"Ndonjėherė stimujt vlejnė mė shumė se teknika"
Napoli i trembet Sukajt&Co nė ferrin "Loro Boriēi". Kėto nuk janė fjalė tė thėna nga ndonjė tifoz ultras i Vllaznisė, por gjithēka citohet nga gazetarėt italianė nė faqen "napolisoccer.net", nė njė shkrim i cili i referohet sulmuesit tė talentuar tė Vllaznisė, qė do tė luajė sezonin e ardhshėm nė Kampionatin turk. Italianėt tregohen shumė tė interesuar pėr aftėsitė e bomberit shkodran. Ata citojnė se, edhe pse ka firmosur me turqit, Sukaj do tė jetė nė dy ndeshjet ndaj Napolit. Mė pas do ti kushtonte kėto fjalė nė fundit e shkrimit: "Me prezencėn e bomberit tė konfirmuar tashmė, Vllaznia do tė jetė sėrish njė skuadėr e frikshme dhe mbrojtja napolitane duhet tė jetė shumė e kujdesshme, sepse shqiptarėt nuk do tė kenė vėrtet njė nivel tė lartė teknik, por do tė jenė tė shtyrė nga ferri i 15 mijė personave nė "Loro Boriēi" dhe dihet qė nė futboll nganjėherė stimujt vlejnė mė shumė se teknika. Ndėrkohė, shqiptarėt po merren me anėn organizative.
E drejta televizive
Vetė presidenti Fusha ka theksuar se nuk ka asgjė zyrtare pėr ardhjen e Maradonės. Sipas tij, asgjė e tillė nuk ėshtė as nė axhendėn e Napolit, por shoqėria qė menaxhon tė drejtėn televizive, pėr tė ngritur edhe mė shumė vlerėn e ndeshjes, ka theksuar se do tė provojė ta sjellė yllin argjentinas nė "Loro Boriēi". Sipas italianėve, Shkodra siguron hoteleri qė i plotėson tė gjitha kushtet pėr komoditetin e italianėve. Megjithatė, ajo qė po bashkon mė shumė drejtuesit e tė dyja skuadrave ėshtė shitja e tė drejtės televizive, e cila do tė fusė nė arkėn e klubeve miliona euro (pėr Vllazninė bėhet fjalė pėr rreth 1 milion euro nga "Sport Five"). Palėt kanė kontakte pėr tė gjetur njė linjė tė pėrbashkėt pėr tė drejtėn televizive. Ky ka qenė propozimi i Napolit, pėr ti shitur tė drejtėn televizive ekskluzivisht njė televizioni tė vetėm, si atė tė ndeshjes sė parė nė Napoli, ashtu edhe atė tė kthimit, gjė qė nga ana ekonomike mund ti shkojė pėr shtat edhe Vllaznisė.
Tifozėt italianė
Sipas informacioneve qė vijnė nga Shkodra, por qė pėrforcohen edhe me lajmet nga Italia, nė stadiumin "Loro Boriēi" pritet tė mbėrrijnė shumė italianė. Presidenti ka theksuar se interesimi ėshtė i madh edhe nga shtypi italian, i cili ka akredituar deri tani mbi rreth 55 gazetarė. Po ashtu ai ka raportuar se janė prononcuar 550 bileta pėr tifozėt italianė, tė cilėt pritet tė mbėrrijnė nė mėnyrė tė organizuar nga njė prej shoqėrive turistike qė funksionon nė shtetin fqinj. Por ky numėr mund tė jetė akoma edhe mė i madh. Nė faqet italiane tashmė kanė filluar instruktimet se si mund tė udhėtohet pėr nė Shkodėr, ku do tė luhet ndeshja Vllaznia-Napoli. "Shkodra ėshtė njė qytet i rėndėsishėm i Shqipėrisė, shkruhet nė instruktimin e botuar nė faqen tutto napoli.it. Ėshtė pėr tu vizituar mbi tė gjitha kėshtjella Rozafa, me njė pamje tė mrekullueshme, dhe muzeu historik i qytetit. Pėr tė hyrė nė Shqipėri kėrkohet pasaporta, por pėr qytetarėt italianė nuk ėshtė e domosdoshme pajisja me vizė. Aeroporti ndėrkombėtar Nėnė Tereza ėshtė rreth 25 kilometra nga kryeqyteti Tirana dhe lidhet me fluturime low cost me shumė qytete italiane, si Bari, Milano, Roma, Bolonja, Verona, por jo nga Napoli. Por mund tė shkohet edhe nėpėrmjet detit. Nė Portin e Durrėsit mund tė arrish me njė sėrė tragetesh nga Bari, Brindizi e Ankona".
Krijoni Kontakt