Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Kurani dhe Hadithi te pandashem

    Vendi i Sunetit nė Islam Dhe sqarimi se nuk mund tė mjaftohemi me Kuranin pa Sunetin

    Dijetari i madh dhe muhadithi i kohės
    Muhamed Nasirudin el Albani





    Falėnderimi i takon vetėm Allahut. Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi tė Dėrguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė e pasojnė atė!

    Kjo ėshtė njė ligjėratė tė cilėn e kam mbajtur nė qytetin Ed Deuha, kryeqytetin e Katarit, nė muajin e Ramazanit tė Begatė, nė vitin 1392 h. Mė pas disa vėllezėr mė kėrkuan botimin e saj, pėr shkak tė dobive tė shumta qė ajo pėrmban dhe pėr nevojėn e madhe tė muslimanėve pėr ligjėrata tė tilla.

    Nė pėrgjigje tė kėrkesės sė tyre, pėr t’u pėrhapur dobia e saj dhe pėr historinė, e botoj kėtė broshurė, nė tė cilėn kam shtuar disa tema tė hollėsishme (mbi ato tė ligjėratės) me qėllim qė tė ndihmoj lexuesin e nderuar nė perceptimin e ideve kryesore tė saj.

    Shpresoj nga Allahu i Madhėruar qė tė mė shkruajė nė grupin e atyre qė mbrojnė Fenė e Tij, pėrkrahės tė Sheriatit tė Tij dhe tė mė shpėrblejė pėr tė! Allahu ėshtė Bujari mė i Madh me atė qė i kėrkon Atij.

    Damask / 22 / Muharrem / 1394 h.



    Vendi i Sunetit nė Islam Dhe sqarimi se nuk mund tė mjaftohemi me Kuranin pa Sunetin

    Falėnderimi i takon vetėm Allahut. Vetėm Atė falenderojmė, Atij i kėrkojmė ndihmė dhe falje tė gjynaheve tona. I kėrkojmė mbrojtje Allahut prej tė keqes sė veteve (shpirtrave) dhe punėve tona.

    Atė tė cilin e udhėzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atė tė cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhėzon.

    Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē Allahut, Njė e i Pashok dhe dėshmoj se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i Tij.

    "O ju qė keni besuar! Kini frikė Allahun me njė devotshmėri tė vėrtetė dhe mos vdisni ndryshe, vetėm se duke qenė muslimanė!"

    "O ju njerėz! Kini frikė Zotin tuaj i Cili ju ka krijuar prej njė njeriu tė vetėm dhe pastaj krijoi prej tij shoqen e tij e prej atyre tė dyve shtoi burra e gra tė shumtė! Kini frikė Allahun me tė Cilin ju kėrkoni tė drejtat tuaja dhe ruajeni farefisin! Allahu ėshtė Mbikėqyrės mbi ju."

    "O ju qė keni besuar! Kini frikė Allahun dhe flisni fjalė tė drejta e tė vėrteta! Kėshtu, Ai jua rregullon juve punėt tuaja dhe jua fal gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, ai ka arritur fitoren mė tė madhe."

    Thėnia mė e mirė ėshtė Fjala e Allahut, ndėrsa udhėzimi mė i drejtė ėshtė ai i Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Punėt mė tė kėqija janė shpikjet nė to, ēdo shpikje ėshtė bidat (e panjohur mė parė nė fe) dhe ēdo bidat ėshtė humbje (nga Rruga e Drejtė), ndėrsa ēdo humbje e ka vendin nė zjarr.

    Unė mendoj se nuk do tė mundem qė nė kėtė takim bujar -veēanėrisht kur nė tė marrin pjesė dijetarė tė nderuar dhe profesora tė mėdhenj -, tė paraqes ndonjė dije tė panjohur nga ata, dhe nėse mendimi im ėshtė i vėrtetė, atėherė mjafton qė me kėtė fjalė tė jem pėrkujtues dhe ndjekės i Fjalės sė Allahut tė Madhėruar: “Dhe pėrkujto, sepse pėrkujtimi bėn dobi.” [Edh Dharijat: 55].

    Fjala ime nė kėtė natė tė begatė nga netėt e muajit tė begatė tė Ramazanit, nuk mendoj qė tė jetė pėr sqarimin e ndonjė prej dobive e dispozitave tė tij, apo dobinė e namazit tė natės (namazi i teravive) nė tė e tė ngjashme me kėto, gjėra tė cilat i pėrsėrisin zakonisht kėshilluesit dhe pėrmirėsuesit, me gjėra tė cilat i bėjnė dobi agjėruesve dhe tė cilat i kthehen atyre me hajėr dhe bereqet. Por unė zgjodha qė fjala ime tė ishte rreth njė ēėshtjeje shumė tė rėndėsishme, pasi qė ajo ėshtė prej bazave tė sheriatit tė respektuar. Eshtė fjala pėr rėndėsinė e Sunetit nė Sheriatin Islam.

    Misioni i Sunetit nė lidhje me Kuranin

    Tė gjithė ju e dini se Allahu i Madhėruar e zgjodhi Muhamedin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr Shpalljen e Tij dhe e veēoi atė me dėrgesėn e tij. Allahu i zbriti atij Kuranin e ndershėm dhe e urdhėroi atė, nė mesin e urdhėrimeve tė tjera, qė t’ia sqarojė atė njerėzve. Allahu i Madhėruar thotė: “Ne tė kemi zbritur ty kėshillėn (sunetin) me qėllim qė ti t’ua sqarosh njerėzve atė qė u ėshtė zbritur atyre.” [En Nahl: 44].

    Ajo qė mendoj, ėshtė se ky sqarim i pėrmendur nė kėtė ajet tė ndershėm, pėrmban dy lloje tė sqarimit:

    I pari: Sqarim tė shprehjes dhe ndėrtimit tė saj, dhe ky ėshtė publikimi i Kuranit dhe mosfshehja e tij, pėrcjellja e tij popullit ashtu si e ka zbritur Allahu i Madhėruar nė zemrėn e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem). Kjo ėshtė edhe pėr qėllim nė Fjalėn e Allahut tė Madhėruar: "O i Dėrguar! Shpalle atė (Mesazhin) i cili tė ėshtė zbritur ty nga Zoti yt…" [El Maide, 67].

    Aisha (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), nė njė hadith tė saj ka thėnė: "Kushdo qė ju thotė se Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka fshehur diē nga ajo pėr tė cilėn ėshtė urdhėruar ta shpallė, ai ka bėrė shpifjen mė tė madhe ndaj Allahut." Pastaj lexoi ajeti e pėrmendur mė sipėr.
    Kėtė hadith e kanė nxjerrė dy shejhat (Buhariu dhe Muslimi).

    Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr tė Muslimit thuhet: "Sikur i Dėrguari i Allahut tė kishte fshehur diē nga ajo pėr tė cilėn ėshtė urdhėruar ta shpallė, do tė kishte fshehur Fjalėn e Allahut: "Dhe (kujto) kur ti i the atij (Zejd bin Harithah, skllavi i liruar i Pejgamberit) mbi tė cilin Allahu ka dhuruar Begati (duke e udhėzuar nė Islam) e edhe ti (O Muhammed) i ke bėrė mirėsi (duke e liruar atė): “Mbaje bashkėshorten tėnde me ty nė martesė dhe ki frikė Allahun.” Por ti e mbaje fshehtė nė veten tėnde atė qė Allahu do ta bėnte tė njohur, ti kishe frikė prej njerėzve (se Muhammedi u martua me gruan e ndarė tė skllavit tė tij tė liruar), ndėrkohė qė Allahu ka tė drejtė mė tė madhe pėr ta pasur frikė…" [El Ahzab, 37].

    Sqarimi i dytė: Sqarimi i domethėnies sė shprehjes, fjalisė apo ajetit pėr tė cilin populli ka nevojė qė tė sqarohet, dhe nė shumicėn e rasteve kjo ndodh nė ajetet e pėrmbledhura, tė pėrgjithshme dhe tė pakufizuara. Kėshtu qė vjen suneti dhe e sqaron tė pėrmbledhurėn, veēon tė pėrgjithshmen dhe kufizon tė pakufizuarėn. Dhe kjo gjė bėhet me fjalėn e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), ashtu si dhe me veprėn dhe aprovimin e tij.



    Domosdoshmėria e Sunetit pėr kuptimin e Kuranit
    si dhe disa shembuj pėr kėtė



    Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Vjedhėsit dhe vjedhėses pritini dorėn e djathtė..." [El Maide, 38], ėshtė njė shembull i mirė pėr kėtė. Vjedhėsi i pėrmendur ėshtė i papėrcaktuar ashtu si edhe dora e pakufizuar. Kėshtu qė suneti me fjalė sqaroi tė parėn dhe e kufizoi atė nė vjedhėsin i cili vjedh ēerek dinari (prej ari), ku thuhet: "Nuk prehet dora veēse pėr vjedhjen e ēereku dinari e mė shumė." (E kanė nxjerrė dy shejhat, Buhariu dhe Muslimi).

    Ndėrsa tė dytėn Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e sqaroi me veprėn e tij apo me veprėn e shokėve tė tij dhe me aprovimin e tij (salallahu alejhi ue selem); ata e pritnin dorėn e vjedhėsit nė kyē, siē ėshtė e njohur nėpėr librat e Hadithit.

    Po kėshtu edhe suneti i shprehur me gojė nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka sqaruar se dora e pėrmendur nė ajetin e tejemumit: "...atėherė merrni Tejemum me dhe tė pastėr duke fėrkuar fytyrat tuaja dhe duart." [El Maide, 6], ėshtė pėr qėllim pėllėmba e dorės; Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė: "Tejemumi merret duke goditur (dheun e pastėr) me duar njė herė pėr fytyrėn dhe duart." (E ka nxjerrė Ahmedi, dy shejhat -Buhariu dhe Muslimi- e tė tjerė), nga transmetimi i Amar ibėn Jasir (radiallahu anhu).

    Nė vijim po paraqesim disa ajete tė tjera tė cilat nuk mund tė kuptohen me kuptim tė saktė ashtu siē ka pasur qėllim Allahu prej tyre, veēse me anė tė sunetit.

    1. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Janė mu ata qė besojnė dhe nuk e pėrziejnė besimin e tyre me padrejtėsi, pėr tė cilėt ka siguri tė plotė. Mu kėta janė tė udhėzuarit." [El En'am, 82].

    Shokėt e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) e kuptuan fjalėn "me padrejtėsi" sipas kuptimit tė pėrgjithshėm i cili pėrfshin ēdo lloj padrejtėsie sado e vogėl qoftė, ndaj edhe ranė nė dilemė pėr kėtė ajet dhe thanė: "O i Dėrguari i Allahut! E cili nga ne nuk e ka pėrzierė besimin e tij me padrejtėsi?!" Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: "Nuk ėshtė ashtu, por ėshtė pėr qėllim shirku (idhujtaria, vėnia shok Allahut). A nuk e keni dėgjuar fjalėn e Lukmanit: "Vėrtet qė shirku ėshtė padrejtėsi e madhe"? [Lukman, 13].
    Kėtė hadith e kanė nxjerrė dy shejhat e tė tjerė.

    2. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Dhe kur ju (muslimanė) udhėtoni nėpėr botė, nuk ėshtė gjynah pėr ju nėse i shkurtoni faljet tuaja, nė qoftė se keni frikė se jobesimtarėt mund t’ju sulmojnė." [En Nisa, 101].

    Kuptimi i drejtpėrdrejtė i kėtij ajeti ėshtė se pėr shkurtimin e namazit nė udhėtim ėshtė i kushtėzuar me ekzistencėn e frikės; ndaj edhe disa prej sahabeve e pyetėn tė Dėrguarin e Allahut (salallahu alejhi ue selem): "Si ėshtė puna jonė qė e shkurtojmė namazin (nė udhėtim), pėrderisa tani kemi siguri?!" Ai (salallahu alejhi ue selem) tha: "Kjo ėshtė sadaka (lėmoshė) tė cilėn Allahu ua ka dhėnė juve, ndaj pranojeni sadakanė e Tij." (E transmeton Muslimi).

    3. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Tė ndaluara pėr ju (pėr t’i ngrėnė) janė: bagėtitė e ngordhura (e tė patherura), gjaku ..." [El Maide, 3].

    Por suneti me fjalė ka sqaruar se peshku dhe karkaleci i ngordhur, si dhe mėlēia dhe shpretka prej gjakut, janė tė lejuara qė tė hahen. Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė: "Neve na janė lejuar dy tė ngordhta dhe dy gjakra: karkaleci dhe peshku (me tė gjitha llojet e tij), dhe mėėlēia e shpretka."

    (Kėtė hadith e ka nxjerrė Bejhakiu e tė tjerė, tė ngritur te Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) si dhe meukuf (si fjalė e sahabiut) gjithashtu. Zinxhiri i transmetimit meukuf ėshtė i saktė, dhe ai merr gjykimin e hadithit merfu, sepse pėr kėtė gjė nuk mund tė flitet sipas mendjes.

    4. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Thuaj (O Muhammed): “Unė nuk gjej nė atė qė mė ėshtė shpallur mua ndonjė gjė tė ndaluar pėr ngrėnie pėr atė njeri qė dėshiron tė hajė prej atyre, pėrveē kafshėve tė ngordhura, gjakut tė derdhur (nė therjen e tyre) ose mishit tė derrit, pasi ky i fundit ėshtė vėrtet i ndyrė, ose mishin e papėrkushtuar Allahut i cili ėshtė bėrė kurban pėr tė tjerė nė vend tė Allahut ..." [El Maide, 145].

    Mė pas vjen suneti dhe bėn tė ndaluara (haram) edhe gjėra tė tjera tė cilat nuk pėrmenden nė kėtė ajet, siē ėshtė fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): "Cdo kafshė e egėr me dhėmbė me majė (mishngrėnėse) dhe ēdo shpend me kthetra ėshtė haram (qė t'i hahet mishi)."

    Nė kėtė temė kanė ardhur edhe hadithe tė tjera qė ndalojnė gjėra tė papėrmendura nė ajet, siē ėshtė fjala e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) nė luftėn e Hajberit: "Allahu dhe i Dėrguari i Tij ua ndalon (ngrėnien e mishit) tė gomarit tė butė, sepse ai ėshtė i ndyrė." (E kanė nxjerrė dy shejhat, Buhariu dhe Muslimi).

    5. Fjala e Allahut tė Madhėruar: "Thuaj: “Kush e ka ndaluar veshjen e bukur me rrobat e dhuruara prej Allahut, tė cilat Ai i ka krijuar pėr robėt e Tij, si dhe Tajibatet (ushqimet e pastra e tė ligjshme pėr ju nga Allahu) si mirėsi pėr ju?” [El Araf, 32].

    Por suneti ka sqaruar se disa prej zbukurimeve janė tė ndaluara. Eshtė pėrcjellė se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) doli njė ditė tek sahabet e tij dhe nė njė dorė mbante mėndafsh dhe nė tjetrėn ar, dhe tha: "Kėto dyja janė haram pėr meshkujt nga populli im dhe hallall pėr gratė e tyre." (E ka nxjerrė el Hakim dhe e ka konsideruar tė saktė.)

    Hadithet nė kėtė kuptim janė tė shumta dhe tė njohura, nė dy sahihat dhe nė libra tė tjerė tė hadithit, si dhe shembujt pėr kėtė temė janė tė shumta dhe tė njohura pėr dijetarėt qė merren me shkencėn e hadithit dhe tė fikhut.

    Nga sa pamė mė sipėr na bėhet e qartė, o vėllezėr, rėndėsia e sunetit nė sheriatin Islam. Sikur t'i rishikojmė shembujt e pėrmendur, pa folur pėr shembujt e tjerė tė papėrmendur, bindemi plotėsisht se nuk ka rrugė tjetėr pėr kuptimin e Kuranit tė nderuar me kuptim tė saktė veēse tė shoqėruar me sunetin (e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).

    Nė shembullin e parė, sahabet e kuptuan "padrejtėsinė" e pėrmendur nė ajet sipas kuptimit tė drejtpėrdrejtė dhe sipėrfaqėsor, dhe megjithėse ata kanė qenė ashtu si ka thėnė Ibėn Mesudi: "Mė tė mirėt e kėtij ymeti, me zemrat mė tė pastra, mė tė thelluarit nė dije dhe mė pak tė shtirurit", por megjithatė ata gabuan nė kuptimin e kėsaj fjale, dhe sikur Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tė mos i kthente ata nga gabimi i tyre dhe tė mos i udhėzonte ata nė domethėnien e saktė tė fjalės "padrejtėsi" nė kėtė ajet, dhe se ishte pėr qėllim shirku, ne do t'i kishim pasuar ata nė gabimin e tyre, por Allahu i Madhėruar na ruajti ne nga kjo gjė falė udhėzimit dhe sunetit tė Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem).

    Ndėrsa nė shembullin e dytė; sikur tė mos kishte ardhur hadithi i pėrmendur, do tė kishim mbetur nė dilemė tė paktėn pėr ēėshtjen e shkurtimit tė namazit nė udhėtim nė rast sigurie, nėse nuk shkojmė nė kushtėzimin e frikės pėr shkurtimin e namazit siē ėshtė kuptimi i jashtėm i ajetit, si dhe ashtu siē i shkoi nė mendje kjo gjė disa sahabeve, sikur tė mos e kishin parė Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) qė t'a shkurtonte namazin nė udhėtim dhe ata bashkė me tė, edhe pse ishin tė siguruar nga armiku.

    Gjithashtu nė shembullin e tretė, sikur tė mos ishte hadithi, ne do tė kishim bėrė tė ndaluara pėr veten shumė gjėra tė cilat na janė lejuar pėr t'i ngrėnė: karkaleci dhe peshku, si dhe mėlēia dhe shpretka.

    Edhe nė shembullin e katėrt, sikur tė mos ishin hadithet e pėrmendura dhe ato tė papėrmendura kėtu, ne do tė kishim bėrė tė lejuar ato gjėra qė Allahu na i ka ndaluar nė gjuhėn e Pejgamberit tė Tij (salallahu alejhi ue selem), prej kafshėve tė egra (mishngrėnėse) dhe shpendėve me kthetra (grabitqarė).

    Po kėshtu edhe nė shembullin e pestė; sikur tė mos kishin ardhur hadithet qė lidhen me tė, ne do tė kishim lejuar gjėra qė Allahu na i ka ndaluar nė gjuhėn e Pejgamberit tė Tij (salallahu alejhi ue selem), prej mėndafshi dhe ari.

    Ndaj edhe dikush prej selefėve ka thėnė: "Suneti gjykon para Kuranit."



    Humbja e atyre tė cilėt mjaftohen me Kuranin pa sunetin

    Pėr tė ardhur keq, janė gjendur disa prej komentatorėve tė Kuranit dhe disa shkrimtarė bashkėkohorė qė kanė shkuar nė mendimin se lejohet ajo qė pėrmendėm nė dy shembujt e fundit prej lejimit tė ngrėnies sė kafshėve grabitqare dhe tė veshjes sė arit dhe tė mėndafshit, duke u bazuar vetėm nė Kuran.

    Madje nė kohėn tonė ėshtė gjendur edhe njė grup i cili quhet “Kuranijun” dhe e komentojnė Kuranin sipas dėshirave dhe mendjeve tė tyre, pa u mbėshtetur pėr kėtė gjė nė sunetin e saktė. Madje suneti tek ata vjeėn pas dėshirave tė tyre; ai sunet qė u pėrputhet atyre, bėjnė sikur e marrin atė dhe atė qė nuk u pėrputhet atyre, e hedhin pas shpine.

    Sikur Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tė ketė pasur pėr qėllim kėta me fjalėn e tij nė hadithin e saktė: “Tė mos e gjej ndokėnd prej jush tė mbėshtetur mbi kolltukun e tij dhe kur t’i vijė ndonjė nga ēėshtjet e mia pėr tė cilat kam ardhėruar apo ato qė kam ndaluar, e tė thotė: “Nuk e di! Cfarė gjejmė nė Librin e Allahut e pasojmė.” [E transmeton Tirmidhiu]. Nė njė transmetim tjetėr jo tė Timirdhiut, thuhet: “Cfarė gjejmė nė tė (nė Kuran) haram, e bėjmė haram.’ Por mua mė ėshtė dhėnė Kurani dhe njė tjetėr si ai bashkė me tė.”

    Dhe nė njė transmetim tjetėr thuhet: “Vėrtetė qė ajo qė ka ndaluar i Dėrguari i Allahut ėshtė njėsoj si ajo qė ka ndaluar Allahu.”

    Madje pėr tė ardhur keq ėshtė se njė prej shkrimtarėve tė respektuar ka shkruar njė libėr pėr legjislacionin e Islamit dhe akiden (bindjen) e tij dhe nė fjalėn hyrėse tė tij thotė se e ka shkruar atė libėr pa pasur asnjė burim apo referim tjetėr pėrveē Kuranit!

    Ky hadith i saktė argumenton prerė se sheriati Islam nuk ėshtė vetėm Kuran, por ai ėshtė Kuran dhe Sunet, dhe kushdo qė kapet pėr njėrin prej tyre dhe e lė tjetrin, ai nuk ėshtė kapur pėr asnjėrin prej tyre, pasi qė secili prej tyre urdhėron pėr tė kapurit pėr tjetrin, siē thotė Allahu i Madhėruar: “Kushdo qė i bindet Pejgamberit, ai i ėshtė bindur Allahut.” [En Nisa, 80].

    “Por jo, pėr Zotin tėnd! Ata nuk janė besimtarė derisa tė mos zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė tė gjitha mosmarrėveshjet mes tyre, derisa tė mos mbetet nė veten e tyre asnjė pikė kundėrshtimi ndaj vendimeve tė tua dhe derisa t’i pranojnė ato (vendimet e tua) plotėsisht tė nėnshtruar.” [En Nisa, 65].

    “Kur Allahu dhe i Dėrguari i Tij kanė vendosur pėr njė ēėshtje, nuk i takon asnjė besimtari dhe asnjė besimtareje qė nė vendimin e tyre tė bėjnė ndonjė zgjidhje tjetėr. Dhe kushdo qė nuk i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, padyshim qė ka humbur nė gabim tė qartė.” [El Ahzab, 36].

    “Dhe ēfarėdo qė t’ju japė juve i Dėrguari, atė merreni dhe ēfarėdo qė ai ua ndalon juve, hiqni dorė (prej saj).” [El hashr, 7].

    Me rastin e pėrmendjes sė kėtij ajeti, mė ka bėrė pėrshtypje ajo qė ėshtė transmetuar nga Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) se: “Njė grua erdhi tek ai dhe i tha: “Ti je ai qė thua: “Allahu i mallkoftė ato qė heqin vetullat e veta dhe ato qė ua heqin ato tė tjerave, ato qė bėjnė tatuazhe dhe ato qė ua bėjnė tė tjerave…” Ibėn Abasi tha: “Po”. Ajo tha: “Por unė e kam lexuar Librin e Allahut nga fillimi nė fund dhe nuk e kam gjetur kėtė qė thua ti!” Ai i tha: “Sikur ta kishe lexuar, do ta kishe gjetur. A nuk ke lexuar: “Dhe ēfarėdo qė t’ju japė juve i Dėrguari, atė merreni dhe ēfarėdo qė ai ua ndalon juve, hiqni dorė (prej saj).” Ajo tha: “Po!” Ai tha: “Epo unė e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) tė thotė: “Allahu i mallkoftė ato qė heqin vetullat …” [Ky hadith ėshtė muttefekun alejhi].



    Mosmjaftimi i gjuhės pėr kuptimin e Kuranit

    Nga ajo qė kaloi bėhet e qartė se askush, sado i ditur tė jetė nė gjuhėn arabe dhe stilet e saj, nuk ka rrugėdalje pėr kuptimin e Kuranit tė Lartė pa u ndihmuar pėr kėtė me sunetin e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!), tė folur apo tė vepruar. Ai nuk ka pėr tė qenė mė i ditur nė gjuhė se sa shokėt e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) me gjuhėn e tė cilėve ka zbritur Kurani, duke qenė se ende nuk ishte prekur nga ndotja e gjuhėve tė huaja, gjuha popullore dhe dialektet e ndryshme. Megjithė kėtė, edhe ata gabuan nė kuptimin e ajeteve tė mėparshme kur u mbėshtetėn vetėm nė gjuhėn e tyre.

    Prej kėtu, ėshtė e pakundėrshtueshme se sa mė shumė i ditur tė jetė njeriu me sunetin e Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!), aq mė i aftė ėshtė ai pėr tė kuptuar Kuranin dhe pėr nxjerrė ligjet nga ai, ndryshe nga ai i cili e injoron sunetin, e si mund tė jetė me atė qė nuk e konsideron fare atė dhe as nuk ia hedh vėshtrimin atij?

    Prandaj, prej rregullave bazė pėr tė cilat kanė rėnė dakord dijetarėt ėshtė qė Kurani tė komentohet me vetė Kuranin dhe me Sunetin [1], pastaj me fjalėt e sahabeve ...

    Prej kėtu na bėhet i qartė shkaku i humbjes sė dijetarėve tė fjalės (skolastkėt, mutekelimunėt) e hershėm e tė rinj, si dhe tė kundėrshtuarit e selefėve nga ata, nė bindjet e tyre dhe aq mė tepėr nė lidhje me rregullat e fikhut dhe sheriatit; ai shkak ėshtė largimi i tyre nga suneti dhe njohja e tij, dhe tė gjykuarit e tyre sipas mendjes dhe dėshirave tė tyre nė ajetet e cilėsive tė Allahut dhe tė tjera. Nuk ka mė tė bukur kėtu se fjala qė thuhet nė “Sherhu el Akide et Tahavije”, botimi i katėrt, f.212:

    “Si mund tė flasė pėr bazat e fesė ai i cili nuk e ka marrė atė nga Kurani dhe Suneti, por e ka marrė nga fjala e filanit dhe fistekut? Nėse ai pretendon se e ka marrė atė nga Libri i Allahut, dhe tefsirin (komentimin dhe shpjegimin) e Librit tė Allahut nuk e ka marrė nga hadithet e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!), as nuk vėshtron nė to (nė hadithe) dhe as nė atė qė kanė thėnė sahabet dhe tabiinėt, tė cilat janė pėrcjellė tek ne nga transmetuesit e besueshėm tė cilėt i kanė analizuar dijetarėt kritikė; e kėta nuk kanė pėrcjellė vetėm tekstin e Kuranit, por tekstin dhe domethėnien e tij, dhe nuk e mėsonin Kuranin ashtu si e mėsojnė fėmijėt, por e mėsonin atė bashkė me kuptimet e tij. Kushdo qė nuk e ndjek rrugėn e tyre, ai flet nga mendja e tij dhe kushdo qė flet nga mendja e tij duke menduar se ajo ėshtė feja e Allahut, pa e marrė atė nga Kurani, ai ėshtė mėkatar edhe nėse ia qėllon tė vėrtetės, ndėrsa ai qė merr nga Kurani dhe Suneti, ėshtė i shpėrblyer edhe nėse gabon, e nėse ia qėllon tė vėrtetės, atij i shumėfishohet shpėrblimi.”

    Mė pas, nė faqen 217, ai thotė:

    “Pra, ajo qė ėshtė obligim ėshtė dorėzimi tek Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) dhe nėnshtrimi para urdhėrit tė tij. Ta presim njoftimin e tij me pranim dhe besim, pa e kundėrshtuar atė me supozime tė kota tė cilat i quajmė “logjikė”, dhe pa i mveshur atij mėdyshje dhe dyshime, apo duke privilegjuar idetė e burrave dhe plehrat e mendjeve tė tyre para urdhėrit tė tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!). Ne duhet ta njėsojmė atė (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) nė tė marrurin pėr gjykues, nė dorėzimin para tij, nė nėnshtrimin dhe pėruljen para urdhrit tė tij, njėsoj siē njėsojmė Dėrguesin e tij, Allahun e Lartėsuar me adhurim, nėnshtrim, pėrulje, kthim me pendim dhe mbėshtetje.”

    Fjala pėrmbledhėse ėshtė se: tė gjithė muslimanėt e kanė obligim qė tė mos bėjnė dallim dhe tė mos ndajnė mes Kuranit dhe Sunetit pėr nga obligueshmėria e tė marrurit prej tė dyve atyre dhe pėr ngritjen e sheriatit mbi tė dy ato. Kjo ėshtė garancia e tyre qė tė mos anojnė djathtas e majtas dhe tė mos kthehen tė zmbrapsur e tė humbur, siē e ka thėnė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) me fjalėn e tij: “Kam lėnė nė mesin tuaj dy gjėra, me tė cilat nuk keni pėr tė humbur nėse kapeni pėr to: Librin e Allahut dhe Sunetin tim. Ato dy nuk kanė pėr t’u ndarė kurrė nga njėri-tjetri deri sa tė vijnė tek Hauzi (nė botėn tjetėr).” [E transmeton Maliku por jo me xinxhir tė lidhur dhe El Hakim me zinxhir tė lidhur dhe tė mirė (Hasen)].

    Vėrejtje e rėndėshishme:

    Eshtė mėse e natyrshme qė pas kėsaj tė them:
    Suneti, i cili ka gjithė kėtė rėndėsi nė nxjerrjen e ligjeve, ėshtė Suneti i vėrtetuar dhe i saktė nga Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!), sipas rrugėve shkencore dhe zinxhirėve tė saktė tė transmetimit, tė njohura tek ata qė kanė dije rreth hadithit dhe dijetarėt e tij, dhe nuk janė ato hadithe qė gjenden brenda librave tė ndryshėm tė Tefsirit e Fikhut, pėrgėzimit dhe kėrcėnimit, prekjes shpirtėrore dhe kėshillimit, etj, pasi qė nė kėto libra gjenden shumė hadithe tė dobėta, tė panjohura dhe tė shpikura, madje nga disa prej tyre Islami shfajėsohet; siē ėshtė pėr shembull: hadithi i Harutit dhe Marutit, historia e Garanikėve (idhujve tė krahasuar me zogjtė e bardhė), pėr tė cilat kam shkruar njė libėrth tė veēantė, i cili ėshtė botuar[2], ndėrsa njė numėr tė madhe tė tyre e kam nxjerrė nė librin e madh “Vargu i haditheve tė dobėta e tė shpikura, dhe influenca e keqe e tyre nė popull”, numri i haditheve tė tė cilit kanė arritur deri tani nė katėr mij hadithe mes haditheve tė dobėta e tė shpikura. Deri tani janė botuar vetėm pesėqind hadithe prej tyre.[3]

    Pra, detyra e dijetarėve, dhe veēanėrisht e atyre qė u pėrhapin njerėzve fikhun dhe fetvatė e tyre, ėshtė qė tė mos guxojnė tė argumentojnė me njė hadith tė caktuar deri sa tė sigurohen pėr vėrtetėsinė e tij, pasi qė librat e fkhut tek tė cilat ata kthehen, zakonisht janė tė mbushura me hadithe tė dobėta, tė papranueshme dhe tė pabaza, siē ėshtė e njohur tek dijetarėt.

    Kisha filluar njė projekt tė rėndėsishėm pėr mendimin tim dhe shumė tė dobishėm pėr ata qė merren me fikhun, tė cilin e titullova: “Hadithet e dobėta dhe tė trilluara nė librat nėnė tė fikhut”, duke pasur pėr qėllim me kėto libra:

    1. “El Hidaje”, i Marginani-t, nė fikhun hanefi.
    2. “El Mudevene”, i Ibėn el Kasim, nė fikhun maliki.
    3. “Sherhul Vexhiz”, i Er Rafii, nė fikhun shafii.
    4. “El Mugni”, i Ibėn Kudames, nė fikhun hanbeli.
    5. “Bidajetul Muxhtehid”, i Ibėn Rushd el Andalusi, nė fikhun krahasues mes medhhebeve.

    Por nuk m’u mundėsua plotėsimi i tij, me keqardhje e them, pasi qė revista kuvajtjane “Ndjeshmėria Islame”, e cila premtoi se do ta punlikonte dhe e mirėpriti atė, nuk e bėri kėtė gjė kur e pa atė.

    Pėrderisa kjo mė iku, shpresoj tė kem sukses nė ndonjė rast tjetėr me lejėn e Allahut tė Madhėruar, qė vėllezėrve tė cilėt angazhohen me fikhun t’u vendos njė metodologji shkencore tė pėrpiktė qė t’u vijė nė ndihmė atyre dhe t’ua lehtėsojė rrugėn e njohjes sė gradės sė haditheve duke u kthyer nė referencat e domosdoshme prej librave tė hadithit, si dhe tė sqaroj tė veēantat dhe veēoritė e tyre, dhe se ku mund tė mbėshtetesh prej tyre. Allahu ėshtė Ai i Cili jep sukses.



    Dobėsia e hadithit tė Muadhit i cili flet pėr mendjen dhe ēfarė kundėrshtohet tek ai

    Para se ta mbyll kėtė fjalė, mendoj se duhet patjetėr qė tė tėrheq vėmendjen e vėllezėrve qė janė prezent, nė njė hadith tė njohur pa pėrmendjen e tė cilit rrallė mund tė ketė ndonjė libėr nga librat e Usuli Fikhut, pėr faktin se ai ėshtė i dobėt nga senedi i transmetimit dhe bie nė kundėrshtim me pėrfundimin e arritur nga kjo ligjėratė; pėr moslejimin e bėrjes dallim mes Kuranit dhe Sunetit nė nxjerrjen e ligjeve, dhe obligueshmėria e tė marrurit e tė dyve atyre sė bashku.

    Eshtė fjala pėr hadithin e Muadh ibėn Xhebel (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!), se gjoja Pejgamberi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!) i tha atij kur e dėrgoi nė Jemen:

    -Me ēfarė do tė gjykosh?
    -Me Librin e Allahut.
    -Po nėse nuk gjen gjė nė tė?
    -Me Sunetin e tė Dėrguarit tė Allahut.
    -Po nėse nuk gjen as nė tė?
    -Pėrpiqem me mendimin tim dhe nuk neglizhoj.
    -Falėnderuar qoftė Allahu, i Cili i dha sukses misionerit tė tė Dėrguarit tė Allahut pėr atė qė e do i Dėrguari i Allahut.”

    Dobėsia e senedit tė kėtij hadithi nuk ėshtė mundėsia tė sqarohet tani, por unė e kam sqaruar atė me sqarim tė gjerė pėr tė cilin ndoshta nuk jam kaluar nga ndonjė, nė vargun e haditheve tė dobėta, tė pėrmendur mė parė[4], por mjafton kėtu tė pėrmend se prijėsi i besimtarėve nė hadith, imam Buhariu (Allahu e mėshiroftė!), ka thėnė pėr tė: “Hadith i refuzuar, i papranueshėm”.

    Pas kėsaj, mund tė filloj me sqarimin e kundėrthėnies qė pėrmenda mė sipėr, dhe tė them:

    Ky hadith i Muadhit i vendos gjykatėsit njė metodė nė gjykim, nė tre faza, dhe nuk lejohet qė ai tė kėrkojė pėr gjykimin e njė ēėshtjeve nė mendjen e tij veēse pasi tė mos e gjejė atė nė Sunet, dhe tė mos e kėrkojė gjykimin nė Sunet veēse pasi tė mos e ketė gjetur nė Kuran.

    Pėr tė gjykuarit me mendjen, kjo ėshtė njė metodologji e saktė tek tė gjithė dijetarėt, tė cilėt gjithashtu thonė: “Kur vjen etheri, rrėzohet tė gjykuarit me mendje.”

    Por nė lidhje me Sunetin kjo nuk ėshtė e saktė, sepse Suneti dominon mbi Librin e Allahut dhe e sqaron atė, kėshtu qė duhet tė kėrkojė nė Sunet pėr gjykimin e asaj ēėshtje tė caktuar, edhe nėse mendon se ajo gjendet nė Kuran, pėr shkakun qė pėrmendėm.

    Pra, Suneti nuk ėshtė me Kuranin ashtu si ėshtė mendja me Sunetin. Jo, asnjėherė. Kurani dhe Suneti duhet tė konsiderohen njė burim i vetėm, dhe mes tyre nuk ka kurrė ndarje, siē ėshtė pėrmendur nė fjalėn e Pejgamberit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!): “Mua mė ėshtė dhėnė Kurani dhe njė tjetėr si ai bashkė me tė.” D.m.th. Suneti. Po kėshtu edhe nė fjalėn e tij (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė!): “Ato dy nuk kanė pėr t’u ndarė kurrė nga njėri-tjetri deri sa tė vijnė tek Hauzi.”

    Kėshtu qė, radhitja e pėrmendur nė ndarjen e tyre nuk ėshtė e saktė, pasi qė kjo do tė thotė se ata ndahen nga njėri-tjetri, gjė e cila ėshtė e pavėrtetė, siē e sqaruam mė parė.

    Kjo ishte ajo pėr tė cilėn doja tė tėrhiqja vėmendjen, e nėse ia kam qėlluar, ajo ėshtė prej Allahut, e nėse gaboj, kjo ėshtė prej meje. Lus Allahun e Lartėsuar tė na ruajėn ne dhe ju nga rrėshqitjet dhe nga ēdo gjė qė Ai nuk e pėlqen!

    Lutja jonė e fundit ėshtė:
    Falėnderuar qoftė Allahu, Zoti i botėve!

    shenime

    [1] Dhe nuk themi ashtu si ėshtė hapur tek shumė prej njerėzve me dije se: “Kurani komentohet me Kuran dhe nėse nuk ekziston Sunet, pastaj komentohet me Sunet”, pėr arsyen qė do e shohim mė pas nė fund tė kėsaj brochure, nė fjalėn pėr hadithin e Muadh ibėn Xhebel (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!).

    [2] Titulli i saj ėshtė “Hedhja e katapultave pėr rrėzimin e historisė sė garanikėve”, botim i “Mektebul Islami”.

    [3] Numri i tyre tashmė i ka kaluar pesė mij hadithe dhe janė botuar tė gjitha.

    [4] Ai gjendet me nr. 885 nė vargun e pėrmendur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 02-08-2008 mė 16:40
    "Shoku Mjekesise"

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  3. Dyzet HADITHE nga Imam Neveviu
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 08:17
  4. 40 hadithet kudsij
    Nga XXXI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-10-2006, 23:39
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •