Close
Faqja 8 prej 34 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 337
  1. #71
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar më parë nga antina Lexo Postimin
    Unë si e mendojërderisa në shqipëri ishte e ndaluar feja në komunuzëm, në Maqedoni shqiptarët katolik u asimiluan në Maqedon, ndërsa ato musliman u orientuan kah turqizmi.Sa i takon arabizimit, ktheni kokën dhe anëve tuaja, arabizimi ka lëshuar rënjë në të gjitha trojet (flasim) shqiptare, pa shtrirje demografike të shqiptarëve.A keni vërejtur se kush më shumë është bërë pjesë e kësaj strategjie fetare arabe( i njejti problem është dhe me fetë tjera në rethet shqiptare).Nga rethi që njoh unë zakonisht janë implikuar moshat e reja që ende nuk e kanë formuar personalitetin e vet, ato që kanë probleme familjare, fëmijët (rinjtë) me prindër të divorcuar,dhe të ritur që luftojnë për egzistencën e familjeve të tyre.Dhe sigurisht të paguhesh mirë për të mbajtur sesione (interesi) fetare, dhe të mbushish xhepin për propagandë fetare nuk është ndonjë mund i madh.Por mua nuk më mundon ky imazh (modë) që preferojnë ato por shpërlarja e trurit që u bëhet këtyre individëve, që në vend të "tungjatjeta" ato përdorin "alekum selam', dhe vërtet duhet të na brengos ky fakt se është në ritje e sipër.
    Kjo shihet çdo ditë në çdo reth kur sheh vajza 10 vjeçare që ndoshta nuk dinë dhe çka është zoti ato janë të mbuluara me çfardo çarçafi në kokë dhe që mua më aludojnë veçse në "Të mjerë"
    Edhe unë jamë e fesë islame, e respektoj, por nuk lejoj fenë të ma imponiojnë të tjerët sipas dëshirës së tyre
    E theksoj se nuk duhet të meret si problem i arabizimit të shqiptarëve në Maqedoni por i gjithë shqiptarëve kudo, dhe tek çdo fe tjetër që ne kemi
    Dale pak dale, avash me sulmet! Kape punen shtruar!!! Mos fol me emocione!
    Sa i perket preinderve te divorcuar, ta thot xhaxhi ty dicka, edhe pse ne fene islame divorci eshte i lejuar, nese shikon statistikat tek muslimanet divorci eshte me mijera perqind me i ulet se tek kristijanet te cileve Bibla nuk u lejon divorc!!!
    Nese nje familje muslimane divorcohet te jesh e sigurt se tek kristijanet ne te njejten kohe jane divorcuar 1000 familje !!!
    Sa i perket shprehjes " Alekum Selam" , une nuk e kuptoj pse te pengon ty kjo shprehje e ne anen tjeter nuk te pengon psh shprehja "CAO" e cila ne shqipari perdoret si sheqeri ne caj !!!
    Per mendimin tim personal mendoj qe shprehja "ALEKUM SELAM" duhet te perdoret nga muslimanet shqiptar vetem kur folin me ndonje musliman te ndonje kombesie tjeter, perndryshe midis muslimaneve shqiptare kisha preferua te perdoret kuptimi i saj ne gjuhem shqipe qe dmth " PAQJA QOFTE MBI TY"!
    Sa i perket arabizimit te shqiptareve , as qe ekziston kjo dukuri , eshte vetem nje krijese jete shkurtet e atyre qe duan fene islame ta paraqesin si sinonim te fjales ARAB!
    Feja islame nuk eshte fe ARABE !!!! ESHTE FE UNIVERSALE!!!
    Personalisht jam kunder traditave te arabeve, sepse nuk kane te bejne me fene islame fare, por kane te bejne vetem me traditat e tyre!

    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  2. #72
    Ernst Kaltenbrunner Maska e Bizantin
    Anëtarësuar
    26-01-2008
    Vendndodhja
    Swabia
    Postime
    670
    Or ti GV, problemi i temës nuk janë myslimanët në përgjithësi (kjo është temë tjetër); problemi i temës është se çfarë dreqin keni ju myslimanët e Maqedonisë edhe bëheni sa më ekstremistë me kalimin e kohës. Këtë thotë artikulli i Totten-it. Ky e thotë qartë, kaloi në Kosovë edhe nuk pa as vahabistë, as gra të mbuluara e as lesh, kurse kur kaloi nga anët tuaja i pa në shumicë.

    Ergo?

    Inferioritet ndaj sllavëve + injorancë ekstreme + varfëri + islam = arab shqipfolës.
    Slagt ham! Kristenmands sønn har dåret. Dovregubbens veneste mø.

    Gott mit Uns

  3. #73
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    162
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Te nderuar bisedues,

    problemin qe trajtohet ketu (asimilimi i shqiptareve ne kulturen islame) e gjejme ne te gjitha formacionet shteterore shqiptare, ne Kosove dhe Shqiperi poashtu, edhe pse ndoshta jo aq te theksuar si nder shqiptaret nga Maqedonia. Prandaj kete problem e shoh si problem te te gjithe kombit shqiptar, jo vetem te shqiptareve nga Maqedonia. Secili e dijme se edhe ne Kosove e edhe ne Shqiperi kemi mjaft te asosh, qe Islamin e kane alfan dhe omegan e jetes se tyre. Keshtu qe kujdes me termet etiketuese. Sepse keshtu nuk do te kontribojme aspak ne zgjidhje te ketij problemi. Gjendja e ketyre njerezve eshte pergjegjesi e te gjithe kombit tone, ngase te gjithe kemi deshtuar te mbrojme shoqerine tone nga influencimi islam i percjellur me infiltrim shekuj te tere! Eshte nje sjellje jofisnike nese ne tjeret te cilet patem fatin te mbijetojme apo te ndricohemi nga terri islamo-turk, te kthehemi sot prapa dhe te ia veshtiresojme rrugen me fyerje e etiketime kesaj pjese te kombit e cila akoma nuk ka kaluar nga ky terr. Ketyre njerezve ju duhet ndihme ne forme te arsimimit dhe dashurise vellezerore nga bashkekombasit e tyre, jo fyerje. Une jam vet musliman (formal) dhe njoh shume nga keta per te cilet flet autori, dhe e dij se shumica dermuese e tyre jane ne ate gjendje intelektuale sa qe besojne se Islami eshte Shqiptarizem. Kete e shihni vet nga "mbrojtesit" e tyre ketu ne forum: Po fole dicka kritikuese ndaj Islamit, menjehere behesh grek apo serb ne syte e tyre. E ku te shkosh me tej? Te luftosh verberimin me dhune? Jo. Keta njerez duhet trajtuar si femijet kur na thone se Donald Duck ekziston ne te vertete. Nje femij te vogel nuk mund te bindesh me dhune apo fyerje se Donald Duck nuk ekziston ne te vertete. Ate duhet ta marresh per dore, te bisedosh me dashuri vellezerore me te, ta ushqesh, ta arsimosh, dhe pastaj ai me kohen do e tregoj frytin. Kete rruge kalojme te gjithe. Kete me se miri e dijme ne "femijet e rritur"..

    Ti je musliman a? muk ma merr mendja une nuk kam qef te fyhet islami dhe per ate reagoj sepse islamin e kam fe dhe une nuk jam turk dhe do te reagoj sepse ata qe mua me thon turk ai eshte ose grek i flliqt ose shka i serbis ose pjell e tyre sepse une kam pranuar islamin e paster ne kete koh qe askush askujt nuk ja imponon te zgjedh fen e tij une vetem dua te ju them mos na fyeni a mos shani, apo na fyeni e shani vetem pse jena ne rrug te drejt e shejtani nuk ju len rehat
    ok ne rregull se e zgjata pak nuk kena nevoj me pas probleme duhet me diskutu po pak ma but e jo sikurse ju qe diskutoni ...

  4. #74
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Ne kete teme na qenka veshtire me gjete shqipetare !!! Shqipetare arabistan , shqipetare sllave ,shqipetare greke ,italiane etj.etj.

    Komunizmi sllave ishte kaluf i pershatshem me islamin. Ne Maqedoni , para dy dekadave ne shqipetaret e maqedonise, nuk kemi pasur edhe nje moter medicionale te shkolluare .d.m.th. se nje pjese e madhe e hoxhallareve, ishin ne bashkepunim te ngushte me sistemin komuniste,sllave. Sistemi komuniste sllave ne Maqedoni ,ishte shume i interesuare qe shqipetaret , te marrin rrugen e mergimit apo te thellohen s'a me shume ne primitivizem fundementalizem fetare.

    Primitivizmi fetare e beri qe ne familjet shqipetare te paraqiten tre kultura te huaja :

    1) Babai me nje kapuc prej tentenje (terllik ) t'i mbuloje veshet, edhe pse munde te quhet terlliki simbol fetare .Ne Samoli ,terlliku perdoret edhe ne peshkim.

    2) Nena te mbaj nje mbulese (havale ) e cila nuk kishte asnje kuptim ,per arsye se disa ishin veshje turke ,disa veshje talibane,

    3) Femijet (vajza apo djali ) ......Shume vajza shqipetare kohen e fundit filluane te perdorin moden e quajtur moderne ,cullak me ka nje unaze ne kerthize dhe djemte me ka nje unaze ne veshe .

  5. #75
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Hulumtoni pak historin e orthodoksve (dikur shqiptar) te zones se Mavroves. Para 2 dite ishte nje emision per kto "shqiptar" qe sot jan shkri ne sllav , kishte nje Jovan rreth te 80-tave , ai dinte shqip shum mir , por djemt ishin shkri ne sllav. .
    Qe nje shembull per ty: Shqiptaret e Plaves dhe Gucise jane pothuajse plotsisht asimiluar ne Boshnjake. Kjo zone dikur 100% shqipatare u be Boshnajke per nje shekull. Qe edhe nje: Ne Tuz (Mal i ZI) katoliket kane mbete 100% shqiptar, muslimanet ne mase 80% jane Boshnjakizua. Po ate miljona shqiptar ne Turqi cdreqi i gjeti?!

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga Gostivari_usa Lexo Postimin
    Dale pak dale, avash me sulmet! Kape punen shtruar!!! Mos fol me emocione!
    Sa i perket preinderve te divorcuar, ta thot xhaxhi ty dicka, edhe pse ne fene islame divorci eshte i lejuar, nese shikon statistikat tek muslimanet divorci eshte me mijera perqind me i ulet se tek kristijanet te cileve Bibla nuk u lejon divorc!!!
    Nese nje familje muslimane divorcohet te jesh e sigurt se tek kristijanet ne te njejten kohe jane divorcuar 1000 familje !!!
    te fjales ARAB!


    GV_USA

    Ti ja paske dhene "havas" me keto statistika .Ne boten persndimore divorci eshte me i madhe per arsye se femrat jane te pavarura ekonomikosht per dallim nga femrat muslimane ku shkollimi eshte ne nivel te ulet e nuk jane te pavarura ekonomikisht sepse po te ishin femrat muslimane te shkolluara sidhe te pavarura ekonomikisht si ato perendimore te siguroj qe per 10 here divorci do ishte me i larte te keto te parat .Ti bile qe jeton ne USA do te duhej ta dish kete .

  7. #77
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga auloni2008 Lexo Postimin
    Ti je musliman a? muk ma merr mendja une nuk kam qef te fyhet islami dhe per ate reagoj sepse islamin e kam fe dhe une nuk jam turk dhe do te reagoj sepse ata qe mua me thon turk ai eshte ose grek i flliqt ose shka i serbis ose pjell e tyre sepse une kam pranuar islamin e paster ne kete koh qe askush askujt nuk ja imponon te zgjedh fen e tij une vetem dua te ju them mos na fyeni a mos shani, apo na fyeni e shani vetem pse jena ne rrug te drejt e shejtani nuk ju len rehat
    ok ne rregull se e zgjata pak nuk kena nevoj me pas probleme duhet me diskutu po pak ma but e jo sikurse ju qe diskutoni ...

    Dakort me ty. Asnjera fe nuk ben te fyehet. Sepse keshtu na obligon edhe Kushtetuta Shqiptare. Pra edhe nese jo per Islamin, atehere te pakten per shkak te Kushtetutes nuk e kisha bere kete gje.

    Mirepo, a mendon qe neve duhet te dallojme ne mes te kritikes dhe fyerjes? A ekzistojne keto terme vetem si simbioze ne mendjen tende, apo i sheh si autarke ndaj njera tjetres? Si i kufizon?

    Pyes sepse ketu ne Perendim kam pervoje me muslimane te te gjitha viseve te Botes, prej Arabise deri ne Bosnje. Dhe pervoja ime eshte se keta njerez sa me religjioze qe jane, aq me pak dallojne ne mes te kritikes dhe fyerjes ndaj religjionit te tyre. Ti e din se Shoqeria Shqiptare nuk e ka "kalifatin" si rregullim shoqeror, por demokracine liberale! Kjo nenkupton se secili, perfshire ketu bile edhe prostitutat dhe kriminelet, kane te drejte te japin mendimet dhe vleresimet e tyre mbi cdo gje, e sigurisht edhe mbi Islamin dhe figurat e tij fizike apo metafizike. Si mendim apo vleresim i lire ne kuptim te Kushtetutes, njeriu ka te drejte te thote per shembull:

    => se Islami eshte religjion i pamoralshem, sepse lejon pedofiline, vrasjet e kundermendimtareve (heretikeve).
    => se Islami eshte i papershtatshem me te drejtat e njeriut, sepse nuk lejon mendimin e lire te filozofeve apo sociologeve kritik ndaj Islamit,
    => se Islami nuk lejon lirine fetare, sepse simbas Islamit te gjithe jomuslimanet jane jobesimtare dhe si te tille armiqe te Islamit
    => se Islami eshte asimilues, sepse obligon besimtaret e tij per perdorim te kultures nacionale arabe, si p.sh. veshjen uniforme te grave apo perdorimin e fjaleve arabe si p.sh. fjalen talak (ndarja e marteses, debimi i gruas nga burri), hadith (tradita), Allah (Zoti) apo Koran (recitimi, ligjerata) dhe influencon ne kete menyre Gjuhen Shqipe duke e mbushur me barbarizma arabe
    => e tjera

    Pra te gjitha keto pohime jane kritika ene perputhje me Kushtetuten Shqiptare, pra jane sjellje absolut legjitime per shoqerine tone. Kurse per muslimanet, te gjitha keto pohime jane fyerje. Dhe ketu qendorn problemi. Islami i ka vene vetit per qellim sundimin absolut te Botes, synon zaptimin e te gjitha shqisave te njerezve ne mbare Boten, dhe ndalon, sulmon, persekuton e likuidon te gjithe ata qe e kritikojne Islamin sado pak. Me fjale tjera Islami i sjell njerezit situates, ku ata ose duhet t´i nenshtrohen ose ta luftojne. E nese atehere Islami hase ne njerez te tipit te dyte, atehere pse te shqetesohen muslimanet? Islami kinse eshte i hartuar nga i "Gjithedijshmi", a nuk e ditka ky far i Gjithedijshmi ne thonjeza se ne Bote ka sisteme tjera vlerash, si p.sh. Krishterimi, Budizmi, Demokracia e tj, dhe se nese perdoren principet e ketyre sistemeve per te gjykuar, atehere Islami eshte per te u kritikuar. Ashtu sic kritikohen keto sisteme tjera nga Islami. Kur p.sh. Islami predikon kalifatin apo shahrian, ai sigurisht se nuk predikon gje tjeter pos rrenimin e tere rendit kushtetutor shqiptar. E pra? Cka ka ketu per te mos kuptuar nga muslimanet? Kush i jep vetit te drejten si muslimanet qe bejne per te quajtur jomuslimanet me "jobesimtare" (kafira e kaurra e tj, e tj), ai patjeter duhet te llogaris me ofendime e kritika nga ana e kundert. Kjo gje eshte fare e natyrshme.

    Se e zgjata pak shume, ama heren tjeter e kompenzoj duke shkruar sa me shkurt.

    T´jeta njehere, mirembetshim



    PS:
    Nuk ishte ideja ime te personalizohemi ne teme, por ne lidhje me mosbesimin tend se une jam musliman (formal, pra ne dokumentacione), te kujtoj se nder shqiptaret eshte tradite e vjeter qe edhe shqiptaret muslimane te behen kundershtare shekullore te Islamit e kultures turke. Kete e dijme qe nga ish-muslimani (formal) Gjergj Kastrioti me ushtaret e tij poashtu ish-muslimane, neper rilindasit e Liges se Prizrenit e deri me sot. Keshtu qe fakte ke sa te duash, por vec mos i le shqisat te te zaptohen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga chino : 02-08-2008 më 10:23

  8. #78
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Cilët janë arabët shqipfolës?

    P.sh. kta tipat që kan postu kto video në youtube...


    Kjo i kushtohet Binit...("All-llahu i shtoft jeten")


    ---

    Ndersa kjo tjera kushtohet Xhihadit, me kalores arab ne sfond.



    ---

    Ja dhe kjo tjetra, kjo i kushtohet martirve myslimane. Psh "nji profesor ne nje Universitet Islamik, paska lon karriget e presorit dhe paska shku ne Afganistan, ku edhe ka ra shehid". Kuptohet përkthimi është bo shqip, që shqiptarët të mësojnë nga kta heronj.




    ----

    Citim Postuar më parë nga GL_Branch Lexo Postimin
    Jack Watson me dite se kush eshte ai kengetar qe po kendon ne ate menyre ja kisha pre gjuhen, se po kendon ne emer te shqiptarve, ai gabel eshte i lire me kendu ne gjuhe te tjera por jo gjuhen tone.
    Plako, e di si është puna, kta le të bëjnë ça të dun, mu nuk më intereso dhe shum. E keqja në kët mes është se kta prezatohen si shqiptar/albanian, dhe të tjerët që hyjnë në youtube kur shohin kto klipe për Bin Ladenin, Al zarkuain, Xhihadin e të tjerë thon "ej, po shqiptarët qenka aziatik, qenkan terrorista, s'paskën lidhje me Europën...". Edhe imazhi i vemjes aziatike na ka ngel mangut. Kta na nxjerrin si jevgj. Ptu, Allahu i shkatrroft.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #79
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ne Maqedoni ka shume pak shqiptare dhe shumica e myslimaneve jane turq. Une kam qene, kam jetuar atje dhe i kam pare. Nuk ishte asnje moment ne jeten e perditshme qe mos te hasje apo perballoheshe me dicka prej kultures islame. Vetdija e asaj popullate per identitetin dhe kulturen shqiptare ishte thuajse ZERO. Keta njerez besonin se ne si komb nuk kishim asnje tradite te vyer qe ia vlente ta fusje ne jeten e perditshme. Edhe plisi, ishte zevendesuar thuajse totalisht me kapucin arab. Kur i zije ne goje traditen kanunore, i humbisje fare se nuk e kishin idene se cfare ishte, megjithese kishin degjuar per "kanunin".

    Thuajse asnje prej studenteve te Universitetit te Tetoves qe fola, nuk e njihte historine e Shqiperise ose kishin dije minimale per te, kur flisje per mitologjine shqiptare i hapnin syte sa nje filxhan. Per kulture te pergjithshme boterore nuk mund te flitej. Prej studenteve qe takova vetem nje kishte lexuar nje liber jo-shkollor ne jeten e vet "Keshtjellen" e Kadarese, kurse kur i pyeta per autore te huaj, filluan te qeshnin me mua. Kur i pyeta per mitologjine dhe letersine e lashte greke iu ngriten nervat dhe reaguan te irrituar. Ne Maqedoni Skenderbeu ishte thjesht nje emer i degjuar, Nane Tereza nje figure e percmuar, Kadarene nuk e kish lexuar kush (vecse njerit), le me pastaj per Fishte, apo Rilindas, as qe behej llaf.Lufta kunder sllaveve ishte e vetmja gje qe i bashkonte ata me ceshtjen shqiptare. Prej rreth 80 studenteve qe takova, rreth 30 ishin te martuar, pjesa dermuese e tyre me mbleseri, lidhje familjare. Kur i ngacmova dhe i pyeta se cfare benin dicka romantike me te dashurat apo grate e tyre, kujtuan se isha homoseksual. Te nesermen ne Universitet do vinte nje Hoxhe per referat, dhe i pyeta a keni ore mesimi te gjithe me thane "Po", por do ta linin mesimin per te degjuar referatin.

    Shqip-folesit ne Maqedoni thuajse nuk kane asnje dege familjare ne Shqiperi, kurse thuajse cdo familje atje kishte te aferm dhe kusherinj me tonelata ne Turqi, dhe Turqia ishte vendi me i vizituar i "shqiptareve" te Maqedonise. Kur binte llafi per Turqine levdatat dhe mburrjet, krenaria dhe nderi nuk kishte limit.

  10. #80
    Shqiptaret ne Maqedoni kane ngelur prapa ne lidhje me kulturen shqiptare, POR jo totalisht per faj te tyre. Rregjimi i eger sllav u ka mbyllur cdo rruge ne te kaluaren per te marre dije. Per mua shqiptaret ne ate vend ende jane te izoluar nga politika sllavo maqedonase dhe papergjegjshmeria e faktorit politik shqiptar. Megjithate problemi nuk zgjidhet duke u drejtuar gishtin shqiptareve e duke i thene "ju jeni shqipfoles jo shqiptar". Kjo eshte shume fyese per kedo. Nese ndonje nga shqiptaret e Shqiperise e mban veten per shqiptar te vertete, atehere le te japi alternativa zgjidhjeje. Te gjej menyren qe tu vije ne ndihme vellezerve te tij qe kane ruajtur sot e kesaj dite ne kushte shume te veshtira gjuhen shqipe. Ne ne Shqiperi kemi plot mbi 90 vite pavaresi dhe shqipfolesat i kemi pasur perhere ne krye te shtetit qe na kane drejtuar.
    Nga ana tjeter nuk mund te jene komplet te pafajshem shqiptaret ne Maqedoni per situaten ku ndodhet shoqeria e saj. Duhet patjeter qe elita intelektuale e saj te behen artopolanti i perhapjes se kultures dhe dijes. Duhen forcuar lidhjet dhe bashkepunimi me shume me eliten intelektuale te Shqiperise dhe Kosoves ne menyre qe te kete nje koordinim me te mire idesh dhe vizionesh per te ardhmen. Dhe forumet e internetit jane nje mjet shume i mire mireinformimi dhe shkembimi te ideve midis shqiptareve te thjeshte kudo ku jane. Ky informacion eshte jetesor qe te perhapet edhe tek ata qe nuk kane akses. Vetem nje informim intensiv e pozitiv ben te mundur zhdukjen e fenomeneve negative te shoqerise. Fajesimet fataliste vetem sa i nderlikojne dhe i perkeqesojne me shume problemet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 02-08-2008 më 13:57
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

Faqja 8 prej 34 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •