Namazi dhe shamia në doracakun e të drejtave të punëtorëve në SHBA

Dokumenti mbron puntorët, nevojat e të cilëve mund të jenë veshjet speciale si për shembull shamia për femrat, namazi në kohen e duhur...

E shtunë, 02 Gusht 2008

Një agjension federal në SHBA ka lëshuar një doracak të hollësishëm në lidhje me diskriminimet fetare për punëtorët, duke përmendur diskriminimet e mëdha sidomos ndaj minoriteteve fetare e posaqërisht ndaj Muslimanëve.

'Qëllimi i ynë është të promovojmë pajtueshmëri, që të kemi të gjithë në një vend, dhe të dihet cilat janë ligjet', thotë Dejvid Grinberg zëdhënës i EEOC (Komisionit për barazi në punëdhënie).

'Ne deshirojmë të ndalojmë diskriminimin para se ai të ndodhë'

Ky komision që ka si detyrë përforcimin e ligjit kundër diskriminimeve në punë, leshoi këtë doracak për diskriminimet fetare javën e kaluar.

Ky doracak i cili i adresohet bizneseve 15 punëtorëshe e më tepër, ofron rregulla për punëdhënësit me përvojat më të mira për punëtorët fetarë.

'Punëdhënësit duhet punuar me punëtorë që ju nevojitet përshtatja e orarit dhe e nevojave të tyre fetare'

Ky doracak ndalon punëdhënësit që të vendosin kushte të fiksuara për punëtorët fetar.

Dokumenti në fjalë po ashtu mbron puntorët nevojat e të cilëve mund të jenë veshjet speciale si për shembull shamia për femrat.

Agjensioni thotë se u pregaditë dokumenti në fjalë për shkak të rritjës së diskriminimeve fetare në vende të punës sidomos ndaj Muslimanëve pas 11 Shtatorit 2001.

Ky doracak do të shërben si ndihmesë ndaj viktimave dhe është si lloj gjykimi i të drejtave të punëtorëve.


/IOL