Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    SHBA: "Berisha", regres, rrezikoni NATO-n

    Shqipėria rrezikon tė mos bėhet brenda kėtij viti anėtare me tė drejta tė plota nė NATO pėr shkak tė shqetėsimeve serioze tė disa kancelarive perėndimore, dhe veēanėrisht tė SHBA-sė, rreth deformimeve qė po ndodhin nė jetėn e institucioneve demokratike nė vend.


    Burime diplomatike amerikane thonė se SHBA janė tė shqetėsuara veēanėrisht pėr pėrpjekjen pėr tė vėnė nėn kontroll institucionet demokratike nė vend

    TIRANĖ- Shqipėria rrezikon tė mos bėhet brenda kėtij viti anėtare me tė drejta tė plota nė NATO pėr shkak tė shqetėsimeve serioze tė disa kancelarive perėndimore, dhe veēanėrisht tė SHBA-sė, rreth deformimeve qė po ndodhin nė jetėn e institucioneve demokratike nė vend. Burime diplomatike zyrtare tė SHBA-sė tė akredituara nė vendin tonė zbuluan nė njė takim informal me gazetarėt shqiptarė faktin se nė Ėashington po rritet shqetėsimi pėr hapa prapa nė politikat qeveritare, tė ndjeshme kėto qė nga pranvera e kėtij viti, ēka mund tė rrezikojė mosratifikimin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO.

    Referuar pikėrisht takimit informal qė u bė publik dje nė njė media tė shkruara dhe ato televizive, thuhet se SHBA janė tė shqetėsuara veēanėrisht pėr pėrpjekjen pėr tė vėnė nėn kontroll institucionet demokratike nė vend. Referuar pikėrisht kėtyre burimeve, shqetėsimet e diplomatėve amerikanė nė Tiranė mbėshteten mbi njė sėrė zhvillimesh qė ata i konsiderojnė negative prej pranverės sė kėtij viti, pas ngjarjes sė Gėrdecit dhe qė kanė nė themel tė tyre, pėrpjekje tė dyshimta pėr tė dobėsuar institucionet demokratike nė vend dhe pėr tė shtuar kontrollin mbi to. Dyshimet shkojnė deri te pėrpjekjet pėr tė deformuar vullnetin e zgjedhėsve nė vitin 2009, dhe kėtu shtohen dyshime tė arsyeshme pėr infrastrukturėn e zgjedhjeve, si dhe sulmet ndaj Misionit tė OSBE nė Tiranė.

    Shqetėsimet, tė cilat janė shtuar dhe pėrbėjnė njė arsye tė fortė pėr tė vėnė nė pikėpyetje ratifikimin nga disa vende perėndimore, pėrfshi SHBA, tė anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, po shqyrtohen me kujdes nė Uashington, me qėllim qė gjendja tė mos rėndohet. Burimet diplomatike nė Tiranė thanė gjatė njė takimi informal me gazetarėt shqiptarė se Shqipėria ėshtė njė vend mik i SHBA dhe se presidenti Bush ka njė simpati tė veēantė pėr Shqipėrinė. Presidenti i ka kėrkuar Senatit tė ratifikojė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe, nėse kjo bėhet sot, Senati mund ta votojė.

    Por, sipas burimeve diplomatike amerikane, Senati mund tė ndryshojė nė favor tė demokratėve nė nėntor dhe pas kėsaj presidenti Bush do ta ketė tė vėshtirė tė bindė Senatin pėr njė votė pro, nėse nga Shqipėria nuk vijnė sinjale pozitive. Diplomatėt amerikanė nė Tiranė thonė se disa vende tė Evropės Perėndimore janė shumė hezituese pėr ta dhėnė kėtė votė pas kėtyre zhvillimeve, por SHBA ėshtė e interesuar ta japė, nėse nė Tiranė reflektohet dhe gjėrat pėrmirėsohen shpejt. Diplomatėt flasin pėr njė shtim tė imazhit negativ tė Shqipėrisė, sidomos muajt e fundit, pėr njė degradim tė imazhit tė Kryeministrit pas skandalit nė Kuvend me deputetin Balla dhe pėr njė pozicion tė vėshtirė nė tė cilin ėshtė vendosur diplomacia amerikane pėr ta konsideruar qeverinė shqiptare dhe mike tė SHBA, dhe me devijime tė forta demokratike sa i pėrket qėndrimit ndaj institucioneve demokratike nė vend.

    Prokuroria

    Shqetėsimi kryesor ka tė bėjė me institucionin e Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Njė projektligj, i cili pritet tė futet me nxitim nė axhendėn e Kuvendit nė vjeshtė, parashikon ulje tė profilit tė Prokurores sė Pėrgjithshme dhe dobėsim tė vendimmarrjes sė saj, si dhe rritje tė ndikimit politik. Diplomatėt amerikanė, tė cilėt kanė bėrė demarshe ndaj Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė kuptuar thelbin e kėsaj iniciative, janė tė shqetėsuar, se kanė mbetur ende pa njė pėrgjigje tė qartė se ēfarė qeveria ka ndėrmend tė bėjė me kėtė gjė dhe kjo ka shtuar dhe mė tepėr dyshimet. Lidhur me Prokurorinė e Pėrgjithshme, pėrveē shqetėsimeve publike qė ka shprehur Ambasadori Amerikan nė Tiranė, shikohet me shqetėsim fakti qė Kuvendi i Shqipėrisė ka mbajtur njė qėndrim poshtėrues ndaj Prokurores kur ajo ėshtė paraqitur tė raportojė, dhe ky konsiderohet sinjal i keq nė Uashington.

    Gėrdeci

    Shqetėsimi i dytė, ka tė bėjė me transparencėn rreth skandalit tė Gėrdecit. Burimi diplomatik nė Tiranė ka sqaruar pėr disa media, nė njė takim informal, se Uashingtoni nuk ėshtė i interesuar kush ėshtė fajtor apo deri sa lart shkon pėrgjegjėsia, por ėshtė i interesuar vetėm tė zbardhet e vėrteta. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e quajnė “gur prove” kėtė proces pėr qėndrimin qė qeveria mban ndaj drejtėsisė, nė njė ēėshtje ku zyrtarė tė saj janė tė pėrzierė. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e kanė parė si njė zhvillim shumė negativ, faktin qė Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka fotokopjuar fjalimin e Fatmir Mediut nė seancėn e Kuvendit dhe i ka rekomanduar Prokurores sė Pėrgjithshme tė orientojė hetimet sipas deklaratave tė zotit Mediu. “Kjo do tė thotė, tė diktosh hetimet dhe tė kėrkosh ēfarė duhet hetuar e ēfarė jo”,- citohet nga disa media, burimi diplomatik amerikan nė Tiranė.

    Mė tej akoma, shqetėsimi i SHBA shkon te raportet e deformuara tė shumicės me Presidentin dhe rrėzimi nė bllok i gjashtė kandidaturave tė Gjykatės sė Lartė.“Ėshtė e pamundur qė, nė gjashtė kandidatė, asnjė tė mos jetė i mirė”, - tha burimi diplomatik, ndaj ai votim ishte sinjal negativ pėr imazhin e Shqipėrisė, pasi shumica shihej qartė qė po pėrpiqej tė diktonte pėrbėrjen e asaj gjykate, sipas shijeve tė saj politike. Ata, po ashtu, shikojnė me dyshim sulmet ndaj Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe pėrpjekjes pėr ta vėnė atė nėn kontroll. Shqetėsim serioz pėrbėn dhe njė pėrpjekje e kryeministrit Berisha pėr tė ngritur njė superagjenci Shėrbimesh Sekrete, sipas modelit qė ka drejtuar Kėshilltari i tij i Jashtėm, Tom Ridge, nė SHBA, pas 11 Shtatorit, njė gjė qė sipas burimeve diplomatike amerikane nė Tiranė po shikohet si e panevojshme dhe mė shumė akoma, me dyshim.



    Shekulli
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Anėtari i kryesisė sė PS-sė, Pandeli Majko deklaroi dje se gjithēka lidhet me Gėrdecin

    Majko: Qeveria po fut nė krizė marrėdhėniet me tė huajt

    TIRANĖ-Anėtari i kryesisė sė PS-sė, Pandeli Majko deklaroi dje se ngjarja e Gėrdecit ėshtė mė e rėnda nė historinė e Shqipėrisė nė demokraci, qė pas vitit 1997. Nė njė prononcim pėr mediat, menjėherė pas reagimit tė burimeve diplomatike amerikane nė vendin tonė, Pandeli Majko ka deklaruar se qeveria me qėndrimin e saj po fut nė krizė reale marrėdhėniet e Shqipėrisė me ndėrkombėtarėt. Sipas Majkos, gjithēka lidhet me tė vėrtetėn mbi Gėrdecin. “Ngjarja e Gėrdecit ėshtė ngjarja mė e rėndė e ndodhur nė Shqipėri pas ngjarjeve tė ’97-ės dhe ka ndikuar shumė nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me ndėrkombėtarėt. Nė kėtė mėnyrė patjetėr qė kjo ngjarje do tė ndikonte tek ndėrkombėtarėt”,- ka deklaruar Majko.

    Mė tej, ai ka shtuar se njė kritikė e tillė e SHBA-sė cenon shumė imazhin e Shqipėrisė pasi elementet e kritikės kanė tė bėjnė me marrėdhėniet e qeverisė me Presidentin dhe Prokurorinė e Pėrgjithshme. Po dje ka reaguar edhe Presidenti i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, i cili konstatoi se qėndrimet e fundit tė diplomacisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės janė mė vend. Sipas tij, bėhet fjalė pėr ekuilibra qė kanė qenė tė prishur muajt e fundit, veēanėrisht mes Presidentit dhe Ekzekutivit por qė duket tė jenė kanalizuar. Duke iu referuar deklaratės sė fundit tė palės amerikane, Ceka shton se ėshtė njė qėndrim i pėrhershėm i tyre sa i takon sistemit tė drejtėsisė. “Ajo ėshtė pika e forcės ku qėndron gjithė demokracia dhe balanca e pushteteve”,- tha Ceka.



    Shekulli
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa deklaron pas qėndrimit tė burimeve diplomatike

    Reagon Oketa: Rruga pėr nė NATO, e vėshtirė

    TIRANĖ- Pas shqetėsimit tė SHBA-sė, pėrcjellė pėrmes burimeve diplomatike amerikanė nė vendin tonė, Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka deklaruar dje se politika shqiptare i ka tė qarta reformat qė duhet tė ndėrmarrė pėr anėtarėsimin e plotė nė NATO, duke besuar se ky proces do tė realizohet brenda Samitit tė ardhshėm. “Gjithė politika shqiptare, e ka tė qartė se ēfarė reformash duhet tė ndėrmarrė dhe jam i sigurt se bashkėpunimi pozitiv qė ka qenė vazhdimisht pėrsa i takon anėtarėsimit nė NATO do tė vazhdojė. Besoj se brenda Samitit tė ardhshėm do tė bėhet realitet”,- tha Ministri i Mbrojtjes nė njė interviste pėr mediat menjėherė pas reagimit tė burimeve diplomatike nė Tiranė, se gjithēka po rrezikohet si rezultat i disa hapave prapa qė Shqipėria ka ndėrmarrė.

    Megjithatė edhe Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa pranon se rruga drejt anėtarėsimit tė plotė nuk ėshtė e lehtė. “Nuk ėshtė njė rrugė e lehtė, pėrkundrazi ėshtė njė rrugė akoma mė e vėshtirė, pasi kėrkesat janė akoma mė tė larta nga sa ishin para se tė merrte ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO. Kur flitet pėr standarde tė reja dhe nivele tė reja ėshtė pak a shumė si njė sportist i cili pėr tė arritur njė rekord tė ri, duhet shumė mund e shumė stėrvitje”,- tha ai.



    Shekulli
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rama: Kėmbanat e alarmit bien pėr Berishėn

    Tiranė- Njė ditė pas deklaratės sė bėrė nga diplomati amerikan pėr hapat pas tė qeverisė “Berisha” dhe regresin nė vend ka reaguar kreu i PS-sė, Edi Rama. Sipas tij, tė gjitha kėmbanat e alarmit sot bien vetėm pėr Sali Berishėn.


    Tiranė- Njė ditė pas deklaratės sė bėrė nga diplomati amerikan pėr hapat pas tė qeverisė “Berisha” dhe regresin nė vend ka reaguar kreu i PS-sė, Edi Rama. Sipas tij, tė gjitha kėmbanat e alarmit sot bien vetėm pėr Sali Berishėn.

    “Alarmi i dhėnė dje nga miqtė tanė tė mėdhenj amerikanė pėr kėrcėnimin e lirisė e tė demokracisė nė Shqipėri duke bėrė pėrgjegjėse qeverinė e zotit Berisha, ėshtė jo vetėm shprehja mė kuptimplotė e interesimit tė Shteteve tė Bashkuara pėr fatet e Shqipėrisė e tė shqiptarėve, por edhe kulmi i shqetėsimit tė shprehur ndonjėherė prej tyre publikisht nė kėto 17 vjet si pasojė e keqqeverisjes sė vendit tonė”- tha Rama, gjatė njė deklarate pėr shtyp.

    Sipas tij, as nė vitin e rėndė 1996 alarmi nuk ka qenė kaq kumbues, interesimi pėr Shqipėrinė e shqiptarėt kaq i madh dhe shqetėsimi pėr keqqeverisjen e vendit kaq i hapur.

    Ato qė deri dje i kemi thėnė nė vijmėsi me njė shqetėsim nė rritje tė gjithė ne, qytetaret e qytetarėt e kėtij vendi, nė familje a nė mjediset shoqėrore, gazetarėt e analistėt nė tribunat e shtypit apo njerėzit e opozitės nė podiumet e komunikimit publik, qysh dje janė edhe shqetėsimi publik i Shteteve tė Bashkuara e jo vetėm i tyre.

    Shqipėria nė NATO, sipas Ramės, s'mund tė jetė vendi ku kėrcėnohen zgjedhjet e lira e ku vullneti i lirė i shqiptarėve e shqiptareve rrezikohet nga po ata njerėz qė nė vitin e rėndė 1996 projektuan e realizuan krimin shtetėror tė manipulimit tė votės sė popullit dhe sot kontrollojnė Ministrinė e Brendshme pėr llogari tė Sali Berishės.

    “Kjo kėmbanė bie pėr Sali Berishėn! Shqipėria nė NATO s'mund tė jetė vendi ku qeveria i kėrkon zyrtarisht OSBE-sė tė shmanget nga roli i saj kryesor dhe tė ulė fuqinė vėzhguese nė vend, pėr t'i pasur duart mė tė lira qė tė bėjė nė vitin 2009 atė qė bėri nė vitin 1996!”- tha ai.

    Shqipėria nė NATO, ka vijuar mė tej kreu i PS-sė, s'mund tė jetė vendi ku pushteti gjyqėsor jeton nėn kėrcėnimin konstant tė forcave qeverisėse, ku pėrpara ligjit kryeministri e ministrat e tij pa imunitet nuk janė tė barabartė me qytetarėt e qytetaret e kėtij vendi, ku qeveria harton nė errėsirė projektligje pėr t'u mbrojtur nga prokuroria duke izoluar Prokuroren e Pėrgjithshme dhe marrė liri e kompetenca qė i takojnė organit tė akuzės. Kjo kėmbanė bie pėr Sali Berishėn!

    “Shqipėria nė NATO s'mund tė jetė vendi ku njė gjykatės shqiptar, i cili kthehet nė atdheun e tij pas njė karriere brilante nė Gjykatėn e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, ēohet pėr verifikim nga spikerja e Kuvendit nė polici e prokurori dhe pastaj, sė bashku me pesė tė tjerė, nuk miratohet pėr Gjykatėn e Lartė nga forcat qeverisėse, vetėm e vetėm, sepse ky grup nuk garanton shėrbime tė paligjshme pėr ata qė sot qeverisin me korrupsion e papėrgjegjshmėri. Kjo kėmbanė bie pėr Sali Berishėn!”- ka shtuar mė tej.

    Shqipėria nė NATO, sipas Ramės, s'mund tė jetė vendi ku mediat jetojnė nėn kėrcėnimin e xhahilėve tė pushtetit kryeministror nė tė gjitha ndėrmarrjet publike qė kryejnė shėrbime, qė nga taksat e tatimet deri te furnizimi me energji e ujė, tė cilėt nė shkelje flagrante tė ligjit bėjnė shėrbesa me natyrė mafioze duke marrė peng pronarė mediash e botues qė nuk e falin e as e shesin lirinė e tyre editoriale. Edhe kjo kėmbanė, sipas tij, bie pėr Sali Berishėn!

    “Shqipėria nė NATO s'mund tė jetė vendi ku korrupsioni rritet me shifra e fakte dhe luftohet veē me rrena e fjalė, s'mund tė jetė vendi ku popullsia civile bombardohet prej shpėrthimit vullkanik tė korrupsionit ndėrsa kryefajtori kryeministėr deklaron se fajin e ka "letra higjenike" Neė York Times, s'mund tė jetė vendi ku nxirret "pėr zhelesh" nga salla e parlamentit njė deputet i opozitės pasi ėshtė kėrdisur me tė shara mejhaneje prej kryeministrit dhe ku dėnimin e merr i pari ndėrsa pafajėsinė i dyti. Kjo kėmbanė bie pėr Sali Berishėn!”- tha Rama.

    Shqipėria nė NATO, s'mund tė jetė vendi ku zullumi qeveritar trashet pėrditė dhe ku ata, miqtė e aleatėt tanė tė mėdhenj, qė u bėnė garantėt e hyrjes sonė nė paradhomėn e Aleancės sė Atlantikut tė Veriut dhe qė e dėshirojnė megjithė zemėr anėtarėsimin tonė tė plotė vitin qė vjen, tė qėndrojnė nė heshtje pėrballė fakteve pėrditė e mė tronditėse tė keqqeverisjes sė vendit!

    Duke kujtuar edhe njėherė Shqipėrinė nė NATO, Rama ka theksuar se ajo duhet tė jetė Shqipėria e lirive dhe tė drejtave njerėzore, Shqipėria e konkurencės sė lirė dhe e lirisė sė informacionit, Shqipėria e barazisė para ligjit, e pushteteve kushtetuese tė ndara dhe e ndarjes sė qeverisjes nga korrupsioni.



    Shekulli
    Sui generis

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Para disa vjetesh u martua princi i Romeve ne Korce me nje te re rome... te shikoje se c'dasem e madhe u be.... u martua princi i Romeve, imagjino. U be dasma, u mblodhen romet nga gjithe Shqiperia per te nderuar princin dhe ahengu e kercimet nuk pushuan deri ne mengjes... Vetem se ne mengjes dasmoret kishin nje qellim, te shikonin carcafin e nates se pare.... Normale qe pas ahengut plasi sherri midis Romeve se carcafi ishte i bardhe akull

    Te falenedreojme edhe nje here princin e Shqiptareve per keto te papriturat. Rrofsh Berisha qe na i tregon te verteten.... Shqiperia nuk eshte virgjeresh, eshte lavirja jote qe e ndan me miqt e tu!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    berisha e mori shqiperine nga ferri ku e kish fut partia e edverave ramizave.. edvineve majkove aredin shyto luizave e ruco abdi- koco kokdhimave.. dhe e drejtoi timonin drejt progresit demokracise e lirise e bollekut.. e ne kte rruge u pengua qe ne fillim nga keta lehes apo lotkrokodilas te neveritshem.. dhe tani vendi ka hyre ne nato duan sduan stalinistet enveriste miljardere..

    pse nuk e futen keta pisa qe ne 1945-sen shqiperine andej nga duhej..

    mo kini merak u thuaj ketyre o rapsoul.. se ne nato e con berisha shqiperine.. edhe pa ndihmen tuaj.. ose me mir me thene edhe se keta pisa e pengojne..

    oj kanibalet.. kinse duan naton..

    sa qesharak behen..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shqiperia hapa prapa.. thone kanibalet me mafiemedian e tyre te digitalizuar e modernizuar e sofistikuar.. me parane e grabitur nga populli dhe me dinakerine e trasheguar nga ppsh-ja e tyre..

    ne fakt kan te drejte sepse.. prapa e para per ata jan pak speciale si koncepte..
    para ata i thone kur shqiperia feston 100 vjetora enveri.. kur kryeprokuroria e tere gjykatso shtetaret.. jane vegla te tyre.. kur tenderat i bejne dhe i fitojne mantenutat e tyre.. kur gjykata e larte perbehet nga vishinske e aranite.. te epokes se tyre te lavdhishme.. kur prokuroret jan kapterre te emeruar nga aldo bare e arto dado e altin imelldo tasho shytet.. kur luizat vampire te tyret jane drejtore te shtetit..
    kesaj i thone para keta barbare..

    mirpo berisha para i thote dickaje tjater..
    e ajo qe quan para berisha eshte ajo qe dhe populli e quan para..

    barbaret enveriste (sot PS) me perpara quanin.. kur jo vetem lopa e parcela rreth shpise gulago kolkozohej.. po dhe pula e fundit ndiqej me operativ sigurimi se mos bente vez ne kotec te fshatarit..
    kur dyqanet kishin vetem dy fije preshi e ca gjethe spinaqi.. e ca kavanoz salce te mykura.. e kur ne bllok te tyre si ne tiran dajt vlore poradec e durres.. vershonin zuqet e drejtorise se bllokut mbushuir me te mira.. e qe kto te mira ruheshin me garde skraparlleshe mos ta shihte mileti..
    kesaj i thonin para keta..


    mirpo doktori para i thote.. fshatar me tok e lope.. fshatar me shpi dy katshe qe shet qumesht e djathe veze e domate.. e qe ne oborr ka veture e traktor.. e para i thote kur shtetin e komandon vota e jo zan caushi fehmi varesi ne litar e altini nga brukseli me celular..

    pra ndryshojne para mbrapjet.. 180 grade mes para.. te berishes.. e para te ruc landroverit.. mes para te ed palokes e para te edvin satrapit..

    keshtu ti rapsoli i celules.. me simpatizante te enverit .. e ed-verit..

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    megjithse ende nen efektin e ilaēeve, salija e ka te qarte se aderimi i Shqiperise ne NATO nuk behet para zgjedhjeve te vitit te ardhshem ...

    ndaj ben si shperfilles, sepse asnje nga ato vende te NATO-s nuk e ka afruar, jo me ta kete ftuar ate si kryeminister ... izolimi i tij behet per te treguar se sa fatal e pa-pergjegjshmeri eshte bere klasa politike qe ka lene punizmi ne Shqiperi ...

    saliu nje gje ka konstante - nuk i beson njeri, dhe ai po humbet terren edhe brenda me shumice, ndaj i shton auto-levdatat, inaugurimat, shiritat, genjeshtrat, mashtrimet brenda vendit ...

    edhe ofertat qe ai ua ben te huajve, ne kembim te suportimit te bandes se tij qeverisese, nuk pijne me uje, pavarsisht se ēmimi qe ai ofron eshte fare i ulet ...

    edhe buburecat po i shtojne ditirambet e timonierit, shoferit, nishit, ... te droguar ... qe sa vjen dhe po e humbet edhe me shume si xhaferi simiten ...

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Leksion dėshpėrues i kryeministrit pėr shqetėsimet e SHBA
    Nga Mero Baze

    Qeveria shqiptare i shikon tė ekzagjeruara kritikat qė vijnė nga Uashingtoni pėrmes diplomatėve amerikanė nė Tiranė pėr deformimet e raporteve tė qeverisė me disa institucione kryesore tė shtetit, pėrpjekjen pėr t’i vėnė ato nėn kontroll, si dhe acarimin e skajshėm me misionin e OSBE nė Tiranė. Kryeministri, Sali Berisha, u pėrpoq t’i relativizonte ato gjatė njė deklarate pėr median, dhėnė nga Velipoja, duke i quajtur debate normale dhe duke nėnvizuar tė kundėrtėn e atyre shqetėsimeve.

    Qėndrimi i kryeministrit dhe sidomos pėrpjekja e tij pėr tė nėnvizuar tė kundėrtėn e shqetėsimeve qė vijnė nga diplomacia amerikane pėr zhvillimet nė vend, ėshtė njė mospranim i plotė i tyre, por me gjuhė tė zbutur, pėr tė mos rritur dramacitetin e debatit nė publik. Dimensioni kryesor i reagimit tė Tiranės nė disa raste kohėt e fundit ėshtė pėrpjekja pėr t’iu shpjeguar perėndimorėve keqkuptimet qė ata kanė pėr Shqipėrinė. Dhe, nė kėtė rast, mėnyra se si e trajton kryeministri shqetėsimin zyrtar tė SHBA, tregon se ai nė mendjen e vet e ka tė fiksuar se amerikanėt, por dhe disa shtete tė tjera perėndimore, nuk e kuptojnė mirė se si duhet vepruar me institucionet nė Shqipėri. Dhe kėsisoj, nė vend qė tė ketė njė reagim ndaj shqetėsimit tė tyre, ai ka njė shpjegim se sa mirė po shkojnė punėt, shpjegim qė atyre nuk iu hyn nė punė. Ky stil, domethėnė sistemi i vetėvlerėsimit qė kryeministri, sė paku vitin e fundit, e pėrdor rregullisht pėr ēdo gjė, sa herė ėshtė nė krizė, ėshtė acarues dhe i rėndon mė tej gjėrat.

    Mospėrfillja e shqetėsimeve ėshtė nė njėfarė mėnyre mė e mirė sesa shpjegimi se ata qė kritikojnė, nuk i kanė kuptuar mirė gjėrat. Kėshtu i bie qė Uashingtoni nuk e kupton mirė kėtė punėn e kthimit tė gjashtė kandidaturave pėr nė Gjykatė tė Lartė nė bllok, pasi ata nuk e kuptojnė se presidenti kėtė e bėri pa pyetur kryeministrin. Dhe mesazhi qė jep vota kundėr nė bllok, sipas Berishės, nė Uashington nuk duhet lexuar si kundėrvėnie institucionesh, por si betejė normale mes institucioneve, paēka se nga gjashtė vetė, sė paku njė ose dy mund tė ishin mė tė mirė se ndonjė nga kėta tė gjashtėt e dytė, qė u morėn ca nga pularitė e ca nga rruga dhe u ēuan nė Gjykatėn e Lartė.

    Sipas kryeministrit, Uashingtoni e ka kuptuar gabim faktin qė zonja Topalli, pasi dėgjoi shqetėsimet e Mediut nė Kuvend pėr hetimin e Gėrdecit, i hodhi shqetėsimet e tij nė letėr dhe ia nisi si detyrė shtėpie Prokurores sė Pėrgjithshme, Ina Rama. Kjo, sipas tij, nuk ėshtė diktat mbi qeverinė, as pėrpjekje pėr tė diktuar rrjedhėn e hetimeve. Sipas kryeministrit, Uashingtoni e ka keqkuptuar nxitimin dhe pėrmbajtjen, me tė cilat po bėhet ligji pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe ėshtė i gatshėm tė rishikojė pagėn e kryeprokurores, duke ia rritur, vetėm qė ajo tė mos ankohet pėr nenet e tjera.

    Sipas kryeministrit, Uashingtoni shqetėsohet kot pėr misionin e OSBE nė Tiranė, se ai ėshtė proces negociatash dhe qeveria shqiptare ka tė drejtė ta prishė atė kontratė. Me kėtė sistem vetėvlerėsimi, kryeministri ka njė vit qė funksionon. Kush ka kujtesė, qoftė dhe tė shkurtėr, mund tė kujtojė fjalimet e tij vetėlavdėruese, qė “jam kryeministri mė i mirė, ndaj mė duan shqiptarėt”, qė mėshirėploti, nėse i jep 30 vjet jetė, aty do jetė pėr 30 vjet etj. Kjo simptomė e tij tashmė po institucionalizohet dhe nė qėndrimet ndaj shqetėsimeve ndėrkombėtare. Ata kėrkojnė shpjegime pse po deformohet sistemi i demokracisė nė Shqipėri, ky u shpjegon atyre se nuk e kanė kuptuar si duhet demokracinė.

    Kjo tendencė po kthehet nė dimension kryesor tė mėnyrės se si ai po funksionon dhe po merr pėrsipėr gjithė kėtė fushatė dėshpėruese pėr PD. Emrat e tjerė tė shumicės, qė mund t’i jepnin ngjyra debatit, janė mėnjanė dhe nuk pėrzihen. Ministri i Jashtėm, qė duhet tė kishte rol kryesor nė kėtė debat, ėshtė zhdukur nga qarkullimi dhe ua pohon diplomatėve gjithė shqetėsimet, ndryshe nga Berisha qė ua hedh poshtė publikisht. Ministrja e Integrimit, e cila po ashtu duhet tė thoshte ndonjė fjalė pėr punėn e OSBE, duket e qetė dhe e ka angazhuar stafin tė punojė nė njė suplement rozė tė shtypit pėr ta larguar stresin qė jep diplomacia. Zėvendėskryeministri Pollo, i cili ka fat, se, sa afrohet me Berishėn, ndodh qė ai prishet me Perėndimin, po fėrkon duart qė tė bėjė atė qė ka bėrė mė parė me Berishėn, tė jetė aty pėr t’ua pohuar atyre nėn zė atė qė thonė. Ministra tė tjerė tė qeverisė dhe drejtues tė PD, qė janė dakord gjithmonė me Berishėn, natyrisht nuk kanė faj, se s’kanė tė drejtė tė mendojnė. Kėshtu qė Berisha po e pėrballon i vetėm kėtė krizė, me plot djem tė kollarisur rrotull qė bėjnė sikur s’dėgjojnė se ē’po ndodh. Nga Uashingtoni dhe disa kancelari evropiane po i thonė “kujdes, se nuk mund tė jetė kryeministėr i NATO-s njė njeri qė nė Youtube ka dhjetėra video serioze me presidentin Bush dhe qindra video gazmore duke sharė nga motra njė deputet”, kurse ai vazhdon tė thotė se “miqtė po mė shtohen nėpėr botė”, a thua se ata e kanė fjalėn pėr fansat e Youtube apo pėr Ali G-nė (aktor komik britanik).

    Ky qėndrim ėshtė problematik, pasi as amerikanėt dhe as kancelaritė evropiane, tė shqetėsuara pėr kėto ēėshtje, nuk duan shpjegime pėr saktėsinė e informacionit, se atė e kanė. Ato duan shpjegime se si do reagohet pėr tė mos u pėrsėritur kjo situatė. Reagimi i kryeministrit u tregon atyre qė nė shtetin tonė ligjor dhe nė mėnyrėn se si sillet pushteti me institucionet nuk ka asnjė gabim, pėrveē gabimit qė diplomatėt amerikanė dhe ata evropianė e kanė kuptuar gabim atė.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk eshte uashingtoni i gjergj vashingtonit qe shqetsohet pse duhet te ikin vishinskat e fundit ne europe nga gjykato prokurorite e shtetit shqiptar..

    asnje nepunes amerikan.. nuk e di cdon te thote.. varje ne litar per nje vjershe a pushkatim per nje fjale goje..

    ate e dine te mjerat familje qe e provuan.. barbarine e "drejtesise" enveriste..

    prandaj hapur saliu duhet ti sqaroje amerikanet.. ne se nuk e dine.. dhe hapur tu thote mariz linove.. mo u perzjeni ne ecjen para te shqiperise..
    nuk duam arrnime.. stalinisto atlantiste..
    ato nuk shkojne bashke..

    pejk..

    le te merziten altin arapet e aldo bARET per fehmirat e sallaket..

    vota demokratike do te vendose kandarin e drejtesise..jo akoma enveri dhe kelishet e tije..

    te blene mero te blene..
    ata qe te kishin bere bene..
    kur jeshe qelibar..
    rucet me kusar..
    edvine e erionet..
    gjoleket al kaponet..

    gjynaf..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A do te dilnit ne protesta kunder Bollanos edhe nese rrezikoni burg?
    Nga Edvin83 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 05:43
  2. Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •