Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Shkencëtari në portofolin tënd!

    Shumë mirë i grafikove shpenzimet mujore:
    vajin e dëfrimeve dhe hidhërimeve,
    esencat egzotike dhe brumërat e stomakut,
    pëlhurat e mëndafshta dhe lëkurat e bullit,
    qindarkat e lypësit dhe buqetat e të vdekurve,
    vajin e llampës dhe këstin e çatisë së hipotekuar.

    Pas gjithë këtij bilanci të imtë, të tepruan
    nja pesë grosh për pushime verore.
    Të vetmet shpenzime, që i shpëtuan penës tënde,
    janë ato mrekullitë materialiste, që ai shkencëtari,
    tani -ndërsa ti u shtrive në gjumë me mëndje të mpirë-
    po dergjet gjithë natës si ufo ti shpikë.

    Ato mrekullitë materialiste, që ti nesër,
    kur ti ndeshësh në vitrinat vezulluese,
    do të përhumbesh si epsh i çarkoduar.

    Mrekulli, që do ta përmbysin buxhetin tënd familjar të mirëpeshuar,
    si ato dyqind gramët e tepërta, atë barrën e peshëngritësit të tejsprovuar.


    Rezart Palluqi

    25—12—2005 [/CENTER]
    Ndryshuar për herë të fundit nga RSHP : 03-08-2008 më 14:30
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

Tema të Ngjashme

  1. Pierre-Pandeli Simsia
    Nga artisti. në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 02-06-2010, 01:44
  2. A bie ndesh ideja e "zotit" me lirinë?
    Nga armandovranari në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 04-11-2009, 16:37
  3. Histori Te Verteta Nga Jeta Ime
    Nga GANGO of SG në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 26-02-2008, 05:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •