Close
Faqja 10 prej 94 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 935
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR TË DËBUARIT

    O Zot i mëshirshëm,
    ti më ke dhënë guxim që unë të përjetoj
    se ke nevojë për mua,
    më jep përsëri fuqi t’i dua të dëbuarit
    aq sa ti më do mua
    dhe ke nevojë për mua.

    O Zot,
    ti e di që të jesh i dëbuar
    domethënë të jesh i varfër ndër më të varfërit.
    Një burrë apo grua e pasur
    mund të jenë të përjashtuar,
    si mund të jenë të dëbuar të varfërit
    nga kjo tokë e vogël që ti na ke dhuruar.
    Bëj që të gjithë të jemi të pasur
    Në mbretërinë tënde në këtë tokë,
    duke ditur se ti ke nevojë për ne,
    dhe ne kemi nevojë për ty,
    njëri për tjetrin.
    Dashuria jote, mëshira jote
    dhe prania jote
    janë thesaret më të mëdha
    në jetën time.
    Amen.

    NËNË TEREZE

    Torrkerry

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E SHËN EFREMIT.

    O Zot, o Mbret i jetës time,
    më liro nga shpirti dominues,
    shpirti papunësisë, përtacisë
    dhe të fjalëve të kota.

    Ma jep, o Zot,
    një shpirt drejtësie dhe ndjeshmërie,
    një shpirt përvujtërie, dhurimi,
    dhembshurie dhe dashurie.

    Po, o Zoti im, o Mbreti im,
    ma jep fatin
    t’i njoh gabimet e mia
    e të mos i gjykoj vëllezërit e mi,
    sepse ti je i bekuar
    për të gjithë shekuj të shekujve.
    Amen.

    SHËN EFREMI.

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE LAVDËRIMI.

    O Hyj im, unë të bekoj
    për mirësitë e tua
    e jashtëzakonshme,
    për dhuratat e tua,
    për mrekullitë e tua,
    për dashurinë tënde,
    për visaret e tuaj dashurie,
    paqeje dhe shprese,
    që më japin besim,
    në ditët e mia më të vështira.

    O Hyji im, unë të bekoj,
    çdo ditë herët në agim,
    për prindërit e dashur,
    që më ke dhuruar,
    për vëllezërit e mij,
    për motrat e mia,
    për familjen time më të madhe,
    për shtëpinë e bukur,
    në të cilën duhemi me njëri-tjetrin.

    O Hyji im unë të bekoj,
    për afektet e thelle e të pastër,
    që dashuria jote e pakufishme,
    i ka vënë në rrugët e mia.
    O Hyji im, unë të bekoj,
    për të gjitha krijesat e tua,
    shpirti i të cilave është një nder
    për kopshtet e tua qiellore.

    O Hyji im, unë të bekoj,
    për natyrën në tërësinë e saj,
    që e shpall emrin tënd,
    lavdinë tënde,
    madhështinë tënde.
    Të bekoj për qiellin e kaltër të pakufudshëm,
    për flladin e lehtë dhe të freskët,
    për diellin e shkëlqyeshëm,
    që i çelë lulet e fushës.

    O Hyji im, unë të bekoj,
    në kohën e sprovës,
    unë të bekoj,
    për jetën që më ke dhënë.
    Kur do ta ngre tek Ti
    dorën time të lodhur,
    duke u lutur,
    me një zë të përvajshëm:
    ”Unë o Zoti im, unë të dua,
    unë të lutem, më merr me Ty o Zoti im,
    bëje për mua këtë hir”.


    MARTHE ROBIN


    Torrkerry

  4. #94
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E NATËS (1)

    Para fundit të dritës,
    ty duam, krijuesi i sendeve,
    me mirësinë e zakontë,
    të na kryesosh në roje.

    Ty ëndrofshin zemrat tona,
    në gjumë të rëndë ty ndjefshin,
    dhe gjithmonë lavdinë tënde
    këndofshin në ag të dritës.

    Na jep jetë të shëndetshme,
    ngrohtësinë tonë përtërije,
    mjegullën e zezë të natës
    ta sqarojë drita jote.

    Na jep, Atë fuqiplotë,
    me anë t’Hyijt Jezu Krisht,
    që më ty në amshim
    mbretëron me Shpirtin Shenjt. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E NATËS (2)

    O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
    zbulon errësitë e natës,
    e ndriçim drite quhesh
    kur dritë u flet të lumëve.

    O Hyj i shenjtë, të lutemi,
    Ti në këtë natë na ruaj;
    në ty të gjejmë pushimin,
    na i bëj të qeta orët.

    Nëse sytë i zë gjumi,
    për ty zemra t’rrjë zgjuar;
    të mbrosh me dorën tënde
    besnikët që të duan.

    Shiko, o mbrojtësi ynë,
    na ruaj ndër prita e kurthe,
    sundo shërbëtorët tu
    që me gjak tënd shpërbleve.

    O Krisht, mbret shumë i drejtë,
    Ty e Atit iu qoftë lavdia,
    me Shpirtin Ngushëllimtar
    ndër shekujt e përhershëm. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE.

    Torrkerry

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KËNGA E SIMONIT.

    Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë
    shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë,

    sepse me sytë e mi e pashë shëlbimin
    që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve:

    Dritën që bën të njohin Ty paganët
    e që jep nder popullit tënd, Izraelit.

    Torrkerry

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, NË DUART E TUA

    O Zot, në duart e tua
    po e doRëzoj shpirtin tim.

    O Hyj i së vërtetës,
    ti më ke shëlbuar.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Më shpëto, o Zot,
    derisa rrij zgjuar;
    më ruaj kur flej:
    që të rrij zgjuar me Krishtin
    dhe të gjej prehje në paqe.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HYJ ËSHTË DASHURI

    Bekoje, shpirti im Zotin,
    dhe krejt qenia ime,
    emrin e tij të shenjtë.

    Bekoje, shpirti im Zotin,
    e mos i harro bamirësitë e tija.

    Ai I fal të gjitha fajësitë të tua,
    Ai i shëron të gjitha sëmundjet e tua:

    Ai ta shpëton jetën prej varrit,
    Ai të kurorëzon me mirësi e dashuri,

    me të mira t’i mbush vitët e tua:
    do të përtërihet si e shqiponjës rinia jote.

    Zoti bën veç vepra të mira,
    u jep të drejtën atyre që pësojnë padrejtësi.

    Synimet e veta ia zbuloi Moisiut,
    bijve të Izraelit veprat e veta.

    Zoti është i mirë e i mëshirshëm,
    i ngadalshëm në zemërim e shumë i dashur.

    Nuk zemërohet gjithherë
    as s’e mban hidhërimit për jetë të jetës.

    Nuk sillet me ne sipas mëkateve tona,
    as nuk na shpaguan sipas të këqijave tona.

    Sepse sa është lartësia e qiellit mbi tokë,
    aq e madhe është mëshira e tij ndaj atyre që e druajnë.

    Sa është lindja larg perëndimit
    aq larg i tret prej nesh fajet tona.

    Sikurse baba ka dhembje për fëmijët e vet,
    ashtu Zoti ka dhembje për ata që e druajnë.

    sepse mirë e di si jemi të përbërë,
    s’e harron që ne jemi pluhur.

    Njeriu! Ditët e tija janë porsi bari:
    porsi lulja e fushës lulëzon,

    sa e prek era e me s’është,
    më s’e kujton as vendi i vet.

    Vetëm dashuria e Zoti është për amshimin
    e në amshim mbi ata që e druajnë.

    Dhe drejtësia e tij mbi bijtë e njerëzve,
    mbi ata që e mbajnë besëlidhjen e tij
    dhe i kujtojnë urdhërimet e tij për t’i zbatuar.

    Zoti i forcoi fronin e vet në qiell,
    Mbretëria e tij mbizotëron të gjithë.

    Bekojeni Zotin, të gjithë engjejt e tij.
    Ju të fortët nga fuqia , që kryeni urdhërat e tij,
    duke i dëgjuar urdhërat e tij.

    Bekojeni Zotin, të gjitha ushtritë e tija,
    shërbëtorët e tij që zbatoni vullnetin e tij.

    Bekojeni Zotin, të gjitha vepra e Zotit,
    në çdo vend të sundimit të tij!

    Shpiti im, bekoje Zotin.

    PSALMI 103

    Torrkerry

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR TË VARFËRIT.

    “Zoti im,
    sipas vullnesës time të lirë
    e me ndihmën e dashurisë sate,
    unë dua të rrij këtu,
    nëpër rrugë me të varfërit
    për të përmbushur dëshirën tënde.

    Nuk dua të kthem mbrapa:
    komuniteti im janë të varfërit;
    siguria e tyre është siguria ime;
    shëndeti i tyre është shëndeti im.
    Shtëpia ime është shtëpia e të varfërve.
    Jo thjeshtë e të varfërve,
    por e më të varfërve ndër të varfër.
    Të atyre që nuk u afrohemi
    pse kemi frikë nga ndyrësia dhe infektimi.
    Të atyre plotë me sëmundje e epidemi.
    Të atyre që nuk mund të luten
    për arsye se nuk kan një copë stof.
    Të atyre që nuk mund të han,
    pse e kanë humbur fuqin të ushqehen.
    Të atyre që nuk ja dalin të qajnë
    se i kanë derdhur të gjithë lotët.
    Të atyre që luajnë në kalldërmet e rrugëve,
    duke ditur se po vdesin,
    ndërsa të gjithë të tjerët u kalojnë pranë,
    pa u kushtuar atyre kujdes.
    Të atyre që kanë nevojë
    jo aq shumë për një shtëpi me tulla,
    por për një zemër që i kupton.
    Të atyre që janë të uritur,
    jo aq shumë për ushqim,
    sesa për fjalën e Hyjit.
    Të atyre që kanë nevojë
    jo aq shumë për tu veshur,
    po për dinjitet, pastërti e drejtësi.
    Të atyre që janë të braktisur,
    të padëshiruar,
    ata që nuk i do askush,
    që kanë pësuar në rrjedhën e jetës,
    për asrye se edhe ata janë të varfër:
    më të varfërit shpirtëror ndër të varfër,
    në ngjasimin e të cilëve Ti, Zoti im, fshehesh,
    duke pasur etje për dashurinë time,
    saktësisht ashtu siç fshihesh
    në bukën e Eukaristisë “.

    NËNË TEREZE

    Torrkerry

Faqja 10 prej 94 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •