Pushtimi nga Kinezet i pjesës lindore të Rusisë tani ka filluar të bëhet çështje për tu shqetësuar në Kremlin. Ndërsa problem tjetër shfaq edhe dallimin e madh në natalitet në regjionet e ndryshme të vendit. Popullsia myslimane mund të bëhet më numër më e madhja kah mesi i këtij shekulli. Andaj feja Islame mund të dominoj ndër fetë e tjera në Rusi. Shkencëtarët politikë të Ukrainës Valeri Çalij dhe Mihajl Pashkov thonë se kjo është e vetmja sfidë që Rusia ka në ditët e sotme.
Feja Islame për momentin është e dyta në praktikim në federatën Ruse. Është e pamundshme të ofrohet statistikë zyrtare për praktikantët e feve sepse nuk janë bërë statistika gjithëpërfshirëse të këtij lloji asnjëherë në Rusi.
Islamologu Roman Silantjev thotë se Rusia ka përafërsisht 7deri 9 milionë praktikant të fesë Islame dhe se tjerët janë vetëm mysliman nga etniciteti. Popullsia myslimane është e koncentruar më së shumti në mes Detit të Zi dhe atij Kaspik ku janë popujt: Adigianët, Balkarët, Çeçenët, Sirkazianët, Ingushianët, Kabardinët, Karaqajt dhe një numër i madh i Dagistanezëve. Gjithashtu në mes të Gjirit të Volgas banojnë Tatarët dhe Bashkirët me shumicë Myslimane.
Pas viteve 1990 ka pas evidencë në rritje të pajtimit ndaj Islamit. Edhe numri i haxhilerëve është rritur shumë pas largimit të embargos në vitin 1990. Në 1995 i porsaformuari Union i Myslimanëve Rus i drejtuar nga Imami Hatib Mukadasi i Tatarisë, filloj organizimin e lëvizjes me qellim të rregullimit të kuptimit ndër-etnikor dhe përfundimit të keqkuptimeve ruse për Islamin. Ky union është vazhdimësi e unionit të myslimanëve që kishte ekzistuar para luftës së parë botërore, të cilët kishin edhe grupin në Dumen ruse. Unioni i tanishëm ka formuar partinë politike Nur Al Rusia e cila bashkëpunon me imamët për mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike dhe kulturore të Myslimanëve dhe minoriteteve tjera. Qendra Kulturore Islamike e Rusisë e cila ka edhe medresenë u hap në vitin 1991.
Rritja e popullatës myslimane ruse, "aktet terroriste" si dhe zvogëlimi i popullatës ruse kanë ndikuar në rritjen e Islamofobisë në rusi. Sulme neo-naciste dhe raciste që zakonisht ju bëheshin jehudëve tani janë drejtuar ndaj myslimanëve. Këto sulme kanë arritur në 539 vetëm në 2006 me një rritje 17% nga 2005. Gati gjysma e të mbyturve nga sulmet ishin me prejardhje nga Kaukazi verior dhe Azia qendrore. (Gazeta PRAVDA)