Burim Ēuni nga Peja, njė djalosh i ri, i cili para luftės sė vitit 1999 kishte qenė vijues i rregullt i mėsimit tė fesė nė xhamitė e Pejės, shquhet pėr mendjemprehtėsi, shkathtėsi dhe seriozitet gjatė vijimit tė mėsimit nė xhami; i respektuar nga i gjithė xhemati i xhamisė dhe qytetarėt pėr edukatėn, sjelljet e tij si dhe prejardhjen nga njė familje me traditė fetare islame.
Sikurse shumė qytetarė tė Kosovės, edhe ky djalosh i ri emigroi sė bashku me familjen e tij pėr nė Gjermani. Atje fillimisht mėsoi gjuhėn gjermane dhe vazhdoi shkollimin. Ndėrkohė u njoh me vajzėn Dorina Analiza Muruc, njė vajzė e bukur nga Ausburgu i Gjermanisė. Pas shumė bisedave dhe konsultimeve nė mes tyre, ata vendosėn tė fejoheshin.
Vajza Dorina Analiza Muruc, e lindur nė Demesfar tė Rumanisė, e cila qė nė moshėn 6 vjeēare qe shpėrngulur pėr tė jetuar nė Ausburg tė Gjermanisė, duke parė rregullin, drejtėsinė dhe, mbi tė gjithė, pastėrtinė e madhe qė ka feja Islame, vendosi tė fejohet dhe tė martohet me njė djalosh shqiptar mysliman. Mirėpo, dėshira dhe kureshtja e saj ishte shumė e madhe qė tė mėsonte sa mė shumė parimet dhe dispozitat islame, prandaj dhe filloi qė mė pėrkushtim dhe seriozitet nė ndjek dhe tė lexoj literaturat islame.. Ajo thotė se, pėrderisa bisedonte me tė ėmėn pėr Islamin, ndiente njė kėnaqėsi dhe qetėsi tė madhe shpirtėrore, tė cilėn nuk e kishte pėrjetuar kurrė mė parė. "Nga dita nė ditė - thotė ajo - pasi isha njohur me Burimin, shumė e mė shumė mė shtohej interesimi dhe bindja pėr tė njohur mė shumė parimet dhe dispozitat islame".
Pas kalimit tė disa ditėve nė pushim dhe pas i qe fejuar me Burimin, ajo filloi tė internohej sinqerisht pėr mėnyrėn dhe procedurėn qė duhet ndjekur njė i juaj (jomysliman) pėr tė pranuar Islamin, dhe kėtė moment e priste padurim. Pėrė kėtė qėllim, ata njė ditė do tė vizitonin Kėshillin e Bashkėsisė Islame tė Pejės, ku do tė njiheshin me rregullat dhe procedurat qė duhet ndjekur pėr ta pranuar Islamin.
Kėshtu, mė datėn 14.06.2008, ditėn e shtune, nė bazė tė kėrkesės, dėshirės dhe vullnetit tė saj, nė praninė e kryeimamit tė KBI-sė, H. Ali ef.Gashi, sekretari H. Fuad Hoxhaj, imamit H. Musli Arifaj dhe disa anėtarėve tė Kėshillit, pas parashtrimit tė disa pyetjeve nga ana e kryeimamit, - ajo pohoi me bindje se me vetė dėshirė dhe bindje tė plotė shpirtėrore, pranonte Islamin. Mė pastaj, sė bashku me kryeimamin, ajo ligjėroi Dėshminė Islame (Shehadetin) tri herė, duke treguar edhe kuptimin dhe domethėnien e saj, ndėrsa nė fund tė gjithė tė pranishmit bėn lutje -dua.
Pas pranimit dhe pėrqafimit tė Islamit, ajo, po ashtu me vetė dėshirė, ndėrroi emrin e vet Dorina dhe mori emrin Lejla.
Mė pastaj kryemami i dha disa kėshilla, tė cilat cilėsohen si tė nevojshme pėr njė muslimane, e cila tani e tutje do tė jetė pjesėtare e denjė e Islamit. Pėrveē kėtyre KBI i dha njė Dėshmi zyrtare pėr kalimin e saj nė Islam, si dhe disa libra nga literatura islame.
Ndėrkaq, ēifti i ri bashkėshortor, Buri dhe Lejla Ēuni, shprehėn gatishmėrinė dhe dėshirėn e tyre qė ēdo herė, me mundėsitė e tyre, tė kontribuojnė nė tė mirėn e Islamit dhe tė muslimanėve nė pėrgjithėsi, dhe sidomos pėr ngritjen e vetėdijes dhe moralit islam nė shoqėrinė e tyre dhe tek tė rinjtė nė mjedisin ku ata jetojnė e veprojnė.
Nė fund kryeimami, bė emėr tė Kėshilli tė Bashkėsisė Islame tė Pejės, i uroi kalimin nė rrugėn e shpėtimit pėr mbarė njerėzimin - nė Islam, me dėshirėn qė angazhimi i saj nė vijėn e Islamit tė jetė i pėrhershėm, duke e lutur Allahun xh.sh. pėr mirėqenien e saj nė kėtė botė dhe botėn tjetėr.
Dituria Islame nr.215
islamgjakova.net
Krijoni Kontakt