Erjon, si e kujton fėmijėrinė tėnde?
Mbaj mend grimca gri nga ato kohė, mesi i viteve 80. Mė kujtohen bisedat e trishta pėr radhėt e qumėshtit e vezėve, konservat me qepujka, tollonat, shėrbimet e stėrzgjatura tė punės sė prindėrve, grupin-antenė tė pare tė televizorit, mezipritjen e latės sė druve, pullat e rralla, ēelėsin lidhur tek rripi i kanatjeres e lojėrat me mjete rrethanore. Dera spushonte kurrė, herė pėr farė kosi, herė pėr pak gjalpė apo niseshte. Ishim tė varfėr atėherė, por ajo ishte njė varfėri dinjitoze. Rrinim nė lagje tė pastra, bėnim shumė pėr fqinjėt, gėzonim e hidhėronim bashkė. Mė kujtohet se si prindėrit kishin shkruar inicialet e tyre poshtė karrigeve, sa herė kishte dasma apo vdekje, ato ishin karrige ambulante nė tė gjithė lagjen. Sdi sa e kemi ruajtur sot kėtė ndjenjė komuniteti, druaj qė stofi qė na mbante bashkė nė ato kohė tė vėshtirė sot ėshtė shpėrbėrė, por jam optimist se herėt a vonė do ta rigjejmė kėtė solidaritetin e humbur.
Pjese nga intervista dhene Gazete Shqiptare ne mars 2008
Krijoni Kontakt