Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2007
    Vendndodhja
    rendesi ka qe jetoj
    Postime
    22

    pasqyre librit tim

    ne driten perverse te botes doli dhe libri im i pare... sa gjynaf me vjen per te; realiteti eshte i eger.haha lol

    titulli: Xanax (kur dhimbja nuk mbaroi)
    autor: Lisiana F.Demiraj
    sexi: i pa percaktuar; do thoja eshte nje eksperiment letrar, dialog mes dy personazhesh, ku shpesh njeri prej tyre pergjigjet me poezi
    nr faqeve: 64
    cmimi: 200 lek te reja
    lokalizimi: neper librarite e pg, libraria kadare ne tr
    mesazhi: universal...

    p.s.xanax = alprazolam, benzodiazepine qe perdoret ne rastet e crregullimit te pergjithshem te ankthit

    shpresoj tju pelqeje...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    Pergezime Lisiana. shpresoj & une te na pelqeje, megjithese kjo ideja dialog mes dy personazhesh, ku shpesh njeri prej tyre pergjigjet me poezi me duket pak si vullgare dhe e abuzuar. Por natyrisht po flas pa patur librin ne dore, apo mbi tavoline.

    Cfare jane librarite e pg?
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga desaparacidos Lexo Postimin
    Pergezime Lisiana. shpresoj & une te na pelqeje, megjithese kjo ideja dialog mes dy personazhesh, ku shpesh njeri prej tyre pergjigjet me poezi me duket pak si vullgare dhe e abuzuar. Por natyrisht po flas pa patur librin ne dore, apo mbi tavoline.

    Cfare jane librarite e pg?
    Eksperiment eshte, deklaron autorja dhe si i tille duhet ndjekur e kuptuar e pastaj konkluduar. Sikur te na sillte ca pjese ketu ne forum, mire do ishte. Uroj suksese ne krijimtari!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e desaparacidos
    Anėtarėsuar
    23-10-2007
    Postime
    163
    e pra, se ate doja me thene edhe une po pastaj me doli nga mendja
    lisiana, nese do nje masakrim model na sill noj cope ketej
    Adresen e faqes personale mund ta vendosesh ne profil, por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2007
    Vendndodhja
    rendesi ka qe jetoj
    Postime
    22
    Citim Postuar mė parė nga desaparacidos Lexo Postimin
    Pergezime Lisiana. shpresoj & une te na pelqeje, megjithese kjo ideja dialog mes dy personazhesh, ku shpesh njeri prej tyre pergjigjet me poezi me duket pak si vullgare dhe e abuzuar. Por natyrisht po flas pa patur librin ne dore, apo mbi tavoline.

    Cfare jane librarite e pg?
    e vleresoj mendimin e lire dhe nuk jam une si autore qe do e cilesoj nese eshte vulgare apo jo por lexuesi, gjithsesi une vete do thoja risi , ndaj e percaktova si eksperiment, po nis dicka me poshte...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2007
    Vendndodhja
    rendesi ka qe jetoj
    Postime
    22
    po nis nje pjese, vetem se eshte e shkeputur nga mesi nderkohe qe eshte vazhde e nje mendimi dhe ka nje ide ne vazhdimesi; dua te them nuk e percjell mesazhin teresor por ndoshta jep nje ide per ndertimin strukturor dhe stilin e poezive

    P- Mendoje shpesh?

    2227- Jo pėr absurdin.

    P- Pėr kė?

    2227- Pėr kohėn.

    P- Ē’marrėdhėnie kishe me kohėn?

    2227- Ajo gjithmonė ma kalonte.

    P- Pse?

    2227- Nuk plakej.

    P- Pra pėr kohėn, nuk kishte kohė?

    2227- Jo, kishte.

    P- Si?

    2227- Kishte.

    P- Ku e dalloje?

    2227- Ajo kalbej.

    P- Kohė e kalbur?

    2227- * * *

    Kohė e kalbur,
    Vetmitare.
    Unė ec
    Pa rrip
    Ne makinėn e shpresės.
    Koha,
    Nė qoshet e saj
    Ka zenė merimanga.
    Ah, kohė e kalbur.
    Kohė e kalbur,
    Vetmitare.

    P- Ē’ėshtė vetmia?

    2227- Etikė.

    P- Po etika?

    2227- Ēėshtje shpirtėrore.

    P- Po shpirti?

    2227- Si e do pėrgjigjen?

    P- Ta ndryshoj pyetjen?

    2227- Mua mė pėlqente shpirti i Makbethit.

    P- E dashuroje?

    2227- Jo, e ndjeja.

    P- Si?

    2227- Makbethur…

    Surpriza tė trishta pėrkrah fatit tė shumtė
    Buzėqeshja qė kullon gjak pasi ka lindur
    Thika vrastare qė tė dėnon me jetė
    E pėrpjeta qė shterr gazin e tatėpjetės
    Hijet e sė shkuarės qė tė pėrdhunojnė shpirtin
    Frika e tė ardhmes qė tė mbyt tė tashmen
    Qetėsia e natės qė tė gėrryen veshėt
    Kujtimet qė tė kafshojnė zemrėn
    Pesha e ndėrgjegjes qė paraprin piskamėn
    Dhe shpirti vdes, pėr t’u endur ngado pa gjetur prehje…

    P- A ėshtė vdekja prehje?

    2227- Ka pyetje qė nuk i bėj.

    P- Nga frika e zhgėnjimit?

    2227- Nuk ėshtė momenti.

    P- Ē’marrėdhėnie ke me momentin?

    2227- Mė tė mira se me kohėn.

    P- Momentin e kthen?

    2227- Kohėn nuk e zotėroj.

    P- Koha ėshtė refreni yt?

    2227- Pikė referimi.

    P- Ku ėshtė ndryshimi?

    2227- Nuk i kėndoj vetėm kohės.

    P- Njė frymėzuese tjetėr?

    2227- Njė pafuqi.

    P- Moszotėrim?

    2227- Mosnjohje.

    P- Kėngė pėr kė?

    2227- Kėngė pėr natėn

    Kur vjen nata...
    .................................................. ................

    Kur nata qesh,
    S’po di nė tallet apo kėnaqet.
    S’po di mė asgjė.
    Nuk tė gėnjej ty,
    S’po di mė asgjė, jo.

    Kur nata qesh
    S’po di tė gėnjej.
    Kam frikė nga ajo qė vjen pas
    Eshtė si nata ajo.
    Nuk tė gėnjej,
    Ėshtė si nata.

    Nuk e di a ėshtė e vėrtetė ajo qė vjen pas
    S’po di mė asgjė
    Asgjė, jo, kur nata qesh.



    .................................................. ................

    Kur nata qan,
    Kam frikė mos mbytem nė lotėt e saj.

    Kur nata qan,
    Kam frikė mos mbytem nė lotėt e saj
    E krejt tė humbas.

    Kur nata qan,
    Kam frikė nga ajo qė vjen pas.
    Eshtė si nata ajo,
    Nuk tė gėnjej
    Eshtė si nata.

    E ndjej se nuk po di
    Veē po ndjej frike
    Frikė, po, kur nata qan.


    .................................................. ................

    Kur nata hesht
    E di se kėrkon ta kuptoj.
    (E mora natėn pa mimikė
    E mbylla nė ēmėndinėn time.)

    Kur nata hesht,
    E vė nėn hipnozė
    Dhe dua ta kuptoj.

    Kur nata hesht
    Kam frikė nga ajo qė do zbuloj
    Ėshtė si nata ajo
    Nuk tė gėnjej, se nuk po di
    Si ftohtėsia, po, kur nata hesht.


    .................................................. ................

    I ndeza njė qiri
    Arkivolit tė ditės
    Dhe i hapa kapakun
    I mora kafkėn,
    Sinqerisht e respektova.

    I ndeza njė qiri vetes
    Tė ndricoja fletėn

    E ndeza nje qiri
    Pėr nder tė kotėsisė

    Nuk kisha qiri tė katėrt.
    .................................................. ................

    Kur vjen nata...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Interesante vertet. Jam kurioz per gjithe pjesen. Urime lisjana!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Porsi mondishall edhe uė e gjejė qė ky eksperimenti i lisjanės ėshtė shumė - shumė interesant!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-09-2007
    Vendndodhja
    rendesi ka qe jetoj
    Postime
    22
    ju falenderoj mondishall dhe Preng Sherri
    ndjehem shume mire me vleresimin tuaj
    ju pershendes shume

Tema tė Ngjashme

  1. Libra te rinj
    Nga dodoni nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  2. Vdekja e leximit dhe Kainėt e librit - Agron TUFA
    Nga [xeni] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 05:19
  3. Lumturia E Librit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 17:29
  4. Pasqyra e Borbardhes
    Nga nitROSHI nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-12-2004, 18:17
  5. Tollovia Dhe Arroganca E Librit Shqip
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-06-2004, 20:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •