zoti i mishëruar
    u bë skllav
    për të na shpërblyer.
    Me fuqinë tënde hyjnore
    njeriut ia ke dhuruar
    mbretërinë qiellore!
    Nëpërmjet teje, o Kryq i shenjtë,
    ndriçoi me një shkelqim të hareshëm
    dritën e vërtetë
    që na liroi
    nga errësira e mbrapshtë
    e atmikut djallëzor.

    SHËN PAULINI NGA NOLA.

    Torrkerry

Faqja 13 prej 94 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •