Ka hadith se ato jane 124 mije profete(nebij) gjate gjithe kohes qe nga Ademi deri tek profeti i fundit .
Allahu thote ne Kuran se jo te gjithe profetet jane permendur ne Kuran.Shume prej tyre jane permendur ne hadithe.
40:78. Ne kemi dėrguar pejgamberė para teje, pėr disa prej tyre tė kemi njoftuar me rrėfimet e tyre, e pėr disa sish nuk tė kemi njoftuar, e asnjė pejgamberi nuk i takoi tė sjellė ndonjė argument, vetėm se me urdhrin e All-llahut. E kur tė vijė koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtėsi dhe aty atėherė dėshtojnė ata tė kotit.
16:36.
Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t'u thonė: "Adhuroni vetėm All-llahun, e largonu djajve (adhurimit tė tyre)!" Por, pati nga ata qė All-llahu e udhėzoi dhe pati nga ata qė ishte i gjykuar me humbje, pra udhėtoni nėpėr botė dhe shihni se si ishte fundi i gėnjeshtarėve?
1) Ademi
Persa i pėrket Ademit, ai pėrmendet shpesh nė Kuran sikurse:
Allahu zgjodhi Ademin... (3:33)
Pėrsa i pėrket sunetit, edhe aty Ademi pėrmendet shpesh si profet i Allahut sikurse nė hadithin e saktė tė transmetuar nga Ibn Hiban nė sahihun e tij si edhe nga Tabarani nė Muxham el-kebir e tė tjerė nga Abu Dharr se ai e pyeti Rrasulin: A ishte Ademi profet?! Rrasuli iu pėrgjigj: Po. Dhe njė nga ata tė cilėve Allahu u foli.
2) Idrisi
Po ashtu nė Kuran pėrmendet edhe Idrisi:
Dhe pėrmend nė libėr Idrisin. Ai ishte njeri besnik dhe profet (nebij) (19:56)
Pėrsa i pėrket sunetit, Idrisi pėrmendet nė vende tė ndryshme dhe nga kėto nė hadithin e natės sė Israsė ku Rrasuli takoi Idrisin nė qiellin e katėrt.
3) Nuhu
Nuhu ėshtė i dėrguari (Rrasuli) i parė i Allahut ndėrkohė qė Ademi ėshtė profeti (Nebiji) i parė i Allahut.
Ne tė sollėm shpalljen ty (Muhamed) sikurse i dhamė shpalljen Nuhut dhe profetėve pas tij... (4:163)
Nė sunnah ėshtė pėrmendur shpesh Nuhu dhe ndėr tė tjerat, nė hadithin e ndėrmjetėsimit tė transmetuar nga Imam Bukhari nga Enes ibn Melik se Ademi do u thotė njerėzve qė do ti kėrkojnė atij qė tė ndėrmjetėsojė:- Shkoni tek Nuhu se ai ėshtė i dėrguari i parė qė Allahu dėrgoi....
Ndėrmjet Ademit dhe Nuhut ka pasur dhjetė breza dhe tė gjithė ishin muslimanė sikurse transmetohet nga Hakimi si sahih nga Ibn Abazi se mes Nuhut dhe Ademit ka pasur dhjetė breza dhe qė tė gjithė ndiqnin sheriatin me vėrtetėsi. Por ata ranė nė mosmarrveshje dhe Allahu dėrgoi tė dėrguar si pėrgėzues dhe qortues.
4) Hudi
dhe Adit u dėrguam vėllanė e tyre Hud (11:50)
Ibn Hiban nė sahihun e tij dhe Ibn Kethir nė Bidajah wa nihajah transmetojnė nga Abu Dharr nė hadithin qė flet pėr tė dėguarit e Allahut se Rrasuli tha: Ndėr ta (profetėt), katėr janė Arabė. Hudi, Salihu, Shuajbi dhe profeti yt (Muhamedi) o Abu Dharr.
5) Salihu
dhe Themudit u dėrguam vėllanė e tyre Salih (11:61)
Bukhari transmeton nga Abdullah Ibn Umar: Njerėzit bashkė me Rrasulin pushuan tek njė tokė e Themudit e quajtur el-Hixhr dhe ata morėn ujė pėr tė pirė dhe pėr tė zėnė brumin. (Kur Rrasuli dėgjoi rreth kėsaj), i urdhėroi ata tė derdhnin ujin qė kishin mbushur nė puset e tyre (puset e Themudit) dhe brumin tua jepnin deveve pėr tė ngrėnė. I urdhėroi ata tė mbushnin ujė (pėr vehtet e tyre) nga pusi ku deveja (e Salihut) pinte ujė.
6) Ibrahimi
Pėrmend nė libėr Ibrahimin, njeri i sė vėrtetės dhe profet (19:41)
Bukhari transmeton nga Aisha se Rrasuli i tha asaj: Unė e di kur je e kėnaqur dhe kur je e zemėruar me mua. Unė i thashė:- nga e di Ai u pėrgjigj: Kur je e kėnaqur me mua ti thua:- Jo pasha Zotin e Muhamedit. Kur je e zemėruar me mua thua:- Jo pasha Zotin e Ibrahimit. Unė thashė:- Po (ke tė drejtė), por wallahi o Rrasulullah unė nuk braktis veēse emrin tėnd (dhe asgjė veē emrit).
7) Luti
...dhe Lutin.... (6: 86)
Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasulilahi tha: Allahu e mėshiroftė Lutin. Dėshiroi tė kishte mbėshtetje tė fortė (kundėr kufarėve).......
8) Ismaili
E kujto Ismailin, njeri i sė vėrtetės dhe i dėrguar profet (rrasulun nebij) (19:54)
Bukhari transmeton nga Ibn Abaz se kur Rrasuli erdhi nė Mekė (nė marrjen e saj), ai nuk donte tė hynte nė Kabė ndėrkohė qė kishte idhuj nė tė. Ai urdhėroi qė idhujt tė nxirreshin jashtė. Kėshtu qė i nxorrėn jashtė. Nxorrėn jashtė edhe piktura tė Ibrahimit dhe Ismailit me shigjeta (falli) nė duar. Rrasuli tha: Allahu i mallkoftė kėta njerėz (qė kanė bėrė kėto piktura). Wallahi, as Ibrahimi e as Ismaili kurrė nuk i pėrdorėn shigjetat (e fallit) pėr konsultim......
9) Ishaku
E pėrgėzuam me Ishakun, profet dhe nga tė drejtėt (37:112)
Bukhari transmeton nga Ibn Abazi se Rrasuli kėrkonte strehim tek Allahu pėr Hasanin dhe Husejnin dhe thoshte: Stėrgjyshi juaj (Ibrahimi) kėrkonte strehim tek Allahu pėr Ismailin dhe Ishakun duke thėnė:- Allahuma! Kėrkoj strehim me fjalėt e Tua tė plota nga ēdo shejtan dhe kafshė helmuese dhe nga ēdo sy i keq i dėmshėm e ziliqar.
10) Jakubi
... i dhamė atij, Ishakun dhe Jakubin, secilin prej tyre e bėmė profet (19:49)
Bukhari transmeton nga Umm Ruman qė ishte e ėma e Aishes se kur e akuzuan Aishen pa tė drejtė ajo tha: Shembulli im dhe shembulli juaj ėshtė si shembulli i Jakubit dhe bijve tė tij:- Jo! Por mendjet tuaja kanė sajuar kėtė histori. Durimi ėshtė mė i mirė pėr mua. Ėshtė vetėm ndihma e Allahut qė duhet kėrkuar kundėr asaj qė ju sajoni (12:18).....
11) Jusufi
...Jusufin (6: 84)
Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se njerėzit thanė: O Rrasulullah. Kush ėshtė mė i ndershmi nga njerėzit?! Ai tha:- mė i drejti ndėr ta. Ata thanė:- Nuk po tė pyesim pėr kėtė. Ai u pėrgjigj:- Jusufi, profeti i Allahut, i biri i profetit tė Allahut (Jakubit), i birit tė profetit tė Allahut (Ishakut), i biri i khalilit (Ibrahimit)......
12) Shuajbi
dhe Midianit i dėrguam vėllanė e tyre Shuajbin... ( 11:84)
Ibn Hiban nė sahihun e tij dhe Ibn Kethir nė Bidajah wa nihajah transmetojnė nga Abu Dharr nė hadithin qė flet pėr tė dėguarit e Allahut se Rrasuli tha: Ndėr ta (profetėt), katėr janė Arabė. Hudi, Salihu, Shuajbi dhe profeti yt (Muhamedi) o Abu Dharr.
13) Ejubi
....frymėzuam....Ejubin..... (4:163)
Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: Ndėrkohė qė Ejubi ishte i zhveshur duke u larė, njė tufė karkalecash tė artė ra mbi tė dhe ai fillojė ti mblidhte ata nė kėmishėn e tij. Zoti i tij i thirri atij:- O Ejub! A nuk tė kam bėrė mjaft tė pasur sa tė mos ndikohesh nga ēpo sheh?! Ai tha:- Po patjetėr o Zot. Por unė nuk mund tė jem indiferent ndaj bekimit Tėnd.
14) Dhul-Kifl
...dhe kujto Ismailin, Idrisin dhe Dhul-Kiflin. Tė gjithė nga durimtarėt. (21:85)
Disa nga mufesirinėt si Ibn Xharir thanė se Dhul-kifl nuk ishte profet por nga njerėzit e drejtė. Megjithėatė mufesirinė tė tjerė sikurse Ibn Kethir thanė se ai ishte profet duke u bazuar nė kontekstin e tekstit tė mėsipėrm ngase ai ėshtė pėrmendur me profetėt dhe kjo tregon se edhe ai ishte profet. Allahu e di mė mirė.
15) Musa
Dhe pėrmend Musėn, i zgjedhur dhe ishte i dėrguar dhe profet. (rrasulun nebij) (19:51)
Bukhari transmeton nga Ibn Masud se: Njėherė i dėrguari i Allahut ndau plaēkėn e luftės. Njė burrė prej ensarėve u ngrit dhe tha:- Wallahi. Muhamed, kjo ndarje nuk ėshtė bėrė pėr tė kėnaqur Allahun. Unė erdha tek i dėrguari i Allahut dhe e informova pėr kėtė. Fytyra e tij ndryshoi nga nervat dhe tha:- Allahu e mėshiroftė Musėn. Atė e lėnduan me mė tepėr se kaq, e prapė bėri durim.
16) Haruni
Dhe me mėshirėn Tonė i dhamė atij (Musės) vėllanė e tij Harunin si profet.
Muslim transmeton nga Mughira ibn Shuba: Kur erdha nė Nexhran, tė krishterėt e Nexhranit mė thanė:- Ju recitoni: O motra e Harunit nė Kuran, ndėrkohė qė Musa ka lindur shumė kohė pėrpara Isės. Kur u ktheva tek Rrasuli e pyeta pėr kėtė dhe mė tha:- Njerėzit (e asaj kohe) vinin emrat e profetėve dhe tė njerėzve tė devotshėm para tyre.
17) Dawudi
Zoti yt e di mė mirė se kush ėshtė nė qiell e nė tokė dhe Ne i kemi ngritur disa profetė mbi tė tjerė dhe Dawudit i dhamė zeburin (17:55)
Bukhari transmeton nga Abdullah Ibn Amr ibn el-Ass se Rrasuli tha: Namazi mė i dashur pėr Allahun ėshtė namazi i Dawudit. Ai flinte gjysmėn e natės, falej pėr 1/3 e natės pastaj flinte pėr 1/6 e natės dhe agjeronte njė ditė po e njė ditė jo.
18) Sulejmani
...Sulejmanin... (6:84)
Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: Njėherė Sulejmani i biri i Dawudit tha:- Sonte do tė bėj mardhėnie me njėqind (ose 99) gra e secila tė lindė njė kalorės qė tė luftojė nė rrugė tė Allahut. Por nuk tha inshallah. Kėshtu qė vetėm njė nga gratė mbeti shtatzėnė dhe lindi njė mashkull gjysmak. Pasha Atė nė duart e tė cilit ėshtė jeta e Muhamedit, sikur tė kishte thėnė inshallah (do tė kishte pasur djem) tė gjithė do tė luftonin nė rrugė tė Allahut.
19) Iliasi
Dhe Ilijasi ishte nga tė dėrguarit... (37:123)
20) El-Jasa
Dhe Ismaili, El-Jasa, Junusi dhe Luti. Tė tėrė i preferuam mbi krijimin (6:86)
21) Junusi
...edhe Junusi ishte nga tė dėrguarit... (37:139)
Bukhari transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: Kush thotė se unė jam mė mirė se Junus Ibn Matta ėshtė gėnjeshtar.
22) Zekerijah
Dhe Zekerijah... (6:85)
Muslim transmeton nga Abu Hurrejra se Rrasuli tha: Zekeria ishte zdrukthėtar.
23) Jahja
...Allahu tė pėrgėzon ty me Jahja-n, qė vėrteton fjalėn nga Allahu, profet dhe nga tė drejtėt (3:39)
Ahmed dhe Tirmidhi transmetojnė nga Harith el-Ashari se Rrasuli tha: Allahu urdhėroi Jahja ibn Zekerijah-n qė tė zbatojė pesė urdhėra dhe tė urdhėrojė beni-Israilėt ti pėrmbushin ato, por Jahja po tregohej i ngadaltė. Isa i tha Jahjah-s: Ti u urdhėrove me pesė urdhėra dhe ti urdhėroje beni-Israilėt ti pėrmbushin ato. Kėshtu ose urdhėroji ato ose do ta bėj unė. Jahja tha: O vėllai im! Kam frikė se po ta bėsh ti kėtė pėrpara meje, unė do tė ndėshkohem ose toka do tė mė shembet poshtė kėmbėve. Kėshtu Jahja thirri beni-Israilėt nė Bejtul Makdis derisa xhamia u mbush plot. U ul tek mimbari, lertmadhėroi Allahun dhe tha: Allahu mė urdhėroi tė zbatoj pesė urdhėra dhe mė urdhėroi tu them ju qė ti zbatoni: E para ėshtė qė tė adhuroni Atė dhe tė mos i bėni shirk asgjė. Shembulli i kėtij urdhėri ėshtė si shembulli i njė njeriu qė bleu njė skllav me paratė e tij prej letre apo floriri. Ai filloi tė punojė pėr zotėrinė e tij por i jepte fitimet dikujt tjetėr. Cili prej jush do tė donte qė shėrbėtori i tij tė bėnte kėtė? Allahu u ka krijuar dhe u furnizon ju prandaj adhuroni vetėm Atė dhe mos i bėni shirk Atij, askėnd. U urdhėroj qė tė faleni, ngase Allahu drejton Fytyrėn e Tij nga fytyra e robit tė Tij qė falet derisa robi tė mos e kthejė fytyrėn e tij mėnjėanė. Kur tė faleni mos i ktheni kokat sa andej kėtej. Po ashtu u urdhėroj tė agjeroni. Shembulli i kėsaj ėshtė si i njeriut mes njė grupi njerėzish dhe ai ka ca misk tė mbėshtjellė me njė leckė dhe si rrjedhim tėrė grupi e ndien erėn e miskut tė mbėshtjellė. Vėrtetė era e gojės sė agjeruesit ėshtė mė e mirė pėr Allahun se era e miskut kundėrmues. Po ashtu u urdhėroj qė tė jepni sadaka. Shembulli i kėsaj ėshtė si shembulli i dikujt qė ėshtė zėnė rob nga armiku. Ia kanė lidhur duart nė qafė dhe e kanė sjellė pėr ti prerė kokėn. Ai u tha atyre: A mund tė paguaj kompensim pėr vehten time? Vazhdoi tė ēlirojė vehten e tij me shuma tė vogla e tė mėdha derisa u lirua plotėsisht. Po ashtu u urdhėroj tė pėrkujtoni Allahun. Shembulli i kėsaj ėshtė si i atij qė armiku po e ndjek pa lodhje. Ai strehohet nė njė kėshtjellė tė fortifikuar. Kur robi kujton Allahun, ai i ėshtė drejtuar mbrojtjes dhe strehimit mė tė mirė kundėr shejtanit. El-Harith pastaj tha se Rrasuli tha:- E unė u urdhėroj ju me pesė urdhėra me tė cilat Allahu mė ka urdhėruar mua: Ngjitjuni xhematit, dėgjoni dhe respektoni (emirėt) dhe bėni hixhrah dhe xhihad nė rrugė tė Allahut. Kushdo qė braktis xhematin edhe sa njė pėllėmbė do ta ketė hequr hallkėn e Islamit nga qafa e tij pėrveē nėse kthehet. Kushdo qė thėrret me thirrjet e xhahiljetit do tė jetė nga ata qė gjunjėzohen nė xhehenem. Ata thanė: O Rrasulullah! Edhe nėse falet dhe agjeron?! Ai tha: Edhe nėse falet dhe agjeron dhe pretendon se ėshtė musliman. Pra thėrritini muslimanėt me emrat e tyre me tė cilėt Allahu i ka thirrur ata: Muslimanėt, robėt besimtarė tek Allahu. (Ibn Kethir tha nė tefsirin e tij se ky hadith ėshtė hasan. Albani e konsideron sahih nė sahih el xhami).
24) Isa i biri i Merjemes
Dhe pėr thėnien e tyre: Ne vramė Mesihun, Isėn tė birin e Merjemes, tė dėrguarin e Allahut.... (4:157)
Muslim transmeton nga Xhabir ibn Abdilah se Rrasuli tha: Njė pjesė e umetit tim nuk do tė ndalen nga tė luftuarit pėr hakun dhe do tė jenė ngadhėnjimtarė deri ditėn e gjykimit. Ai tha:- Isa ibn Merjam do tė zbresė dhe emiri i tyre (i muslimanėve) do ta ftojė qė tė udhėheqė namazin por ai do tė pėrgjigjet:- Jo! Disa nga ju janė emirė pėr ju. Ky ėshtė njė nder nga Allahu pėr kėtė umet.
25) Muhamedi
Muhamed ėshtė i dėrguari i Allahut (48:29)
Bukhari transmeton nga Xhabir ibn Abdullah se Rrasuli tha: Mė janė dhėnė pesė gjėra qė nuk i janė dhėnė askujt pėrpara meje: Allahu mė ka dhėnė fitore duke u shtirė frikėn armiqve tė mi njė muaj larg. Toka ėshtė bėrė pėr mua (dhe umetin tim) vend falje dhe pėr tė marrė tejemum kėshtu qė kushdo nga ndjekėsit e mi mund tė falet kudo kur tė hyjė koha e namazit. Plaēka e luftės ėshtė bėrė hallall pėr mua e nuk ka qenė hallall pėr askėnd pėrpara meje. Mė ėshtė dhėnė e drejta pėr tė ndėrmjetėsuar. Ēdo profet u dėrgua tek kombi i tij ndėrsa unė jam dėrguar tek tėrė njerėzimi.
Krijoni Kontakt