Janko Hunyadi, kthim tek Moti i Madh
Biblioteka Kombėtare dhe Ambasada e Rumanisė nė Tiranė pėruruan dje nė mbrėmje monografinė nė gjuhėn shqipe Janko Hunyadi Mbrojtės i Krishterimit i akademikut rumun Camil Mureşanu.
Nga Aurel Plasari
Biblioteka Kombėtare dhe Ambasada e Rumanisė nė Tiranė pėruruan dje nė mbrėmje monografinė nė gjuhėn shqipe Janko Hunyadi Mbrojtės i Krishterimit i akademikut rumun Camil Mureşanu. Janku i Hunedoarės (1387-1456), i biri i Voikut, ishte udhėheqės i rumunėve tė provincave Amlash, Fėgėrash dhe Haceg. Ai ishte udhėheqės i Severinit 1438, Vojvod i Transilvanisė nė periudhėn 1446-1452. Ky komandant i madh ushtarak ishte gjithashtu i ati i mbretit Matia Corvin.
Dhe e humbur, lufta e tij, si dhe qėndresa e udhėhequr nga Skėnderbeu, kontribuan nė ngadalėsimin e pėrparimit osman drejt perėndimit dhe veriut tė Gadishullit Ballkanik. Si rrjedhojė shqiptarėt, rumunėt dhe popujt e tjerė tė Europės Qendrore dhe Juglindore e shkruan emrin e tyre nė Mesjetė nė radhėn e atyre qė mbrojtėn dhe shpėtuan vlerat europiane, shkruan Camil Mureşanu i cili, 82 vjeēar sot, u pėrfaqėsua dje nė Tiranė nga Mureşanu Jr.
Libri qė promovojmė sot u kushtohet jetės dhe luftės sė njė heroi i cili ne, shqiptarėt, na kthen nė atė qė tanimė quhet Moti i Madh: nė epokėn e qėndresės dhe tė luftėrave antiosmane tė shqiptarėve tė udhėhequr nga Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu. Prandaj pėr ne, pikėsėpari, Janko Hunyadi i quajtur nė burimet latine Johannes Huniadi, nė ato greko-bizantine Joan Honiates, nė ato hungareze Janosh Hunyadi, nė ato rumune Jancu de Hunedoara, nė kronikat turke i mallkuari Janko etj. ėshtė heroi tė cilit ia pėrshkruajnė bėmat Barleti (Barletius), Frangu (Franco), Bardhi (Blancus) dhe jetėshkruesit e tjerė tė hershėm tė Skėnderbeut. Nė vitrinat kėtu pėranash keni disa nga botimet antikuare tė kėtyre jetėshkruesve: Barletin qė shkruan, nė botimin princeps: ... me ta ishte Hunyadi i pėrmendur, i quajtur zakonisht Janko [Iancus vulgo dictus], luftėtar me nam tė madh, aq sa edhe vetėm nga emri i tij, siē kemi dėgjuar, turqit janė thyer shpesh (fl. VIIr); ose Frangun qė kujton anekdotėn nė qarkullim asokohe pėr Hunyadin: Aq famė tė madhe kishte fituar Vojvoda si komandant i shkėlqyer, sa ndėr turqit ishte bėrė proverb qė, kur nėnat donin tu shtinin frikėn fėmijėve qė tė hiqnin dorė nga ndonjė prapėsi, u thoshin vetėm: rri urtė se erdhi Vojvoda! (fl. 9v) .
Nuk ėshtė vendi tė zgjatem e tė flas pėr Hunyadin, as pėr marrėdhėniet e tij me Skėnderbeun tonė: pėr kėto flet libri qė po promovojmė dhe pėr librin do tė thotė disa fjalė specialisti i epokės skėnderbegiane, profesori mik yni z. Kasėm Biēoku. As do tė zgjatem pėr kontributin historiografik tė autorit tė librit, akademikut Camil Mureşanu: kėtė kontribut, si dhe profilin e akademikut tanimė 82-vjeēar, shpresoj qė do tė na e pėrshkruajė z. Mureşanu Jr., i cili e ka nderuar ketė ceremoni promovimi me praninė e tij. Mė lejoni tė kujtoj vetėm se marrėdhėniet e Gjergj Kastriotit me Janko Hynyadin janė, pa pikė dyshimi, mė tė gjera e mė tė ndėrlikuara nga sa do ti gjeni nė kėtė monografi. Pėr ti kthjelluar ato do tė duhej nisur nga referimet madhore, fjala vjen, tė njė autori si Fr. Pall, tekstet historiografike tė tė cilit mbeten pėr tu botuar dhe/ose ribotuar.
Pėr kėrshėri tė auditorit do tė doja tė kujtoja se tanimė mbahet e sigurt prania e arbėrve/ shqiptarėve nė ushtrinė e Hunyadit. Nė njė letėr tė tij tė njohur, tė datės 8 nėntor 1443 drejtuar kontit Ujlaki, nė tė cilėn komandant Hunyadi raporton jo vetėm fitoren e Nishit, por me gjasė edhe njė betejė vijuese nė tė njėjtin rajon, ai pohon shtjellimisht qė nė kampin e tij kishin ardhur e qenė bashkuar edhe shumė luftėtarė prej popullsive vendase: Ushtria jonė ėshtė nė gjendje tė mirė, ajo pret me padurim luftimin dhe rritet dita mė ditė, e zmadhuar prej bullgarėsh, boshnjakėsh, arbėrish dhe serbėsh qė vijnė tė na takojnė me dhurata dhe gėzojnė sa mė sbėhet pėr ardhjen tonė. Letra ėshtė botuar, mes disa pėrmbledhjesh tė tjetra, nė Dokumentet e Hurmuzakit (vėll. II, pj. 1, fq. 687-688).
Duke qenė botimi nė shqip i kėsaj monografie, sė toku me monografinė befasuese tė znj. Lucia Nadin Shqiptarėt nė Venedik - Mėrgim dhe integrim 1479-1552, dy botimet e para tė kolanės Intelligenda qė kam marrė pėrsipėr tė drejtoj, mund tju pohoj se ka qenė pėr mua kėnaqėsi e posaēme fillimi me dy tituj si kėta. Krejt sė afėrmi kėta tituj do tė ndiqen nga tė tjerė tituj, pėrkatėsisht monografi dhe autorė, me interes tė drejtpėrdrejtė pėr historinė tonė dhe tė rajonit nė tė cilin jetojmė, si Marin Barleti njė shkrimtar humanist nga Fr. Pall, Historia e serbėve nga K. Jireček, Zenta dhe dinastia e Balshėve nga G. Gelchic, Kisha dhe sulltanėt nga A. Gedeon, Shqipėria mes Venedikut dhe Bizantit nga A. Ducellier, Ngritja e Greqisė moderne nga D. A Zakythinos, Udhėpėrshkrimet e Evlija Ēelebiut nė njė pėrkthim tė ri, Kronika e Moresė nė njė botim divulgativ, Himara dhe papėt e Romės nga N. Borgia etj.
Rajoni nė tė cilin jetojmė i ashtuquajturi Ballkan kalon sot njė krizė solidariteti: kėtė nuk kemi si e mohojmė. Neve na takon tė shpresojmė qė edhe botime si kėto tė japin bashkėndihmėn e tyre nė lėnien mbrapa tė kėsaj krize.
Ėshtė rasti nė kėtė ceremoni tė falenderoj: drejtorin e botimeve 55, mikun Fahri Balliu, qė ka pasur besimin tė mė ofrojė drejtimin e kėsaj kolane, si dhe tė gjithė ata qė tanimė po bashkėpunojnė pėr realizimin e saj; pėr mundėsimin e pėrkthimit tė monografisė Janko Hunyadi Mbrojtės i Kishterimit njė falėnderim pėr mbėshtetjen i takon Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rumanisė, nėpėrmes kujdesit vetjak tė ambasadori Gjeorgje Micu, i cili tanimė prej kohėsh nė gjuhėn shqipe e ka merituar mbiemrin qė ka; falenderime gjithashtu pėrkthyesit tė kėsaj monografie, kolegut Virgjil Muēi, pėr pėrkushtimin nė dhėnien nė shqipe tė njė teksti jo tė lehtė tė historiografisė sė Mesjetės sė vonė ballkanike; dhe, pėr tė mos harruar personazhin kryesor, z. Mureşanu Jr. i lutem ti transmetojė falenderimet autorit, akademikut Camil Mureşanu, qė pati mirėsinė dhe besimin qė na cedonte tė drejtėn e pėrkthimit dhe tė botimit nė shqipe tė kėsaj vepre tė tij nė kėtė kolanė.
Shekulli
Krijoni Kontakt