Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Kur'ani përfiton zemrën e Jeffrey Langut, profesorit amerikan

    Kur'ani përfiton zemrën e Jeffrey Langut, profesorit amerikan

    Dr. Xhefri Lleng (Jeffrey Lang) është profesor i matematikës në Universitetin e Kanzasit, një prej universiteteve më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka filluar udhëtimin e vet fetar më 30 janar 1954, kur është lindur në një familje romano-katolike në Bridgefort, Konektikat. Nëpër shkolla katolike i kanë kaluar 18 vitet e para të jetës së tij, të cilat e kanë lënë atë me shumë pyetje pa përgjigje lidhur me Zotin dhe fenë krishtere, thotë Lleng duke rrëfyer tregimin e tij se si ka arritur deri te Islami.
    “Sikurse shumica e fëmijëve mbrapa në të 60-tat e vonshme dhe 70-tat e hershme, edhe unë fillova të pyetem për të gjitha vlerat që i kishim në atë kohë politike, sociale dhe religjioze”, thotë Lleng. “Kam qenë kundërshtar ndaj të gjitha institucioneve që shoqëria i konsideronte të shenjta, duke përfshirë edhe Kishën Katolike”, thotë ai.
    Deri në kohën kur ai arrin të 18-tat, Lleng veç më ishte bërë axhami i plotë ateist. “Nëse ka Zot dhe Ai është i Gjithmëshirshëm dhe më i dashuri, pse atëherë ka vuajtje në këtë botë? Pse Ai nuk na dërgon neve thjesht në Xhennet? Pse të krijon gjithë këta njerëz që të vuajnë?” Këto ishin pyetjet që i vinin në mendjen e tij në ato ditë.
    Si profesor i matematikës në Universitetin e San Franciscos, Lleng gjeti fenë e tij, ku Zoti më në fund është realitet. Kjo i është treguar atij prej ca shokëve muslimanë që ai kishte takuar po në atë universitet. “Ne bisedonim rreth fesë, unë ua parashtroja pyetjet e mia, dhe kam qenë me të vërtetë i befasuar lidhur me atë se si aq kujdesshëm ata i vlerësonin përgjigjet e tyre”, thotë Lleng.
    Dr. Lleng kishte takuar një student saudian me pamje mbretërore, Mahmud Kendil (Mahmoud Qandeel), i cili kishte tërhequr vëmendjen e tërë klasës në momentin kur ai kishte hyrë në të. Kur Lleng e kishte pyetur një pyetje lidhur me hulumtimet mjekësore, Kendil i ishte përgjigjur pyetjes në gjuhën angleze të folur në mënyrë perfekte dhe me vetësigurim të madh.
    Çdokush e njihte Kendilin - kryetari i bashkësisë, shefi policor dhe njeriu i rëndomtë. Së bashku, profesori dhe studenti, kishin qenë në të gjitha vendet shkëlqyese ku nuk kishte hare apo gëzim, por vetëm buzëqeshje. Dhe në fund Kendili befasisht ia ka dhënë Kur’anin dhe ca libra për Islamin. Lleng vet e lexon Kur'anin, gjen vetë rrugën deri te salla studentore për namaz në universitet, dhe në të vërtetë dorëzohet pa shumë kundërshtim. Ai ka qenë i mundur prej Kur’anit. Dy kaptinat e para janë shkak për këtë ndeshje e cila qe gjë fascinuese.
    “Piktorët mund të bëjnë pikturë të atillë, ashtu që sytë e një portreti të duken sikur janë duke të përcjellur ty prej një vendi në tjetër, por cili autor mund të shkruajë një libër të shenjtë që parashikon ndryshimet e tua të përditshme?… Çdo natë unë do të formuloja pyetje dhe kundërshtime, dhe disi zbuloja përgjigjen ditën që vinte pas. Dukej sikur autori t’i lexonte idetë e mia dhe i shënonte me kohë në rreshta adekuat për leximin tim të ardhshëm. Unë e kam takuar veten time në ato faqe…”
    Lleng e kryen namazin vazhdimisht pesë herë në ditë dhe gjen në të shumë kënaqësi shpirtërore. Ai e vlerëson namazin e sabahut si një nga ritualet më të bukura lëvizëse në Islam. “Duket sikur përkohësisht e lëshon këtë botë dhe komunikon me engjëjt në këndimin lavdërues ndaj Zotit para agimit.”
    Në pyetjen se si ai e konsideron recitimin e Kur’anit aq të mrekullueshëm, kur ai është në gjuhën arabe, e cila është krejtësisht e huaj për të, ai përgjigjet: “Pse foshnja ndjen rehati prej zërit të nënës së vet?” Ai thotë që leximi i Kur’anit i ka dhënë shumë qetësim dhe fuqi në kohëra të vështira. Prej atëherë e më tutje, feja ka qenë çështje e praktikës për rritjen shpirtërore të Llengut.
    Në anën tjetër, Lleng ka vazhduar karierën në matematikë. Ai ka marrë diplomën për magjistër dhe doktoraturë prej Universitetit Përdju (Purdue). Lleng thotë se çdoherë ka qenë i fascinuar prej matematikës. “Matematika është logjikuese. Ajo përbëhet prej përdorimit të fakteve dhe figurave për të gjetur përgjigje konkrete”, thotë Lleng. “Kjo është mënyra në të cilën mendja ime punon, dhe është frustrale kur unë ballafaqohem me gjëra që nuk kanë përgjigje konkrete. Duke patur një mendje që pranon ide me meritë faktuale, kjo bën që të besuarit në një religjion të jetë i vështirë, sepse shumica e religjioneve kërkojnë që të kesh besim”, thotë ai.
    Si këshilltar në fakultet për “Bashkësinë e studentëve muslimanë”, Lleng thotë se e vlerëson veten si një ndërlidhës ndërmjet studentëve dhe universitetit të tyre. Ai merr leje prej autoriteteve universitare për mbajtjen e ligjëratave islame. “Qëllimi i bërjes këshilltar fakultativ i tyre është që të ndihmohen ata në plotësimin e nevojave të tyre sa i takon të përshtaturit kulturës amerikane dhe procedurave të universitetit. Ata e çmojnë mundësinë për përmirësimin e koncepteve të gabuara”, thotë ai.
    Lleng është martuar para 12-të viteve me një femër saudiane, Raika. Ai ka shkruar disa libra për Islamin, të cilat janë më të lexuarat në bashkësinë muslimane në Shtetet e Bashkuara. Ndër librat e tij më kryesorë janë: “Edhe engjëjt pyesin” dhe “Një udhëtim drejt Islamit në Amerikë”. Në këtë libër, Dr. Lleng ndan me lexuesit e tij shumë ndriçime të papritura mendore që janë shpalosur për të gjatë zbulimit të vetvetes së tij dhe progresin brenda fesë islame.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Pas dhjetë vitesh të ateizmit: Dr. Jeffrey Lang zbulon Islamin


    Për ata që e kanë përqafuar Islamin dëshmitari më i madh për dashurinë e pandërprerë dhe të vazhdueshëm është Kur’ani. Sikur një oqean i madh dhe i gjërë, ai të josh thellë e më thellë në valët e tij të fuqishëm dhe rrëmbyes derisa të zhytesh krejtësisht në të. Por në vend që të mbytesh në errësirat e tij, ti e gjen veten të zhytur në oqeanin e dritës dhe të mëshirës hyjnore....Pasi që e lexova Kur’anin dhe i fala namazet, një derë në zemrën time u hap dhe u zhyta në një ëmbëlsi pushtuese. Dashuria u bë e përhershme dhe më e vërtetë se toka nën këmbët e mia. Forca e saj ma ktheu gjallërinë time dhe më mundësoi madje edhe ta ndjeja dashurinë. Isha më se i lumtur që e kisha gjetur besimin në një religjion të ndjeshëm. Dhe unë kurrë nuk e kisha pritur të jem i prekur nga gjithë kjo mëshirë.
    ,Bab’, a beson në parajsë”?
    Kur Jeffery e pyeste babain e tij rreth ekzistencës së parajsës duke shëtitur bregut të plazhit, ishte më se e qartë se ky djalosh posedonte një mendje me kureshtje mjaft të madhe. Ishte gjithashtu një shenjë se ai do ti gjykojë çështjet me një logjikë të kujdesshme dhe do ti vlerësojë ato nga një perspektivë racionale. Nuk ishte ndonjë befasi që ai një ditë do të përfundonte si një profesor matematike, profesor i një lënde materiale që nuk ia le vendin asgjësë, pos logjikës.
    Gjatë vijimit të shkollës së mesme në Notre Dame Boys High, shkollë katolike, ai formoi qëndrime të padyshimta kundër besimit në ekzistencën e një Krijuesi Suprem. Duke diskutuar me priftin e shkollës, me prindërit e tij dhe shokët e klasës nuk bindej në ekzistencën e Zotit, dhe duke i llahtarisur prindërit dhe priftin ai u kthye në ateizëm në moshën 18 vjeçare. Ai mbeti me këto bindje për dhjetë vitet e ardhshme, gjatë kësaj kohe ai diplomoi, dhe i kreu studimet e doktoraturës. Pak kohë pasi që e përqafoi ateizmin ai e pa këtë ëndërr:

    “Ishte një dhomë e ngushtë, pa mobilje, dhe muret e saj ishin plotësisht boshe. Zbukurimi i vetëm në të ishte një tepih i kuq. Aty kishte vetëm një dritare të vogël që dukej si dritare e bodrumit, duke mbushur dhomën me dritë briliante. Ne ishim në rreshta dhe unë isha në rreshtin e tretë. Të gjithë ishim meshkuj, nuk kishte femra aty dhe të gjithë u përkulëm të drejtuar kah dritarja.
    Ishte një ndjenjë e huaj për mua. Nuk e njihja askë. Me siguri isha në ndonjë vend të huaj. Pastaj të gjithë rramë njëkohësisht me fytyrat tona kah toka. Ishte shumë qetë sikur të gjitha zërat të jenë ndalur. E pastaj të gjithë u ulëm në gjunjë. Shikova përpara dhe pashë se udhëhiqeshim nga një njeri. Ai ishte i vetëm në rradhë dhe ishte nën dritaren e bodrumit. Kishte të veshur një rrobe të gjatë e të bardhë. Pas kësaj mua më doli gjumi”.
    Gjatë jetës së tij prej ateisti për më se dhjetë vjet ai e pa të njëjtën ëndërr disa herë rradhazi. Nuk ndjente ndonjë shqetësim gjatë ëndrrës, por ndjente shumë rehati pasi që zgjohej. Por duke mos ditur kuptimin e saj nuk i kushtonte ndonjë rëndësi edhe përkundër përsëritjes së saj.
    Pas dhjetë vitesh duke dhënë mësim në Universitetin e San Franciscos, e takoi një student musliman që e vijonte klasën e tij të matematikës. Pastaj filloi të shoqërohej me të dhe me familjen e tij. Religjioni, sidoqoftë nuk ishte temë e bisedave të tyre, por një anëtar i kësaj familjeje ia dhuroi atij një kopje të Kur’anit.
    Ai nuk ishte në kërkim të një religjioni. Megjithatë filloi ta lexonte Kur’anin por me një paragjykim të fortë.
    “Ju s’mund ta lexoni Kur’anin, nëse atë nuk e merrni me seriozitet. Ju ose do t’i dorëzoheni atij ose do ta luftoni atë. Ai ju sulmon me ngulm, në mënyrë direkte dhe personale, ju debaton, ju kritikon, ju turpëron dhe ju sfidon. Prej fillimit ai vizaton një vijë të luftës, ju sfidon dhe ju bën ta merrni anën, dhe unë isha në anën tjetër”.
    Kështu ai e gjeti veten në një betejë interesante. “Isha në një disavantazh të rreptë sepse Autori i tij më njihte mua më mirë se sa unë veten”.
    “Ishte sikur Autori të m’i lexonte mendimet e mia”. Për çdo natë ai i përgatiste pyetjet dhe vërrejtjet e caktuara, por i gjente përgjigjet në leximin e tij të ardhshëm, duke vazhduar leximin në një mënyrë të caktuar. “Kur’ani ishte gjithënjë një hap para mendimit tim, ai i shlyente barrierat që mu kishin krijuar vite me rradhë, dhe m’i qartësonte dyshimet e mia”.
    Ai luftonte energjikisht përmes vërrejtjeve dhe pyetjeve të tij, por ishte e qartë se ishte duke e humbur betejën. Ishte fillimi i viteve të ‘80, dhe nuk kishte shumë studentë muslimanë në Universitetin e San Franciscos. Ai pa një vend të vogël në bodrumin e një kishe ku disa studentë muslimanë i kryenin faljet e tyre ditore. Pas shumë kundërshtish në mendjen e tij, ai mblodhi mjaft kurajë për të vizituar atë vend. Pasi doli nga ai vend pas disa orësh, deklaroi shahadetin, shpalljen për një jetë të re. Pas kësaj, erdhi koha për faljet e paradrekës dhe ai u ftua që t’u bashkëngjitej. U rradhit në rreshta me studentët e tjerë pas një njeriu që i udhëhiqte me emrin Ghassan, dhe filloi t’i imitonte në faljet e tyre.
    “U përkulëm dhe ramë me fytyra përdhe mbi tepihun e kuq. Ishte shumë qetë sikur të gjitha zërat të jenë ndalur. E pastaj të gjithë u ulëm në gjunjë. Shikova përpara dhe pashë se njeriu që na udhëhiqte ishte nën dritaren e vogël të bodrumit që e mbushte dhomën me dritë. Ai ishte i vetëm në rradhë. Kishte të veshur një rrobe të gjatë e të bardhë.
    Ëndrra! M’u dëgjua një zë i brendshëm. Saktësisht ëndrra që e kisha parë më parë.
    E pata harruar krejtësisht dhe tani isha i tronditur dhe i befasuar. A jam duke ëndërruar përsëri. A do të zgjohem tani. U fokusoja në atë që ndodhte për të kuptuar mos jam duke fjetur. Një rrëqethje më kaloi nëpër trup. O Zot ky është realitet. Sytë mu lagën me lotë”.
    Udhëtimi i çdonjërit në Islam është i veçantë, duke ndryshuar nga njëri rast te tjetri, por rasti i dr. Langut është mjaft interesant. Nga një njeri që dyshonte në ekzistencën e Zotit u shëndrua në njeri me besim të fortë te Zoti. Nga një luftëtar që pat shpallur luftë Kur’anit, u shëndrua në një prej atyre që iu dorëzuan atij. Nga njëri që kur nuk e pat ditur se çka është dashuria, duke dashur të jetonte një jetë komfore materialiste, u shëndrua në njeri që është plot me mëshirë, dashuri dhe spiritualizëm. Ai ishte tani me fytyrë përdhe, pjesa më e lartë e trupit të tij që e mbante tërë diturinë dhe intelegjencën e tij tani ishte në pjesën më të ultë të tokës në nënshtrim të potë ndaj madhërisë së Zotit.
    Dr. Langu është autor i dy librave – të dy librat janë mjaft interesantë dhe të dobishëm si për të konvertuarit ashtu edhe për ata që janë lindur muslimanë. Ai është i martuar dhe i ka tri vajza. Nuk është e çuditshme që vajzat e tij të kenë trashëguar diçka nga mendja e tij kureshtare. Djaloshi që një kohë e gjuante babain e tij me pyetje, tani si baba ballafaqohej me pyetjet e vajzave të tij. Një ditë pasi që e falën paradrekën me të bijën tetëvjeçare Jameelah, ajo e pyeti:
    “Bab’ pse falemi ne?”
    Pyetja e saj më zuri ngushtë. Nuk e prisja një pyetje të tillë nga një vajzë tetëvjeçare. E dija me siguri përgjigjen e saktë - se ne si muslimanë jemi të obliguar të falemi - por si t’ia bëja atë më të kapshme për mendjen e një fëmije. Ndërkohë duke u përpjekur të formuloja një përgjigje sa më të përshtatshme në mendjen time, thashë diçka sa për të thënë.
    “Falim namaz sepse Zoti atë kërkon prej nesh”.
    “Por pse bab’, çka arrijmë përmes namazit”- pyeste ajo.
    “Është e vështirë të shpjegohet një personi të vogël, shpirt. Një ditë nëse do ti falësh të pesë kohët e namazit atëherë do të kuptosh, por unë do të bëj gjithëçka që të përgjigjem në mënyrë të duhur.
    Si e sheh, shpirt. Zoti është burim i dashurisë, mëshirës, urtësisë dhe mirësisë – i të gjithë bukurisë që ne përjetojmë dhe që ndjejmë. Sikur dielli që është burim i dritës që ne shohim gjatë ditës, Zoti është burim i të gjithë kësaj dhe më shumë. Kështu dashuria që unë ndjej për ju, për motrat dhe nënën tënde më është dhënë prej Zotit. Ne e dimë se Zoti është i mëshirshëm dhe i mirë përmes asaj që na ka dhënë në këtë jetë. Por ne kur falemi, e ndjejmë dashurinë e Zotit dhe mëshirën e Tij, në një mënyrë mjaft të veçantë. Për shembull, ti e di se mami dhe unë ju duam juve ngase kujdesemi për ju. Por kur ju përqafojmë dhe ju puthim ju mund të ndjeni se sa ju duam ne. Në të njëjtën mënyrë ne e dimë se Zoti na do ngase Ai kujdeset për ne. Por kur ne falim namaz e ndjejmë dashurinë e Zotit në një mënyrë të veçantë”.
    “A të bën namazi njeri më të mirë bab’ ” më pyeti përsëri ajo.
    “Shpresoj se po dhe më pëlqen të jetë kështu, sepse nëse njëherë je i prekur me dashurinë dhe mirësinë e Zotit në namaz, ajo është kaq e bukur dhe e fuqishme sa ti dëshiron atë ta ndash me të dashurit e tu, posaçërisht me familjen tënde. Ndonjëherë, pas ndonjë dite të lodhshme në punë, ndjehem aq i rraskapitur sa që dëshira e vetme që kam në ato çaste është që të jem vetëm. Por kur ndjej dashurinë dhe mirësinë e Zotit në namaz, unë shikoj në familjen time dhe më përkujtohet se çfarë dhurate jeni ju për mua, dhe çfarë lumturie më është dhënë duke qenë bab’ i juaj dhe burr i nënës suaj. Nuk jam duke thënë se jam bab’ i përsosur, por besoj se nuk do të isha bab’ aq i mirë nëse nuk do të falja namaz. A ka kjo ndonjë kuptim për ty”?
    “Çka mendon ti, a ka kjo ndonjë kuptim për mua”?, mu përgjigj me buzëqeshje Jameelah.
    Pastaj ajo mu hodh në qafë dhe më tha: “Unë të dua bab’ “.
    “Edhe unë të dua, ëmbëlsirë. Edhe unë të dua”.

    Bibliographia:
    Lang, Jeffrey. Duke luftuar për tu nënshtruar. Beltsville: 1994.
    Lang, Jeffrey. Edhe engjëjt pyesin. Beltsville: 1997.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283
    Jeffrey Lang: Namazi im i parë

    Jeffrey Lang, Profesori i matematikës në Universitetin e Kansasit në SHBA, ish ateist, në librin e tij "Ditën kur e pranova Islamin" shkruan:

    "Në atë ditë kur e pranova Islamin, imami i xhamisë më dhuroi një doracak ku kishte informata se si falet namazi. Isha i habitur kur sodisja brengën e nxënësve në xhami të cilët vërenin gjendjen time, po ashtu edhe shumë njerëz aty më këshilluan të jem i lirë dhe mos të filloj të falem menjëherë ngase këtë mundja ta bëja më vonë. Të tjerët më thonin që të leja për më vonë gjërat që do të më bënin ngarkesë, duke menduar në namazin, sepse të gjitha do të rregulloheshin me kohë. E unë mendoja në veten time se a thua qenka kaq e vështirë të falesh?

    I mbylla veshët ndaj këshillave të njerëzve në xhami dhe vendosa të nisja të falja që atë ditë pesë kohët e namazit. Atë natë qëndrova shumë gjatë në dhomën time të vogël duke mësuar nga libri për namazin. Lexoja suret dhe mundohesha të mësoja përmendësh veprimet dhe duatë që duhej thënë gjatë namazit. Natyrisht kjo më morri shumë në kohë sepse me orë të tëra përpiqesha të mësojë përmendësh lutjet në gjuhën arabe dhe të mësoja përkthimin e tyre në gjuhën angleze. Dhe dikur më vonë u bëra i sigurt, dhe i vendosur të fali namazin tim të parë. Vërejta se ishte bërë vonë, ishte mesnatë dhe bëra nijet të fali namazin e Jacisë.

    U drejtova për në banjo për të marrë abdes, gjithnjë duke u konsultuar me librin të cilin e mbaja në një kënd . E shikoja me kujdes librin për të zbatuar rregullat e abdestit ashtu si rekomandoheshin në libër. Pasi mbarova abdesin hyra brenda për në dhomë, pikat e ujit pikonin nga gjymtyrët e mij ngase aty shkruante se mos fshirja e gjymtyrëve ishte më e preferuar. Më pas qëndrova në mes të dhomës duke u menduar se në cilin drejtim ishte Qabja, pastaj morra frymë thellë, por sapo i ngrita duart duke thënë All-llahu Ekber u mendova se mos po ma dëgjon zërin dikush. Menjëherë më shkoi mendja në perden, a thua a e kisha lënë të hapur apo jo? Mu kujtua se e kisha lënë të hapur, dhe mendova se cka do të ishte halli im po që se fqinjët e mi do të shihnin se unë po falem.

    U drejtova kah dritarja dhe shikova jashtë, nuk pashë asnjeri dhe u qetësova, pastaj e mbylla edhe perden mirë. U riktheva në vendin e mëparshëm, për tu falur. I ngrita duart për Tekbir duke thënë "All-llahu Ekber", por tani me një zë më të ultë . Më kujtohet se e lexova me vështirësi suren "Fatiha" dhe pastaj një sure të shkurtër, dhe kjo vinte shumë e vështirë për nefsin tim. Po të më dëgjonte ndonjë arab, me siguri nuk do të kuptonte asgjë nga leximi im. Pastaj sërish me një zë të ultë bëra Tekbir dhe u ula në ruku duke i lëshuar duart mbi gjunjë. Më kujtohet se kurrë nuk e kisha ulë shpinën time në këtë mënyrë. Kjo pozitë më mundoi shumë dhe mendova se jam fatlum që nuk është dikush tjetër në dhomë që të më shihte në këtë pozitë. Vazhdova duke thënë "Subhane Rabijel Adhim" që përsërita disa herë. Pastaj u drejtova duke thënë "Semi All-llahu limen Hamideh – Rabena Lekel Hamd". Vërejta se më ishin shpeshtuar të rrahurat e zemrës.. Pastaj thashë " All-llahu Ekber" dhe tani ishte radha e të rënurit në sexhde. Heshtur shikoja në vendin ku do të bija në sexhde duke menduar se a thua unë me të vërtetë do ta bëja këtë? Si do të vendosja unë duart në tokë dhe do të përkulesha siç përkulen robërit para pronarëve të tyre? Qëndroja në vend si i gozhduar dhe pa lëvizur duke notuar në këto mendime.

    " Jo nuk mund të bëj unë këtë" mendova njëkohë dhe gati mu ngrinë këmbët. A thua se sa do të qesheshin kolegët e mi po të më shihnin në këtë gjendje. Po imagjinoj se do të thonin se arabët e shkretë kanë ndikuar tek ti… "Jo"…"Jo"… thashë njëkohë dhe fillova të bëj lutje duke kërkuar ndihmë nga All-llahu. Një moment morra frymë thellë, u qetësova dhe u mundova të përballoj nefsin tim… pastaj u ula në tokë, por assesi nuk mundja të vendosja fytyrën në sexhde. Pastaj një kohë largova të gjitha mendimet që i kisha në tru dhe e mundova nefsin time, më në fund bëra sexhden e parë në jetën time duke thënë "Subhane Rabijel Ala". Pastaj sërish shqiptova "All-llahu Ekber" për tu ngritur nga sexhdeja e parë. Pa menduar fare për gjërat, sërish shkova në sexhde dhe këtë herë ndjeva se hunda ime prekte tokën, dhe thashë "Subhane Rabijel Ala" tri herë. Në ato momente vendosa t'i largohem labilitetit dhe ta fali këtë namaz deri në fund.

    Thashë" All-llahu Ekber" dhe u ngrita në këmbë, pastaj këshillova nefsin tim duke i thënë se më kanë mbetur vetëm edhe tre rekate të pakryera, dhe pasi e nisa do ta përfundoj. Vazhdova duke u ballafaquar me nderin dhe mburrjen time. Por kësaj radhe ishte më e lehtë, ndërsa në sexhden e fundit isha i krejtësisht i qetë. Në fund dhashë edhe selam. Isha aq i lodhur sa nuk mund ta përshkruaj, më në fund u ndala të mendoj të gjitha veprimet që i kisha bërë nga fillimi deri në fund të namazit. Gjatë kësaj kohe mua më shoqëroi edhe turpi sepse kisha aq shumë vështirësi të zbatoja namazin, urdhërin e All-llahut. A thua ishte aq e vështirë të falet namazi?

    " O All-llah kërkoj falje për kryelartësinë dhe mosrespektin e treguar, Ti e di më së miri se unë vij nga shumë larg, dhe jam në fillim të udhës. Të lutem o All-llah më ndihmo"! Këto fjalë që derdheshin nga buza ime shoqëroheshin edhe nga lotët . Trupi im ishte i stërlodhur. Dhe pikërisht në këto momente më kaploi një gjendje e cila nuk mund të përshkruhet, ku i gjithë trupi filloj të më dridhej dhe fillova të qaja ku lotët rridhin me të madhe nga sytë e mi, sa më shumë që qaja aq më shumë rritej ndjeshmëria ime dhe kështu më kaploi rahmeti i All-llahut. Por çka ishte ajo që më shtyri të qaja me lot?

    Sikur u hap një sef për herë të parë në thellësinë e shpirtit tim i cili në brendi kishte një thesar të madh. Mua, njëkohësisht krahas frikës, më kaploi edhe një qetësi e papërshkrueshme dhe në këto momente kur i shënoj këto fjalë ia drejtoj pyetjen vetes time dhe nuk mund t'i përgjigjem asaj. Falja e All-llahut nuk është vetëm shlyerja e mëkateve por njëkohësisht mëshira e All-llahut na i shëron edhe plagët tona. Po ashtu kjo i ofron njeriut një qetësi të pashpjeguar dhe kjo ka qenë një ndjenjë që unë kurrë më parë nuk e kam ndjerë në jetën time.

    Për një kohë të gjatë qëndrova duke qarë me kokë të përulur dhe të mbuluar nga duart. Ndërsa kur erdha në vete ndjeva një lodhje aq të madhe në trupin tim sa që nuk më kujtohet të jem lodhur ndonjëherë kështu. Kjo ishte një përvojë e paparë për mua dhe as e imagjinuar mëparë nga unë. Në fillim mendoja të mos i flisja asnjërit për këtë ngjarje që më shoqëroi gjatë namazit tim të parë, derisa e kuptova se më ka ndodhur gjëja më e rëndësishme në jetën time në atë natë".

    "O All-llah, të lutem mos më lejo të jetoj po që se do ti kthehem kufrit dhe të lutem O All-llah më mundëso të dorëzojë shpirtin tim me iman. Tanimë unë besoj se nuk mund të jetoj as një ditë duke mohuar ekzistencën Tënde, dhe për mua është HARAM jeta, nëse nuk jetoj si musliman".

    Ndërsa All-llahu thotë kështu " Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin). Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t'i kthehen Atij" (Bekare 45-46)".

    Kjo do të thotë që kur nuk je besimtar i fortë të falurit e namazit është shumë e vështirë, ndërsa një namaz, i cili teston imanin tonë zgjat vetëm 10 minuta. Dhe brenda 24 orësh njeriu duhet të ndajë dhjetë minuta për të kuptuar se a është besimtarë i plotë apo jo... ".

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  3. Mrekullitë në Kuran!
    Nga Immaculate në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 11-10-2006, 09:48
  4. Interviste e ambasadorit amerikan ne Tirane
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 10:46
  5. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Saraj në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2002, 08:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •